Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Anton Vulaj, menaxher i vitit në Mal të Zi
E diele, 10.08.2025, 02:54 PM
Anton
dhe Suzana Vulaj, bashkëpronarë të kompanisë së tyre ''Castellana Co''
Anton
Vulaj, menaxher i vitit në Mal të Zi
Nga
Gjekë Gjonaj
Një
shembull i mirë që me sukses ia arriti
të realizojë rezultate
mbresëlënëse biznesi në Mal të Zi
është Anton Vulaj nga Tuzi,
zona e Malësisë së Madhe. Ai sot
me stafin e kompanisë së
vet “Castellana Co” arriti
të forcojë pozicionin e saj udhëheqës si lider në shpërndarjen e pjesëve
të automobilave dhe shërbimeve në tregun
malazez. Falë shpirtit të tij sipërmarrës kjo kompani u rrit në një simbol të besueshmërisë dhe
inovacionit në industrinë e automobilave.
Për
rezultatet e biznesit, të arritura në vitin 2024, Shoqata e
Menaxherëve të Malit të Zi ( AMM)
i ka ndarë Anton Vulajt, themelues dhe drejtor
ekzekutiv i “Castellana Co”, çmimin më
prestigjioz të biznesit në nivel të
shtetit - Menaxher i Vitit në kategorinë
e ndërmarrjeve të mesme, si një njohje profesionale për
ndihmesën e tij personale në zhvillimin e ekonomisë dhe menaxhimit malazez. Ky
aktivitet tradicional u mbajt pak ditë më parë
në Podgoricë nën patronazhin e
Qeverisë, ku morën pjesë gati 400
personalitete, përfshirë përfaqësues të Qeverisë, autoriteteve lokale, trupit
diplomatik, organizatave të biznesit, kompanive dhe medias.
Vulaj
shprehet krenar dhe i lumtur me këtë arritje, të cilën modestisht
ia dedikon stafit të tij, që përbëhet
nga 180 punonjës.
“E
vlerësoj shumë dhe është nder për mua që
u përzgjodha menaxher i vitit nga kjo shoqatë kaq prestigjioze në Mal të Zi, e
cila ndanë çmime vjetore për menaxherët, sipërmarrësit dhe punëdhënësit më të
suksesshëm për rezultatet e biznesit të arritura gjatë vitit të kaluar. Duke
pasur parasysh se sa e fuqishme është industria
e automobilave ku ne punojmë, të them të drejtën ky çmim ka qenë mjaft
surpizues për mua, por në të njëjtën kohë u ndjeva shumë krenar dhe i lumtur që puna ime u vlerësua maksimalisht.
Çmimi i sivjetshëm e ngriti edhe më lartë imazhin tim dhe të kompanisë. Shpërblimin, edhe pse individual, unë e shoh si vlerësim i një
pune të gjatë dhe bashkëpunim të mirë me stafin tim të kompanisë. Kam një staf të shkëlqyer, që
bën një punë të mrekullueshme dhe kolegë që punojnë në pozicione të ndryshme,
që kanë dhënë një ndihmesë shumë të madh
për të arritur deri këtu”, thekson Vulaj.
“Castellana
Company” ekziston që nga viti 1998,
kurse si një servis familjar në Tuz u themelua që në vitin 1964. Me kalimin e kohës, kompania u zhvillua,
kështu që arriti të ketë 20 objekte (
dyqane) shitjeje ne pakicë,
pothuaj në të gjitha komunat në Mal të Zi, duke u bërë kështu rrjeti më i madh i shitjes me pakicë të gomave, pjesëve dhe pajisjeve të automjeteve.
Kjo
kompani e suksesshme ofron në të gjithë
vendin produkte nga marka dhe shërbime
të njohura të botës, si riparime
mekanike, rregullim marshesh, ndërrim vaji dhe balancim gomash. Selia e
kompanisë është në Tuz, ku menaxhmenti përqendrohet në transformimin digjital,
efikasitetin operacional dhe rritjen e qëndrueshme. Kompania ofron një gamë të
gjerë produktesh dhe shërbimesh të krijuara për të përmbushur më së miri
nevojat e konsumatorëve.
“Ne
jemi krenarë të themi se në çdo dyqan “Castellana Company” në të gjithë Malin e Zi klientët tanë do të gjejnë gjithmonë të
njëjtin standard shërbimi të dedikuar, të njëjtat produkte të një cilësie më të
lartë si dhe përkushtimin e një stafi profesional i cili është i
gatshëm të mbështesë çdo problematikë
apo kërkesë të tyre.
Si
anëtare e rrjetit global NEXUS Automotive International, “Castellana Company”, ndjek në mënyrë aktive trendet botërore dhe
zbaton standardet më të larta. Kompania
investon vazhdimisht në modernizim, edukim të stafit dhe zgjerim të ofertës.
Përmes më shumë se dy dekadash biznesi, kompania jonë i mbetet besnike misionit të saj - të ofrojë
shërbim të nivelit të lartë, të ndërtojë besim dhe të jetë lider në industrinë
automobilistike të Malit të Zi. Përveç
kësaj, kompania jonë po zbaton në mënyrë
aktive një strategji zgjerimi me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të ofertës dhe
pranisë së saj në treg. Ajo gjithashtu planifikon të zgjerojë biznesin e saj
përtej kufijve të Malit të Zi në tregjet e vendeve të rajonit. Strategjia e
rritjes së “Castellana Company”, synon
ta pozicionojë kompaninë si një partner të besueshëm në industrinë e
automobilave në të gjithë Ballkanin”, thekson Vulaj , duke treguar se në këtë drejtim gjatë tri viteve të ardhshme
planifikon të investojë 15020 milionë euro, prej të cilave 70 për qind në Mal të Zi dhe 30për
qind jashtë shtetit.
Misioni i kompanisë është të ndërtojë dhe të mirëmbajë marrëdhënie
afatgjata biznesi me konsumatorët e vet,
duke ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore, të përshtatura sipas
kërkesave individuale. Ajo synon ë
ngjallë siguri dhe besim tek
dhjetëra-mijëra konsumatorë, të cilët aktualisht i ka në sistem, me ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë, disponueshmëri dhe
besueshmëri.
“Përpiqemi
të plotësojmë nevojat dhe dëshirat e tyre dhe në këtë mënyrë të gjithë bëhemi
më të suksesshëm. Pranojmë përgjegjësi personale dhe përpiqemi të jemi
gjithmonë të ndryshëm, më të mirë dhe të inkurajojmë progresin”. u shpreh
Vulaj.
Ai
shton se vizioni ynë është që të
arrijnë standardet me të cilat masim
vendimet dhe veprimet tona, të jemi një
kompani moderne, inovative dhe efikase që ofron shërbim superior dhe kontribuon
në një cilësi më të lartë jetese për klientët tanë. “Kompleksi ynë në Tuz flet
shumë për këtë, ku kemi gjithçka në një vend - shërbim, shitje me pakicë dhe
shumicë. Nëpërmjet përvojës, besueshmërisë
dhe vizionit kompania jonë synon të nxisë një mentalitet të ri për
rritjen e biznesit të ndershëm, brenda
rregullave ligjore të shtetit”, pohon Vulaj .
Rrugëtimi
i këtij sipërmarrësi malësor shqiptar
me përvojë dhe të suksesshëm në biznes nuk ishte aspak i lehtë sidomos,
gjatë periudhës së tranzicionit,
viteve të trazuara dhe të pavolitshme, të paqëndrueshme dhe pa rregulla të sakta për zhvillimin e
biznesit në Mal të Zi. Megjithatë ai
sot falë aftësive të tij
drejtuese dhe punës me nder e përkushtim
gëzon një autoritet të madh në mesin e të gjithë menaxherëve,
sipërmarrësve dhe punëdhënësve në
Mal të Zi dhe më gjerë. Çmimi i
sivjetshëm e ngriti edhe më lartë imazhin e
tij dhe të kompanisë të cilën e
drejton me sukses.
As
ai vetë, ndoshta, nuk do ta kishte besuar dy dekada
e gjysmë më parë, po t’i kishin
thënë se një djalë i ri nga
Tuzi (Malësia), do të bëhej një
nga sipërmarrësit më të njohur në vend, duke sfiduar të gjitha
vështirësitë dhe pengesat e kohës. Për sukseset e tij në fushën e industrisë së
automobilave është vlerësuar edhe më
parë me çmime të larta, ndër të cilat veçojmë çmimin e kompanisë
gjermane “ Boch” , “ kompanisë “ Forbs”
dhe të grupacionit “ Nexus”.
Anton
Vulaj, përveçse si sipërmarrës i suksesshëm, është i njohur edhe si filantrop ( bamirës) jo vetëm për
komunitetin tonë, por për të gjitha komunitetet tjera brenda dhe jashtë vendit
pa dallim kush janë dhe prej nga janë
për të cilat, nga thjeshtësia e
tij, nuk dëshiron të flasë.
Falë motivacionit, strategjisë, vizionit, punës së
palodhur me përkushtim, gjatë së cilës
ai natyrshëm ka pasur rënie
dhe ngritje, është një model dhe frymëzim për brezat e
rinj për të krijuar një jetë më të mirë
me dinjitet.
Anton
Vulaj, në fjalën përshëndetëse
Me
rastin e marrjes së çmimit vjetor në Podgoricë