Faleminderit
Asllan Dibrani-Luani: Profesor Blerim Latifi – Intelektual evropian dhe luftëtar i lirisë
E merkure, 10.09.2025, 07:05 PM
Në mbrojtje të Prof. Blerim Latifit dhe kundër mercenarëve të islamit politik
Reagim publik nga Asllan Dibrani – Luani
Kosova është e kërcënuar nga një rrezik i brendshëm që
vjen nën petkun e fesë, por që në thelb është politikë, mercenari dhe shërbim ndaj
interesave serbe...
Nuk është e rastësishme që në çdo sulm kundër figurave
tona intelektuale, kombëtare dhe politike, gjurma e parë na çon te rrymat e
ndyra të islamit politik. Këto forca, të maskuara me petkun e fesë, janë vetëm
mercenarë të paguar, argatë të Serbisë dhe të qendrave të huaja që duan ta
shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Ata nuk janë as prijës shpirtërorë, as bartës
të vlerave morale, por vetëm një tufë primitive, që përmes digjitalit,
xhamive dhe propagandës, duan të kthejnë këtë vend në errësirën e mesjetës.
Në krye të këtij rreziku qëndrojnë hoxhollarë si Naim
Tërnava dhe Shefqet Krasniqi, të cilët për vite me radhë e kanë
helmuar opinionin me gjuhë urrejtjeje, me thirrje që e degradojnë rolin e gruas
shqiptare, me fjalime që i shërbejnë Serbisë më shumë sesa Kosovës. Këta
njerëz, në vend se të thërrasin për unitet kombëtar e për dinjitet shqiptar,
kanë zgjedhur të përhapin një ideologji të huaj, të sëmurë dhe të rrezikshme,
që e ndan popullin dhe e lë të pambrojtur përballë armiqve.
Sot, këta argatë kanë guxuar të sulmojnë një figurë të
madhe: Profesor Blerim Latifin. Një intelektual i kalibrit evropian, një
filozof i respektuar, një gazetar i guximshëm, një luftëtar i lirisë që ka qenë
në vijën e parë në Koshare. Ai përfaqëson pikërisht atë që këta mercenarë
urrejnë më shumë: shqiptarin e lirë, intelektualin e pavarur, mbrojtësin e
kombit dhe zërin që nuk hesht përballë padrejtësisë.
Por fajtorë nuk janë vetëm ata. Fajtorë janë edhe institucionet
e shtetit të Kosovës që prej vitesh mbyllin sytë, që lejojnë që këta të
shfaqen në televizione, të mbajnë ligjërata publike, të përdorin fondet e huaja
e të fusin propagandën e tyre në shkolla e universitete. Heshtja e
institucioneve është tradhti. Është një heshtje që i jep oksigjen islamit
politik dhe që rrezikon themelet e shtetit tonë. Kur shteti nuk i mbron
intelektualët, kur shteti nuk reagon ndaj shpifjeve e kërcënimeve, atëherë
shteti bëhet ortak me armiqtë.
Unë, Asllan Dibrani – Luani, u them hapur:
-Ju jeni mercenarë të Serbisë, që për një
grusht para jeni gati të shisni gjakun e dëshmorëve.
-Ju jeni varrmihës të identitetit shqiptar, që
doni ta mbuloni flamurin tonë me ferexhe të zeza.
-Ju jeni turpi i këtij kombi, që në shekullin
XXI ende thërrisni për robëri shpirtërore e nënshtrim ndaj ideologjive të
huaja.
Por të dini një gjë: Kosova nuk do të bëhet
Afganistan!
Kosova nuk do të udhëhiqet nga talibanë shqipfolës. Kosova është vend i Adem
Jasharit, vend i Tahir Mehës, vend i Shaban Polluzhës, vend i bijve e bijave që
derdhën gjakun për liri.
Prandaj:
-Këta mercenarë do të demaskohen publikisht.
-Çdo shpifje kundër Prof. Blerim Latifit do të kthehet
në një dështim turpërues për ta.
-Çdo tentim për ta baltosur Kosovën me ideologji
mesjetare do të përplaset në murin e shumicës shqiptare që e do lirinë, dritën,
arsimin dhe kulturën.
Unë i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, në krye me
Kryeministrin Albin Kurti: mbrojini intelektualët, mbrojini gazetarët,
mbrojini figurat tona kombëtare nga këto banda primitive. Një shtet që nuk
i mbron ata që mbrojnë lirinë është një shtet që bie në duart e armiqve. “Sot, më shumë se
kurrë, ne duhet të qëndrojmë në krah të Prof. Blerim Latifit si simbol i
rezistencës kundër islamit politik dhe mercenarëve të Serbisë.”
Lavdi Blerim Latifit dhe të gjithë intelektualëve që
nuk heshtin!
Lavdi mbrojtësve të Kosovës!
Poshtë mercenarët e islamit politik dhe bashkëpunëtorët e Serbisë!
Prof. Blerim Latifi me bashkëluftëtarin Nehat Shala, Koshare, maj 1999