E diele, 28.09.2025, 10:13 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) shembull për imitim

E premte, 26.09.2025, 06:56 PM


Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) shembull për imitim

Nga Gjon Keka

Uniteti është parimi i parë dhe më dominues në të gjitha gjërat, kështu ishte dhe u kuptua thellësisht edhe nga kryeheroi arbëror Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i cili që nga rikthmi i tij në Arbëri e bëri planin e bekuar të unitetit të arbërorëve nga të gjitha fiset dhe trojet e tyre brenda gadishullit Iiirik.

Vetëm ai që është vërtetë mbretëror në mendje dhe zemër, vetëm ai që është atdhetar i vërtetë e që e ka vendos kombin apo shtetin e atdheun e tij mbi të gjitha mund ta bëjë këtë ,pra ta ketë në mendje unitetin e arbërorëve të tij të cilët ishin të ndarë pa një qendër(kuvend) të përbashkët ku të mblidheshin për të kuvenduar për të mirën ,sigurinë dhe të ardhmen e përbashkët të atdheut e shtetit të tyre Arbëror.

Sa me fat ishte Arbëria në atë kohë që një udhëheqës ,një gjeneral ,një burrështeti e një politikan sikur ishte Gjergj Kastrioti të mendonte për unitetin e krerëve të fiseve Arbëror që do të thotë edhe unitet i vetë popullit dhe fuqisë e të ardhmes së tij të natyrshme në udhën e përbashkët të fatit të shtetit e popullit arbëror në atë kohë, Sa me fat do të ishte që sot kemi një njeri të tillë ,një udhëheqës të tillë që mendon me mish e shpirt për unitetin e të gjithë dardano-arbërorëve dhe kështu të bashkuar ta bëjnë kombin tonë nëpërjithësi pjesë të familjes së natyrshme europiane ,pra ta bashkojnë Dardano-Arbërinë në familjen europiane aty ku Gjergj Kastrioti ia siguroi vendin e merituar si një nga mbrojtësit e palodhur të civilizimit të përbashkët të kombeve europiane.

Për të njohur madhështinë e vërtetë të Gjergj Kstriotit duhet ta shohim atë jo nga pikëpamja e vetëm një arbërori ,pra nga pikëpamja kombëtare e njëanshme, as nga pikëpamja e artit ushtarak apo fesë, por nga pikëpamja e vetë humanizmit të tij,nga pikëpamja e një europiani të madh të kohës, e një ideatori që bashkoi arbërorët e tij,por edhe të një ideatori të vetë Bashkimit të familjes europiane, si dhe të një liridashësi të madh. Prandaj është pikërisht nga ky aspekt që ai shpesh është imituar më me zell jo vetëm nga arbërorët e tij, rilindasit e deri më sot edhe nga ne që kemi mbetur nga gjaku i tij,por edhe universalisht. Shpirti i gëzuar dhe plot gjallëri i tij, i shoqëruar me zell dhe këmbëngulje heroike, dhe me një ndjenjë, respekt dhe dashuri për të gjithë shkëlqimin jo vetëm të Arbërisë së tij por edhe të tërë kombeve të familjes europiane si një mbrojtës i kësaj familje,, e fisnikëruan atë dhe e bënë të aftë të jetë jo vetëm ai si udhëheqës qendëror i shtetit të Arbërit por edhe i popullit të tij fisnik në atë kohë

Gjergj Kastrioti e konsideronte popullin respektivisht kombin arbëror si forcën që konsolidon, arrin dhe garanton shtetin e tij arbërëror, si një nga qytetarët e parë të familjes europiane dhe civilizmit të saj. Prandaj ai është heroi dhe burrështetasi më i madh i të gjitha kohërave. Si qenie njerëzore, ai shfaq tipare të humanzmit të vërtetë, gjenialitetit, shkathtësisë, lirisë nga interesi vetjak dhe përkushtimit të pastër për të mirën e përbashkët të atdheut të tij dhe të familjes europiane në përgjithësi.

Si kryehero i madh i Arbërisë sonë, ai është themeluesi i udhtrisë së parë që vetë ai e përgatitit dhe e udhtrojë për të mbrojtë territorin e Arbërisë së kohës së tij ,por edhe një stili të ri të artit ushtarak dhe të udhëheqjes së urtë e vizionare të shtetit të Arbërit. Heroizmi i pashembullt i tij u përhap jovetëm te gjeneralët dhe ushtarët e tij dhe të kohës së tij, por edhe te gjeneralët e ushtarët arbëror deri në ditët tona dhe te e gjithë ushtria arbëror e tij dhe ushtrisë moderne deri në ditët tona. Gjergj Kastrioti(Skënderbeu), i bukur në mendje dhe trup, i formuar në mënyrë harmonike, i edukuar në artin ushtarak të kohës, i mbuluar nga Muzat e Hiret dhe nga Perëndia me dhuratat e tij më të mira, me universalitet të paparë, shpejtësi veprimi dhe ekzekutimi etj etj. Ai kishte një ndjenjë dashurie, miqësie, feje, tregtie, shkëlqimi, privimi, paqeje dhe lufte. Çfarë mund të ishte bërë Europa nëpërmjet tij nëse nuk do të ishin arbërorët, nëse vdekja e tij e hershme nuk do t'i kishte shembur shpresat, nëse zemra e tij nuk do të kishte qenë e hapur për të mirën ,lirinë dhe atdheun e tij arbëror dhe europian, nëse ai nuk do të kishte dashur të rikthehej në Arbëri! Pasardhësit e tij arbëror e imituan pjesërisht edhe sa ishte gjallë edhe pas vdekjes së tij, e imitojnë edhe sot, por asnjë nuk i ngjan atij dhe as nuk do të dal ndonjë që mund t'i ngjajë atij.

Për këtë flamur, për emrin arbëror, për identitetin tonë kombëtar, për përkatësinë tonë europiane, për shembullin e bashkimit të arbërorëve etj,ku të gjitha këto janë vepër e tij dhe arbërorëve të kohës së tij,ndërsa epoka dhe brezat e ardhshëm nuk kanë mundur ta falënderojnë mjaftueshëm dhe as ne sot si pasardhës të tij, por as edhe brezat tjerë që do të vijnë. Gjergj Kastrioti i tejkaloi idetë homerike të luftës,prandaj ai na kujtoi se lufta është gjithashtu diçka në vetvete, një art i madh, i bukur dhe human, se është shprehja më e bukur e karakterit burrëror, se një fund i luftës mund të shpresohet dhe dëshirohet vetëm kur shkaqet e saj eliminohen dhe një paqe e qëndrueshme e kurorëzon atë, se trimëria personale e përgjithshme dhe moderimi personal bashkëjetojnë, se dikush mund ta luftojë armikun me forcë, të respektojë fisnikërinë dhe virtuozitetin e tij, se një luftë e patëmetë, po aq fisnike është e vetmja e përsosur për heroin e vërtetë.

Kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti e vlerësonte vërtetë vlerën e jetës,por atë jetë që kishte ai e rrezikoi dhe sakrifikoi në altarin e Arbërisë dhe Europës duke ia kushtuar qëllimit të tij më të lartë:Lirisë së Arbërisë dhe mbrojtjes së familjes dhe civilizimit të përbashkët europian.

Ai triumfojë, sepse luftoi për kauzën e mirë e të drejtë. Arroganca egoiste gjithmonë humbet në fund. Ai e bashkoi thelbin e të gjithë princave të mëdhenj arbëror në një ekuilibër harmonik në një shkallë shumë më të madhe, saqë sot do të duhej të ishte shembull ,por tani për tani është i pamundur një bashkim i tillë Skënderbegian. Do të duhen shekuj para se popullit e kombit tonë të cilit u shtrihet mirësia e tij sot ta kuptojnë këtë dhe të shijojnë frytet e asaj që ai në shekullin e tij i mbolli për ne sot dhe brezat që do të vijnë, pra për kombin tonë që një ditë të jetë anëtare e institucioneve euroatlantike.

Dhe krejt në fund që nga vdekja e tij Arbëria vajtoi jo vetëm për të ,por edhe për fatin e saj, sa edhe sot në shekullin XXI ne dëgjojmë vajtimet ende të përjetësuara të asaj kohe që bërtasin në qiell për shkak të dhunës,gjenocidit e barbarisë që pushtuesit otoman shkaktuan ndaj popullit të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) ,pra popullit arbëror, Megjithatë, epoka e Gjergj Kastriotit shkëlqen edhe sot ,dhe se nuk ka popull në Europë madje edhe në Botë që nuk e njeh se Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) është kryeheroi, burrështetasi,gjenerali, krijuesi i shekullit të tij dhe mbrojtësi i civilizimit të përbashkët europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: Besa, guximi, mikpritja dhe bujaria shqiptare e familjes me tradita të Ded Kol Mirit Dedvukaj (1953-2025) Jusuf Buxhovi: Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit – komplot kundër rezistencës institucionale Gjekë Gjonaj: Veprimtaria shkencore e Dr. Martin M. Bojaj Asllan Dibrani-Luani: Profesor Blerim Latifi – Intelektual evropian dhe luftëtar i lirisë Sevdail Hyseni: Nazim Hajdini – Nga fronti i luftës te misioni qytetar për të ardhmen Dorian Koçi: Gjeologu shkencëtar polak Stanislaw Zuber dhe kujtesa jonë kolektive Gjon Keka: Rrënjët e Skënderbeut nuk mund t'ia shkul asnjë fanatizëm i verbër fetar Hysen Ibrahimi: Dhjetë vjet pa akademik Mark Krasniqin Don Fran Sopi: Shën Nënë Tereza, drita që lindi 115 vite më parë Sadbere Emshiu: Nue Oroshi – Enciklopedia e gjallë e kujtesës Shqiptare Avzi Mustafa: Jetoi me muzikë dhe iku si një këngë e lehtë Rejhane Rexhepi: Lamtumirë Imran Murati – një jetë e lidhur me idealin e lirisë Nue Oroshi: Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike Dorian Koçi: Musine Kokalari dhe lufta për liri intelektuale në Shqipërinë e pasluftës Gjon Keka: Motra Smila Micakaj - Nënë Tereza e dytë e Kosovës Sadbere Emshiu: Dy udhë të një ideali - Gonxhe Bojaxhiu dhe Ibrahim Rugova Bedri Tahiri: Xhevahir Cirongu – Krijues gjithëkombëtar Mikel Prennushi: Pal Engjëlli, humanist i shquar dhe bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut Gjekë Gjonaj: Anton Vulaj, menaxher i vitit në Mal të Zi Tomë Jakaj: Kujtimi i pavdekshëm në 129 vjetorin e lindjes së babait tim, Martirit të Lirisë – Nue Jakaj

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx