| E premte, 26.09.2025, 06:56 PM |
Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) shembull për imitim
Nga
Gjon Keka
Uniteti
është parimi i parë dhe më dominues në të gjitha gjërat, kështu ishte dhe u
kuptua thellësisht edhe nga kryeheroi arbëror Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i
cili që nga rikthmi i tij në Arbëri e bëri planin e bekuar të unitetit të
arbërorëve nga të gjitha fiset dhe trojet e tyre brenda gadishullit Iiirik.
Vetëm
ai që është vërtetë mbretëror në mendje dhe zemër, vetëm ai që është atdhetar i
vërtetë e që e ka vendos kombin apo shtetin e atdheun e tij mbi të gjitha mund
ta bëjë këtë ,pra ta ketë në mendje unitetin e arbërorëve të tij të cilët ishin
të ndarë pa një qendër(kuvend) të përbashkët ku të mblidheshin për të kuvenduar
për të mirën ,sigurinë dhe të ardhmen e përbashkët të atdheut e shtetit të tyre
Arbëror.
Sa
me fat ishte Arbëria në atë kohë që një udhëheqës ,një gjeneral ,një
burrështeti e një politikan sikur ishte Gjergj Kastrioti të mendonte për
unitetin e krerëve të fiseve Arbëror që do të thotë edhe unitet i vetë popullit
dhe fuqisë e të ardhmes së tij të natyrshme në udhën e përbashkët të fatit të
shtetit e popullit arbëror në atë kohë, Sa me fat do të ishte që sot kemi një
njeri të tillë ,një udhëheqës të tillë që mendon me mish e shpirt për unitetin
e të gjithë dardano-arbërorëve dhe kështu të bashkuar ta bëjnë kombin tonë
nëpërjithësi pjesë të familjes së natyrshme europiane ,pra ta bashkojnë
Dardano-Arbërinë në familjen europiane aty ku Gjergj Kastrioti ia siguroi
vendin e merituar si një nga mbrojtësit e palodhur të civilizimit të përbashkët
të kombeve europiane.
Për
të njohur madhështinë e vërtetë të Gjergj Kstriotit duhet ta shohim atë jo nga
pikëpamja e vetëm një arbërori ,pra nga pikëpamja kombëtare e njëanshme, as nga
pikëpamja e artit ushtarak apo fesë, por nga pikëpamja e vetë humanizmit të
tij,nga pikëpamja e një europiani të madh të kohës, e një ideatori që bashkoi
arbërorët e tij,por edhe të një ideatori të vetë Bashkimit të familjes
europiane, si dhe të një liridashësi të madh. Prandaj është pikërisht nga ky
aspekt që ai shpesh është imituar më me zell jo vetëm nga arbërorët e tij,
rilindasit e deri më sot edhe nga ne që kemi mbetur nga gjaku i tij,por edhe
universalisht. Shpirti i gëzuar dhe plot gjallëri i tij, i shoqëruar me zell
dhe këmbëngulje heroike, dhe me një ndjenjë, respekt dhe dashuri për të gjithë
shkëlqimin jo vetëm të Arbërisë së tij por edhe të tërë kombeve të familjes
europiane si një mbrojtës i kësaj familje,, e fisnikëruan atë dhe e bënë të
aftë të jetë jo vetëm ai si udhëheqës qendëror i shtetit të Arbërit por edhe i
popullit të tij fisnik në atë kohë
Gjergj
Kastrioti e konsideronte popullin respektivisht kombin arbëror si forcën që
konsolidon, arrin dhe garanton shtetin e tij arbërëror, si një nga qytetarët e
parë të familjes europiane dhe civilizmit të saj. Prandaj ai është heroi dhe
burrështetasi më i madh i të gjitha kohërave. Si qenie njerëzore, ai shfaq
tipare të humanzmit të vërtetë, gjenialitetit, shkathtësisë, lirisë nga
interesi vetjak dhe përkushtimit të pastër për të mirën e përbashkët të atdheut
të tij dhe të familjes europiane në përgjithësi.
Si
kryehero i madh i Arbërisë sonë, ai është themeluesi i udhtrisë së parë që vetë
ai e përgatitit dhe e udhtrojë për të mbrojtë territorin e Arbërisë së kohës së
tij ,por edhe një stili të ri të artit ushtarak dhe të udhëheqjes së urtë e
vizionare të shtetit të Arbërit. Heroizmi i pashembullt i tij u përhap jovetëm
te gjeneralët dhe ushtarët e tij dhe të kohës së tij, por edhe te gjeneralët e
ushtarët arbëror deri në ditët tona dhe te e gjithë ushtria arbëror e tij dhe
ushtrisë moderne deri në ditët tona. Gjergj Kastrioti(Skënderbeu), i bukur në
mendje dhe trup, i formuar në mënyrë harmonike, i edukuar në artin ushtarak të
kohës, i mbuluar nga Muzat e Hiret dhe nga Perëndia me dhuratat e tij më të
mira, me universalitet të paparë, shpejtësi veprimi dhe ekzekutimi etj etj. Ai
kishte një ndjenjë dashurie, miqësie, feje, tregtie, shkëlqimi, privimi, paqeje
dhe lufte. Çfarë mund të ishte bërë Europa nëpërmjet tij nëse nuk do të ishin
arbërorët, nëse vdekja e tij e hershme nuk do t'i kishte shembur shpresat, nëse
zemra e tij nuk do të kishte qenë e hapur për të mirën ,lirinë dhe atdheun e
tij arbëror dhe europian, nëse ai nuk do të kishte dashur të rikthehej në
Arbëri! Pasardhësit e tij arbëror e imituan pjesërisht edhe sa ishte gjallë
edhe pas vdekjes së tij, e imitojnë edhe sot, por asnjë nuk i ngjan atij dhe as
nuk do të dal ndonjë që mund t'i ngjajë atij.
Për
këtë flamur, për emrin arbëror, për identitetin tonë kombëtar, për përkatësinë
tonë europiane, për shembullin e bashkimit të arbërorëve etj,ku të gjitha këto
janë vepër e tij dhe arbërorëve të kohës së tij,ndërsa epoka dhe brezat e
ardhshëm nuk kanë mundur ta falënderojnë mjaftueshëm dhe as ne sot si pasardhës
të tij, por as edhe brezat tjerë që do të vijnë. Gjergj Kastrioti i tejkaloi
idetë homerike të luftës,prandaj ai na kujtoi se lufta është gjithashtu diçka
në vetvete, një art i madh, i bukur dhe human, se është shprehja më e bukur e
karakterit burrëror, se një fund i luftës mund të shpresohet dhe dëshirohet
vetëm kur shkaqet e saj eliminohen dhe një paqe e qëndrueshme e kurorëzon atë,
se trimëria personale e përgjithshme dhe moderimi personal bashkëjetojnë, se
dikush mund ta luftojë armikun me forcë, të respektojë fisnikërinë dhe
virtuozitetin e tij, se një luftë e patëmetë, po aq fisnike është e vetmja e
përsosur për heroin e vërtetë.
Kryeheroi
ynë Gjergj Kastrioti e vlerësonte vërtetë vlerën e jetës,por atë jetë që kishte
ai e rrezikoi dhe sakrifikoi në altarin e Arbërisë dhe Europës duke ia kushtuar
qëllimit të tij më të lartë:Lirisë së Arbërisë dhe mbrojtjes së familjes dhe
civilizimit të përbashkët europian.
Ai
triumfojë, sepse luftoi për kauzën e mirë e të drejtë. Arroganca egoiste
gjithmonë humbet në fund. Ai e bashkoi thelbin e të gjithë princave të mëdhenj
arbëror në një ekuilibër harmonik në një shkallë shumë më të madhe, saqë sot do
të duhej të ishte shembull ,por tani për tani është i pamundur një bashkim i
tillë Skënderbegian. Do të duhen shekuj para se popullit e kombit tonë të cilit
u shtrihet mirësia e tij sot ta kuptojnë këtë dhe të shijojnë frytet e asaj që
ai në shekullin e tij i mbolli për ne sot dhe brezat që do të vijnë, pra për
kombin tonë që një ditë të jetë anëtare e institucioneve euroatlantike.
Dhe
krejt në fund që nga vdekja e tij Arbëria vajtoi jo vetëm për të ,por edhe për
fatin e saj, sa edhe sot në shekullin XXI ne dëgjojmë vajtimet ende të
përjetësuara të asaj kohe që bërtasin në qiell për shkak të dhunës,gjenocidit e
barbarisë që pushtuesit otoman shkaktuan ndaj popullit të Gjergj
Kastriotit(Skënderbeut) ,pra popullit arbëror, Megjithatë, epoka e Gjergj
Kastriotit shkëlqen edhe sot ,dhe se nuk ka popull në Europë madje edhe në Botë
që nuk e njeh se Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) është kryeheroi,
burrështetasi,gjenerali, krijuesi i shekullit të tij dhe mbrojtësi i
civilizimit të përbashkët europian.