E hene, 22.09.2025, 09:15 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jusuf Buxhovi: Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit – komplot kundër rezistencës institucionale

E diele, 21.09.2025, 07:16 PM


VRASJA E KOLONEL AHMET KRASNIQIT – KOMPLOT KUNDËR REZISTENCËS INSTITUCIONALE

Nga Jusuf Buxhovi

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë më 21 shtator 1998 ishte pjesë e skenarëve, të huaja, që lëvizja institucionale me shtetin paralel të mos ndërlidhet me rezistencën e armatosur, që kishte filluar me themelimin e Qeverisë së Kosovës në fund të vitit 1991 në përbëjen e së cilës ishin Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Rendit. Këto ministri u desh të ndalin përkohësisht veprimtarinë pas udhërit të kërshndëndellave të presidentit amerikan Xhorxh Bush, dërguar Millosheviqit si kërcënim për mospërhapjen e luftës në Kosovë, me çka edhe Qeverisë së Kosovës iu kërkua që të ndalonte çarëdo organizimi ushtarak në Kosovë siç ishte asokohe përshirja e ushtrakëve shqiptarë, që kishin braktisur APJ-në, në kuadër të Mbrotjes Teritoriale të udhëhequr nga kolonel Hajzer Hajzeri.

Me këtë rast, nga ana amerikane, presidentit Rugova, iu kërkua që të vazhdohet rezistenca intitucionale me shtetin paralel "si politikë pa luftë", ndërsa rezistenca e armatosur të aktivizohet kur të vijë koha, që duhej të përcaktohej nga amerikanët dhe aleatët, por që edhe si e tillë, me partnerët e zgjedhur prej tyre, do të ishte " luftë pa politikë".

Aktivizimi i kolonel Ahmet Krasniqit në kuadër të FARK-ut në mars të vitit 1998, i emëruar nga Qeveria Bukoshi si komandant i FARK-ut me detyrën që ushtarakët, sipas marrëveshjes së Oslos së majit të vitit 1998 të kolonel Ahmet Krasniqit me përfaqësuesin e UÇK-së Adem Demaçin, të marrin përsipër drejtimin e rezistecës së armatosur të subordinaur në UÇK, mobilizoi kundërshtarët e këtij pajtimi historik deri te përmasat e komplotit për vrasjen e kolonelit në Tiranë, ndërkohë, që edhe Demaçin e përjashtoi nga "përfaqësimi" i UÇK-së deri te largimi i plotë i tij!

Kjo vrasje, edhe pse nuk e ndaloi pjesëmarrjen e forcave të FARK-ut në kuadër të luftës së UÇK-së, ku ata ishin bartësit kryesor në frontin e Kosharës, megjithatë UÇK-ja e drejtuar nga Drejtoria Politike e ktheu atë në “krah politik” të LPK-së, me çka u ushqyen ndasitë e thella dhe konfrontimet e hapura midis “krahut institucional” dhe “krahut të luftës”, gjatë dhe pas luftës me pasoja tragjike, që po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s gjatë luftës dhe ajo e UNMIK-ut pas saj, e gjitha mund të merrte kahun e një konflikti të armatosur ndërshqiptar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjekë Gjonaj: Veprimtaria shkencore e Dr. Martin M. Bojaj Asllan Dibrani-Luani: Profesor Blerim Latifi – Intelektual evropian dhe luftëtar i lirisë Sevdail Hyseni: Nazim Hajdini – Nga fronti i luftës te misioni qytetar për të ardhmen Dorian Koçi: Gjeologu shkencëtar polak Stanislaw Zuber dhe kujtesa jonë kolektive Gjon Keka: Rrënjët e Skënderbeut nuk mund t'ia shkul asnjë fanatizëm i verbër fetar Hysen Ibrahimi: Dhjetë vjet pa akademik Mark Krasniqin Don Fran Sopi: Shën Nënë Tereza, drita që lindi 115 vite më parë Sadbere Emshiu: Nue Oroshi – Enciklopedia e gjallë e kujtesës Shqiptare Avzi Mustafa: Jetoi me muzikë dhe iku si një këngë e lehtë Rejhane Rexhepi: Lamtumirë Imran Murati – një jetë e lidhur me idealin e lirisë Nue Oroshi: Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike Dorian Koçi: Musine Kokalari dhe lufta për liri intelektuale në Shqipërinë e pasluftës Gjon Keka: Motra Smila Micakaj - Nënë Tereza e dytë e Kosovës Sadbere Emshiu: Dy udhë të një ideali - Gonxhe Bojaxhiu dhe Ibrahim Rugova Bedri Tahiri: Xhevahir Cirongu – Krijues gjithëkombëtar Mikel Prennushi: Pal Engjëlli, humanist i shquar dhe bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut Gjekë Gjonaj: Anton Vulaj, menaxher i vitit në Mal të Zi Tomë Jakaj: Kujtimi i pavdekshëm në 129 vjetorin e lindjes së babait tim, Martirit të Lirisë – Nue Jakaj Lekë Mrijaj: Një rrëfim kronologjik nëpër udhët e meshtarisë së meshtarit, don Anton Kçira Albert Habazaj: Sulejman Kapo Abazaj – Atdhetari që s’mund të harrohet

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx