| E diele, 21.09.2025, 07:16 PM |
VRASJA E KOLONEL AHMET KRASNIQIT – KOMPLOT KUNDËR REZISTENCËS INSTITUCIONALE
Nga
Jusuf Buxhovi
Vrasja
e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë më 21 shtator 1998 ishte pjesë e skenarëve,
të huaja, që lëvizja institucionale me shtetin paralel të mos ndërlidhet me
rezistencën e armatosur, që kishte filluar me themelimin e Qeverisë së Kosovës
në fund të vitit 1991 në përbëjen e së cilës ishin Ministria e Mbrojtjes dhe
Ministria e Rendit. Këto ministri u desh të ndalin përkohësisht veprimtarinë
pas udhërit të kërshndëndellave të presidentit amerikan Xhorxh Bush, dërguar
Millosheviqit si kërcënim për mospërhapjen e luftës në Kosovë, me çka edhe
Qeverisë së Kosovës iu kërkua që të ndalonte çarëdo organizimi ushtarak në
Kosovë siç ishte asokohe përshirja e ushtrakëve shqiptarë, që kishin braktisur
APJ-në, në kuadër të Mbrotjes Teritoriale të udhëhequr nga kolonel Hajzer
Hajzeri.
Me
këtë rast, nga ana amerikane, presidentit Rugova, iu kërkua që të vazhdohet
rezistenca intitucionale me shtetin paralel "si politikë pa luftë",
ndërsa rezistenca e armatosur të aktivizohet kur të vijë koha, që duhej të
përcaktohej nga amerikanët dhe aleatët, por që edhe si e tillë, me partnerët e
zgjedhur prej tyre, do të ishte " luftë pa politikë".
Aktivizimi
i kolonel Ahmet Krasniqit në kuadër të FARK-ut në mars të vitit 1998, i emëruar
nga Qeveria Bukoshi si komandant i FARK-ut me detyrën që ushtarakët, sipas
marrëveshjes së Oslos së majit të vitit 1998 të kolonel Ahmet Krasniqit me
përfaqësuesin e UÇK-së Adem Demaçin, të marrin përsipër drejtimin e rezistecës
së armatosur të subordinaur në UÇK, mobilizoi kundërshtarët e këtij pajtimi historik
deri te përmasat e komplotit për vrasjen e kolonelit në Tiranë, ndërkohë, që
edhe Demaçin e përjashtoi nga "përfaqësimi" i UÇK-së deri te largimi
i plotë i tij!
Kjo
vrasje, edhe pse nuk e ndaloi pjesëmarrjen e forcave të FARK-ut në kuadër të
luftës së UÇK-së, ku ata ishin bartësit kryesor në frontin e Kosharës,
megjithatë UÇK-ja e drejtuar nga Drejtoria Politike e ktheu atë në “krah
politik” të LPK-së, me çka u ushqyen ndasitë e thella dhe konfrontimet e hapura
midis “krahut institucional” dhe “krahut të luftës”, gjatë dhe pas luftës me
pasoja tragjike, që po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s gjatë luftës dhe ajo e
UNMIK-ut pas saj, e gjitha mund të merrte kahun e një konflikti të armatosur
ndërshqiptar!