Faleminderit
Xhemaledin Salihu: Kontributi i mësueseve – Kadrije, Hava dhe Mysherefe Qerimi për shkollën shqipe në komunën e Preshevës
E hene, 24.11.2025, 07:00 PM
KONTRIBUTI I MËSUESEVE / KADRIJE, HAVA DHE MYSHEREFE QERIMI PËR SHKOLLËN SHQIPE NË KOMUNËN E PRESHEVËS
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Hyrje
Para
Luftës së Dytë Botërore, Preshevën e karakterizon prapambeturia e përgjithshme
arsimore dhe përqindja e madhe e popullatës analfabete. E gjithë kjo ishte
rezultat i sundimit Otoman e më vonë i sundimit të Mbretërisë serbe dhe në
ish-Jugosllavi, të cilat, jo vetëm që nuk lejonin shkollimin e shqiptarëve, por
donin asimilimin e tyre në turqë apo jugosllavë.
Në
territorin e Luginës së Preshevës u hapën shkolla serbe, turke, dedikuar
fëmijëve shqiptarë.
Shkolla
e parë shqipe, në historinë e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës hapet
më 7 shkurt të vitit 1945, në objektin e “Vila Letafet” pronë e Abdulla Haxhi
Veliut. Mësuesit e parë të kësaj shkolle ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini,
Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe Demirali Ramadani-Hoxha.
Nxënëset
e para të shkollës së parë shqipe ishin Kadrije Qerimi, Hava Qerimi, Mysherefe
Qerimi, Alije Qerimi e shumë të tjera. Shkolla shqipe në Preshevë pranonte
fëmijë që ishin të lindur në vitet 1925, 1935, vetëm e vetëm të shkollohen në
gjuhë shqipe, sepse para vitit 1945 nuk e paten mundësinë, po ishin të detyruar
të shkollohen në gjuhën turke dhe serbe.Pra ishte një laramani e moshave të vajzave.
Hapja
e shkollës së parë shqipe në Preshevë bëhet në mënyrë zyrtare dhe solemnisht,
ku fjalën e rastit për rëndësinë e shkollës në gjuhën amtare e mbajti Abdullah
Krashnica, sekretar i Komitetit të Preshevës, Hero i popullit shqiptar në
krahinën e Preshevës.
Në
vitin shkollor 1945/46 ishin hapur pak shkolla, pasi mungonin mësuesit. Në këto
shkolla punonin edhe disa mësues të fesë, si hafëz Lutfi Ahmeti, hoxhë Demirali
Ramadani etj.
Pas
LDB në Preshevë hapen shkolla fillore katërklasëshe në të gjitha vendbanimet e
mëdha. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe serbe. Në këto shkolla mungonte
kuadri i kualifikuar mësimor, por edhe përfshirja e nxënësve ishte e vogël,
sidomos e fëmijëve shqiptarë.
Në
bisedë me nxënësin e shkollës së parë shqipe, Nehat Hazirin të Mëhallës së
Bugarinëve mësuam se pos tij nxënës të kësaj shkolle ishin edhe Xhevat Haziri i
Bugarinëve, Abdulla Haziri po ashtu i Bugarinëve, i kujtohet edhe Musherefja
Qerimi, Ajtenja e shkuar në Turqi, Gjyzelja, Alush Horosani . Ndërsa mësues i kujtohen
Nehat Hazirit: Demirali Hoxha, Tajar Zylfiu, Fehmi Salihu.
Bisedë me Musherefe Ahmedi-Halili, e lindur më 1935 dhe nxënëse e klasës së parë në shkollën e parë shqipe, mësuam se nxënës të klasës së parë të kësaj shkolle ishin më vonë edhe Kadrije Qerimi, Alije Qerimi.
KADRIJE Kelmendi QERIMI

Kadrije
Qerimi
E
lindur në vitin 1925 në Preshevë. Babai
i saj, Demirali Ramadani, hoxhë ishte
mësues i shkollës së parë shqipe në Preshevë. Poashtu edhe Kadrija me dëshirën
e babait të saj u bë mësuesja e parë në komunën e Preshevës. Para se të bëhet
mësuese, Kadrija e kreu shkollën fillore në Preshevë dhe ishte gjeneratë e parë
në këtë shkollë.Pasi i kreu disa kurse u bë mësuese e parë e shkollës shqipe ne
Preshevë.

Kadrije
Qerimi me nxënës
Në
procesin edukativo-arsimor u inkuadrua me fillimin e shkollave në gjuhën
shqipe, në vitin shkollor 1947/48 në Preshevë.Në arsim punoi deri më 1964.
Prindi
i saj, hoxhë Demirali Ramadani gjatë viteve 1951/56 ishte Myfti i Bashkësisë
islame në Preshevë, por ishte një hoxhë shumë përparimtar dhe në aksionin
shoqëror të heqjes së ferexhesë më 1955/56, vajzës së vet Kadrije Ramadani ia
hoqi ferexhenë, për t’i dhënë shembull popullatës shqiptare që të veprojnë si
ai. Pra, ishte luftëtar i emancipimit të femrës shqiptare dhe u tregoi popullit
shqiptar të Preshevës me shembullin e tij që edhe ajo të shkollohet dhe
emancipohet.
Kadrije
Kelmendi Qerimi kur e hoqi ferexhenë doli në qytet, edhepse e shikonin me
befasi si vajzën e hoxhës, shumë prej qytetarëve e pranuan dhe vepruan si
hoxha, filluan heqjen e ferexhesë për vajzat e tyre dhe t’I dërgojnë vajzat në
shkollë. Kadrije Qerimi, kryelartë shetiti nëpër qytet pa ferexhe. E kuptueshme
se ishte vështirë për një femër shqiptare heqja e ferexhes, por ajo, edhepse
pati shumë biseda negative ajo ia doli krenare që të shkollohet emancipohet dhe
të jap kontribut të madh në shkollimin fillor të nxënësve dhe t’i përkushtohet
arsimit fillor të fëmijëve shqiptarë, sidomos shkollimit të vajzave shqiptare
në komunën e Preshevës.
Pas
shumë vitesh të sukseshme ne shkollimin e gjeneratave të shumta në Preshevë u
pensionua. Ka ndërruar jetë më 24.01.2004.
Hava HYSEINI QERIMI

Hava
Qerimi
E
lindur më 03.08.1938 në Preshevë, në
familjen e “Shehlerëve”që ishte familje përparimtare dhe arsimdashëse. Me
hapjen e shkollës së parë shqipe në Preshevë ishte nxënëse e gjenaratës së parë
në shkollën fillore “Villa Letafet” të
Preshevës.
Shkollën
fillore e kreu në Preshevë, më 1951/52.
Pas
përfundimit të klasës së VIII, në pamundësi të vazhdoj shkollimin, për arsye se
ishte fëmi i vetëm në familje. Nga 6 (gjashtë) vajzat që ishin në shkollë, pas
përfundimit të shkollës fillore, dy
vajzat e kësaj familjeje ishin regjistruar në shkollën Normale në Shkup, ndërsa
dy vajzat të tjera ishin shpërngul në Turqi.
Hava
pasi kreu Shkollën Normale kishte vijuar kursin pedagogjik në Prizren për
kualifikim.
Pas
një kohe kishte aplikuar të punoj si mësuese, edhe pse ishte shumë e re në
moshë, pasi që kishte nevojë për mësues edhe pse shumë ishin të pakualifikuar,u
pranua në shkollën fillore në Preshevë, më 04.03.1954. Në shtator të po këtij
viti si mësuese u transferua në Rahovicë.
Në
Rahovicë ka punuar katër vite, shkolla ka qenë në gjendje shumë të vjetër dhe
gjendej në hyrje të fshatit, ku ishin tri klasë dhe një zyre (varrezat ishin në
oborrin e shkollës).
Drejtor
i shkollës ishte Emin Ramadani,përveç saj si mësuese, mësues ishin Isa Selimi, Ramiz Duraku dhe
Selajdin Destani.

Hava
Qerimi me nxënës në shkollën fillore në Rahovicë
Banorët
e fshatit kishin besim tek ajo, se kishte edhe vajza që vijonin mësimin, në atë kohë ishte zgjedhur
edhe këshilltare e Kuvendit komunal të Preshevës.
Gjatë
punës educative arsimore, banorët e fshatit Rahovicë kërkuan nga mësuesja Hava
organizimin e kurseve shëndetësore për vajzat e rritura dhe me mbulesë, por me
kusht që ajo ta mbaj kursin.Këto kurse janë mbajtur deri në fund nën udhëheqjen
saj.
Pas
dy vitesh punë në Rahovicë, në këtë
shkollë punësohet edhe Mysherefe Qerimi
Sadullahu.
Pasi
katër vitesh në Rahovicë, u transferua në Preshevë, ashtu që si mësuese punoi
deri në qershor të vitit 1962/63.
Ka
ndërruar jetë më 25.maj 2023
Mysherefe QERIMI
SADULLAHU

E
lindur më 24.12.1935, në Preshevë , në
një familje zejtarësh.Ishte nxënësja e shkollës së parë shqipe në Preshevë, e
hapur më 1945.
Shkollën
fillore e ka kryer në Preshevë, Shkollën Normale në Shkup. Shkollën e Lartë
pedagogjike-degën e historisë në Beograd, Fakultetin-degën e historisë në
Shkup.
Punën
edukative-arsimore e filloi më 1946 në Prishtinë. Prej vitit shkollor 1953/54
punon në shkollën fillore në Preshevë. Si mësuese e parë ka punuar nga viti
shkollor 1955/56 në Rahovicë. Pastaj punën e ka vazhduar dy vite në Preshevë, mësuese e shumë gjeneratve,
ka mbajtur edhe kurse për zhdukjen e analfabetizmit.

Hava
dhe Mysherefe Qerimi
Krahas
mësimdhënies dhe punës edukative arsimore është marrë edhe me aktivitete
kulturore të asaj kohe, sidomos më aktivitete të shoqërive kulturore artistike
të Preshevës.
Për
punën e mirë në procesin edukativ arsimor u zgjodh këshilltare në Kuvendin
komunal të Preshevës.
Mysherefja
u angazhua me tërë qenien e saj në këto aktivitete, edhepse ishte shumë
vështirë për një femër shqiptare, pra, mbretëronte një prapambeturi në një
shoqëri patriarkale e fetare.
Nga
Presheva shkon në Mitrovicë, ku kryen edhe detyrën e drejtoreshës së shkollës
së mesme të mjekësisë.
Në
Mitrovicë pensionohet dhe më 23 janar 2019, ku
ndërron jetë.
Përfundim
Këto
biografi të shkruara shkurtë për Kadrije Kelmendi Qerimi, Hava Hyseini Qerimi
dhe Mysherefe Qerimi Sadullahu, të cilat ishin mësuese të para në shkollën
shqipe të Preshevës. Pas tyre edhe shumë mësuese të tjera, punuan në procesin
edukativ arsimor dhe ia mësuan alfabetin e gjuhës shqipe shumë brezave të
komunës së Preshevës, edhepse në anën tjetër në Preshevë mbizotëronte
prapambeturia, analfabetizmi dhe një fetarizëm propagandistik që të mos
shkollohen femrat shqiptare, se behen shkina/serbe/.
Këtë
propagandë e theu baba i Kadrije Qerimit, Myftiu i Preshevës, i cili i tha
këtyre fanatikëve fetarë: I hoqa ferexhenë vajzës time që të shkollohet, por
sikur edhe të bëhet “shkinë”-serbe.
Kontributi
i tyre është shumë i madh, me peshë dhe me vlerë, jo vetëm për arsimin e gjeneratave
të ardhshme, por edhe për edukimin e tyre, sepse këto dhanë kontribut, jo vetëm
në arsimim të femrave, por edhe në edukim, ku gjeneratat e reja i mësuan për
mirësjellje, për veshje, për përshëndetje shqiptare.
Poashtu,
kontributi i tyre, i Kadrijes, Havës dhe Mysherefes e shumë mësueseve të
ardhshme është evident në arsim të komunës së Preshevës, sepse ato lanë gjurmë
të thellë në procesin edukativ-arsimor, duke lënë pas vete mësues, profesorë,
mjekë, akademikë, shkencëtar e shumë profile të tjerë.
REFERENCAT
1.Merita Halili Qerimi, e cila është e bija e Hava
Qerimit, mbesa e Mysherefes , ndërsa Kadrije Qerimi ishte gruaja e axhës së
saj, Preshevë, 18.11.2025
2.Haki Sylejmani, Selver
Murati, Rexhep Selimi, Arsimi fillor shqip në komunën e Preshevës 1945-1995,
Preshevë, 2001
Xhemaledin Salihu
Fushë Kosovë, më 22
nëntor 2025









