E diele, 23.11.2025, 08:43 PM (GMT)

Faleminderit

Lekë Mrijaj: Klina nderon Luigj Gurakuqin, një nga burrat e mëdhenj të kombit

E diele, 23.11.2025, 06:57 PM


Klina nderon firmëtarin e aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, atdhetarin, poetin, publicistin Luigj Gurakuqi, njërin nga burrat më të mëdhenj të kombit

Shkruan: Lekë Mrijaj

Për figurën madhore të historisë sonë kombëtare, Luigj Gurakuqin, ndër vite kanë shkruar historianë, studiues e hulumtues të shumtë vendorë e ndërkombëtarë. Ata kanë ndriçuar me profesionalizëm aktivitetin e tij të gjerë atdhetar, politik, poetik, arsimor dhe publicistik, duke e vendosur këtë figurë poliedrike në panteonin e burrave më të shquar të kombit shqiptar. Megjithatë, çdo përvjetor i jetës dhe i vrasjes së tij sjell një arsye të re për reflektim dhe nderim, sepse vepra e tij për shqiptarët mbetet gjithmonë aktuale, frymëzuese dhe e pashtershme në vlerë.

Këtë traditë e vazhdoi edhe Forumi i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi", i cili për 35 vjet me radhë ka zhvilluar veprimtari të rëndësishme kulturore e shkencore. Sivjet, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Gjimnazin "Luigj Gurakuqi", u organizua një Akademi Përkujtimore solemne për të shënuar 100-vjetorin e vrasjes së këtij atdhetari të pavdekshëm. Manifestimi u mbajt në kuadër të traditës kulturore të qytetit të Klinës.

Akademia Përkujtimore e organizuar në Asamblenë Komunale të Klinës, u hap nga avokati dhe moderatori Lon Palushaj, i cili në prani të një audience të gjerë theksoi se nderimi i Luigj Gurakuqit është nderim për identitetin dhe historinë tonë të përbashkët.

Në sallë ishin të pranishëm: nënkryetarja e Komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmani, përfaqësuesi i Drejtorisë së Arsimit, z. Astrit Muhaxheri, Drejtori i Gjimnazit "Luigj Gurakuqi", z. Skënder Maxharaj, disa nga ish-delegatët e Kuvendit të parë të Forumit të Intelektualëve "Luigj Gurakuqi", ish-drejtorë dhe ish-profesorë të Gjimnazit; shkrimtarë, intelektualë, studiues, klerikë, mësimdhënës, nxënës të shumtë dhe qytetarë të tjerë, si dhe përfaqësues të mediave prestigjioze rajonale e kombëtare, "Radio Alba" nga Klina. Atmosfera solemne u ndje qysh në fillim, duke reflektuar peshën historike të këtij përvjetori.

Programi vijoi me fjalimet përshëndetëse, duke filluar me nënkryetaren e Komunës e cila theksoi madhështinë e figurës së Luigj Gurakuqit si mendimtar, atdhetar dhe burrë shteti, duke nënvizuar se kontributi i tij në arsimin, pavarësinë dhe identitetin kombëtar mbetet një dritë e pashuar që vazhdon të frymëzojë brezat, edhe një shekull pas vrasjes së tij.

Në fjalën e tij, Kryetari i Forumit të Intelektualëve Luigj Gurakuqi, prof. Pal Canaj theksoi se kjo Akademi Përkujtimore është një homazh i merituar për figurën madhore të Luigj Gurakuqit, simbol i arsimimit, kulturës dhe atdhetarisë shqiptare. Ai rikujtoi rrugëtimin 35-vjeçar të Forumit të Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe rolin e Klinës në mbrojtjen e vlerave shqiptare gjatë periudhave më të vështira, duke nderuar mësimdhënësit, nxënësit dhe patriotët që qëndruan në mbrojtje të emrit dhe veprës së Gurakuqit.

Z. Astrit Muhaxheri foli në emër të Drejtorit Komunal të Arsimit, z. QemajlSejdiu i cili tha se Luigj Gurakuqi ishte një personalitet që me veprën e tij i dha dritë arsimit dhe identitetit kombëtar. Ai shtoi se shkollat e Klinës vazhdojnë të frymëzohen nga ideali i tij arsimdashës dhe atdhetar.

Ndërsa drejtori i Gjimnazit "Luigj Gurakuqi", z. Skënder Maxharaj, theksoi rëndësinë edukative dhe formuese që përfaqëson figura e Gurakuqit për brezat e rinj. Ai foli po ashtu për historikun e gjimnazit që me krenari e mban emrin e tij qysh nga fillimvitet '60, duke nënvizuar se ky institucion arsimor është rritur dhe zhvilluar i frymëzuar nga ideali i dijes, atdhedashurisë dhe përkushtimit që mishëronte vetë Gurakuqi.

Të pranishmit me një fjalë rasti u përshëndetën edhe nga don Fran Sopi. Në fjalën e tij në këtë Akademi Përkujtimore, Don Frana theksoi madhështinë e figurës së Luigj Gurakuqit si poet, mendimtar, atdhetar dhe shërbestar i palodhur i kombit. Ai e paraqiti Gurakuqin si dritë të atdheut, njeri të dijes dhe të së vërtetës, që punoi me vetmohim për gjuhën shqipe, arsimin dhe pavarësinë e vendit. Në këtë 100-vjetor, Don Frana nënvizoi se jeta dhe martirizimi i Gurakuqit mbeten një thirrje e përhershme për intelektualët dhe gjithë popullin qê  ti ruajnë vlerat kombëtare, të ndriçojnë me dije dhe ta duan atdheun me shpirt.

Akademia u pasurua me një recitim poetik me titull "Qëndresa", interpretuar nga Altina Mrijaj, nxënëse e Gjimnazit "Luigj Gurakuqi", si dhe me dy pika tjera muzikore të interpretuara nga nxënës të po këtij gjimnazi, të cilët shtuan emocion dhe solemnitet përmes këngëve kushtuar atdheut dhe figurave kombëtare. Momente të veçanta ishin paraqitjet e tyre veq e veq t? nxënëseve Klejda Bashota dhe Erëza Desku.

Pjesë qendrore e kësaj Akademie ishin kumtesat e studiuesve të njohur kombëtarë:

1. Prof. Dr. Gjon Berisha – "Bashkëpunimi i Luigj Gurakuqit me Imzot Luigj Bumçin".

2. Prof. Prend Buzhala është paraqitur me një qasje letrare-publicistike mbi figurën e atdhetarit, poetit dhe publicistit Luigj Gurakuqi dhe vlerat e tija shumëdimensionale.

3. Prof. Arben Limani – me një vlerësim të mendimit atdhetar, vizionit politik dhe historik të Gurakuqit për shtetin shqiptar.

4. Prof. Mikel Gojani, me kumtesën "Luigj Gurakuqi – frymëzues dhe mishërues i arsimdashësve klinas", paraqiti Gurakuqin si figurë të ndritshme të arsimit dhe atdhedashurisë shqiptare, duke e lidhur fuqimisht veprimtarinë e tij me zhvillimin arsimor të Klinës. Ai theksoi se trashëgimia e Gurakuqit mbetet burim frymëzimi për brezat, sepse ai mishëron bindjen se përparimi i kombit ndërtohet mbi dritën e dijes dhe vetëdijen kombëtare.

Këto kumtesa e trajtuan Gurakuqin jo vetëm si figurë historike, por edhe si ideator të frymës së përparimit dhe rilindjes shqiptare.

Në përmbyllje të programit, në emër të Forumit të Intelektualëve moderatori Lon Palushaj shprehu falënderime të veçanta për:

– Drejtorinë Komunale të Arsimit

– Gjimnazin "Luigj Gurakuqi"

– Referuesit e kumtesave

– Shoqatën "Kosova" në Detroit dhe kryetarin e saj, z. Driton Palushaj

– Dr. Ukë Berishën, për mbështetjen e çmuar

– Si dhe të gjithë të pranishmit në këtë manifestim

Pas ceremonisë, pjesëmarrësit u drejtuan në oborrin e gjimnazit për të vendosur buqeta lulesh pranë bustit të Luigj Gurakuqit. Homazhet u kryen nga institucionet komunale, Forumi i Intelektualëve dhe qytetarë të tjerë të shumtë.

Akademia u përmbyll me një fotografi të përbashkët dhe një koktel rasti në bufenë e Komunës së Klinës.

Në fund të kêsaj kronike ditore theksojmë se kjo Akademi Përkujtimore ishte shumë më tepër se një ceremoni dhe ishte një manifestim i kujtesës sonë historike, një homazh për një figurë që jetoi dhe u flijua për Shqipërinë. Klina dhe Forumi I Intelektualëve Luigj Gurakuqi përmes këtij aktiviteti dinjitoz, dëshmoi se trashëgimia e këtij atdhetari, poeti, publicisti vazhdon të jetë e gjallë, ndriçuese dhe udhërrëfyese për brezat e sotëm dhe brezat tjerë qe do të vijnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Maliq Torra: Historiani dhe ushtaraku madhor Zenun Fero Hysen Ibrahimi: Në përkujtim të diplomatit dhe atdhetarit Gani Azemi Prend Buzhala: Rrëfyesi i urtësisë dhe pajtuesi i plagëve Gjon Keka: Madhështia e Gjergj Kastriotit Hysen Ibrahimi: Prof. Prenk (Jak) Gjetaj – Intelektual i përmasave kombëtare Albert Zholi: Jeta e vrullshme politike e Fatos Nanos Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (4) Lekë Mrijaj: Frano Alkaj – një shkëndijë e humanizmit dhe gjuhës klasike shqiptare Llesh Ndoj: Atë Gjergji nuk ka çmim! Gani Pllana: Kontributi i Prof. Ferdinand Lekës në Terminologjinë Shkencore-Teknike dhe Fjalorët Dygjuhësorë Llesh Ndoj: Pesha e madhe e atdhedashurisë së një Kampioni Bote Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (2) Arben Bitri: Tragjedi në New-York Albert Zholi: Dr. Diamant Lulaj – Kardiologu shqiptar që lartëson emrin e vendit në arenën ndërkombëtare Ilir Çumani: Nënë Tereza – kjo humaniste e ndërgjegjes njerëzore Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (1) Kristinë Oroshi: Liza Llesh Moli – Heroina që mbrojti pragun e shtëpisë Hysen Ibrahimi: Faruk Spahija – Kontributi dhe Sakrifica në Shërbim të Lirisë së Kosovës Hysen Ibrahimi: Kontributi i Gani Azemit në promovimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës Ramiz Selimi: Smajl Maliqi, veprimtar dhe humanist i palodhur!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx