Mustafë Rugova: Harun Beka - Nga mërgimi drejt e në luftë
U bënë 11 vjet nga rënia heroike e Harun Bekës, mërgimtarit atdhetar që gjithë jetën u përpoq për Lirinë që e gëzojmë sot.Më kujtohet si tash, nata kur erdhi në Roterdam për të ngushëlluar familjen Morina, pas rënies në Gexhë të Rahavecit, të Dëshmorit të Kombit Muhedin Morina.Atë gjysmënate, deri në agim e kaluam bashkë me Harunin, mikun tim të shtrenjtë, që shkoi krenar në botën e përtejme.Ishte i prerë: “Do të shkoj në luftë. Për këtë ditë kam jetuar deri sot… E kam pritur që të vijë ky çast dhe jam i gatshëm të përleshem me pushtuesit ...

























