E enjte, 16.05.2024, 01:54 PM (GMT+1)

Faleminderit

Vlash Prendi: Kur këndonte Qamili i Vogël

Që në vogëli më ka pelqyer të dëgjoja dhe të argëtohesha me këngën popullore, madje shpesh kam provuar edhe të shkruaj vargje popullore. Kënga popullore ishte një farë ngushëllimi për masën e punëtorëve dhe kooperativistëve, që të lodhur nga punët e shumta dhe të vështira në bujqësi, kërkonin të çlodheshin me pak muzikë...

Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, urtësia dhe largëpamësia që pasuroi botën me dije

Mbamendja e historisë njerëzore nuk ruan në kujtimet e saj një të dytë si ai. Asnjëherë nuk ka gjalluar faqe kësaj toke një krijesë kaq e jashtëzakonshme dhe kaq me të papritura. Një jetë të tillë të stuhishme dhe rrapëllitëse, s’kishte kapluar as marinari më i stërvitur i deteve. Ai u dha vullnetlirë nëpër krejtçka përbën ndryshesat...

Idriz Zeqiraj: Një vit pa luftëtarin dhe kryetarin Isuf Qetaj

Dhjetor 2021. Një lajm rrufe u përhap në Mërgatë dhe Kosovë. Pushoi se rrahuri zemra rinore e Isuf Qetaj, luftëtarit të Kosharës dhe kryetarit të Nëndegës të LDK-së, në Mynih të Bavarisë gjermane.Ishte vetëm 18-vjeçarë kur vendosi t`i bashkohet luftës, për lirinë e Kosovës. Për artin luftarak, u përgadit në...

Shënime për autorin Prend Buzhala, fitues i çmimit ''Beqir Musliu''

Prend Buzhala  u lind më 1 nëntor 1951 në Çabiq të Klinës. Filloren e kreu në Ujëmirë, gjimnazin në Klinë, Fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. I ndoqi edhe studimet postdiplomike, po për shkak të burgosjes politike më 1982, ato iu ndërprenë dhunshëm nga regjimi i kohës...

Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za

Ndre Mjeda gjas me ken e me met nji majë e ngjitun fort nalt në kreninë e shqipes dhe shqiptarëve. Nji ngadhnjyes i paepun i hyjnores qi zafill prej shpirtit të prushtë të atdhetarit. Kushtet e vështira ekonomike nuk e zhytën dot në terr shndritjen e një ylli që e pikasën jezuitët dhe panë tek ai tharmin e një shërbestari të devotshëm...

Ndue Dedaj: Gjon Krasniqi dhe 'Stema e Artë' e Bamirësisë

Zakonisht shkruajmë për të huajtë, që japin ndihmesë humanitare prej vitesh në Shqipëri. Por nuk janë vetëm ata që ndërmarrin misione të tilla. Nënë Tereza e ka futur frymën e saj edhe ndër shqiptarët e vet, ani se e njohëm vonë motrën tonë të madhe sa bota.Nuk kisha menduar të shkruaja ndonjëherë për Gjon Krasniqin...

Ndue Dedaj: Fran Çukaj, profesori emeritus i mirditorëve

Aty kah mesi i tetorit një burrë në moshë, me pamje aktori,  profesori ynë Fran Çukaj, kishte marrë autobusin e linjës Tiranë-Rrëshen, për të qendruar vetëm pak orë në këtë qytet, sa për të vënë një tufë me lule në varrin e ish-mikut të tij, Gjetë Doda, njeri i fisëm që biografia nuk e la të bëhej as nëpunës, edhe pse ia thoshte...

Dorian Koçi: Themistokli Gërmenji - Martiri i lirisë së shqiptarëve

Shteti kombëtar shqiptar lindi shumë i dobët në vitin 1912-1913. Nëse do perifrazonim një shprehje të njohur diplomatike, do të përshkruhej përmes saj se ai lindi si një “fëmijë i gjallë por i mekur”. Vështirësitë që hasi shteti i porsalindur shqiptar nuk kishin të bënin vetëm me vështirësitë e njohura të...

Albert Habazaj: Ali Asllani, sa lirik i shquar, aq diplomat i zoti

Për Ali Asllanin (28.11.1984-20.12.1966) shumë është folur, por pak është thënë. I lindur në Vajzë të Lumit të Vlorës, i rritur në dajor në Meminaj të Trevllazrit, i arsimuar në Janinë e Stamboll, Ai, sa qe një lirik i shquar, ishte një diplomat i zoti. Si duket, qe dërguar në Tokë për t’u bërë një Tempull i Marrëdhënieve ...

Ndue Dedaj: Prend Buzhala, në odeonin e letërsisë shqipe

Krijuesit e studiuesit, siç dihet, punojnë në heshtje, por vjen një kohë e ata dalin përtej heshtjes së vet. Shkrimtari nga Kosova Prend Buzhala, me origjinë të hershme nga Buzhala e Pukës, frymon letërsi dhe për letërsinë. Ai është poet e prozator, studiues i letërsisë, kritik letrar dhe eseist, përpos se redaktor...

Vlash Prendi: Vlerat universale të veprës së Prof. Mark Krasniqit

Akademik Mark Krasniqi sot ka ditëlindjen. Ai do të mbushte plot 102 vjeç, po të ishte gjallë, por në këtë përvjetor, ai nuk mund të harrohet, sepse është një prej kolosëve të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Ishte dijetar i shquar, studiues i njohur, etnograf i rrallë, poet i aftë dhe njeri i mrekullueshëm...

Vlash Prendi: Atdhetari që u shkri për kombin

Sot mbushen plot 93 vjet nga dita e ndarjes nga jeta të patriotit, shkrimtarit, dramaturgut dhe arkeologut të njohur Atë Shtjefën Gjeçovi. Ai lindi në Janjevë të Kosovës më 12 Korrik të vitit 1874, në një familje të varfër fshatare një nga mështarët dhe patriotët më të shquar të Rilindjes Kombëtare...

Albert Vataj: Robert Elsie, njeriu ndaj të cilit nuk na mjafton mirënjohja

Robert Elsie, ishte një nga njerëzit më të devotshëm të albanologjisë, një nga kontributorët më të vyer të promovimit dhe njohjes së vlerave më të qenësishme dhe atributeve krenuese të shqiptarëve. Veprimtaria e tij është e gjerë dhe cilësisht nga më përfaqësueset në lëmin e albanologjisë. Vdekja e Robert Elsie ishte një humbje që...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora