E shtune, 27.04.2024, 07:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Bajram Çeliku: Sefer Hysë Zajazi (1865 - 1903)

E diele, 21.01.2024, 09:00 PM


GJURMË TË KAÇAKËVE KËRÇOVËS

SEFER HYSË ZAJAZI (1865 - 1903)

NGA BAJRAM ÇELIKU – BALI

Kërçova pati shumë burra trima e djem azganë të cilët rrallë i lind Nëna. Këto fjalë m’i thoshte shpesh gjyshi im Emin Çeliku, përderisa i lutesha të më rrëfejë për trimat kërçovarë. Një ndër ato trima na ishte edhe trimi nga Zajazi Sefer Zajazi, apo Sefer Kaçaku, si që e emërtonte jo vetëm gjyshi im por edhe e gjithë Kërçova. Trim mbi trima më rrëfente gjyshi im na ishte Sefer Zajazi, trim që rrallë lind më Nëna. Sypatrembur, e burrë azgan. Për të kuptuar se çfarë trimi ishte ai, më mirë mund të kuptojmë në vargjet në vijim të këngës së thurur nga rapsodi popullorë, ku thuhet: Bajro Lila, more trim, bjerma këtu atin tim, sa t’i hyp unë atij xhokut zi, në t’i bojë bullgarët -o, shkrum e hi!...

Sefer Hysë Zajazi, lindi në fshatin Zajaz të Kërçovës, në një familje trime e bujare. Që, në moshë të re, ishte i frymëzuar, me ndjenja atdhetare, dhe dashuri për të mbrojtur trojet tona Etnike, si shumë trima tjerë nga Zajazi, para tij, si Selim Braja, Fazli Dan Çeliku etj.

Banorët e Zajazit duke parë aftësitë e tija, për të udhëhequr, e ngarkojnë me detyrën: Mbledhës i tatimeve, ,, detyrë” e kushtëzuar nga pushteti turk nga të gjitha viset e banuara ku sundonin ato si pushtuesë. Ishin këto vitet e fundit të Perandorisë osmane në Trojet tona Etnike. E, Sefer Aga si që e kishin pagëzuar në popull, këte detyrë e ushtronte me shumë sukses, duke u munduar pa konflikte ta realizonte këte detyrë mjaftë të komplikuar perandorake. Erdhën edhe ditë e vështira për popullatën e Kërçovës. Sepse: pas sundimit turk, edhe pse pa mbaruar ai në ikje, pra bëhet fjalë, aty nga viti 1903, banda të mëdha bullgare në krye të të cilave ndodheshin edhe disa Vojvodë vendas të ashtuquajtur ,,Vojvodë maqedonas,”, bënin kërdi mbi fshatrat e banuara me shqiptarë, duke i trajtuar ato si fshatra turke. Nga vojvodët më të dalluar të asaj kohe dalloheshin: Goce Dellçevi, Dame Gruevi, Nikolla Karevi, Pitu Guli, apo Pjetër Guri një shqiptarë ortodoks, Jordan Piperka nga fshati Kozicë i Kërçovës e shumë të tjerë. Të gjithë këto të lartëpërmendur, ishin pjesë e pandarë e organizatës së posa formuar bullgare me emrin V.M.R.O. që në gjuhën shqipe mund ta emërojmë: si ,,Organizata e mbrendëshme, revolucionare , maqedonase,”. Kjo organizatë bullgare vepronte më së shumti në pjesën jugore të Maqedonisë së sotme e banuar me popullësi shqiptare por të besimit islam. Terrore të pa para bandat bullgare, të ndihmuara edhe nga banorët vendas ortodoks, edhe pse në mesin e tyre kishte edhe banorë shqiptarë ose vllehë, ushtruan dhunë ndaj fshatrave me popullatë shqiptare, të cilat bullgarët i trajtonin si turke. Duke e ndjerë rrezikun fshatrat shqiptare ishin të detyruar që të organizoheshin për mbrojtje, sepse bandat bullgare jo vetëm që digjnin shtëpitë e banuara, por edhe vrisnin, burra, gra, pleq e fëmijë. Qëllimi i tyre shihej shumë qartë, ato me preteksin se: çohen në Kryengritje kundër rexhimit turk, për ta dëbuar atë, nga trojet e Maqedonisë të sotshme. Dëmtonin rëndë, trojet e banuara me shqiptarë. Gjatë vitit 1903, u zhvilluan disa beteja të ashpra në mes të komitave bullgarë dhe forcave mbrojtëse shqiptare. Kohë, kur komitat bullgarë, në ditën e Ilindenit, ditë kjo: kur, ato shpallën Kryengritjen e Krushevës, apo me fjalë tjera Kryengritja e Ilindenit, në krye të së cilës qëndronte Nikolla Karevi. Kjo kryengritje nuk zgjati shumë, zgjati vetëm tre ditë, sepse çetat mbrojtëse shqiptare, të ndihmuara edhe nga ushtria e rregullt turke, shkatrruan çetat rrebele bullgare të ndihmuara edhe nga vullnetarë vendas maqedonas. Gjatë këtij viti, pra bëhet fjalë për vitin 1903, edhe trimat e Zajazit në krye me trimin sypatrembur po nga ky fshat, Sefer Hysë Zajazi, në afërsi të fshatit Karbunicë të Kërçovës në fushën e Gjurqejcës, zhvilluan një betejë të ashpër, ku mbetën të vrarë nga të dy palët. Më keq në këte betejë pësuan forcat bullgare, të cilat nën udhëheqjen e vojvodës Jordan Piperka nga fshati Kozicë i Kërçovës u shkatërruan në tërsi, nga çeta e mbrojtëse e Zajazit në krye nga Sefer Zajazi. Edhe pse kjo luftë mbaroi me fitore të plotë, nga ana e shqiptarëve, në këte fushë betejë ranë dëshmorë edhe disa trima të Zajazit si zëvendësi i Sefer Zajazit, Dan Çeliku, Kadriu dhe disa të tjerë po nga fshati Zajaz. Gjatë kësajë beteje, edhe trimi Sefer Zajazi kishte marrë pesë plagë nga pushkët e komitave bullgarë por ai nuk rrëzohej nga plagët e marra, sepse: udhëheqësi i komitave bullgarë me disa shokë të tij kishte vendosur të iki në drejtim të fshatit të tij Kozicë, e për t’i shpëtuar vdekjes. Këtë, e kishte vërejtur Sefer Zajazi dhe me disa trima tjerë nga Zajazi i ishte vurë pas duke u thënë shokëve: ,,Bajro Lila more trim, bjerma këtu, atin tim, sa ti hyp unë atij gjokut zi, në t’i bojë bullgarët- shkrum e hi...”

Sefer Zajazi, thuhet se i vihet pas Jordan Piperkës, duke e ndjekur atë këmba - këmbës deri në fshatin Cer, në afërsi të fshatit Klladnik. Pasi i ofrohet pak më afër e qëllon me pushkën e tij duke e hedhur poshtë nga kali. Komiti dinak bëhet sikur është i vdekur, e trimi nga Zajazi duke menduar se mbaroi punë me Jordanin, ia këthen shpinën e të këthehet si fitimtarë i vërtetë, por kishte gabuar më rrëfente mua gjyshi: ,,Shkaut, or nip, se: nuk duhet besuar armikut, edhe me e parë të varur në litarë, mos i beso! Ai është dinak, po sikur dhelpëra,,...

Jordan Piperka, duke vërejtur se Sefer Zajazi ia ka këthyer shpinën e godet me pushkën e tij duke e rrëzuar nga kali, e jeta e trimit të Zajazit mbaron aty në mes të maleve të Cerit, për pak më tutje mbaron së rrahuri edhe zemra e komitës Jordan Piperka nga Kozica e Kërçovës.

Thuhet se Sefer Zajazi u varros aty nga shokët e luftës, pra në afërsi të fshatit Klladnik, e trupi i vojvodës Jordan Piperka jo shumë larg tij në afërsi të fshatit Cer. E, përmendorja të cilën ia mbaruan vojvodës ndodhet në fshatin e tij të lindjes, në fshatin Kozicë. Në kohë të sodit mbetet enigma:  ,,Ku ndodhet varri i trimit i cili dha jetën në mbrojtje të trojeve tona Etnike, e në radhë të parë, të fshatrave shqiptare nga bandat bullgare? Për vdekjen e Sefer Zajazit, sipas një kënge popullore: thuhet, se ai u vra kokë më kokë, pra ballë për ballë me Jordan Piperkën. Por, tani bie pyetja: sesi mundet ai të vritet ballë për ballë me Jordan Piperkën në luftën e Karbunicës, e varri i tij të ndodhet në afërsi të fshatit Klladnik, nja dy orë e gjysëm në këmbë nga Karbunica?... Kjo enigmë kërkon gjurmime historike, e unë besoj se do të ketë interes që kjo enigmë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur nga historinët shqiptarë.

Për betejën e Karbunicës, rapsodët kërçovarë thurën shumë këngë, por unë do t’ ju prezentoj dy versione. Versoni i parë:

KËNGA E SEFER ZAJAZIT :

Hajë, vjen Valija - o, prej Manastiri,

Jalla Zajazas -o, ju ku jini,

Hajë në Karbunicë thotë -ju pusejë kini,

Sefer Zajazin -o, çaushë e kini,

Kadri Dënkën thotë more –yzbash -o, e kini,

Hajë në Karbunicë - besa more u bo nomi,

Ke luftojnëb -o, Seferi - Kadriu e Doni,

O more Sefero - bre, musteqe verdhë,

Shkruje një letër -o, ta çojmë në sherë,

Të na çojnë xhephëne -o, të na çojnë -o, fishekë,

Se me komitat -o, ne do të luftojmë vetë!

O more komita -o, komita të rejë,

S’keni pa -o, Zajazli -o, me sy,

Shtejnë me hutat -o, ju bijnë nër sy.

Hajë sy më sy -o, besa more, veshë më veshë,

Hajë Kapido more, tej a morre veshtë?

Hajë në zallë të Dërgovës -o, tej tu hëngër peshkë,

O, kapidë bre tejv- kapidë i bullgarit,

A, i njofte more tej - trejmat e Zajazit,

O, ti lishojnë plumbat -o, për mes të ballit...

Përveç kësajë kënge që është kënduar nëpër konakë të dasmave, në Kërçovë nga rapsodë të ndryshëm, eksiston edhe një këngë tjetër po me të njejtin titull, por me një tekst tjetër. Në vazhdim po e prezentojmë edhe tekstin tjetër po të kësaj kënge kushtur trimit Sefer Zajazit:

KËNGA E SEFER ZAJAZIT

( Verzioni dytë )

Sefer Zajazi një trim dahi,

Në mes të bullgarëve kur ka hy,

Vret me pushkë, me thikë tuj gri,

Me Jordanin-o, kry për kry,

Thërret ku je-o, Dën Çeliku,

Prite Jordanin more se na hiku,

O, ku je ti, more Kadri Danga,

Nuk bohet lufta, more allafranga,

Bajro Lila more trim,

Bjerma këtu atë, atin tim,

Sa ti hyp, atij gjokut zi,

N’ti bojë bugarët-o, shkrum e hi,

Met Latifi-o, një burrë i vërtetë,

Po ku mbete-o, more i shkretë,

Bjeri trup, e hec ma shpejtë,

Se kemi mbet more, hiç pa fishekë,

Sefer Zajazi more arushë mali,

Në mes të bugarëve, nuk din të ndalesh,

Me pesë plagë, nuk po rrëxohesh,

Pa e vra Jordanin nuk ndalohesh!...

( E përcolli për publikim Kalosh Çeliku, shkrimtar).



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hysen Ibrahimi: Profeti ynë Shqiptar Ibrahim Rugova Ndue Dedaj: I paharruari Dr. Ndue Zef Toma Pal Ndrecaj: Odisejada e luftëtarit Mark Sokol Pnishi Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e krenarisë sonë kombëtare Albert Vataj: Karl Gega, fama e shqiptarit që u rëndit me Moxartin, Frojdin, Kafkën e Frans Jozefin Lekë Mrijaj: Tetëmbëdhjetë vjet më parë kaloi në amshim Imzot Mark Sopi Olimbi Dafa: Pierre-Pandeli Simsia, promovuesi i vlerave të larta mbarshqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Dorian Koçi: Apostulli i shkrimtarisë shqiptare Albert Vataj: Lamtumirë Zef Deda! Albert Vataj: Thoma Turtulli, bamirësi i shquar që mbeti pa varr Gëzim Loka: 80 vjetori i rënies së Heroit të Popullit Gjok Doçi të mos mbetet në kalendat e harrimit Ramazan Bekteshi: Lista e hebrejve amerikanë që e ndihmuan Kosovën Albert Vataj: Fikja e një ylli që shpërthen në shkëlqimime malli Hasan Hasanramaj: Akademik Mark Krasniqi ishte dhe mbetet simbol kombëtar për shqiptaret kudo që janë Nue Oroshi: Profesor Ernest Koliqi dritëdhënesi i kombit shqiptar Mevlud Buci: Fran Gjoka, figurë e njohur e arsimit dhe gazetar i mirënjohur Nue Oroshi: Halil Alija, Zv. Komandant i Forcave të Armatosura Kombëtare që u flijua për Shqipërinë Etnike Gjekë Gjonaj: Në nderim të vlerave bamirëse të shenjtores së të varfërve dhe misionares shqiptare, Nënë Terezës Albert Vataj: Tefta Tashko Koço, këngëtarja e madhe lirike Albert Vataj: Simon Gjoni, kontributori i vlerave t’epërme krijuese dhe ekzekutuse muzikore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora