Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha
E enjte, 19.10.2023, 07:58 PM
Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha
Nga
Gjekë Gjonaj
Këto
ditë vdiq profesori i Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe nga Ladorishta, fshati ilir në rrethinën e Strugës, Prof. Dr. Hysni
Hoxha, i cili pa u përkulur kurrë, tërë
jetën e tij, edukoi dhe arsimoi
gjenerata e gjenerata mësues të Gjuhës
Shqipe në Kosovë e Maqedoni.
Adhurues i Ulqinit
Vdekja
e tij më kthen kujtesën në fillimet e
njohjes dhe ditët e kaluara së bashku
gjatë sezonit turistik në Ulqin, ku ai
shpesh kalonte pushimet e verës vetëm
apo me bashkëshorten e tij. Po
ashtu kujtoj shëtitjet tona të përbashkëta rrugicave Kalasë së Ulqinit, freskimin nëpër
Pyllin e Pishave në Pinjesh ,
ecjet buzëmbrëmjeve përgjatë
Plazhit të Madh dhe vizitat Kepit të Gjeranës dhe qytetit antik të
Shasit . Këto kujtime nuk janë të
plota pa çastet që i kaluam me
profesorin në banesën time në Ulqin, pa
ato bisedat e gjata e të
ngrohta vëllazërore, për përpjekjet
e tij dhe pedagogëve të tjerë
shqiptarë, të cilët u keqtrajtuan dhe u
larguan nga puna nga pushteti i
kohës serbë e maqedonase, për mbylljen e shkollave dhe
universiteteve shqiptare në Kosovë e Maqedoni, ku ka punuar dhjetëra e dhjetëra dekada e tema të
tjera nga fusha e kulturës e arsimit , duke mos anashkaluar as temat
aktuale politike që kanë të bëjnë me
fatin e popullit shqiptar në
përgjithësi.
Misionar i arsimit
kombëtar
Bëhet
fjalë , jo thjesht për një mik timin
të vërtetë , por për një intelektual të përmasave kombëtare,
një njeri mendjelartë, dijetar, krijues, kritik letrar, studiues i
mirëfilltë i cili i qëndroi besnik
formimit të tij kulturor , duke i përkthyer
mendimet dhe bindjet e tij nga
dije në besim, në guxim për të folur dhe vullnet për të vepruar. Falë
përkushtimit dhe sakrificës së tij dhe pedagogëve të tjerë si ky, të cilët janë arsyeja kryesore
që shqiptarët në Maqedoni e Kosovë
ia dolën të themelojnë dhe të
çojnë përpara institucione të arsimit të lartë në gjuhën shqipe.
Prof.Dr.
Hysni Hoxha i takonte plejadës së artë të intelektualëve shqiptarë, të cilët me punën
dhe profesionalizmin e tyre , siç
janë: Prof. Dr. Fadil Sulejmani, Prof.
Dr. Lutfi Istrefi, Prof. Dr. Agni Dika, Prof. Dr. Vullnet Ahmeti, Prof. Dr.
Bajram Pollozhani, Prof.Dr. Abdulla Ali,
të cilët ishin edhe pjesë e
Universitetit të Tetovës, lanë gjurmë të pashlyeshme në arsim, kulturë , letërsi e shkencë. Këta dhe jo pak mësimdhënës të tjerë
universitarë shqiptarë nga Struga dhe
viset e tjera shqiptare, ishin ata që hodhën edhe gurët e parë në themelimin
dhe zhvillimin e Universitetit të
Tetovës, i cili tashmë është shndërruar
në qendër të mirëfilltë edukimi e arsimimi , jo vetëm në Maqedoni, por edhe në
rajon. Gjatë rrugëtimit kohor të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Hysni Hoxha
dhe kolegët e tij, u ballafaquan me vështirësitë
nga pala që donte të vazhdojë errësirën qindravjeçare, për të penguar zhvillimin e arsimit , edukimin , kulturën, artin dhe shkencën
shqiptare. Me guximin e tij intelektual
bashkë me kolegët e tij pa asnjë hezitim
u bënë shtylla më vitale e
çerdhes së arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni në periudhën më të vështirë lindjes dhe ngritjes së Universitetit të
Tetovës , më 1998- 2002, në detyrën e Prorektorit për Arsim.
Puna
e palodhshme dhe sakrificat që
dha ky misionar i arsimit bashkë
me pedagogët e tjerë shqiptarë në kohërat shumë të vështira, të ndjeshme dhe
vendimtare të arsimit të lartë të lartë në Maqedoni nuk duhet të harrohet kurrë.
Si
shumë intelektualë të tjerë shqiptarë Prof. Dr. Hysni Hoxha, të cilët ideal
kishin përparimin e kombit, punoi pa
reshtur deri në frymën e fundit për përparimin e arsimit shqiptar, i cili ka
rolin kryesor në zhvillimin e kombeve,
vlerave kulturore dhe historike .
Studiues serioz edhe i
simboleve kombëtare
Ky
personalitet i jashtëzakonshëm ka botuar
disa vepra dinjitoze me vlera
kombëtare nga fusha e letërsisë shqiptare dhe
botërore si dhe studime
dhe ese edhe në gjuhën maqedonase, serbokroate, sllovene, italiane,
rumune dhe hungareze. Ndër to është edhe libri i tij “ Simbolet kombëtare”. Autori
Hoxha me këtë vepër me peshë në studimet albanologjike
dhe jo vetëm, u rreshtua në mesin e atyre intelektualëve shqiptarë që
kontribuuan me rastin e shënimit të 100-vjetorit
të Pavarësisë së Shqipërisë. Studiuesi Hoxha pohon se shqiptarët shqiponjën e
konsideronin shpend të shenjtë, bamirës dhe shton se të tillë e
konsideronin edhe në krijimtarinë tonë poetike, në tekstet e konkursit për
himnin kombëtar më 1937 ( fq. 51). Ai, duke e analizuar
poezinë tonë gojore dhe të shkruar , respektivisht himnet e poetëve
tanë, vjen në përfundim
se fati i kombit shqiptar identifikohet
me flamurin tonë kombëtar, simbolin e
shenjtëruar nga gjaku i trimave atdhetarë, që u flijuan
për çlirimin e trojeve tona etnike. ( fq. 65)
Profesor
Hoxha nuk pajtohet me flamurin e imponuar shtetëror
aktual të Kosovës pa karakteristika etnike të
shqiptarëve shumicë ( me pëlhurë të kaltër me gjashtë yje, me ngjyrë
të argjendtë të një pjese të pëlhurës që përfaqësojnë gjashtë etnitë prej të
cilave shqiptarët përbëjnë 90 për qind të të gjithë banorëve, dhe pesë
etnitetet e tjera së bashku 10 për qind) , dhe as me
himnin gjysmak të shtetit të Kosovës, “ Evropa”
vetëm me një melodi , pa tekst poetik, të kompozitorit kosovar Mehdi Menxhiqit.
Sipas
Xoxhës simbolet kombëtare në Kosovë duhet të përcaktohen me kritere
artistike dhe jo politike. ( fq. 148),
kurse Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësinë
historike të mos pranojë himnin e cunguar pa tekst i cili do të
fyejë Kosovën, popullin e saj dhe qenien tonë kombëtare që jeton jashtë
Kosovës. ( fq. 155).
I
përhershëm qoftë kujtimi ynë për profesor Hysni Hoxhën !