Faleminderit
Kolec Traboini: Çfarë e bën Aristidh Kolën tribun e martir i shqiptarizmës
E diele, 09.07.2023, 07:55 PM
ÇFARË E BËN ARISTIDH P. KOLEN TRIBUN E MARTIR I SHQIPTARIZMËS
Nga
Kolec Traboini
Sot
është ditëlindja e Nderit të Kombit Aristidh P. Kola. Do të ishte 79 vjeçar,
por ja nderprenë jeten në mes. E vranë shovenistet grekë siç vranë Anastas
Kulluriotin, Jorgo Marugën, Luka Çiçipin.. Të paharruar!
? 1-Krenaria e tij si
shqiptar**, e cila e shoqëroi deri në fund të jetës e prej të cilës nuk hezitoi
e nuk hoqi dorë kurrë sado presion dhe luftë që i bënin.
? 2-Guximi për të thënë
të vërtetën**, për të mbrojtur kulturën gjuhën e traditat shqiptare ndër
arvanitasit e Greqisë.
? 3- Dashuria e madhe për
atdheun e të parëve **dhe popullin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, arbëreshët e
Italisë, shqiptarët e Maqedonisë dhe kudo ku ata ndodheshin në botë.
? 4-Udhëheqës i madh i
arvanitasve,** veprimtar i palodhur në gjithçka që i shërbente indentitetit
arvanitas; organizator i veprimtarive për mbajtjen gjallë të kulturës e
traditave të popullit të vet.
? 5-Përkushtimi i
jashtëzakonshëm për ngritjen e dinjitetit të shqiptarëve të Greqisë **për të
cilën la çdo gjë, dhe profesionin e avokatit, dhe u mor tërësisht me kërkime e
studime në fushën e kulturës popullore dhe historisë.
? 6-Studiues që solli
vepra voluminoze që bëjnë histori, **mjaftojmë të kujtojmë “Arvanitët dhe
prejardhja e grekëve”, botuar mbi 14 herë dhe që konsiderohet si bibla e
arvanitasve, vepër që ka hyrë në çdo shtëpi shqiptare dhe me fakte historike të
ngjall krenarinë e të qenit shqiptar. Edhe “Gjuha e perëndive” është një vepër
studimore që sjell argumente se gjuha shqipe është vazhdimësi e gjuhës ilire
dhe si një gjuhë të cilën e flisnin perënditë e Olimpit, çfarë e bën krenar çdo
shqiptar në botë.
? 7- Publicist i madh,
mbrojtës i patundur i kauzës së shqiptarëve në Ballkan,** mbrojtës i
shqiptarëve të Kosovës, për të cilën shkroi dhe veprën “Greqia në kurthin e
serbëve të Millosheviçit” Athinë 1995, përkthyer edhe në shqip.
? 8-Njeriu i paqes.**
Megjithëse luftëtar i madh i kauzës së kulturës dhe dinjitetit të popullit të
vet, ai dëshironte që mes dy popujve më të vjetër në Ballkan të kishte miqësi e
mirëkuptim, sepse vetë popujt kurrë nuk janë burime luftrash, ata më së shumti
e pësojnë prej politikës së mbrapshtë të kastave e qarqeve ekstremiste.
? 9- Sakrifikoi gjithçka
për kauzën në të cilën besonte,** pa kursyer asgjë, madje edhe jetën e tij,
sepse gjithmonë jetoi nën kërcënime deri me vdekje, por kurrë nuk u zmbraps e
kurrë nuk u mposht.
? 10- Figura e tij
madhore, krenaria e tij për prejardhjen shqiptare,** është sot një burim
frymëzimi për të gjithë shqiptarët e Greqisë, por edhe në mbarë botën.
Nga
libri “Aristidh Kola”
©? K. P. Traboini 2014