E marte, 16.07.2024, 06:21 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Kontributi i çmuar arsimor dhe shkencor i akademikut Anton Kolë Berishaj

E premte, 02.06.2023, 09:39 PM


Kontributi i çmuar arsimor dhe shkencor i akademikut Anton Kolë Berishaj

Nga Gjekë Gjonaj

Personazhi i këtij shkrimi  është një  personalitet i njohur në fushën e arsimit dhe shkencës,  një njohës i mirë i profesionit të tij, i nderuar në mjedisin   shkencor  arsimor dhe kombëtar. U përket atyre  intelektualëve  me mendje të zgjuar e të lirë,  atyre njerëzve  me karakter shembullor,  të cilët ushtrojnë vlera të larta morale dhe etike në jetën e tyre të përditshme. Është një shembull i mirë  i besnikërisë shqiptare ( malësore) dhe sinqeritetit. Një  shok dhe mik që i respekton shokët dhe miqtë e tij. Intelektual mendjemprehtë,  profesor i talentuar dhe një sociolog i dalluar i dashur  në mesin e studentëve dhe personelit akademik.  Ai është dhe  do të mbetet  shembull për shumë pedagogë ( edukatorë) , të cilët sigurisht do ta ndjekin  rrugëtimin  dhe punën e  tij edukative-arsimore  dhe shkencore.    Akademiku Anton Kolë  Berishaj  është me origjinë nga Malësia e Madhe, me traditë të pasur familjare, me punë të shkëlqyer profesionale, me punë dhe përkushtim prej intelektuali.

Nga jetëshkrimi i tij   mësojmë u  lind më 13 korrik 1954 në  fshatin Priftën të  Grudës,  në Komunën e Titogradit ( Podgoricës së  sotme), aktualisht   Komuna e Tuzit.   Shkollimin  fillor e kreu në Priftën dhe Tuz, ndërsa gjimnazin në Ulqin. Në vitin shkollor 1978/79 u diplomua në Degën e Filozofisë dhe të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Pas diplomimit, një semestër punoi si profesor i lëndëve filozofi, sociologji, psikologji dhe logjikë në Gjimnazin “Ivo Llolla Ribar” në Prishtinë dhe në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz.

Karrierën akademike e filloi në vitin shkollor 1980/81, fillimisht si asistent në Degën e Filozofisë dhe të Sociologjisë për lëndët Sociologji e përgjithshme I,II,III, e në periudhën 1987-1997 si ligjërues i lëndëve Sociologji industriale (më vonë e punës) dhe Strukturës së zhvillimit shoqëror. Në vitet shkollore 1997-2004 kishte thirrjen universitare të docentit (profesorit asistent), ndërsa në vitin shkollor 2004-2005 u avancua në thirrjen e profesorit ordinar (të rregullt).

Në vitin shkollor 1983/84 u regjistrua në studimet pasuniversitare në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku u diplomua në vitin shkollor 1986/87. Më 1989, po në kë këtë departament, i regjistroi studimet e doktoratës, të cilat i ndërpreu për shkak të luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, për t’i vazhduar dhe përfunduar pas Marrëveshjes së Dejtonit. Në korrik të vitit 1997 e mbrojti temën e doktoratës me titull: “Ndryshimet familjare në Malësi”, me fokus të veçantë për procesin e integrimit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 2012 u pranua anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Anëtarësimi në këtë institucion kulmor të shkencës nuk është i lehtë, mirëpo Prof.Dr. Anton K. Berishaj u imponua  si hulumtues e shkencëtar serioz , punimet e të cilit  janë prezantuar në shumë simpoziume dhe tryeza  shkencore dhe  botuar në  revista të rëndësishme kombëtare dhe jo vetëm në disa gjuhë. Në periudhën mars-shtator 2014 ishte ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Autorësinë e akademikut Anton K. Berishaj, përveç kumtesave e  artikujve të shumtë shkencor që kanë të bëjnë me hulumtime empirike, analiza dhe interpretime  sociologjike,   mbajnë një numër i madh librash autorialë dhe bashkautorialë , sikurse edhe  libra shkollorë .  Nga opusi i pasur i krijimtarisë  letrare dhe shkencore të Anton K. Berishaj  veçojmë: “Shndërrimi i etnisë” ( 1998), Monografia e shqiptarëve në Mal të Zi – Në një cep të Ilirisë,(2007), “ Filantropia në Kosovë” ( 2010),  “ Shoqëria pa shtet” ( 2014) , dhe “ Virgjërat e përbetuara” (2016).

Studiuesit e sociologjisë, filozofisë dhe letërsisë  pohojnë se librat e autorit Berishaj janë projekte të mëdha, të rëndësishme e serioze me  qasje multidisciplinare    të shkruara me një metodologji të mirëfilltë dhe aparaturë të lakmueshme shkencore, të mbështetur shkencërisht dhe mbi burime të mirëfillta shkencore në disa gjuhë.  Sipas studiuesve, në fokusin e hulumtimeve  empirike të akademikut Berishaj  kanë qenë edhe shqiptarët në Mal të Zi, të cilat lidhen  me pozitën e gruas, gjakmarrjen, procesin e integrimit të shqiptarëve në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe shumë dukuri të tjera , që ai vlerëson se  vërtetë meritojnë të shkruhen dhe dokumentohen.

Akademiku Anton K. Berishaj   me punën e tij të palodhur shumë produktive dhe shkencore, me mendjen e tij prodhuese e origjinale të shkencëtarit la vulën e vet për këtë kohë në rrafshin kombëtar. Terë potencialin e vet intelektual e vuri në shërbim  dhe në mbrojtje të Universitetit të Prishtinës, duke e ditur dhe vlerësuar si institucionin më të rëndësishëm  arsimor, shkencor e kulturor në Kosovë për popullin shqiptar.  Ai asnjëherë nuk iki nga puna,   obligimet dhe detyrat me përgjegjësi  në këtë universitet, as  në periudhën më të vështirë dhe më dramatike të jetës dhe të rritës së tij, siç ishte periudha e pas vitit 1990 e këndej, kur Serbia komuniste  u vërsul me të gjitha mjetet dhe metodat për zhbërjen e tij dhe për zhbërjen e arsimit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi, siç do ta vërtetojnë ngjarjet në vijim, sidomos dhuna, terrori dhe gjenocidi shtetëror serb i vitit 1998/1999 ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe vlerave më të ndritshme të tij  të arritura me shumë mund e sakrificë.

U rreshtua  në mesin e atyre pedagogëve shqiptarë në Kosovë  i cili  arriti të kryejë detyra  pedagogjike, kërkimore, shkencore  dhe organizative me rëndësi të madhe shoqërore me qëllim të zhvillimit të arsimimit të popullatës  së re shqiptare. E gjithë rruga dhe puna e  tij jetësore, arsimore dhe shkencore  është shembull i denjë i përmbushjes së detyrës qytetare, diktuar nga vullneti dhe dashuria e  njëmendët për punën e vet të palodhur  në kërkim të dijes.  Për këtë kontribut  dhe vlerat e tij njerëzore  ka mbetur i dashur nga shumë nxënës, studentë, kolegë, studiues e intelektualë  nga shumë treva shqiptare dhe  të gjithë ata që i  dëgjuan ligjëratat apo  i lexuan veprat e tij të mirëfillta  studimore. Ata që e njohën  pajtohen se Prof. Dr. Anton Kolë Berishaj  dha një kontribut të çmuar arsimor dhe shkencor në hapësirën kombëtare.

Ulqin, 1 qershor 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gani Qarri: Musa Shehzade, heroi i vrarë dhe i zhdukur, pa shenj as varr Vlash Prendi: Kur këndonte Qamili i Vogël Hasan Hasanramaj: Përvjetori i vrasjes së nënkryetarit të LDK Fehmi Aganit nga forcat serbe Vilhelme Vrana Haxhiraj: U nda nga jeta në moshën 58 vjeçare, botuesi i gazetës “Minerva”, gazetari Nebil Çika Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, urtësia dhe largëpamësia që pasuroi botën me dije Idriz Zeqiraj: Një vit pa luftëtarin dhe kryetarin Isuf Qetaj Selman Etemi: Monsinjor Dr. Zef Oroshi intelektual i përmasave gjithëpërfshirëse kombëtare Shënime për autorin Prend Buzhala, fitues i çmimit ''Beqir Musliu'' Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za Ndue Dedaj: Gjon Krasniqi dhe 'Stema e Artë' e Bamirësisë Ndue Dedaj: Fran Çukaj, profesori emeritus i mirditorëve Fran Gjoka: Sejdo Harka, një jetë plot vrull, që pulson tek shkolla, gazetaria dhe arti e letërsia Dorian Koçi: Themistokli Gërmenji - Martiri i lirisë së shqiptarëve Albert Vataj: Marie Curie, e shenjta Mari e shkencës, e para grua e lauruar me çmimin Nobel Albert Habazaj: Ali Asllani, sa lirik i shquar, aq diplomat i zoti LDK: Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit! Ndue Dedaj: Prend Buzhala, në odeonin e letërsisë shqipe Albert Zholi: 19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II Vlash Prendi: Vlerat universale të veprës së Prof. Mark Krasniqit Vlash Prendi: Atdhetari që u shkri për kombin

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora