Faleminderit
Vlash Prendi: Atdhetari që u shkri për kombin
E premte, 14.10.2022, 07:59 PM
ATDHETARI QE U SHKRI P?R KOMBIN
-
Me rastin e 93 vjetorit të eleminimit të patriotit Shtjefën Gjeçovi nga
shovinistët serbë –
NGA
VLASH PRENDI
Sot
mbushen plot 93 vjet nga dita e ndarjes nga jeta të
patriotit, shkrimtarit, dramaturgut dhe arkeologut të
njohur Atë Shtjefën Gjeçovi. Ai lindi në Janjevë të Kosovës
më 12 Korrik të vitit 1874, në një familje të varfër fshatare një nga mështarët
dhe patriotët më të shquar të Rilindjes Kombëtare, Atë
Shtjefën Gjeçovi. U rrit në një mjedis nga kishin dalë njerëz të shquar të
kulturës shqiptare. Prindërit e pagëzuan me emrin Mëhill. I shkathët, trupvogël
dhe i etur për dije dhe culture, Mëhilli i vogël do të mbaronte mësimet e para
në fshatin e lindjes. Në shkollë u dallua për zgjuarsi, karakter dhe vullnet të
forte, cilësi këto që i ranë në sy priftit të Janievës i cili me ndikimin e tij
i mundësoi regjistrimin në një kolegj fetar për studime të mëtejshme.
Kështu,
në vitin 1884, në moshën 10 vjeçare u nis për në koleghjin Françeskan të
Troshanit, të cilin e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1888. Po këtë vit, ai
regjistrohet në Urdhërin Françeskan të Kuvendit të Fajniscës në Bosnjë ku
vazhdoi mësimet liceiste dhe filozofike. Kalon në Kuvendin e Derventes dhe të
Banja - Llukës dhe më tej studimet teologjike i përfundoi në Kuvendin e
Kreshëve në Bosnjë. Në këtë Kuvend pati fatin të njihej me shumë figura të
shquara që do të bënin emër në të ardhmen, një prej të cilave qe edhe poeti
kroat Gergo Martiqin. Pashk Bardhi të cilin At Shtjefni e kish pasur shok klase
shprehet: “At Shtjefni qe dashtë fort prej G.Martiqit i cili ishte më se 70
vjetsh…”.
Në
vitet e studimeve At Shtjefni veç të tjerash mësoi me zell shumë çështje rreth
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për liri dhe pavarësi, por bënte kujdes të njihej
edhe me letërsinë e traditës. E tërhiqte Buzuku, Budi, Barleti dhe Samiu. Kërkonte
të mësonte sa më shumë për gjuhën shqipe, madje në vitin 1893 sa ishte në
Kuvendin e Banja Llukës shkonte në Kreshevë për të ndjekur leksionet e Talotcit
mbi origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Kënaqej në zemër kur mësonte se
gjuha e tij ishte një nga gjuhët më të vjetra dhe më të bukura në Europë. Kish
filluar kështu moshën e pjekurisë artistike, prandaj bën edhe përpjekjet e para
letrare dhe shkencore. Në këtë periudhë shkruan një studim të gjatë rreth 350
faqesh që dëshmon për talentin e rrallë dhe përgatitjen intelektuale të tij.
Pas
përfundimit të studimeve, plot force dhe energji të pashtershme për punë,
kthehet në Troshan dhe me 25 Korrik 1896 emërohet meshtar. Krahas punës së
meshtarit këtu punoi edhe për përhapjen e dijes dhe kulturës. U bë mësues dhe
hapi shkollat e para. Pas kësaj u transferua në Rubik (Mirditë), më pas në Pejë
dhe në vitet e vrullshme 1899 - 1905 e gjejnë në Kishën e Shën Mëhillit në Laç
(Kurbin). Këtu veç të tjerash u mor edhe me veprimtari patriotike për të cilën
kishte nevojë aq shumë populli ynë. Në Kurbin, ashtu siç e dëshironte ai, gjeti
klimë të përshtatshme patriotike, gjeti vrullin kryengritës të masave, gjeti
dëshirën e popullit për t’u ngritur në luftë dhe për të fituar lirinë e munguar
në shekuj. Atë Shtjefni pothuajse e braktisi kishën dhe u vu në shërbim të
lëvizjes patriotike që sapo kishte shpërhtyer, për të mos e shuar më kurrë deri
në Shpalljen e Pavarësisë.
Në
zemër i vlonte një dëshirë. Dëshira për të hapur një shkollë për fëmijët e
fshatarëve të parapambetur të Laçit. Ai shpirt i madh dhe ajo mendje e ndritur
nuk mund të robtoheshin para presioneve të pushtuesve osmanë, prandaj ai e hapi
shkollën brenda në ndërtesën e kishës në vitin 1901. Një nga ish - nxënësit e
tij, patrioti Nikollë Selala kujton: “…Kam qenë një nga nxënësit e Gjeçovit. Shkolla
u çel më 1901. Gati për 6 vjet At Gjeçovi ka qenë mësuesi ynë. Me ndihmën e
fshatarëve ai përshtati një nga dhomat e kishës në klasë. Na jepte 6 - 7 lëndë
mësimore. Bazë ishin gjuha shqipe, letërsia, historia dhe gjeografia e
Shqipërisë”. Karakteristikë e vaçantë e punës së tij ishte se nuk kishte as miratimin e qeverisë
dhe as të klerit, por programet i hartonte vetë dhe lendët i zhvillonte po
vetë. Për këto arsye fillon të shihet me sy jo të mire nga autoritetet, megjithatë
ai vazhdon rrugën e nisur me guxim dhe vendosmëri, duke dhënë një kontribut të
paçmuar në përhapjen e arsimit dhe dijes në masat e popullit. Prandaj theksonte
me force qëllimin e tij imediat: “…E fillova mësimin dhe do të vijoj me njat
qëllimin e përhershëm tem për me vleftë të masës së re të kombit tone me
dëshirë që të përparojë kah zhvillimi i mendjes e kah zhvillimi i jetës shoqnore
e qytetare…”. Të gjitha këto aktivitete i kryente më së miri pa lënë pas dore
misionin e tij fisnik të mështarit të përsosun në planin shpirtëror, At
Shtjefni ligjërimet me cilësi për doktrinën kristiane i kishte parësore, duke
qenë vetë një bari i përkushtuar i Zotit dhe si bari i grigjës së vet shqiptare.
Dhe çdo punë e kryente me zell dhe dëshirë duke qenë një shembull i lartë
frymëzimi për ata që e njihnin. Në Kurbin e donin dhe e respektonin pa masë
meshtarin e talentuar, patriotin dhe mësuesin e respektuar. E shihnin jo vetëm
në kishë, por edhe mes fshatarëve me lapsin dhe fletoren në dorë dhe kazmën e
arkeologut në brez, sepse atdheu kishte visare të paçmuara mbi tokë dhe nënë
të. I kërkoi ato me vendosmëri, i gjeti dhe ia dha përsëri popullit të vet.
Vrulli
shpirtëror i At Shtjefnit nuk u ndal kurrë. I kishte lindur dëshira për të
shkruar për fatet e kombit të vet, për brengat, por edhe për kohën e lavdishme
të tij për të rizgjuar tek ky popull i robëruar ndjenjën e lirisë. Provat e
para i kishtë dhënë gjatë kohës së studimeve, por kur ra në kontakt me masën e
popullit, kuptoi se tek ky popull ishin visaret tona, prandaj u bë më i
hovshëm, më i zjarrtë. Suksesin e ndjen shpejt, sapo iu afrua gurrës së
folklorit shqiptar, në të cilën u mbush me frymëzime të reja që pak më vonë do
t’i kultivonte energji të pashtershme deri në çastin e fundit të jetës. Dhe
filloi t’i derdhë këto frymëzime në vepra, sepse letërsia kishte kohë që po
i bulëzonte ndjenjat, ndërsa vjershat e
para me temë patriotike i pat botuar në revistën “Albania” të Brukselit në
vitet kur qe student në Kroaci. Jetonte në një trevë që kishte lindur dhe
rritur heronj. Kryengritjet, lëvizjet patriotike, epoka e kastriotëve i dhanë
atij subjektin për të shkruar tregimin “Mnera e Prezës”. Për asnjë çast nuk la
pas dore mbledhjen e materialeve gojore nga populli. Mblodhi mjaft gojëdhëna, përralla
dhe këngë popullore, 100 prej të cilave u mblodhën në vëllimin “Kënga popullore
gegnishte”, nga imz. Vinçens Prenushi botuar më 1911 në Sarajevë. At Gjeçovi
mund të quhet edhe si një nga themeluesit e dramës shqiptare. Pikërisht në atë
dhomë të vogël në kishën e Shen Mëhillit në
Laç, me veladonin e priftit veshur shkroi më 1901 dramën patriotike kushtuar
heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti me titull “Dashuria e atdheut”, e cila
përshkohet nga ideja se Kryetrimi u bë hero dhe fitoi mbi armikun, sepse u
mbështet tek populli dhe pati kurdoherë mbështetjen e tij. Po këtu, rreth
viteve 1905 - 1906 ai shkroi edhe dy drama të tjera “Kushtrimi” dhe “Tradhëti
gjakësore”, ku gjithë subjekti i tyre i dedikohet një trimi kryengritës që
quhej Marka Kuli, i cili ka bërë jehonë me trimëritë e tij në luftën kundër
pushtuesve osmanë. Motivi kryesor i veprës së tij ka qenë ndjenja kombëtare. Kjo
shihet edhe në veprat e mëvonshme të tij si: “Shqiptari ngadhnjyes”, “Princi i
dy Dibrave”, “Ngrehu Shqypni”, “Agimi i gjytetnisë” dhe deri tek “Edipi i
Shqipnisë”, duke lënë dhe mjaft përkthime me vlerë, por që shimca e tyre janë
të pabotuara, aq më tepër dorëshkrime. Në fushën e historisë pasi punoi disa
studime për Skëndërbeun, mbi arbëreshët e Italisë, synoi të lidhte mitet e
besimet e lashta të popullit tonë me ato ilire dhe pellazge.
Flober
ka thenë: “Fjala gjendet gjithmonë, po të zotërosh idenë”. Dhe idenë At
Shtjefni e zotëroi gjithmonë dhe fjalën e gjeti, sepse ishte i përkushtuar në
mbledhjen e perlave kulturore nga goja e popullit. Rrobja e priftit, kërcënimet
e osmanëve dhe detyrimet ndaj fesë nuk ia ndërruan dot natyrën e një malësori
me vullnet dhe dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën
tonë të lashtë. I nxitur nga kjo dëshirë iu fut punës për të mbledhur në popull
disa kode dhe norma zakonore që u quajtën “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, vepër të
cilën e filloi më 1898 dhe u mbyll me vrasjen e tij. Në të
vërtetë për më se një shekull, studiues dhe udhëtarë të huaj ushtruan një
veprimtari jo të pakët lidhur me njohjen dhe botimin e traditës zakonore
shqiptare, por vepra e Gjeçovit mbetet puna e përkryer, më me vlerë dhe e
papersëritshme në këtë fushë të traditës shqiptare.
x x
x
Pasi
ka lënë qytetin e bukur të Pejës ku shërbeu vetëm dy vite, Shtjefën Gjeçovi emërohet
në kishën e Shën Mëhillit në Laç. Një ditë të bukur pranvere të vitit 1899,
ngarkuar me një çantë me libra dhe fletore shënimesh, ai mbërrin në fshatin e Laçit,
aso kohe ende i panjohur dhe vendoset në kishën e vjetër në majë të kodrës. Këtu
në Laç, Gjeçovi gjeti një ambient të përshtatshëm bashkëpunimi dhe një mjedis
ende të pa hulumtuar. Për këtë arsye përshkoi mbarë fshatrat e Kurbinit, për të
mbledhur visarin kombëtar nga goja e popullit dhe për t’ua lënë trashëgim
brezave të ardhshëm. Nga ana tjetër vijoi në mbledhjen dhe kodifikimin e
Kanunit të Maleve, punë të cilën e kishte nisur që në Trashan, në vitin 1896. Thuhet
se në Laç, ai shkroi dhe përpunoi mjaft paragrafë të Kanunit dhe i pasuroi ata
me mendime, rregulla, ide dhe shembuj. Raste të tilla ai i shpjegon edhe vetë, sidomos
tek nenet 83, 84, 119, 130, 142, 154, 165,
170, 213, 251, 252, 253, 379, etj. Ndërsa në fund të paragrafit 245 të “Kanunit
të Lekë Dukagjinit”,fq.10, Gjeçovi shënon: “Këta kanune mbi kufij i kam pas
shkrue në Laç – Sebaste të Kurbinit, semti i Krues, në vj. 1902, kur u kapën dy
katune Gjonmi e Laçi, e kur i zhgatërruen krent e 16 katuneve të Kurbinit e të
parët e qytetit të Krues. Ishem edhe vetë në krye ndër këta kuvende…”. Madje është pikërisht Atë
Shtjefën Gjeçovi që shkruan shënimet e mbledhjes së dates 5 - 7 gusht 1906, të
Delbnishtit ku 45 burrat më të shquar të Kurbinit miratuan një shtesë në
Kanunin e Maleve. Për vetë vlerat që pati ky material u shtua në Kanun nga vetë
Gjeçovi. Këto fakte tregojnë se edhe paria e Kurbinit, pleqtë e mençur të kësaj
treve kanë dhënë ndihmesë të madhe në hartimin e këtij kanuni. Ja ç’shkruan Gjeçovi
në kreun IV – Kufiri, mbledhur në Kurbin:
Neni
251
Kuptimi
i kufinit
Seicilla
tokë,po kje arë e livadh,kopsht a veshtë,prozhëm a zabel,xanë a ograjë,a rrethi
i shipsë,katundi me katund a flamuri me flamur e shpia me shpi,kanë të damet me
kufij.
Kufini
përbahet prej gurësh të mëdhaj e picigiatë qi ngulen san en,aq mbi dhe.Për kufi
mund të shërbejë edhe ndonji landë e motnueme. “Guri i kufinit ka dishmitarë
mbrapa”.Guri i kufinit ka përreth dishmitarë gjashtë a dymbdhetë papërdhokë
(gurë të vogjël),të cillët vorrohen nën dhe rreth e rreth gurit të kufinit.
Neni
252
Ngulja
e kufijve
Në
të ngulun të kufijve,posë shpiave në fjalë,duhet të jenë edhe pleqt e
katundit,pleqt e flamurit e sa ma shumë prej të rijsh e fmish e edhe prej
katundesh të rrethit,qi tëmbahet mend kufini.
Ai
qi të hijë me da kufij,a me drejtue ndonji kufi të harruem,do ta marrë në
shpirt,do të ngarkojë në cup të krahit nji gur e nji bucë dheu e do t’u prijë
dy shpiave,a dy katundeve,a dy flamurve tuj ngulë kufinin e ri e tuj kallxue
shejat e kufijve të vjetër.
Po
iu dha pakut guri e plisi i vuni në krah e u vu me diftue kufijt,nuk mund të
dale kush me e ndalë pse it hotë: “Prij,pra,e,mos punofsh me të drejtë,kjo
peshë t’u randoftë në atë jetë!” Sit a ngulë kufinin plaku,do tëmbajë dorën mbi
te edhe thotë: “Ai qi e lujtët këtë gur,iu randofët në atë jetë! Si ta marsh me peshë (sit a marsh gurin e kufinit në krah),s’ka burrë qi
mund ta luej.
Neni
253
Mëndyrët
e besë
Me
gur e me dhe në cup të krahit,plaku qi prin në të dame të kufijve të vjetër,do
të përbehet para se të niset.
Mëndyrët
e besë mbas kanunit janë njekëto:
1
- “Për ket gur e dhe (ase: për ket peshë),me të cillat e ngarkova vedin,për
shka kam pasë ndie prej së parësh,viset e kufijve janë kenë sikurse do t’ju
diftoj tash e,më sa ma merr mendja e shpirti,s’do t’i randohem kurrnjanes
lagje”.
2
- “Për ket peshë,këtu e këtu kanë kenë kufijt e hershëm e këtu poi nguli edhe unë.I bajsha në atë jetë,në kjosha
tuj ju rrejtë”
3
- “Për ket peshë,e cilla m’u randoftë në atë jetë,njikëtu janë kenë shejat e
vjetra të kufijve,si më ka pasë kallxue tatëgjyshi kur isha camerdhok e bari
dhizësh me te.Ai e ka pasë marrë në atë jetë se kufijt janë këtu e këtu e
përmbas fjalës së tij,edhe unë po e marr në shpirt”.
4
- “M’u randoftë në ket e në atë jetë kjo peshë në mos shkosha me shpirt kah
kufijt e vjetër”.
Veç
punës së mundimshme për mbledhjen dhe kodifikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit
në Laç, shpërhthen talenti, dëshira dhe vrulli shpirtëror i Gjeçovit për të
mbledhur dhe sistemuar visaret e kulturës popullore dhe historike të popullsisë
së kësaj krahine.
Siç
dëshmohet edhe nga shkrimet e studiuesëve të shumtë, në
vitin 1900, ai nisi kërkime për të dokumentuar perlat e kulturës popullore dhe
historike të Kurbinit. Kështu nis punën me disa shënime ku hedh fjalë, shprehje
popullore dhe emërtime tradicionale të krahinës që mbajnë vitin 1900. E nis me
emra flokësh si: shkruhen – Nëntori 6/1982,fq.155, po aty emra sysh dhe emrat
dhe shprehjet popullore të mijëve të vitit. Në shënimet e Gjeçovit nuk mungojnë
edhe emrat e njerëzve, të bimëve, të kafshëve, emrat mitologjikë
të
orëve dhe të zanave të Shqipërisë.
Gjeçovi
ishte edhe poet, madje shumicën e poezive të tij, të cilat paten përmbajtje
patriotike i botoi në revistën “Albania” të Konicës në vitet 1900 - 1901, me
pseudonimin Lkeni i Hasit. Janë gjithsej 11 vjersha me përmbajtje
atdhetare, të cilat i botoi tek kjo revistë, ku do të dalloheshin “Dashtnia e
Atdheut” dhe “Besa e shqiptarit”. Për të krijuar idenë e mjeshtërisë së tij në
fushën e poezisë, po japim poezinë “Naim Bujar Frash?rit”.
Naim Bujar Frashërit - A ktu
Shqiptarit
Nji
dhimt në zemer po m’mundon,
Mendt
s’i shof si për here t’kfillta
Shpirtin
n’jet,as i send s’ma gzon.
Rreth
për rreth i shof t’errue,
T’gjitha
male t’vobekts Shqypni,
Rrezet
dilli s’a tuj mjerue
Zemrat,si
perher m’na i pertri!
………………………….
N’shpirt për gjuh u mundove,
Për
ty kjan e kndon Shqypnia,
N’pushim na qoftë!Se gja s’la met,
Për lulzim t’gjuhës,mjaft punove.
E kur t’vin koha ç’pe presim,
Vorri
jot ngrihet n’pamendtar,
Kto
fjal,ktij n’ball do t’ja njesim,
Se gjith jetën rroi si shqiptar.
Një punë e mundimshme, tërësisht
studimore ishte edhe punimi i gjatë shkencor “Sebaste n’Armni apo n’Arbni”, nisur
në Laç – Sebaste dhe botuar në 11 numra të revistës “Zani i Shnanout” në
Shkodër në vitin 1921. Është një studim prej 12 faqesh, përfunduar në Rubik dhe
plotësuar me shënime në Gjakovë. Studimi ishte rrjedhojë e disa hulumtimeve, gjurmimeve,
gojëdhënave dhe të dhënave historike të fshatrave Laç dhe Zhejë, ku synon të
vertetojë rrënjët historike të kësaj treve, dhe të kundërshtojë hipotezat e
studiuesve të ndryshëm që hidhnin dyshime mbi ekzistencën e prejardhjes së
lashtë të Sebastes bashkë me objektet e saj të kultit. Për këtë arsye, në një
nga artikujt e botuar tek “Zani i Shnanout” me titull “Sebaste n’Armëni apo
n’Arbni”, ai thotë: “
Shkruen: A.Sh.K Gjeçov, O.F.M.
Në
vijim të kësaj çështje,po më kandet me shtue edhe se hetime gojëdhanore e
historike qi i ka qitë në dritë i Pernderti Atë Urban Talija,sot Provincjal i
Franciskajve të Delmacës,i cilli në rasë të XVI qindvjetore të mundit e të
dekës së Shën Vlashit Ipeshkëv,i pat botue në Përkohëshmen ipeshkvnore të
Rraguzhës në vjetë 1916,ku,pose mendimesh të veta,qet në dritë dhe arsyetmimet
e shkrimtarve qi i sillen rreth kësajë çashtje.
Shën
Vlashi Ipeshkev e Deshmuer a kje mundue në Sebaste t’Arbënis a në Sebaste
t’Armenis? (Mbas A. U. Talijes, O. F. M)
Në
të parën pjesë,Ati i përmendun difton,i pështetun në shkrimtarë me randsi e në
dy gojëdhana me të cillat dëshmohet se,në të IX a të X qindvjete mb. Kr. Kje
zgjedhë Shën Vlashi për Mbrojtuer i Rrepublikës së Rraguzhës,e çë prej aso kohe
paten fillue me u ngrehë ndërtesat në nderë të Shejtit e me ja përcjellë
ditën-3 të Frorit – me sjellje të kremtimeve të madhënueshme.
Gjithkush,por
sidmos kishtarët,janë kenë përpjekë me zell e me dije me madhënue ket Shejt,tuj
u permbëledhë lavdet e tija ku me tuba vjerrshash ku me shkrime tjera,e nder
sa,asht Atë Fabri,i cilli e permbëlodh jetën e Shejtit në të II Lekcjone të
Zyrës së Hyjnueshme (Off. Div) tuj e pasë para sysh Baronin,i cilli pshtetej n’ “Acta” të
mundimit të Shën Vlashit sikurse i ka pasë permbëledhë e shkrue Simeoni Logothetes
(Metafrastes) shkrimtari Grek i së XI qindvjet mb. Kr.)…
…Mendimit
të Roses i duel për ballë Atë Sebastjan Dolci (Slade) Franciskan,me nji
kundrapergjegje qi ky ja dergoj të permendunit Natali Alette. (Dorëshkrimi
ruhet në Bibliot. Të Franc. Nr. 210 faqe 213). Porse arrësyt e A. Dolcit pose
qi s’e topiten Rosen,këto as menden nuk ja mushen,e me nji leter tjeter id ha
kundrapergjegjen. (Dorëshkrimi gjindet në Bibliot. Franc. Nr. 110 faqe 267).
Mbas
Dolcit shkrou Atë NiccolAI (1752) i cilli permendë edhe dy jetëshkresat tjera
mbi Shen Vlashin,njena e Kamil Tudinit,prej Napullit,e shtypun në vjetë 1635,e
tjetra e Ndre Matei-t kanonik i kishës s’Evolit,e cilla ka hupë (Niccolai:
Memorie faqe XXVI).Të gjithë këta shkrimtarë kan pasë para sysh mendimin e
Baronit se Shen Vlashi ka jetue në Sebaste të Kapadocjes e se atje ka dhanë
jeten per Krishtin.
Në
fillesë të XIX qindvjete,sa për me ja çue rraguzjnjanve dishiret në vend shkrou
mbi Shen Vlashin Atë Bashiqi e ma vonë edhe Z. Shtjefen Skurla kanonik. “Shen
Vlashi Ipeshkev e Deshmuer” –Rraguzhë. 1871. –Skurla (si edhe Niccolai)
pështetet në kater “Acta Sanctorum” edhe iv e mendja se arrësyetimet e tija do
të jen të patunduna vetem pse pështetet mbi Rorbacherin e do Hymna të Shën Gjon
Damascenit të hetueme prej Kardinalit Maji.
Në
këtë jetëshkresë Skurla permendë gojëdhanen shqyptare të botueme prej Z. S.
Roses; difton nji mende të ngulun se Shen Vlashi kje Ipeshkev i Sebastes së
Kapadocjes (i Armenis së vogël); perpiqet me prapshtue mendimin e Roses tuj
perdorue ato arrësyt q ii pat perdorë Atë Dolci,porse ma të shtueme e ma të
plotësueme; pështetë në disa diftesa të kronikve,kallëxon sepse rragushnjanet e
paten zgjedhë Shën Vlashin për Mprojtuer,e së mramit flet mbi të mbetunat e
Shën Vlashit.
Kryepështetje
e mendimit se Shen Vlashi ka jetue e lane jeten nder mundime në Shqypëni të
soçme e jo në Kapadocje.
Në
Shqypni të soçme,nja 60 lidhka larg Durrësit gjindet nji mal i thirrun A r d e
n i e në ket mal asht nji shpellë bukur e thellë në të cillen buron ujët.Si
shpella,si ujët,thirren të Shen Vlashit.Këtu shifen rrenimet e nji gjytetit të
motnuem të cillin,gojëdhana e popullit e thrret gjyteti i Agrikolaut.Gjindet
rrenimet e lashta të Kishës së 40 Deshmorve.Aty asht leqeni i gjatë nji lidhkë
me hamendas.
Në
mal kapo-Rodoni (Muzhel) ka kenë kasha e Shen Vlashit në të cillen,edhe pse ka
vojtë në rrenim,ruhet vorri i Shen Vlashit me ket mbishkrim: Hic jacet corpus
Bcati Blasii Episcopi et Martyris (Këtu pushon korpi i të Lumit Vlash Ipeshkev
e Deshmuer).Ruhet ky vorr edhe pse nuk ka gja mrende.
Sikurse
shofim,këjo gojëdhanë në të cillen pështetet Z.Rosa e mbas ti A.Urban
Talija,nuk asht për t’u qitun poshtë. –Ata thonë se gjindet nji mal me emen “Ardeni”,porse
nder 16 katunde të Kurbinit më sa di,nji mal me ket emen nuk gjindet;
asgjamendut,sit haçë,nuk asht për t’u ba n’asgja ky emen,në të cillin unë shof
nji nderlikim të vogel,e ky kishte me kenë: sikurse ka mujtë me u shndrrue B në
M – ArBënija në ArMenija – ashtu ka muejt me u shndrrue B në D – ArBëni në
ArDeni.Nuk tham se gjindet në Kurbi nji mal me ket emen të veçuem aty afer
Shpellet e Shen Vlashit,porveç në këjofët se heret e kan quejt malin e Sebastes
së Laçit mal ii Arbënit,nuk kam gabue kurr ‘i grimë’,tuj kenë se per nen i
shtrihet fusha e quejtun “Fusha e Arbënit”. –Në mal të Sebastes s’onë gjindet
shpella e quejtun e Shën Vlashit edhe Ujët e Shën Vlashit.Për tjera imtime mbi
ket shpellë e mal,kam folë në të Përkohshmen “Zani i Shna Ndout”,Maj, Gusht e
Shtator 1921. “Sebaste n’Arbëni a po n’Armeni?”.
Germadhat
e Kuvendit të vjetër të Franciskajve gjinden në mal të Sebastes e kundruell
gjinden rrenimet elashta të Kështjellit të madh e tjera me të gjitha rrethana
janë zhvillue në të Perkohshmen të
permendun Maj, Gusht, Shtatuer 1921. Mbi Kishëzën e 40 Deshmorve e mbi “Ujët e
Bardhë” kam folë gjatë në Perkohshme të permendun në tre numra të muejv e të
vjetit si nalt. – Këtu due me jau ndalë
synin zgjedhësve të nderët. Atë Urban Talija, mbas Roses, thotë se ngjatë Kishëzës
së 40 Deshmorve gjindet lëqeni i gjatë nji lidhkë. Gjasët janë të thuesh
themelore: Rrafshina qi asht për nën Laç - Sebaste, për
nën
katund të Gjonëmit e ve e perpiqet me Ndermollëz për nën
Zheje, ku gjindet Kishëza e 40 Deshmorve, edhe sot asht të tanë kënetë, sa, sidomos
në dimen, së ka burrë qi mund të kalojë nëper ato vende pa gradisë e pa hupë pa
shej e pa dukë.
Gjeçovi
e njihte mirë prozën popullore dhe e vlerësonte shumë atë si një mjet artistik
i domosdoshëm për të edukuar brezat me cilësitë më të mira patriotike dhe
atdhetare. Kjo histori e lashtë duhet transmetuar brez pas brezi me qëllim që
edhe kombi ynë të tregojë se ka histori të lavdishme krahas popujve të tjerë të
Evropës. Gjatë qëndrimit në Laç, ai mblodhi rreth 16 gojëdhana dhe i botoi në
revistën “Albania” në disa numra të vitit 1906. Për këtë Gjeçovi thotë: “…Këta
punë po i shkruej këtu o vëlla shqyptar,
jo me ndonji qëllim të keq, por se ma ka ana me e pështetë në ta vjetërsinë e
kombit tonë… Por ta marrë vesht bota se hyjnitë,mëndyert, e sjelljet besimtare,
si Grekët, si dhe Latinët e vjetër i patën prej etënve tonë Pellazgëve”. Ai
zgjeron gjeografinë e mbledhjes së tyre pasi në këtë mbledhje nga 16 gojëdhana përfshihen
13 për Kurbinin, një për Tiranën dhe 2 për Mirditën. Për të gjykuar mbi këtë
punë, po japim 3 gojëdhana të zgjedhura të shkruara nga autori:
Mullini Fall n’Urdhazë - Kurbi
Kishte
pasë vot njiher Skendërbegu me do ushtarë e me dymdhet mushka t’ngarkue me
drithë për me blue n’do ‘i mulli t’Hurdhazës.E masi i pat ra ati zallit
përpjetë,n’gjithsa mulli si neshi,asnji nuk gjeti tuj punue.I përvol llanat e
me ata ushtarë qi i pat me vedi, u vu e me t’shpejti e goditi nji mulli
tjetër.Porsa e goditi,e lshoj edhe e bluejti drithët qi pat prun për kët
qëllim.Masi maroj s’bluëmit,para se u nisë n’punë t’vet e la kët fjalë:
-Metshin
e mos metshin mullitë tjerë,ti kurr mos metsh, -i bani kryq e shkoj.E përnjimen
Mullini Fall,jase Mullini i Skendërbegut,si e thrrasin edhe n’ditë tona,bluën;
e me qillue se prishet do ‘i her,me pak mun nreqet,por me met krejt nuk ka
nollë.Fjala e popullit asht se edhe sod asht guri i ati mullinit qi e ka pasë
lanë Skendërbegu.
Vyn
me ditë se Mullini Fall s’asht i kurrkuej e i t’gjithve asht; d.m.th. kushdo qi
t’shkoin me blue ktu prej gjashtmdhet katuneve t’Kurbinit,ujem s’i napin
kuej,por secilli bluen për vedi,ashtu kur t’i çartet do ‘i sen,t’gjashtmdhet
katune do ta godisin vllaznisht.
Mali Skënderbeg n’katun
T’Vinjallit n’Kurbi.
Tu
ba rrug Skendërbegu me ushtri t’vet,i ra shteku me kalue rraz kti
mali.T’përvapun prej s’ecmes,i pat ardh net si Skënderbegut,si ushtrisë.U
suellën për me gjetë ‘do ‘i krue atypari,por s’kje gja.Skendërbegu atbotë e
xuër shpatën prej millit e i ra nji gurit,qi i ra përsyshë ma i pari,i qiti
ujët,ashtu piu Skendërbegu edhe ushtria marë mje n’t’ngimë. Porse n’at hov qi
duel ujët prej gurit i tha Skendërbegu: -Ktu dalsh e ktu humatsh, -E vërte aj
ujët edhe sod rrjedhë si atëherë,porse nji pash prej gurrës ke del,humat e nuk
shifet përmi dhe.
Poçi i venës n’shpi
t’Malçaive n’katun t’Skurait n’Kurbi.
E
pat qitë tari Skendërbegun me ushtri t’vetë me kalue për katun t’Skurajt,e,si
kje lodhë, u nal n’kët katun e për pushim e msyni shpin e Kokë Malçi.Po sa zun
ven Skendërbegu e u nreq me ushtarë t’vet,i tha Kokës: -M’than fyti,or Kokë,a
thue t’nollë ‘do ‘i pik venë,t’pi unë e
kta vllazen t’mi? -Koka ja priti:
-Posi,or
t’u njaj jeta,m’ka nollë nji poç,sa mos me m’korit perenia me ty. -Shkoj Koka e
ma para i dha me pi Skenërbegut mje qi s’deshti ma e,kup mas kupet,i rreshtoj
edhe ushtrien e Skendërbegut,e ngini,e me kupë n’dorë t’mushme venë i pvette
ushtarët Koka:
-A
doni ma,or juni? Për marre ja për dhimt mos kqyrni,poçi jem ka edhe ma venë!
-Masi s’deshti kush ma,Koka e pshteti kupën m’nji skajë e vot m’u ulë njat
Skendërbegut. Zun atëherë me buzë n’gaz,me folë me Kokën Skënderbegu:
-Or
Kok,ti m’thae,se veç nji poçë me ven(ë) t’ka nollë e megjithkte ti na ngine
marë, çfarë poçi do t’jetë njaj,a munem se si me e pa?
-Po,t’u
njat jeta,ja priti Koka,urdhno mrena e shife.Skendërbegu u ngrejt dhe mueren
mrapa Kokën.Mrrinë ke poçi.Ç’ka me pa!Kishte pasë kenë sa ‘i vozgë e madhe.Met
serian Skendërbegu e s’iu dha tjetër me thanë,por:
-Poçat
e Skurajt,brez mas brezit u përmenshin. -E përnjimen edhe sod mahen m’za poçat
e kti katunit.E kush don me pasë nji poç të bukur(ë) e t’madh shkon n’Skurai
edhe i blenë për mirë kanë edhe i main për gja t’madhe përse thonë:- Poçat e
Skurait i ka pasë bekuë Skënderbegu.
Gjeçovi
ishte edhe një dramaturg me vlera, madje pikërisht në Laç shpërthen talenti i
tij në fushën e krijimit të veprave dramatike. Janë shtatë drama me temë
mitologjike dhe historike të shkruara nga Gjeçovi në Laç, veç njëra prej tyre u
shkrua në Zarë të Dalmacisë në vitin 1906. Bëhet fjalë për dramën “Tradhëti
Gjakësore” një dramë e shkruar me shumë ndjenjë dhe art. Ndërsa të tjerat
“Dashtnia e Atdheut” Laç 1901, “Shqiptari ngadhnjyes” Laç 1902, “Prijësi i dy
Dibrave” Laç 1902, “Marka Kuli kryeqitës” Laç 1903 dhe “Vrasja e Marka Kulit”
Laç 1906, ndërsa drama “Katër të lumet” një pjesë teatrale prej 7 faqesh u
shkrua më 1926 në Gjakovë. Drama “Dashtnia e Atdheut” na vjen jo e plotë, ajo
ka në qendër ndjenjën patriotike dhe atdhetare, dashurinë dhe mallin për atdhe
si kushtin kryesor për fitore ndaj pushtuesve të huaj,ndërsa tek “Shqyptari
ngadhnjyes” vë në qendër të saj figurën e trimit Gjon Kastrioti, i cili
sakrifikon për atdheun duke i dhënë peng Sulltanit katër djemtë e tij për çështjen
e shtrenjtë të atdheut. Drama “Prijësi i dy Dibrave” shtjellon ngjarjet pas
humbjes së Skëndërbeut në betejën e Beratit dhe kthimin e Misionit të Dibrës përsëri
me Skendërbeun si dhe vendosjen e tij nga kryetrimi si princ i dy Dibrave. Pasqyrohet
në këtë dramë ideja e bashkimit,si kusht për të mposhtur çdo rrezik që i
kanoset atdheut të dashur. Kur erdhi në Laç - Sebaste, Gjeçovi u njoh edhe me
historinë e një trimi zhejan si Mark Kuli, të cilit i kushtoi një dramë “Marka
Kuli Kryeqitës”, përmes së cilës përcjell idenë se dashuria për atdhe shton
urrejtjen për pushtuesin dhe ngre peshë zemrat e luftëtarëve të vendosur për
lirinë e Atdheut.
Përmes
këtyre dramave pasqyrohen idetë patriotike dhe dashuria për atdheun nga autori.
Po japim një fragment nga drama “Marka Kuli kryeqitës” - 1903. Si ilustrim
konkret të ilustrimit të ideve të tij patriotike, po sjellim këtu disa
fragmente të nxjerra prej këtyre veprave të tij në dramë Jemi në periudhën kur
Esat Pashë Toptani në krye të forcave osmane hidhet në sulm kundër forcave
kryengritëse të malësorëve të udhëhequr nga Marka Kuli, i cili është i betuar për
çështjen e atdheut, këto ide ai i perserit edhe tek drama tjeter “Kushtrimi”. Le
të shikojmë çfarë mendimesh rrihen në kullën e patriotit Gegë Pjetër Kuli nga
Bushkashi i Matit në dramën “Kushtrimi” ose “Marka Kuli kryeqitës” shkruar në
vitin 1903:
Gega:-U plaka e u thinja e
s’e ndjeva në këtë Shqyptari tonë zanin e “ndërtesimeve”.Por se nuk mund t’e
di,kjo fjalë “ndërtesim” qi muer dheun,a do të jetë e vërtetë,a po asht prrallë
të papunësh…”.
Ndueja:-Na msyni ushtria anadollake!
Marku:-Pa u pri vendi,ata s’kanë shpirt me u dukë në kto ana.
Ndueja:-Besa,or vlla,vetë vendi (tradhtarët e vendit) asht tue u pri.Madje
thoshin se Italja i kishte dërgue “Esadit” topat mauzere me pesë të shtyme,për
me shtrue Shqypninë.
Marku:-A e huptë Zoti Italjen.Ajo asht ba vetë me lypë,e jo me dhanë.E ku i
merr Italja ata topa me pesë të shtyme,mbasi as mbretnitë tjera nuk i kanë?.
Ndueja:-More,…mund të jetë qi
ia ka dhanë Italja,mbasi ky Sad Pasha thonë se ka të marrë e të dhanë me të,por
tinëz.Shpirti i tij asht Italja.
Marku:-Paska gjetë vorba mbulojsen!.
Ndërsa tek drama “Prijësi i dy Dibrave”,
në qendër janë dy figura të njohura historike si Gjergj Kastrioti dhe Moisi
Golemi. Në betejën e Beratit ranë thuajse gjithë komandantët e shquar të
ushtrisë sonë mes tyre edhe nipi i Kastriotëve Muzaka. Gjergj Kastrioti shfaqet
i hidhëruar. Në pjesën dramatike “Prijësi i dy Dibrave”, pas disfatës së
Beratit dhe vrasjes së disa prej komandantëve të shquar, në mes të të cilëve
edhe nipi i kryekomandantit, Muzaka, Gjergj Kastrioti është i hidhëruar, por
kur udhëheqësi i madh pyet dy shqiptarë të thjeshtë për vrasjen e Muzakut e
njëri prej tyre i përgjigjet:
Skënderbeu:- A ju ndjeu zemra keq
edhe juve,o vllazën,kur e muert vesht vrasën e Muzakut?
Fshatari:-Keq na patne zemrat
sa s’kallxohet…Porse dhimba po na lehtësohet,tuj dijtë se,sa na ranë në fushë
të trimnisë për liri të Shqypnisë sonë,me mija djelmsh janë gadi për me ngjeshë
armët nën hije të Flamurit Tand të madhnueshëm,për të dalunit zot të Atdheut
tonë.Mos kjofshin mjaft të rinjtë për me ia thye hundën tyrkut,s’kanë për ta
kursye vedin as pleq e as të jetosët, (të lënët nga këmbë e duar).
Skënderbeu:- Janë tuj ma përtri
zemrën,fjalët e tua,o plak i bindueshëm.Mos të ligshtohena,pra,se për ta
përmbysë kena at… të true (të mallkuar).
Siç
vihet re edhe këto pak fragmente mjaftojnë për të dëshmuar se patrioti Shtjefen
Gjeçovi, me pikëpamjet kaq të përparuara për kohën kur jetoi, me qëndrimet kaq
të vendosura demokratike, antifeudale dhe antiimperialiste,ishte luftëtar
sypatrembur për çështjen e shenjtë të një Shqipërie të popullit.
Po
në Laç - Sebaste,Gjeçovi shkroi edhe vepra me karakter shoqëror,një prej të
cilave qe edhe “Mnera e Prezës”, një novelë e gjatë shkruar me 1902. Në qendër
të kësaj novele janë dy personazhë Fatmiri dhe Dashmira, dy të rinj që i nënshtrohen
fatit,por që japin një mesazh të qartë dhe kuptimplotë se fjala e dhënë dhe
besa e lidhur për një dashuri të vërtetë është baza për një familje të shëndoshë
dhe jetë të lumtur. Do të shkëpusim një fragment nga kjo novelë jo vetëm për të
dhënë subjektin interesant të saj,por për të treguar edhe pasionin e
shkrimtarit Shtjefën Gjeçovi, mjeshtër në këtë fushë.
Largohet nga Kurbini në vjeshtën e
vitit 1905 duke marrë me vete një çantë me fletore, shënime dhe objekte arkeologjike të zbuluara në këtë
trevë me histori të rrallë, për tu nisur drejt fshatit arbresh të Zarës në
Dalmaci, por për t’u kthyer përsëri pranë miqëve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve
të tij Kurbinas, kur atë e pushojnë nga puna në vitin 1917 - 1918, për të
shkruar ndoshta ndonjë vepër tjetër në këtë zone. Bie në sy fakti se nga 28
vepra dhe studime të botuara nga Atë Shtjefën Gjëçovi 8 prej tyre janë shkruar
në Laç - Sebaste, ndërsa 6 materiale ai i nisi në Laç dhe i përfundoi në vende
të tjera dhe i botoi vite më vonë. Ndërsa nga 39 materiale që gjenden në
dorëshkrim nëpër arkiva të ndryshëm si Tiranë, Shkodër, Beograd, Zarë – Kroaci
etj, 14 prej tyre janë shkruar në Laç - Sebaste në vitet 1899 - 1905, ndërsa 7
dorëshkrime
i pati marrë të papërfunduara nga Laçi.
Siç edhe vihet re, pjesën më të
madhe të krjimtarisë së tij Gjeçovi e përgatiti dhe e shkroi në Laç - Sebaste, për
vetë faktin sepse kjo ishte një trevë e begatë që njihej historikisht për burra të shquar
dhe histori të lavdishme. Gjithçka ia kushtoi atdheut, por u hesht gjatë
sundimit të sistemit totalitar, sepse do të eklipsonte mjaft pseudostudiues të
kësaj fushe, prandaj emri i tij u la në hije për t’u kujtuar vetëm pas
lulëzimit të demokracisë në vendin tonë. Heshtja për të foli shumë. Ishte vetëm
56 vjeç kur u godit tinëzisht nga dora shoviniste serbe. Ai la pa mbaruar një
vepër të madhe. Ëndërronte të shihte vendin e tij të lire, por nuk arriti, sepse
u vra me 14 tetor 1929, pranë fshatit Zym. Ai u flijua për çështjen e madhe të
kombit të tij, për çështjen e kulturës, për çështjen e lirisë. U vra nga dora
gjakatare serbe për t’u kujtuar ndër mote.