E diele, 10.11.2024, 10:41 PM (GMT)

Faleminderit

Aleks Kapllaj: Luiza, ti fitove për tana vajzat shqiptare

E hene, 22.08.2022, 04:56 PM


Luiza, ti fitove për tana vajzat shqiptare

Duhet një zemër e madhe dhe e bukur me fitua medaljen e arit

Nga Aleks Kapllaj

Ti Luiza i kalove të 35 pengesat e gares të 3000 mt ma shpejt në tanë Evropën. Ti fluturove dhe 76 cm e lartësisë së pengesave e kalove si një balerinë në ritmin dhe emocionet e zemres tane.

Zemra e një vajzë shqiptare rreh ndryshe nga të gjitha vajzat e Botës!

Sa sakrifica duhen në jetë Luiza me kene e para në Evropë?!

Sa pengesa, sa paragjykime, sa përbuzje dhe braktisje kanë përjetuar vajzat dhe gratë shqiptare nëpër botë kudo ato jetojnë?!

Sa vështirësi ekzistenciale, sa vuajtje dhe poshtërime kanë pësuar ato në vendin e tyre, nga mentaliteti i një shoqërie me paragjykime patriarkale?!

Duhej një përgatitje e mendjes e trupit dhe zemres me dhanë maksimumin dhe prapë s'ishte mjaftueshëm për ty.

Sepse ti ishe kampione në synimin me kenë e tillë.

Sa privime duhen Luiza për me kenë kampione?

Sa herë i ke privua vetit me jetua kohën si moshataret e tua, sepse ti kishe një mision në jeten tane: me kenë kampione për veten e për të gjitha vajzat shqiptare, ma të vuajturat e të diskriminuarat e kohës kudo në vendet evropiane ku jetojnë.

Me fitoren tane Luiza Gega, shqiptaret kudo që jetojnë do të jenë krenare në botë, sepse ata kanë me u krenua me kampionen e humanizmit botëror Nanë Tereza Gonxhe Bojaxhiu, me ma të fortën në xhudo Majlinda Kelmendi dhe sot ti ma e shpejta në Evropë në garën e 3000 me pengesa.

Nuk asht rastësi që gratë shqiptare janë ma thumanet, ma të fortat dhe ma të shpejtat në Evropë e në botë!

Ti nuk u dorezove dhe nuk u mposhte edhe kur ishe vetëm, kur institucionet të harruan dhe të braktisen, por ti garove për veten, familjen dhe bashkombesit e tu që nuk të braktisen kurrë.

Prandaj Luiza, ne te jemi mirënjohës për krenarinë që na dhurove, për thjeshtësinë tane ekzemplare prej kampioneje, për shembullin tan emocionues se çdo gja arrihet në jetë, edhe me kenë i pari i krejtve në Evropë edhe në kushte modeste, mjafton një zemër e madhe dhe e bukur si e jotja, që e don jeten, familjen, kombin dhe ka besim te vetja dhe te Zoti!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora