Faleminderit
Mehmet Musa: Gjergj Pjetër Sokoli
E diele, 24.04.2022, 06:43 PM
Gjergj Pjetër Sokoli
22. 04. 1961-27. 04. 1999
Nga
Mehmet Musa
Shqiptaria
në gjirin e saj, përpos trimave e trimëreshave, burrave e burrneshave, kapedanëve
e heronjëve ndër shekuj, ata të cilët me mund e djersë, sakrifica e së fundi me
gjakun e tyre dëshmuan se këte gjysëm të Shqipërisë të okupuar nga serbosllavia,
e, duan më shumë se fëmijtë e vet, se mëmë e at, se motër, fis e farefis
e më shumë se jetën e tyre i, lindi e rriti edhe ata bijë e bija që emëri i
tyre kanë vetëm ditlindje. E në mesin e asajë kolone të
pafundë që fituan përjetësinë ishte edhe djali i Pjetër Sokolit, Gjergj Sokoli
nga fshati Madanaj i bashkisë së Gjakovës së Shqipërisë i cili sot me 22 prill
mbushë 61 vite.
Babë
Pjetër e nënë Gjyste Sokoli, i lindën e rritën 9 fëmijë nga të cilët tetë vajza
e një djalë, Gjergj Sokolin. Atë djalë deshiri i të cilin e edukoj në frymën e
atdhedashurisë të teparëve të tijë te fisit Krasniqi nga Nikaj-Merturi.
Gjergji
i ri, emërin e mbante të Gjergjit plak të Krujës legjendare shkollen fillore e
kreu në vendlindje, të mesmen e kreu në Gjakovë, kurse studimet i mbaroj ne
degën e filozofisë-socilogjisë ne univerzitetin e Prishtinës, në vitin 1985. Ku
u punësua si pedagog në shkollën e mesme te mjeksisë „ Hysni Zajmi“ në Gjakovë.
I
sjellshëm e buzqeshur, i dashur e i respektuar, gojë embël e i përpikt për të
gjithë kolektivin e mesimdhënësve si dhe nxensat e shkollës, la gjurmë të pa
shlyera sot e mot në brezat që i edukoj e këshilloj si profesor i
filozofisë sidomos në edukimin dhe kalitjën e nxënësve në planin kombëtar ku
gjysma e Shqipësisë vuante nga një okupim klasik gjakatar nga sllavët e jugut.
Shpeshë
here gjatë rrugës për në mësim që ishte i organizuar nëpër shtëpitë
shkolla, maltertohej nga gjelatët kriminel, edhe pse ishte me shenja fytyrës
nga plagët e mara nga policet gjakatarë serb, vullneti për të dalë para nxënësve
të Tijë, qëndronte i pathyeshëm. Ai burrë i Krasniqës ua spjegonte nxënësve
shprehjën filozofike ku thoshte „në një vend apo në një popull ku ketë shtypje
kombëtare, vetvetiu, nga gjiri i atijë populli lindin lëvizje kombëtare për ti
bër ballë shtypjes, dhe për ta çliruar vendin nga pushtuesit e huaj“.
Kështu
ruajnë sot kujtimet e profesorit nxenësit e Tij që sot janë ekspertë të
fushave të ndryshme në Atdheun tonë të lirë.
Në
masakrën e Mejës me 27 prill të vitit 1999, në mesin e 377-të gra, fëmi
burra e pleq masakrohet edhe profesori, pedagogu dhe edukatori i nxënësve
të këti dheu të larë me gjak e, deputeti i Republikës së Kosovës;Gjergj Pjetër
Sokoli duke i lënë tetë motra pa të vetmin vëlla, duke i lënë shoqës së jetës
së Tijë, Agës amanet oj grue, Kushtrimin, Antonin, Kastriotin e Kaltrinën e
vogël rriti dhe edukoj shqiptarisht për tokën e larë me gjakun t‘im e gjakun e
Jasharëve e gjakun e deshmoreve te tegjitha kohrave, ndersa babës Pjetër e
nënës Gjyste ua la amanet;
Oj Nëna Gjyste e baba
Pjetër
Unë nuk mundë të shkruaj
në letër
Ju nuk keni më djalë
tjetër
Nesër liria vjen pa
tjetër
Mos më qani e mos
vajtoni
Ju për mua gjithmonë
këndoni
Emërin tim mos ma
harroni, se
UÇK-ja për mua mer hak
Dhe liria eshtë në prag!
Kështu
që sot me 22 prill po festojmë 61 vjetorin e lindjës së këti biri
të kësajë i toke të ujitur me gjakun e bijve më te mirë të sajë, dhe
bashkarisht jemi tubuar neve tetë motrat e Gjergjit, nëna Gjyste e bijtë
Kushtrimi, Antoni, Kastrioti e Kaltrina dhe mbesat e vogla që ta kujtojmë e
perkujtojmë me nderë e krenari në oxhakun Pjetër Sokolit që të vetmin
djalë ia dhuroj kurban Atdheut!
Urime Gjergj Sokoli 61
vjetori i lindjes!
Lavdi dëshmorëve te
Atdheut!
Lavdi jetës dhe veprës
se Gjergj Sokolit!
Lavdi Ushtrisë
Çlirimtare te Kosovës!