Faleminderit
Ibrahim Kabili: Pavarësia e Shqipërisë mban vulën e Ismail Qemalit
E enjte, 03.02.2022, 08:23 PM
Pavarësia e Shqipërisë mban vulën e Ismail Qemalit
Nga Ibrahim Kabili
Gjithmonë
më kanë motivuar dhe tërhequr si me magji figurat e mëdha kombëtare. Puna mbi
42 vjet në arsim në lëndën e bukur të historisë më ka intriguar, më ka ngjall
kureshtje dhe më ka motivuar në vite ti admiroj figurat e shquara të kombit
shqiptar. Ato bënë gjithçka për lirinë, çlirimin kombëtar dhe pavarësinë e
Shqipërisë. Dhanë gjakun e tyre për Të. Shitën shtëpitë dhe pasuritë e tyre për
çështjen kombëtare dhe arritën veprën më madhore Pavarësinë e Shqipërisë. E pa
më të voglin dyshim figura më e ndritur prej tyre qe ajo e Ismail Qemal Vlorës.
Shumë është folur për Të, është vlerësuar dhe respektuar figura e tij, por
asnjëherë nuk mund të themi se është bërë vlerësimi shterues për figurës e tij.
Jeta dhe veprimtaria e admirueshme e Ismail Qemalit në shërbim të kombit të
tij, pasqyrohet më së miri në mënyrë kronologjike në librin e tij
"Kujtime". Ky libër ka vlera unike, krahas ngjarjeve të tjera, për
jetën dhe veprimtarinë e kreut të parë të shtetit shqiptar. Libri
"Kujtime" është shkruar në vitin 1920 nga publiçisti amerikan William
Morton Fullerton i cili kishte studiuar në Universitetin e Harvardit dhe i
kushtoj një kohë të gjatë përgatitjes së librit, bisedave, intervistave me
Ismail Qemalin dhe dokumentave autentik të jetës dhe veprimtarisë së tij. Libri
u përkthye në italisht nga mbesa e Ismail Qemalit, Nermin Vlora Falaski dhe më
pas në shqip nga Vjollca Tafaj. I citova emrat dhe burimin e mësipërme për vetë
faktin se ato do jenë "lënda" dhe "brumi" i shkrimit tim të
mëposhtëm... Për këtë figurë madhore është shkruar shumë. Do ketë edhe shumë
shkrime të tjera. Sa më shumë të shkruhet aq më tepër do të plotësohet figura e
Ismail Qemalit. Unë duke shkruar diçka nga jeta dhe vepra e Ismail Qemalit e ndiej veten më të qetë,
jam në paqe me ndërgjegjen time, më duket vetja si më i çliruar, më mirnjohës,
më shërbëtor ndaj veprës dhe figurës së tij...
Megjithëse një jetë në arsim ku kemi folur dhe rifolur për këtë figurë
madhore përsëri e ndiej si detyrim moral, ndoshta të fundit në të shkruar,
pjesë nga jeta dhe vepra e babait të kombit, lsmail Qemalit... Ky shkrim vjen
edhe pas leximit dhe rileximit të librit "Kujtime".
Ismail
Qemali lindi në në Vlorë më 24.01.1844 në një familje fisnike dhe me shumë
peshë për kohën. Babai i tij qe Mahmut Bej Vlora, ndërsa nëna e tij Hadie
Hanëm. Të dy vinin nga familje me pozita
të larta ndaj mbanin këto tituj të lartë. Familja e tij për shkak të origjinës
dhe posteve që mbanin ka luajtur një rol të madh në fatet e Shqipërisë. E
natyrisht dhe Ismaili si pasardhës i tyre luajti një rol të madh unikal në
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Qeveritarët, shteti turk, ndryshimet e
herpasherëshme në qeverisje, fushatat ndëshkuese, dobësimi dhe rënja e
Perandorisë ndikuan në fatet e Shqipërisë... Në vend shpërthenin kryengritje
dhe forcat perandorake hakmerreshin me
fushata ndëshkuese dhe bënin vrasje dhe internime të shumta. Edhe familja Vlora
dhe pinjollët e saj krahas pozitave që zotëronin në perandori, edhe
ndëshkoheshin nga regjimi osman. Në këtë
periudhë shumë fisnikë shqiptar në perandori kishin pozita të rëndësishme në
udhëheqje të saj. Padyshim disa prej ngjarjeve lanë mbresa të mëdha edhe tek
lsmaili. Pas shkollimit në Selanik dhe formimit të tij, lsmail Qemali nis jetën
politike dhe diplomatike në perandori. Ai gjatë një periudhe të gjatë kohore ka
kryer këto funksione:
??Fillon
punë në MPJ në vitin 1860 si përkthyes dhe më pas
sekretar
i përgjithshëm.
??Kryen
detyrën e ministrit në disa dikastere.
??Pjesmarrës
në disa misione politiko-diplomatike të
Perandifisë Osmane në Europë, në shërbim të guvernatorëve.
??
Drejtor i Komisionit Europian të Danubit dhe funksione të tjera.
??Guvernator
në disa qendra të mëdha të Perandorisë Osmane.
??
Këshilltar apo sekretar i kryeqeveritarëve në vilajete.
??
Prefekt apo edhe kryeqeveritar në krahina të mëdha të Perandorisë Osmane.
??
Kryetar i Dhomës së Deputetëve.
??Deputet i Beratit në vitin 1908, etj.
Siç
dihet Ismail bej Vlora falë aftësive intelektuake dhe diplomatike mbajti shumë
poste, kreu shumë detyra të rëndësishme, dhe ishte mjaft i besuar për disa
drejtues të perandorisë dhe qe shumë aktiv në veprimtarinë e tij. Kjo qe njëra
anë e medaljes. Ana tjetër idetë e tij moderne, liberale dhe përparimtare të
mbështetura në inteligjencën e tij sollën dyshime, smirë, armiqësi, hakmarrje
dhe dënime ndaj tij.
Pavarësisht
gjithë veprimtarisë së tij në shërbim të perandorisë, vepra më madhore e Ismail
Qemalit qe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai braktisi gradat, ofiqet dhe
ju përkushtua çështjes kombëtare, lirisë dhe mëvetësisë së Shqipërisë.
Këtu
merr udhë vepra më madhore e tij në histori, pavarësia. Kjo nuk qe e lehtë por
tepër e vështirë dhe që sabotohej nga kancelaritë e fuqive të mëdha dhe fqinjët
grabitqar. Ismail Qemali duke çuar deri në fund amanetin e rilindasve dhe
patriotëve të mëdhej shqiptar e ndërmori nismën dhe ia doli me sukses. Ndërkohë
që Perandoria Osmane po shkatërrohej plotësisht, Shqipëria ishte përball
rrezikut të pushtimit nga fqinjët. Ato kanë qenë gjithnjë tëpangopur dhe mjaft grabitqar
me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ismail Qemali intensifikoj luftën diplomatike,
ndërmori takime me shumë qeveritar miq evropianë ku mori mbështetjen e tyre. Po
kështu organizojë shumë takime me mërgatën jashtë vendit ku siguroj përkrahjen
e tyre dhe organizoj punën për shpalljen e pavarësisë. Duke studiuar rrethanat
Ai me mjeshtëri diplomatike dhe mision prej atdhetari kaloi nga autonomia në
pavarësi. Për këtë i duhej:
??Një
mbështetje politike ndërkombëtare.
??Të
garantonte jetën e shtetit të ri që sapo do të lindte.
??Të
arrinte bashkimin e të gjithë krerëve shqiptar të të gjithë trevave për
arritjen e aktit final.
??Të
bindte një pjesë të popullsisë që ende mendonte se ruajtja e shtetit shqiptar
mund të bëhej vetëm nga osmanët, që të
pranonin shkëputjen përfundimtare nga Porta e Lartë.
??Mbështetja
dhe nënshkrimi i aktit final nga 50 firmëtarët e Pavarësisë.
Këto
objektiva dhe të tjera si këto Ai i arriti më së miri falë aftësive që kishte,
mbështetjes nga ana e Austro-Hungarisë dhe Italisë dhe bashkimit të shqiptarëve
të të gjitha trevave në arritjen e aktit të madh, mëvetësisë së Shqipërisë.
Më
28 nëntor 1912 ai mblodhi në Vlorë
Kuvendin Kombëtar i cili shpall Pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi
Kombëtar zgjedh Qeverinë e Përkohshme me kryeministër të saj, Ismail Qemalin.
Qeveria e Tij nuk pati jetë të gjatë. Ajo u përball me vështirësi të mëdha si
në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Qeveria
e Vlorës që në hapat e para u përball me:
??Vendimet
e padrejta të Fuqive të Mëdha për aneksimet e trevave shqiptare, shteteve
fqinje.
??Veprimtarinë
agresive të fqinjëve për coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë në veri dhe jug dhe
marrjen e tyre nga Serbia dhe Greqia.
??Kundërshtitë
për zgjerimin e influencës së saj jashtë trekëndëshit të njohur, dhe
përpjekjeve që Shqipëria të shtrihej deri atje ku ishin kufijtë e saj etnikë.
??Gjendjen
e vështirë ekonomike, mungesën e institucioneve, mungesën e financave.
??Veprimtarinë
e egër të luftës për pushtet dhe të individëve
të veçantë "dumbabistë", kundër pavarësisë, etj.
Për
rrjedhojë si rezultat i gjendjes së krijuar ajo dha dorëheqjen më 22 janar
1914.
Vetë
Ismail Qemalin, patriotët e tjerë dhe popullin shqiptar do ta zhgënjenin:
??Vendimet
e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës për Shqipërinë.
??Lënja
jashtë e kufijve të Shqipërisë e më shumë se
gjysmës së territoreve dhe popullsisë së saj.
??Favoret
që iu bënë Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, duke ju dhënë padrejtësisht
territore shqiptare.
??Vënja
e Esat Pashë Toptanit në shërbim të Serbisë dhe veprimtaria e tij e ulët kundra
Ismail Qemalit, etj.
Sa
paradoksale tingëllon sot nënshkrimi Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe,
me kompetenca ekzekutive nga "esadistët e rinj" në Kosovë, prej dy
ish kryeministrave të saj. Siç duket esadistë për fatin e keq lindin dhe
prodhohen në çdo kohë...
E
fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite nuk është zgjidhur siç duhet çështja
shqiptare, pavarësisht disa arritjeve siç është
Pavarësisë e Kosovës. Padrejtësi kjo që u çua në vend mbas një shekulli
robërie. Dhe përsëri Evropa po i bën favore Serbisë! Sa paradoksale! A thua se
territoret shqiptare që pretendon Serbia e sotme, janë territore në Karpate?
Jo! Jo!
Unë
shpresoj shumë tek Amerika, në të kundërt padrejtësitë do të vazhdojnë!
Megjithëse
i zhgënjyer shumë, pas dhënies së dorëheqjes
Ismail Qemali nuk u tërheq nga jeta politike dhe përsëri vazhdoj rrugën
diplomatike jashtë Shqipërisë, në mbrojtje të çështjes kombëtare deri në fund
të jetës së tij. Edhe ditën e fundit më 26 janar 1919 para se të vdiste krejt
papritur në hotel "Brufani" në Peruxhua qe në punë. Dyshohej për
helmim nga qarqe antishqiptare serbe, greke apo malazeze... Disi si i braktisur
Ai para se të vdiste kishte organizuar koferencë shtypi me gazetarët... Kështu
janë njerzit e mëdhej ata çdo gjë ja kushtojnë kombit të vet. I tillë qe dhe do
të mbetet figura e Ismail Qemalit. Ai ishte modeli i një:
??Intelektuali
të shquar dhe që vështirë që për shumë gjenerata ti vijë kombit shqiptar.
??Njeriu
të urtë, të mençur, fjalëpak e punëshumë që respektonte njerëzit, përfshirë
edhe kundërshtarët.
??Kryeministri
që shkriu gjithë energjinë intelektuale dhe shiti gjithë pasurinë e tij për
çështjen kombëtare dhe funksionimin e shtetit shqiptar.
??I
një njeriu me kulturë të gjerë, që njihte shumë gjuhë të huaja, merrte mendimin
e të tjerëve dhe që nuk bënte kompromis me çështjen kombëtare.
??
Politikani dhe burri shteti që lartësoi veten dhe shqiptarët me veprën më
madhore të tij, PAVARESINE.
??I
babait të kombit që bëri gjithçka në shërbim të kombit të tij.
??Shtetari
që i vlerësonte dhe respektonte shumë bashkëpunëtorët.
Shqiptarët
në kohë e kanë vlerësuar dhe ngritur në lartësinë që meriton figurën e Tij.
Ismail
Qemali dhe figura e tij është përjetësuar në libra, filma, buste, vendosje të
emrit të tij në shumë institucione, në krijimtarinë popullore, në këngët
kushtuar atij dhe bashkëpunëtorëve etj. Sa do të bëhet përsëri nuk është e
mjaftueshme.
Më
mirë veprën e tij e plotëson vargu:
...Unë
jam Smail Qemali
Mbrapa
më vjen historia...
Ibrahim Kabili
Tiranë më 26.01.2022