Faleminderit
Shefqet Dibrani: Nazmi Peci - Në një vjetorin e vdekjes
E merkure, 17.11.2021, 07:06 PM
NË NJË VJETORIN E VDEKJES
PËRKUJTOHET VEPRIMTARI
SHUMËVJEÇAR I DEGËS SË LDK-SË ING. NAZMI PECI
Nga
Shefqet Dibrani
Të
dielën më 14. Nëntor 2021, në qytezën Horgen, Kantoni Cyrih, familjarë të
shumtë, miq të afërm dhe disa nga bashkëveprimtarët e ing. Nazmi Pecit, nënë
emocione përkujtuan veprimtarin dhe nënkryetarin shumëvjeçar në Degën e LDK-së
në Zvicër ing. Nazmi Pecin, në njëvjetorin e vdekjes së tij.
Në
një sallë e përshtatur sipas rregullave për pandeminë COWID-19, familjarët e
Nazmi Pecit kishin ftuar miq dhe veprimtarë të LDK-së, për të përkujtuar
kryefamiljarin e tyre ing. Nazmi Pecin. Takimi ishte i ngrohtë dhe mjaftë
emocional, sidomos kur për Babain e tyre rrëfenin kujtimet katër fëmijet e tij:
Fisniku, Kreshniku, Arianiti dhe Lindita, vajza e Nazmiut, të cilët në mënyrë
spontane dhe tejet origjinale rrëfenin kujtimet e tyre që nga fëmijëria, dhe
secili në mënyrën e vet zbardhte karakteristika të prindit, babait dhe idolit
të tyre. Por, ishte Arianiti, i cili me rrëfimin e tij emocional, i bëri të
gjithë të pranishmit me lot në sy. Në rrëfimet familjare u dallua edhe dhëndrri
i Nazmiut, dr. Astrit Neziraj, i cili me pietet evokoi momente mbresëlënëse me
të.
Po
me kaq emocione ishte edhe paraqitja e mr. Shaip Latifit, njëri nga themeluesit
dhe kryetari i parë i Degës së LDK-së, i cili me pietet evokoi kujtime për ing.
Nazmi Pecin, për kolegun e tij të punës në Kosovë, e pastaj edhe në Zvicër si
bashkëveprimtar shumëvjeçar, mik dhe shok i dalluar, prër këtë arsye mr. Shaip
Latifi, kishte ardhur nga Kosova, për të nderuar mikun dhe bashkëveprimtarin që
e deshi aq shumë.
Në
këtë tubim përkujtimor pos të tjerash u tha se ing. Nazmi Peci, ishte veprimtar
me virtyte të larta njerëzore. Ai u cilësua si emblematik dhe karizmatik në
Degën e LDK-së në Zvicër, dhe ishte nënkryetar i kësaj Dege, pastaj Kryetar i
Fondit Humanitar Gjithëkombëtar, por edhe Kryetar i Fondit të Trepërqindëshit,
nga i cili post në vitin 1993 u shkarkua nga Isa Mustafa, i cili bashkë me dr.
Bujar Bukoshin, atë vit kishin nisur një luftë të shtrigave kundër Degës së
LDK-së në Zvicër, që përfundoi me epilogun e njohur, pasi detyruan të tërhiqej
mr. Shaip Latifin, nga posti i kryetarit në Degën e LDK-së në Zvicër.
Nëpër
rrëfime të shumta u theksua se ing. Nazmi Peci, ishte shkarkuar nga detyra e
drejtorit në Kombinatin Trepça në Mitrovicë, pastaj është bërë burgosja dhe
izolimi i tij bashkë me 215 intelektualë shqiptarë nga Kosova, e deri tek dhuna
fizike kundër tij në vitin 2016, këtë të fundit e shkaktuan grupe militantësh
të Isa Mustafës, atëherë kryetar i LDK-së.
Secili
nga të pranishmit, kishte se çfarë të rrëfente nga takimet dhe njohja me ing.
Nazmi Pecin, si dhe u falënderua familja e tij për këtë organizim i cili ishte
më shumë se sa emocional. Në vazhdim të pranishmit shprehen dhembje për
vuajtjet e tij në dy vjetët e fundit të jetës së tij, pasi siç dihet Nazmi
Peci, ka lënguar nga një sulm virusal i cili i pat shkaktuar çrregullime
serioze, duke ia pamundësuar jetën aktive, prandaj ai detyrimisht këtë kohë e
kaloi pranë familjes dhe fëmijëve të vet.
Pos
mr. Shaip Latifit, për personalitetin e ing. Nazmi Pecit, kujtime evokuan edhe:
Shefqet Dibrani, Xhelal Molliqaj, Isa Maliqi, Jusuf Demaj, Hysen Shehu, Shaqir
Shala, Qamil Çekaj dhe Skënder Tolaj, të cilët arritën t’i permendnin mjaftë
veti e karakteristika të bashëkëveprimtarit të tyre, me të cilin kishin
bashkëpunuar për dekada me radhë. Në këtë përvjetor u shtrua ideja për botimin
e shkrimeve të shumta që i ka lënë pas vete ky veprmtar shumëvjeçar. Po ashtu u
diskutua edhe mundësia e hartimit dhe të botimit të një monografie, në të cilën
do të përfshiheshin kujtimet e familjarëve, shokëve dhe të bashkëveprimtarëve
të ing. Nazmi Pecit.
Për
të pranishmit, familja e Nazmi Pecit, shtroi një koktej rasti!... (sh.d.)
Horgen (ZH), 14.11.2021.