Faleminderit
Lekë Mrijaj: Në kujtim të veprimtarit Nikollë P. Mrijaj
E merkure, 08.09.2021, 07:55 PM
NJË KUJTIM HOMAZHI NË KUADËR TË 22 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË VEPRIMTARIT, NIKOLLË P. MRIJAJ
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Fundshekulli
XX në historikun e Kosovës Dardane, ka mbetur si ngjarje tejët e rëndësishme
për ne shqiptarët. Pra vëndi ynë-Kosova për herë të parë në kushte okupimi nga
Serbia gjenocidiale me 7 Shtator të vitit 1990 (pas deklaratës Kushtetuese e 2
korrikut) permes Deputetëve të Kosovës apo siq njihej me konkret të Kushtetutës
së Kaçanikut shpalli Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran e cila ishte bazament
i fuqishëm për ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë. E qe
nentë vite me vonë edhe vetë populli ynë përmes grykës së pushkës kundrejt
forcave militare dhe paramilitare terroriste Serbe, permes luftës nga Ushtria
Çlirimtare e Kosovës dhe të mbeshtetjës së pakursyer të miqve tanë: Aleancës
Veri Atlantike qe kryesohej nga Amerika, populli Shqiptarë në Kosovë, për herë
të parë pas afro njëqind vjetësh përjetoj Lirin dhe të Drejt?n nacionale e
njerëzore në vëndin tyre.
Nikollë
Mrijaj është pinjolli i Nikollës së Parë i Mrijajve dhe biri i Pren Mrijaj i
cili është një nder të pakët figura i cili sa ishte gjallë me fanatizëm i
sherbeu dhe ruajti vlerat e përgjithshme familjare, kombëtare e njerëzore. Ishte një njeri i cili ndërroj jetë, sot
njezët e dy vjetë më parë, pikërisht në këtë datë historike për shqiptarët, me
7 shtator të vitit 1999 pas çlirimit të Kosovës nga soldateska fashiste
gjenocidiale serbiane.
Nikolla,
ishte nxënës i françeskanit kulturuar, At' David Pepaj O.F.M. ((Don Lush Sopi,
“Famullia e Zllakuqanit” (1997, shih f.69). Respektivisht punoi si nëpunës në
disa komuna, si: Kryetar Komune në Zllakuqan të Klinës, Gurrakoc, Istogu
(Burimi) dhe Klinë. Partia Komuniste Jugosllave e dënoi disa herë me burgim për
shkak, se ai nuk iu bind asnjëherë urdhërave të tyre diskriminuese qe behëshin
kundrejt shqiptarve dhe mu për ketë disa herë ia morën librezën e partisë
komuniste. Për herë të fundit, Nikolla është dënuar, kur ai kryente detyrën e
sekretarit dhe arkatarit, në një sipërmarrje komunale të komunës së Klinës e
cila drejtohej nga njëfarë Millan Bashanoviqi, nga i cili edhe u çvesh në tersi
nga aktiviteti partiak dhe u shkarkua njëzëri nga të gjitha detyrat zyrtare
administrative.
Bazuar
në një shkrim të gazetës “Politika” e Beogradit, të vitit 1939, Nikollë P.
Mrijaj, s'bashku me një delegacion shqiptar nga Lugu i Drinit qe kryesohej nga
Patër Tomë Xhaja ( Adem Dushi, Llesh Gjon Lleshi, Ukë Sahiti, Ukë Paloka, Mark
Duhani, Mark Përgjoka dhe Mark Laska.), u takuan në Beograd me Kryeministrin
Dr. Vllatko Maçek. Ky delegacion shqiptarë, kishte ngritur zërin e protestës,
kundër kolonizimit serb e malazias në këto treva dhe për reformën e përfolur
agrare. Nikolla është takuar edhe me Prof. Ernest Koliqi, me cilësinë e
Ministrit të Kulturës dhe Arsimit, dërgoi Akademik Prof. Rexhep Krasniqin, Mati
Logoreci, Prof. Ahmet Gashi, së bashku me shumë profesorë dhe arsimtarë të
tjerë nga qyteti i Shkodrës dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, që iu
përgjigjen njëzëri thirrjes kombëtare të Ministrit në hapje të mbi 200
shkollave në gjuhën shqipe në Kosovë, ku, dominon shumë vullneti dhe kontributi
i intelektualëve nga qyteti i Shkodrës.
Nikollë
P. Mrijaj edhe gjatë periudhës së vitit 1945 dhe në vitet në vijim ndihmoi në
mënyrë të fshehur lëvizjet nacionaliste në Kosovë, që luftonin për bashkimin e
të gjithë trojeve etnike në një shtet të vetëm dhe për lirimin e Kosovës nga
pushtuesit shekullorë serb. Kështu me radhë do të ndihmojë në luftën e njohur
të Drenices dhe në veçanti ndihmoi me të gjithë mundësitë çeten nacionaliste të
udhëhequr nga trimi i Kosovës Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Prof. Ymer Berisha e
sokoleshen shkodrane Marije Shllaku. (Libri “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër
shekuj” (Kujtime), T. M.).
Nikolla
ishte një plak i urtë, tamam një zë i fortë i së vërtetës, mëndjendritur, i
sinqertë, me shumë dije e arkiv për shumë ngjarje. I paisur me njohuri
intelektuale e njerëzore, duke e njohur në përpikëri edhe Kanunin e Lekë
Dukagjinit, dhe gjeneologjin e Kapidanit të Mirditës dhe periudha të epokave të
ndryshme nder shekuj, i cili me fanatizëm i ruajti vlerat kombëtare e
njerëzore, fisnore e kulturore.
Ai,
vertetë la një emër të mirë të trashëguar nga parardhësit e tij të denjë, i
deshmuar tamam dhe i formuar si një njeri për komb, fe, kulturë e atdhe.
Kontribut të posaçem ai dha edhe në Pajtimin e Gjaqeve dhe ngatërresave në
Lugun e Drinit me rrethinë.
Lavdi
veprës së tij – Pushoftë në paqe!