Faleminderit
Nue Oroshi: 75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut
E marte, 15.06.2021, 07:19 PM
75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut
Nga
Nue Oroshi
Shtëpia
është e mikut dhe e Zotit kurse armiku që vjen për ta pushtuar tokën don plumb
ballit.Këtë thënie e kishte ndegjuar sa e sa herë Kapidan Dr.Mark Gjon Marku në
kullën e Kapidanëve të Mirditës në Orosh në qendrën e shqiptarizmit,në vendin
ku shekuj me radhë ipej kushtrimi për kryengritjet shqiptare.Ishte rritur dhe
burrëruar me tiparët e nderit,besës dhe burrërisë.Kishte vazhduar dhe kryer
studimet në Itali por si një shqiponjë dykrenare iu kthye trojeve arbërore.Ai
ishte djali i madh i Kapidan Gjon Marka Gjonit.Atij i takonte më Kanun ta
vazhdoj trashegiminë qe ti prij Mirdites si në paqë ashtu edhe në luftë. E kreu
detyrën me përgjegjësinë më të madhe kombëtare.Iu priu Mirditorve në luftë
kundër ideologjisë ruso-serbe dhe luftoi ballë përballë me oficerët rus e serb,
si dhe klyshtë e miskovit me emra shqiptar.Kapidani e zbatoj atë moton e
rilindasve shqiptar se Dielli lind në perëndim.Ai dhe shokët e luftës që e
ndjekën me përkushtim ishin rrezja me e madhe e ndriçimit të diellit shqiptar
në botën perëndimore.Kapidan Marku ishte
komandanti legjendar i mbarë nacionalizmës shqiptare,kot kërkohet te gjindet e
të fabrikohet një i dytë sepse nuk egziston.Ai kishte bërë plan për një
Shqipëri etnike dhe demokratike.Thoshte shpesh se Shqiperia pa Kosovën gjithmonë
ka me qenë e sakatume.Princi i Mirditës e mori me përkushtim dhe me një krenari
që edhe në momentet e luftës ta udhëheq Mirditën deri sa ra heroikisht në natën
në mes të 13 - 14 Qershorit.Kapidani ra heroikisht për Shqiperinë Etnike dhe
Demokratike.Sot që është 75 vjetori i rënjes së ti dhe nëse kthehemi në
retrospektivë athua se si do të dukej sot Shqipëria sikurse të ishte realizuar
ideja e Kapidan Mark Gjon Markut për bashkimin e trojeve Shqiptare.Shqipëria do
ishte një shtet supërfuqi në Evropën juglindore.Por Kapidan na falë se klyshtë
e Miskovit na kanë lanë ideologjin e tyre dhe ende një pjesë e mirë e
shqiptarëve nuk janë liru nga kjo ideologji.E Kapidan edhe Mirdita jonë ende
nuk janë liruar nga kjo ideologji e Miskovit.Mirdita i bëri ballë 500 vjet
robërisë Otomane por pas vitit 1952 nuk mundi ti bëj ballë ideologjisë
komuniste.U shkri u zvetnu dhe është e trishtushme dhe tepër tragjike kapidan
Mark se sot me rastin e 75 vjetorit të rënies tënde heroike asnjë institucion
as në Mirditë,Lezhë e as në Shkodër nuk e bënë qoftë edhe një akademi
përkujtimore për ta kujtuar veprimtarinë tënde atdhetare.Është e trishtushme
dhe tepër jo burrnore që edhe pas 30 viteve të ardhjes së Demokracisë në
Shqipëri emri yt dhe emri i kapidan Llesh Gjon Markut nuk është i shënuar në
asnjë rrugë,në asnjë shesh dhe në asnjë shkollë të Mirditës,Lezhës dhe
Shkodrës.Edhe veprimtarisë se Kapidan Prenkë Bibë Dodës i cili udhëhiqte 60 %
të ushtrisë shqiptare të Lidhjes se Prizrenit ju deshtë institucioneve
shqiptare 100 vjet pas vrasjes ta shpallin nderi i kombit,e ai ishte nderi i
kombit që nga rënia heroike, edhe ti dhe kapidan Llesh Gjon Marku jeni nderi i
kombit mu nga momenti që ratë heroikisht për mbrojtjen e Shqipërisë nga klysht
e miskovit.Kapidan ende nuk është liruar Shqipëria nga ideologjia
komunsite.Ende në Shqipëri udhëheqin bijtë dhe bijat e atyre që dhanë urdhër që
të vritet atdhetarizma shqiptare.E sot Shqipëria është duke vuajtur nga
sëmundja e harreses së qëllimt.Ende nuk e kanë kuptuar mirditorët tanë se pa
historinë e Derës se Gjomarkajve nuk mund të shkruhet historia e Mirditës dhe
as ajo e Shqipërisë.
Kot
bëjnë plane historianët ta shkruajnë historinë e Shqipërisë, nëse nuk është e
përfshirë historia e Derës së Gjomarkut, sepse ajo histori prap do të mbetët e
cungume dhe e sakatume.Nuk e di se edhe sa vite do t´iu duhen shqiptarëve të
vetdijësohen dhe të fillojnë që ti njohin heronjtë e vërtetë të kombit
shqiptar.Kapidan edhe në Dardaninë tonë janë përzier shumë rryma politike dhe
ideologjike,por një gjë është kryer me sukses.Është bërë njohja e luftës së
Nacionalizmes shqiptare dhe shumë sheshe e rrugë dhe monumente janë ndërtuar me
emrat e nacionalistëve shqiptar, e shumë shkolla mbajnë emrat e tyre.Kapidan
edhe pse kanë kaluar 75 vite që ti ke bërë rënien me heroike që mund ta këtë
bërë një komandant legjendar emri yt ende sot e asaj dite ju sjellë tmerr atyre
që nuk e deshtën dhe nuk e donë Shqipërinë me Perëndimin.Kur djemtë e Oroshit
dhe të Mirditës të vetëdijësohen një ditë ata jo vetëm që do ta ngrisin ty dhe
kapidan Lleshit një monument të madh ,por do ta ndërtojnë edhe kullën heroike
që duhet të shënderrohet në një muze kombëtar për tërë Shqipërinë.Për këtë jemi
duke punuar në vazhdimësi.Historia e derës së Kapidan Gjon Marka Gjonit nuk
është histori prej akullit që kur të bien rrezët e diellit shkrihet e tëra
siç është shkrier historia e
fallsifikuar e komunistëve, por është një histori e cila është e arkivuar nëpër arkivat me prestigjioze të
botës, është histori e cila ka mbetur në mendjën shpirtin dhe mbamendjen e
nacionalizmës shqiptare.Dhe kur një fllad i verës e ka kapluar Oroshin edhe sot
e asaj dite shqiponjat dhe bilbilat në Orosh i përserisin si në kor fjalët e
poezisë së Kapidan Markut të shkruar në malët e Mirditës: " Shqiptar,shqiptar
mos harro fenë,nderin ta mbash ta ruash atdhenë,sot komunizmi don me të koritë
të sllavi tokën ty ta ka shit. "Kapidan edhe sot kemi punë me serbët se
ata që i luftove ti me shokët e tu e falën Kosovën dhe viset e tjera shqiptare
miqve të tyre serbëve.E u dashtë që Kosova ti jap edhe 14.000 dëshmor dhe
viktima që të vjen liria.Kur gurgullimat e ujit të Oroshit ndëgjojnë jehun e
tingllimave të maleve të bardha të grykës së Oroshit, një zë jehon se bashku më
krismën e pushkës.Unë thotë jam zëri i Kapidan Mark Gjon Markut: " More të
ligë pse mi gjuajtët eshtrat ".Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e
shqiptarit që të hudhën dhe humbën eshtrat e kundërshtarit, me Kanun të Lekë
Dukagjinit kur vret kundërshtarin, i kthehet mbarë trupi dhe i qohet fjalë familjes
se të vrarit.Kurse ju morët familjet e pambrojtura dhe i burgoset dhe i
internuat në Tepelenë,Spaq e kampe tjera të përqendrimit, ku vdiqën me mijëra e
mijëra gra e fëmijë të pafajshem.E ju nuk i humbët vetëm eshtrat e mi por edhe
At Gjergj Fishtën e latë pa varr.Edhe 47.300 shqiptar atdhetar që u vranë nga
ju komunistët pansllavist i latë pa varre.Ju ne na latë pa varre por ne kemi
hyrë sot si fitimtar në çdo shtëpi atdhetare shqiptare ku i thuhet bukës-bukë e
ujit-ujë.Ndërsa ju tradhëtar të Shqipërisë keni mbetur të groposur thellë në
tokën e Shqipërisë Etnike edhe pse nuk e meritoni ti keni varrët në tokën
Arbërore, ju jeni të harruar.
Kur
jehu i këngës për derën e Gjomarkajve i lëshon zërin aty i thuhet: " Na
prij pra o Mark Gjon Marku se pushkës tande si prishet qarku ".Paq lavdi o
Kapidan Mark Gjon Marku se pushka jote dhe e mirditorve që ju keni pri për më
shumë se pesë shekuj në luftë kundër osmaneve dhe me pas në luftën kundër ideologjisë ruso-serbe do të mbetët pushkë
kushtrimi për lirinë e Shqipërisë.