E enjte, 10.10.2024, 06:22 PM (GMT+1)

Faleminderit

Nue Oroshi: Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës

E merkure, 02.06.2021, 08:07 PM


Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës

Nga Nue Oroshi

Në majat e thepisura të jetës ku ndegjohëj zëri i trimave kushtrimtar në fushat dhe kodrat e Shalës së Bajgorës si dhe në rrafshinat e Llapit dhe Gollakut ku shqipët e malit i qojnë fjalë besës së zotit për qëndresën e trimave të Kastriotit që në vitet e hershme shquhet një luftëtar.Ai luftëtar në dritë hijet dhe shtegtimet e jetës kishte bërë një gjakim të gjatë për jetën duke i dalë zot atdheut.Luftëtari që sot po shkruaj jo për të parën herë quhet Jetullah Islami.

Ai gjatë gjithë jetës së tij kishte një shtegtim jetësor në mbrojtje të truallit të arbër dheut.Luftëtari ishte shumë i qetë dhe shumë i afërt me popullin shqiptar.Mundohej të edukonte dhe të këshillonte edhe ata që nuk ishin në rrugën e drejt kombëtare.Prej shteg jetës ku prehen rrezët e diellit e deri në ditët e rënies heroike e kishte një jetë shumë të pasur me atdhedashuri por shumë të vështirë me jetësinë.E them të vështirë se ndiqej këmba këmbës ky luftëtar i orëve të para të luftës së UÇK-së.E kur policia serbe sulmoj Llapin Jetullah Islami e dha kushtrimin mblodhi trimat në Llap që i dolën  zot tokës arbnore ku ikën policia kriminale serbe pa e pritur i pari të mbramin.Pas dhënies së kushtrimit Jetullahu detyrohet ta vazhdoj qendresën në ilegalitët dhe një kohë edhe jashtë Kosovës, por asnjëherë nuk e ndaloj punën për atdheun.

Tash e 22 vjet me parë shtegtari i lirisë ra heroikisht vetëm dhjetë ditë pa ardhë liria e Kosovës.Sikurse në balada të lashta ku heshtja flet me fjalën dhe e jep lajmin se heroi ra heroikisht në beteja dhe nuk është në mesin e të gjallëve.Ra së bashku me kujtimet e luftës që kishte shkruar.Sot e asaj dite nuk u gjend as ditari i cili do të zbardhte një pjesë të mirë të luftës së UÇK-së në Shalë të Bajgorës e në Llap e Gollak.Sikur shqiponjat në lartësinë qiellore e dhanë lajmin se Jetullahu ja kreu obligimin atdheut sikur burrat e dheut, në një skaj të hije jetës ku lidhën detyrimët që kemi për ata që ranë në altarin e lirisë për besën e shqiptarit dhe mbrojtjen e trojeve të parëve tanë, e kemi një obligim moral ti kujtojmë dhe mos ti harrojmë kurrë.

Ashtu siç edhe shumë atdhetar te tjerë që tërë jetën ja kushtuan mbrojtjës së atdheut edhe Jetullah Islami të vështirë e kishte jetën por ai heroikisht e priti vdekjën.Kjo ishte një vdekje që e bëjnë vetëm atdhetarët shqiptar që janë të përgatitur për ta flijuar atë për lirinë e Kosovës.Kur zogjtë e lirisë sot e këndojnë këngën skaj një këndi ku përputhën jetëvdekja me jetëgjatësinë Jetullahu e kishte zgjedhur jetëvdekjen për lirinë e Kosovës.

E sikur zogjtë shtegtar do ta ndalin cicerimën kujtimi për luftëtarin nuk do të shuhet asnjëherë.Sa kalon koha ai vjen e rritët.Kur shqiponjat fluturojnë në qiellin e lirë të Kosovës aty në një pllakë përkujtomore shkruan këtu ra heroikisht heroi i kombit profesor Jetullah Islami.E sot në këtë 22 vjetor të rënies heroike nuk do ti harrojmë asnjëherë trimat e Shqipërisë Etnike.Një zë kumbues edhe sot me jehon dhe më tingëllon si shenjë e një porosie që ma dha heroi.

Nëse shpëtoj do të punoj që Kosova të lulëzoj, por në luftë edhe mundë të vritësh.Nëse vritëm dijani vlerën lirisë së Kosovës.Tash që kanë kaluar 22 vjet kjo porosi më del gjithnjë përpara e cila mi trazon ndjenjat se a i kryem porosinë luftëtarve tanë apo na kaploj lakmia.Edhe njëra edhe tjetra gërshetohen se bashku.Një pjesë të shqiptarëve pas vitit 1999 i kaploj lakmia por është një pjesë bukur e mirë që nuk e keqpërdoren lirinë e Kosovës por i kujtuan dhe po i kujtojnë me sa mundësi që kanë heronjët e kombit.Kur ditën e kapi terri një diell hijerënd i ka përfunduar rrezët e ti në shenjë proteste për të mos shëndritë,për faktin se  në diten e 2 qershorit 1999  heroikishte ra trimi i urtë Jetullah Islami.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ibrahim Kabili: Për mësuesin, studiuesin dhe intelektualin e mirnjohur, Fran Cara Gjekë Gjonaj: Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip Gjekë Gjonlekaj: Kolë Miri Dedvukaj, simboli i besës dhe burrnisë Malësore Nue Oroshi: Kujtesë për Adem Jasharin, luftëtarin që i mësoi komandantët se si të luftohet Gani I. Mehmeti: Aziz Nishori, simbol i “Prindi & Fëmiu” Hysen Kobellari: Isuf Luzaj - atdhetari i ditur, mësuesi i filozofëve të së ardhmes Gjekë Gjonaj: Rexhep Lika, imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nermin Vlora Falaski, “Ndriçuese e Qytetërimeve të Vdekura” Gjekë Gjonaj: Gjergj Hasanaj, personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare Rexhep Shahu: Pse bën diferencë deputeti Flamur Hoxha Dorian Koçi: Humanisti Arvanitas - Mikel Maruli Ibrahim Kabili: Arjan Sala, heroi që sakrifikoi veten, për të shpëtuar shokët Gjekë Gjonaj: Martin Gjokaj, viktima e parë shqiptare e pafajshme e ferrit komunist në Goli Otok Lirim Harka: Patrioti Xhafer Shelqi, i ndëshkuar në diktaturë, i harruar në demokraci Bushkashi & Kurti: Aqif Ymeri, nëpër dritë e mirësi Klajd Kapinova: Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror Namik Selmani: Një monument shkronjash shqip për Njeriun Monument Robert Elsie Klajd Kapinova: Sekretari i fundit i Abacisë së Mirditës Sadik Bejko: Homazh Vilson Blloshmit Viron Kona: I miri, i dituri dhe i zgjedhuri ynë, Fran Gjoka

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora