Faleminderit
Mevlud Buci: Lum ç’sokola ka le Lura, si Mark Ndreca, burrë mbi burra
E hene, 06.09.2021, 06:37 PM
LUM Ç`SOKOLA KA LE LURA, SI MARKA NDRECA, BURRË MBI BURRA…
Nga
MEVLUD BUCI, poet, studiues,
publicist.
Koha
dhe jeta, njerëzit dhe traditat, bëmat dhe vlerat, sikur blerojnë, ato nuk
vyshken, sepse gjurmët rrezatojnë, ndaj kurdoherë mbeten frymëzim për brezat.
Madhështia, thjeshtësia, provat, përkushtimi, shembëllimi dhe nderimi për
popullin, per detyrën e besuar, ngjajnë me mineralet, kurrë nuk treten. Lura
(bajrak) , Lura e besës dhe e qëndresës, e bijve për liri e për flamur, e “300
nuseve me duvak”, u flet kohërave me gjurmët e atyre që jetojnë në altarin e
lirisë. Ndër ata bij fisnikë është e do të jetë edhe Marka Ndreca.
+++
Lura
dhe lurjanët janë treva e Karareve, të cilët përbëjnë modelin e drejtësisë, e
veçantë kjo dhe rrezatuese. Me Kararet e kullëse të fisit u rrit dhe u edukuia
Marka Ndreca. Historia e dëshmon dhe e
gdhend me provat e qëndresës, të mirësisë dhe të vlerave. Geni i të parëve të
Marka Ndrecës dëshmon për atdhetari e luftë për të mbrojtur trojet, për liri e
për flamur.
Epika
historike thotë:
Dedë
Mardoda e Can Neka
Po
luftojnë me dy kuçedra.
Para
vitit 1900, në këto beteja shquhet edhe parardhësit e Marka Ndrecës, deri te
babai Ndreca, që vrau më sëpatë dy pushtues austriakë, e më pas mbeti i vrarë
nga armiqtë, në moshë të re. Histori jete e qëndrese, plot dinjitet për atdhe e
liri. Breza të patundur për trojet e veta, për këtë tokë të përgjakur, për të
ardhmen e brezave.
+++
Marka
Ndreca u lind më 10. 05. 1916 në Lurë të
Vjetër. Ndonëse që në moshë të vogël mbeti jetim, ai u edukua me traditat e
fisit, të dajave, të Doçit të atdhetarisë. Përfundoi katër klasë të shkollimit
në Lurë me mësues, të nderuarin Tërshana, Jashar Kaci, Halit Gjon Doçi etj.
Shquhej për intelekt e zgjuarsi. E
tregoi edhe jeta se ishte “me pak shkollë e mendjehollë, jo shumë shkollë e
mendjeshollë”.
Ai
u ndihmua dhe u strehua në shtëpinë më të afërt të trungut familjar të Dodë
Bibë Vladit. Ishte nip te fisi atdhetar i Doçit. Mbasi u rrit dhe u martua,
ndërtoi kullën me mure guri ku, në krye të derës, u gdhen e u skalit shqiponja me flamurin kuq
e zi në vitin 1940 nga mjeshtri i Fanit të Mirditës, Llesh Vladi.
Marka
Ndreca përkrahu luftën NAÇL dhe dha ndihmesë në strehimin e partizanëve dhe në
paqtimin dhe vllazërimin në popull. Ai u rrit dhe u burrërua në llogoret e
luftës, në shtigjet e lirisë. ”Marka Ndreca-shkruan Nezir Mena-bashkë me shokun
e tij, Llan Kacin, Ahmet Përlekën,
Selman Bucin, Dedë Bibë Vladin, Cen Morisenin, Kolë Dedën, Gjon Dedën, Isuf
Dullë Hotin i pritën forcat partizane me përzemërsi dhe i strehuan në shtëpitë
e fshatarëve. Ai, së bashku me Dodë Bibë Vladin dhe Bibën, djalin e tij, në kishën
katolike të Fushë-Lurës, strehuan
komandën e Divizionit të Parë, Dali
Ndreun dhe Mehmet Shehun me anëtarë të tjerë të shtabit, ku u krijuan kushte jo vetëm përbanim, por
edhe për punë të rëndësishme. Kur hynë forcat partizane në Lurë, nuk pati asnjë të vrarë, as nga lurasit, as
nga partizanët. Kjo ishte meritë e Markut dhe Dodë Bibës me shokë.
Pas
çlirimit, ai shërbeu në detyra të ndryshme, në Komandën e Vendit në Lurë dhe në
Selishtë të Dibrës. I zgjedhur në
organet drejtuese të pushtetit lokal në Lurë
dhe si kryetar i organizatës së Frontit Demokratik të Shqipërisë për Lurën, Marka Ndreca me shokët
e tij:Ramadan Gjoka, Ahmet Përleka, Osman Musa, Selman Buci, Ramadan
Mena, Ahmet Kaçorri, Bibë Doda, krijoi këshillat antifashiste nacional-çlirimtare
në Lurë. Ai luftoi për mbajtjen e rendit e të qetësisë, si njeri I maturisë,
besës, urtësisë, pajtimit dhe i provës në ballë të detyrës. Bashkëpunon me Sheh
Muratin duke forcuar e dritësuar bashkëjetesën fetare, pajtimin e gjaqeve,
thelloi luftën kundërkrimit dhe konflikteve në vitet e para të pushtetit
popullor. Ai njohu dhe fitoi
konsideratat e figurave të larta të kohës si Haxhi Lleshi, Jashar Mezenxhiu,
Banush Goxha e shumë kuadro të tjerë drejtues nëDibër, MPB nëTiranë etj, sepse
ishte i zoti për t`i kryer detyrat e besuara, i drejtë, i vendosur, misionar
dhe vizionar.
Im
atë, kur isha mësuesi ri, më thoshte:”Ne Lukani dhe zona e Katër Grykëve
(Selishtë) nuk e harrojmë ish-shefin
esigurisë së rendit, Lurajanin Marka Ndreca dhe Bibë Dodë Vladin, që na
kanë shërbyer si u ka hije. Ishin burra me karare, me urti e të guximshëm”.
Vërtet,
Marka Ndreca ka lënë gjurmë të urtësisë prej intelektuali fisnik e punonjësi të
devotshëm. Muza populloore, të urtët, më pleqtë, shpesh në dasma e valle të
odave në Lukan, Selishtë, Lurë kujtojnë Marka Ndrecën për provat në shërbim të
njerëzve. Në një dasëm në Lukan të Dibrës, kur martohej një djalë i vetëm, në
fillim tëviteve 50, ishte i pranishëm edhe Marka Ndreca. Banorët iu lutën, që,
sipas traditëstë merrnin pushkë për këtë gëzim, -tregon Dr. Hazis Ndregjoni.
Marku u tha:Ju që i keni me leje dhe ata që i kanë të fshehura, të qëllojnë,
vetëm të mos bëjnë aksident, më pas t`i dorëzojnë vetë sipas ligjit”. Ashtu u
bë dhe malësorët e mbajtën fjalën.
Marka
Ndreca ishte valltar i talentuar, kënaqte të tjerët me vallet e tij, njihte
mirë shpirtin dhe artin epopullit. Së bashku me bashkëshorten, Dilen, punuan
dhe jetuan si u ka hije. Marku la tre djem:Ndrecën, Leninin dhe Dedën. I treti
ende nuk kish lindur kur Mar ra heroikisht. Fëmijët e vegjël u rritën nën
kujdesin e nënë Dilës, një grua burrneshë, nënë dhe veprimtare e shquar,
drejtuese e grave lurjane, shembull i traditave të kullës së Lleshit të
Mërkurthit, ku ishte bijë dhe e vlerave
të fisit Lufi ku ishte mbesë. Nënë Dila rriti dhe edukoi djemtë me vlerat e
kullës dhe të fisit, me dashurinë për dije. Më i madhi, Ndreca, u bë mjek I
përkushtuar dhe shërbeu në disa zona si: Reç, Lurë, Kurbnesh. Lenini dhe Deda u
bënë oficerë karriere dhe shërbyen me deotshmëri në forcat e armatosura deri sa
dolën në rezervë. Lenini doli në pension me gradën e nënkolonelit, ndërsa Deda,
me gradën e majorit. Në derën e kullës së Marka Ndrecës ku është shqipja
dykrenore e gdhendur, sikur rilind veprae Markut dhe e Dilës, të cilët lane aty
gjurmë fisnikërie dhe atdhetarie.
Marka
Ndreca ra në krye të detyrës më 1. 01. 1954 në shërbim të popullit në atë mot
me stuhi dëbore në Zabel të Nikës duke kryer misionin në shërbim të rendit.
Provat prej luftëtari dhe aksionet
për rindërtimin e vendit, ndihmesa në pajtimin e gjaqeve, në sigurimin e
bashkëjetëses fetare, në vëllazërimin e pajtimin në poopull do t`u rrezatojnë
brezave. Jeta etij ështënjë flakadan lirie, se ai luftoi dhe ra nëkryetë detyrës, ndaj për të nuk do të
mjaftonin dhjetëra shkrime, poema, balada, këngë.
+++
Sot, 22
nipër dhe mbesa shkojnë në gjurmët ku rrezatojnë vlerat e Marka Ndrecës
dhe i çojnë ato më përpara. Marku i Ri, prej këtu e27 vitesh është emigrant në
Gjermani. Edhe atje, ai i manifeston këto vlera që i përcjell gjyshi dhe
gjyshja e tij. Edhe nuset e djemve si Martine Kolmarku, Tereze Vorfi, Frosina
Koçi krenohen me vjehrrin dhe vjehrrën etyre.
Për
figurën e Marka Ndrecës, poeti Halim Laçi ka shkruar këto vargje:
Shtëpi
e Markut me mur guri,
Pushka
e varë mbështet për muri,
Sofra
shtrue natë e ditë,
Luftë
me hasmin grykë për grykë.
Në
krye të sofrës, në kuven me burra,
Marka
Ndreca nga Lura,
Emri
i Markut nuk harrohet
Brez
pas brezi do të kujtohet,
Vazhdoi
punën në shi e në borë
Në
krye të detyrës ra dëshmor. .
Si
kjo epikë e madhërishme është veprae
Marka Ndrecës, i cili në moshën 37-vjeçare, ra për të mos u harruar kurrë. Dhe
zemra të thotë që ky shkrim të mbyllet
me epikën më të re:
Nipi
Doçit, i Doç trimërisë,
Ra
në detyrë në armë të policisë,
Lum
ç`sokola ka rrit Lura
Si
MarkNdrecën, burrë mbi burra. .
Si
vetë shqiponja e gdhendur në gurin
e derës së kullës, janë gdhendur veprat e burrërisë, të Marka Ndrec Vladit,
këtij luriani të qëndresës, i cili rron në zemrat e brezave, në altarin e
lirisë dhe të historisë.