Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin
E marte, 29.06.2021, 08:42 PM
Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin
Nga
Gjekë Gjonaj
Më
21 janar të këtij viti,pas një sëmundje të rëndë, dr. Abedin Axhoviqi udhëtoi drejt një toke të
panjohur që do ta prekim të gjithë një ditë. Ky mjek i përkushtuar
fjalëpak e punëmadh u
nisë në fluturimin e fundit drejt
engjëjve! Engjëj të bardhë, engjëll mantelbardhë. U nisë në këtë udhë në kohën kur ende kishte për të bërë . Rrugë të mabrë dokor! Do të takohemi të gjithë një ditë.
Për
të shkruar për dr. Abedin Axhoviqin nuk e zgjodha unë, por atë ma preferoi puna e tij e palodhshme. Mirësjellja e tij.
Buzëqeshja, gjeturia dhe profesionalizmi i tij ndaj pacientit. Unë që e kam
njohur për së afërmi dr. Axhoviqin e
mbaj mend gjithëherë pedant. Fjalë ëmbël. Të sjellshëm.
Të afërt për bisedë e korrekt. Gjithësesi ishte dhe mbeti edhe shembull
ndër kolegë ashtu siç e kërkon
nevoja . E sidomos profesioni human i mjekut. Ishte vërtetë një “
“Yll” në msein e “ Yjeve mantelbardhë”.
I rregullt në punë. I përpiktë dhe
gjithëherë i gatshëm t’i ndihmojë pacientët. T’i orientojë të sëmurit në vendin e caktuar dhe t’i
këshillojë për çdo gjë, për përdorimin e barënave (medikamenteve) dhe për kujdesin që duhet treguar ndaj të sëmurëve.
Profesionalizmi,
aftësia, mirësjellja dhe butësia e tij kanë bërë që dr. Axhoviqi të kërkohet nga pacientët për t’u
kontrolluar kur ata i drejtoheshin Spitalit të Podgoricës. Ishte njeri që e
donte profesionin dhe e respektonte atë. Profesionin e mjekut e ushtroi si i kishte hije. Ai gjithëherë, edhe kur kishte shumë punë (pacientë)
ishte në krye të detyrës me mirësjellje, shpjegim e këshilla për
secilin pacient në pëprfundim të çdo kontrollimi mjekësor.
Në
një takim në Tuz, pas orarit të punës, e
pyeta:
-Si
e kalon me pacientët?
-Zakonisht
e kalojmë mirë. Shpresoj se edhe ata
ndahen të kënaqur me sjelljen, punën, kontrollin dhe mjekimin që ne ua bëjmë.
-A
keni probleme në punën dhe profesionin Tuaj prej mjeku në vendin e punës?
-“
Jo, më tha. Probleme nuk kam pasur. Dhe nëse
ato janë paraqitur ne i kemi zgjidhur aty për aty, nga se ne mjekët
jemi për të qetësuar e shëruar të sëmurët. Dhe jo vetëmn ata, por kontaktet dhe bisedat me përcjellësit dhe të afërmit e tyre në të
shumtën e rasteve e kanë bërë të vetën”.
-Si
silllen pacientët apo përcjellësit e tyre kur vijnë në kontroll tek Ju?
-Ne
jemi këtu për t’i ndihmuar dhe shëruar të sëmurët. Ndaj tyre sillemi në nënyrën
më të mirë të mundshme, pasi kjo është detyra jonë që e kemi zgjedhur
vetë. Ndërsa pacientët dhe përcjellësit
e tyre e vlerësojnë shumë këtë veprim, andaj edhe janë mirënjohës dhe
falënderues. Kjo na bënë të ndjehemi
mirë dhe na jep shtysë që të vazhdojmë punën tonë- mjekimin e të sëmurëve.
-Puna
e mjekut është pa orar, pasi e tillë është edhe sëmundja tek njeriu.Ju duhet të
jeni në gatishmëri edhe në ditët e pushimit
pasi rastet janë nga më të ndryshmet. Si ia dilni të jeni njerëzor me
pacientët?
-Ana
profesionale në fushën e mjekësisë është
e lidhur ngushtë edhe me ndiesinë
njerëzore. Nëse nuk e ke të dytën nuk mund të jeshë i sukseshëm as tek e para,
mu përgjigj ai. Në fund të kësaj bisede të shkurtër e të sinqertë me thjeshtësinë që e ka karakterizuar ngahera doktor Abedini kujton në fillimet e punës së tij se “nuk ishte aq e thjeshtë të përballej me
të sëmurin për një mjek pa shumë përvojë
si ai, por gëzohej kur njerëzit i thonin: “ Je doktor i mirë!”
Falë
punës me përkushtim të dr. Abedin
Axhoviqit në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz, ku ka punuar shumë vite ishte
dhe mbeti një nga ata mjekë, bashkë me
kolegun e tij të ndjerë dr. Lukë Gjokajn,
që nuk e ka humbur besimin ndaj parimeve të Hipokratit, për të
cilat është betuar para më se tri dekada të shkuara kur përfundoi me
sukses Faklutetin e Mjekësisë në
Sarajevë. Një besnikëri që tregon
shumë për vlerat e karakterit të tij,
duke qenë se profesionin e mjekut dhe
specializimin si mjek i mjekësisë së përgjithshme erdhën si rrjedhojë e
zgjedhjes personale.
Doktor
Axhoviqi fitoi autoritet dhe besueshmëri
të gjerë në Malësi për karakteristikat e
tij humane e njerëzore, të cilat nuk i ka humbur me kalimin e kohës deri në
vdekje. Ai dinte të shpjegojë me një gjuhë të thjeshtë –me të folmen e Malësisë,
gjendjen shëndetësore të
pacientit, duke fituar kështu bashkëpunimin dhe besimin e të sëmurit, që cilido prefesionist me
përvojë e di se është thelbësisht e rëndësishme për të fituar betejën me çdo
sëmundje. Ky njeri i mirë dhe humanist
është një nga ata mjekë që, duke gërshetuar përvojën me bamirësinë, ia doli të
ngrisë popullaritetin e tij në Malësi dhe kudo tjetër ku ka punuar. Ndihmesa e
pakursyer dhënë njerëzve si mjek i palodhur
shënon kontributin e tij të
veçantë në përkujdesjen e pacientëve. Figura e tij është vlerësuar lartë në
Malësi, si një figurë e mjekut profesionist, të palodhur dhe humanist i shquar,
i cili gjithmonë ka përcjell vetëm
mirësi e buzëqeshje tek njerëzit që e
kanë rrethuar dhe me të cilët është
shoqëruar.
Vdekjen
e tij Malësia e cilësoi si një humbje jo
vetëm për familjen, por për tërë
qytetarët e kësaj trevë. Malësia
humbi doktorin që ishte i të gjithëve,
i gatshëm që në çdo rast dhe në çdo kohë të jetë
në shërbim të secilit njeri që kishte nevojë. Doktori i nderuar krahas
mjekësisë është marrë edhe me politikë, ku u aktivizua që nga viti
2009 Ka qenë kryetar i Komunës Urbane
të Tuzit në periudhën 2014-2019.
Malësia, e them me bindje, se
përherë do ta nderojë doktorin e saj
të përkushtuar. Nder dhe respekt për jetën dhe veprën e doktor Abedin Axhoviqit !