Faleminderit
Nue Oroshi: Para 40 vjetësh në Belgjikë u vra nënkryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare Vehbi Ibrahimi
E diele, 10.10.2021, 12:00 PM
Para 40 vjetësh në Belgjikë u vra nënkryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare Vehbi Ibrahimi
Nga
Nue Oroshi
Sot
e 40 vjet më parë , më 10.10.1981 nga një dorë e UDB-së Jugosllave e paguar nga
qarqet e shofinizmit Jugosllav, që mision të tyre e kishte shkatrrimin e
organizatave të Djathta Shqiptare në Mergim ne Belgjik, vrau në pritë
Nënkryetarin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare Vehbi Ibrahimin.
Vehbi Ibrahimi ishte Nënkryetarë i Besëlidhjes Kombtare Demokratike Shqiptare.
Ky ishte atentati i parë politikë që kryhej kundër atdhetarëve nacionalistë
shqiptarë në Evropë.
Pastaj
duke vazhduar me Rasim Zenelaj, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri
Zekën,Enver Hadrin dhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë. Sa ishte gjallë Emin
Fazlija alias Emil Kastrioti e kujtonte gjithmonë këtë ditë të vështirë për të
se ju këputë krahu i djathtë i tij Nënkryetari i Besëlidhjes Kombtare
Demokratike Shqiptare.
Kjo
Besëlidhje kishte burra të zotë në atë periudhe kohore siç ishte Emin Fazlia,
Vehbi Ibrahimi, Rasim Zenelaj, Ibrahim Metaj, Hysen Hysaj-Qelaj Qami dhe shumë
të tjerë. Amanetin që na lanë këta atdhetarë që shkuan me mallin për t’i parë
trojet etnike shqiptare të bashkuara do t’ia vazhdoj djalëria dhe vajzëria
shqiptare.