E shtune, 05.10.2024, 11:05 PM (GMT+1)

Faleminderit

Emine S. Hoti: Respekt dhe nderim për mikun tonë të paharruar Prof. Murat Gecaj

E hene, 13.09.2021, 08:21 PM


Respekt dhe nderim për mikun tonë të paharruar Prof. Murat Gecaj

Nga Emine S. Hoti, Norvegji

Njeriu i ndritur rrezon me shpirt engjëlli nga qielli. I tillë ishte edhe baca Murat Gecaj. Shokët, miqtë, familjarët, nxënësit, e gjithë bota arsimor e kulturore shqiptare e kujton me krenari, ndërsa janë me dhjetëra ata që shkruajnë e shprehin respektin dhe mirënjohjen për përkushtimin dhe veprën e tij publicistike, kulturore, arsimore dhe atdhetare. Janë të shumtë ata që kanë shkruar apo janë shprehur në radio e televizion, siç tashë po më vijnë ndërmend: shkrimtari Viron Kona, shokë dhe mik i ngushtë i prof. Muratit, por edhe publicistët apo studiuesit: Kadri Tarelli, Hysen Ibrahimi, Xheladin Mjeku, Sejdo Harka, Ibrahim Hajdarmataj, Bashkim Saliasi, Agim Qoku, Xhavit Çitaku, Qatip Mara, sikurse dhe shumë poetesha apo gazetare si Eliverta Kanina, Ermira Jusufi, Trëndafile Molla, Raimonda Moisiu, Kozeta Zavalani, Vilhelme Vranari dhe shumë e shumë të tjerë, që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me prof. Muratin në artikuj, shkrime, studime  dhe libra. Ata, dhe ne të gjithë, e përkujtojmë me respekt, sepse prof. Murati jeton i gjallë në kujtimet tona.

Fakt është se prof. Murat Gecaj na ka lënë një vepër të gjerë publicistike dhe studimore, e cila lexohet me dëshirë dhe përfitohet shumë prej saj, por unë kam bindjen se do të lexohet edhe në të ardhmen, dhe, kësisoj,  mendimet e vyera të tij do të jenë të vlefshme dhe udhërrëfyese për shumë njerëz, edhe për jetën, por edhe për veprimtarinë e tyre në udhën krijuese për t`i shërbyer sa më mirë atdheut dhe kombit tonë të dashur.

Kam lexuar edhe këto kohë artikuj për prof. Muratin, kam dëgjuar edhe emisione në radio e televizion. Lexova artikullin e z. Kadri Tarelli të botuar te revista “Dituria”, Suedi, që drejtohet nga i mirënjohur Sokol Demaku. Një artikull i shkruar me zemër, siç do ta shkruanin ata që e kanë njohur nga afër prof. Murat Gecajn. Faleminderit z. Tarelli për atë artikull mbresëlënës! Dëgjova me vëmendje dhe respekt bisedën që zhvilloi në studion e Radio Tiranës, në emisionin për Diasporën, shkrimtari i njohur Viron Kona. Biseda e tij  me gazetarin e radios, z. Jaho Margjeka, ishte mbresëlënëse. Mësova shumë gjëra nga ai emision dhe nga ajo intervistë, ku u fol posaçërisht për prof. Muratin, më bëri përshtypje të veçantë  respekti dhe ndjenjat e sinqerta miqësore që shfaqi Viron Kona në atë emision, si dhe, nëpërmjet fjalëve të tij krijova një njohje më plotë për portretin kulturor, atdhetar dhe veprën shumëvëllimëshe të prof. Murat Gecajt; mësova më gjerë për kontributet që z. Gecaj ka dhënë, në medie, në fushën e publicistikës, në arsim e, veçanërisht në gazetën “Mësuesi”, sikurse, dhe për mbështetjen që ai u ka dhënë krijuesve, e, sidomos krijueseve femra, të cilave u ka kushtuar disa libra të veçantë.

Mbaj mend që, kur më 15 nëntor të vitit 2019, në Tiranë, përurohej libri ”Marigoja shqiptare në Norvegji”, atë ditë, prof. Murati, ndonëse ishte në gjendje shëndetësore jo të mirë, më dërgoj një mesazh të shkruar me urime dhe përgëzime, si protaganistja e atij libri, por dhe për punën time krijuese si stiliste dhe poete. E falënderova atëherë prof. Muratin për  urimin e  tij të çiltër dhe me mesazhe të vyera, ndërsa ai urim është botuar në librin “Një ditë me Marigonë”. Si dhe shumë urime dhe mesazhe të tjera, edhe ai urim e mesazh, edhe sot, më shërben si nxitje në rrugën time krijuese. Edhe atëherë, por edhe tashmë që ai nuk jeton, ndjej të më vërshojnë falënderimet për atë njeri të mirë dhe të kujdesshëm, që sapo gjente mundësinë vinte në dukje vlerat dhe arritjet e njërës apo tjerës poete, qoftë në Shqipëri, Kosovë, kudo në trojet shqiptare  apo në diasporë. Të tilla janë edhe urimet që ai më bënte në artikullin e tij të titulluar:”Urime, për krijuesen shqiptare-norvegjeze, Emine S. Hoti (16.11.2019) e ku mes të tjerash shkruante për panairin e  librit “Tirana-2019” dhe për përurimin e librit monografik “Marigoja shqiptare”. Me këtë rast, - shkruante ai, - në pamundësi pjesëmarrjeje, unë dërgova një përshëndetje e urim për këtë arritje të shënuar, në vazhdën e botimeve, që ka publikuar kjo bashkatdhetare, nga Drenica martire e Kosovës dhe me banim në Norvegjinë veriore, duke patur kurdoherë në mendje e në zemër vendlindjen dhe të gjitha trojet tona amtare. Kështu, kjo veprimtari përuruese do të mbetet një ngjarje e paharruar në jetën e gjithë pjesëmarrësve në të, por dhe miqve e dashamirësve të tjerë të letrave shqipe...”

Faleminderit, mik i paharruar prof. Murat Gecaj për përshëndejen, urimin dhe fjalët e ngrohta që shkrove atëherë në adresën time! Faleminderit ju të gjithëve, që keni shkruar për prof. Muratin, i cili ishte aq i kujdesshëm, si në shkrimet e  tij, por edhe në bisedat, qoftë edhe ato telefonike, kur na uronte e përgëzonte për një arritje tonën në fushën e letrave.

Njerëz si prof. Murat Gecaj janë vlerë për Shqipërinë dhe për kombin tonë.

Respekt dhe nderim dëshiroj të shpreh edhe për familjen e tij të nderuar, bashkëshorten, vajzën dhe djemtë me familjet e tyre.

I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e prof. Murat Gecajt! Faleminderit!

-Për ZemraShqiptare, nga Norvegjia, Shtator 2021-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Osman Stafa: Mirënjohje përjetë njeriut që vrau frikën në emër të Lirisë Lekë Mrijaj: Në kujtim të veprimtarit Nikollë P. Mrijaj Hasan Hasanramaj: Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për njeriun skamnor Mevlud Buci: Lum ç’sokola ka le Lura, si Mark Ndreca, burrë mbi burra Sadik Bejko: Sherif Merdani - Askush nuk do të kthehet në vendin e fatkeqësisë Albert Vataj: Kastriot Dervishi, zëri i fuqishëm i të vërtetave Nue Oroshi: Edhe një shkëmb i fortë i Arbërisë iu shkëput tokës së Dardanisë Prend Buzhala: Homazh për Kolë Berishën Lekë Mrijaj: Prof. Pal Canaj, një emër i spikatur në rrafshin intelektual Mehmetali Rexhepi: Lamtumirë rapsodi i ditëve tona, Demir Krasniqi Dorian Koçi: 17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, Petro Nini Luarasit Fran Gjoka: Regjina Zefaj, një nënë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një profesioniste e rrallë Jahja Drançolli: Një humbje e pakthyeshme e madhështisë së vërtetë! Albert Vataj: Havzi Nela, martiri i fjalës së lirë Bajram Çeliku: 200 vjetori i lindjes të Komandant - Gjeneralit me kësulë të bardhë Emin Çeliku Kastriot Dervishi: Kosova të nderojë Dom Shtjefën Kurtin dhe jo adhuruesit e vrasësve të tij Ilir Çumani: Atdheu i mban ne? gji dinjitare?t stoik si ti...! Vilhelme Vrana Haxhiraj: Uran Kostreci, i fundmi autor i sonetit, u nda nga jeta Bedri Tahiri: Shotë Galica dhe hilet e jetës Idriz Zeqiraj: Përkujtesë për Teki Dervishin, mjeshtrin e letrave

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora