Faleminderit
Klajd Kapinova: Requiem i vonuar për mikun dhe studiuesin e palodhur të kulturës dhe klerit katolik erudistin Kolec Çefën
E marte, 05.10.2021, 07:37 PM
Një requiem i vonuar për mikun dhe
studiuesin e palodhur të kulturës dhe klerit katolik erudistin Kolec Çefën
(1937-2021)
“Për herë të parë kam pasë fatin ta takoj në shoqninë e at Zef Pllumit,
andej nga viti 1991. E që atëhere e kam pa gjithnjë në shoqninë e Françeskaneve
të medhenj- e librave të tyne –botuem, por dhe të dorëshkruem -të françeskanëve
të medhenj... Kontributi i tij në rivlerësimin e kulturës shqiptare është
vërtetë i madh, duke qenë se mbetet një studjues skrupuloz, i vëmendshëm, i
papërtuem, e mbi të gjitha, i përkushtuem me shpirt dhe zemër ndaj vlerave të
kulturës kombëtare. Një provë se ishte gjithmonë me Zotin. Me dritën. Me
mirësinë! I përulem me respekt të madh kujtimit të tij! Gjithmonë!” – Rudolf Marku, London, United Kingdom
Nga Klajd Kapinova, ish redaktor i revistës
“Kumbona e së Dielës”, Shkodër
Me vjen shumë keq, që e mora vonë, shumë vonë,lajmin e hidhur të kalimit
në amshim tëmikut dhe studiuesit të palodhur të
kulturës dhe klerit katolik shqiptar erudistit Kolec
Çefa.
Kjo për arsye tëdistancës së largët në SHBA, mungesës së informacionit
nga Shqipnia, qyteti i lashtë Shkodrës dhe Tirana, ku ai shkoi për të jetuar më
vonë.
Për Kolecin e kulturës dhe botës së letrave, studimeve dhe hedhjen dritë
për figurat e pluhrosura dhe të përbalta të klerit katolik dhe Kishës martire
shqiptare, ruaj kujtime shumë të bukura, mbasi kemi punuar bashkë për shumë
vite, në Arqipeshkvinë Metropolitane, në zyrën e redaksisë së revistës të
hershme popullore qytetare “Kumbona e së Dielës”.
Kjo revistë u themelua dhe drejtua me kulturë dhe pasion fetarë dhe
atdhetarë në fillim nga dom Mikel Koliqi (1900-1997), i cili
pas kalvarit pambarim të vuajtjeve dhe burgjeve tëtmerrshme komuniste do të
shugurohet në Vatikan nga Ati i Shenjtë sot shën Papa Gjon Pali II (Karol
Wojtyla 1920-2005) si Kardinali i Parë, nëtëgjithë historinë e lavdishme
2021-vjeçare të Kishës Katolike Shqiptare, si simbol i respektimit nga
bota, Kisha Katolike dhe Selia e Shënjtë në Vatikan, të vuajtjeve të të gjithë
shqiptarëve, nën rregjimin e egër diktatorial ateisto-komunist.
Me Ndihmës Ipeshkvin e Arqipeshvisë së Shkodrës imzot Zef Simonin (1928-2009),shkrimtar
dheprozator i 15 librave të shkruar në gjuhën e ëmbël gegë,me profil fetarë dhe
bazë të shëndoshë atdhetare, i ndjeri mons. Zef Simoni,dhe kryeredaktorin
studiuesin Kolec Çefa,kemi
punuar vazhdimisht për të nxjerrërregullisht
nga shtypi të përkohshmen mujore revistën
“Kumbona e së Dielës”. Ai ishte redaktori i
kujdeshëm i të gjithë librave të shkruar në gjuhën gegë nga shkrimtari imzot
Zef Simoni, mbasi Koleci njihtet shumë mirëdy dialektet e gjuhës shqipe gegë
dhe toskë.
Koleci ishte i
urtë, i ditur, i mençur me shpirt të madh fisniku
Intelektuali solid Kolec Çefa, me kulturën e thellë dhe të gjërë që zotëronte
nga përvoja dhe leximet e librave të shumtë, ishte një enciklopedi e gjallë, që
ecte me dy këmbë, duke mbajturtë freskët nëmendje çdo ngjarje dhe figurë të
qytetit tonë.
Nga ai kam mësuar shumë nga historia me tradita e qytetit, letërsia e
gegë e trevave të Veriut, pendat e spikatura dhe veçantinë e stilit të
gjithsecilit prej tyre, figurat e shquara dhe kontributin e vijueshëm të Klerit
Katolik në Shqipëri gjatë vitëve 1944-1991.
Monsinjor Zef Simoni, ishte drejtues i revistës “Kumbona e së Dielës”,
ndërsa kryeredaktorishte Kolec Çefa dhe unç redaktor. Monsinjore donte shumë Kolecin,
për kulturën dhe shpirtin e madh prej një shkodrani të vërtetë. Koleci
ndihmonte kedo qëi shkonte në redaksi për dokumente, literaturë (libra),
saktësimin e datave dhe ngjarjeve të ndryshme, rreth figurave të shquara të
Klerit Katolik Shqiptar, buletimnet e ndryshme te shtypit katolik të hershme
dhe deri në ditët tona.
Gjermani albanolog dr.
Markus W. E. Peters dhe Koleci ynë
Një ndër miqët tanë të
vijueshëm ishte gjermani dr. Markus Ë. E. Peters, i cili ishte i adhuruar shumë mbas historisë dhe kulturës së
prelatëve të klerit katolik.Ai autodiktak kishte mësuar shumë mirë gjuhën e
bukur shqipe, por fliste edhe shumë gjuhë të tjera ndërkombëtare.
Dr. Peters kërkonte literaturë, buletine të ndryshme të shtypit të
klerit kaotlik, dokumente dhe dorëshkrime të lënë amanet nga prelatët dhe
klerikët e Urdhërave të ndryshme kaotlike në qytetin e Shkodrës, Tiranë, Mirditë,
Lezhë etj.
Ai shumë kohë e kalonte në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, duke
shikuar me shumë kujdes në seksionin e dokumentave të Arqipeshkvisë së
Shkodrës, të cilat komunistët kur erdhën në pushtet i grabitën nga Kuvendi i
Urdhërit të Shën Franceskut (shekulli XII) dhe Kuvendii Jezuitëve në Shkodër
(1846).
Ai vinte së bashku me babain e tij dhe me orë të tëra bisedonim për
tematë ndryshme në redaksi. Dr. Peter më vonë do të shugurohet meshtarë dhe do
t’i përkushtohet udhës adhuruese të Zotit, për t’i shëbyer grigjes në Gjermani
dhe qytetin-shtet të Litenshteinit, ku ai është bari shpirtërorë i besimtarëve
katolikë.
Fryt i kësaj pune të gjatë hulumtuese, është edhe botimi me sukses i
librit në gjuhën shqipe: “Përballjet e Historisë së Kishës Katolike në
Shqipëri 1919-1996”, të studiuesit dhe albanologut bashkëkohorë
gjerman Dr. Don Markus. W. E. Peters botuar në kujdesin e
Shoqatës Jezuite, Tiranë, 2010.
Albanologu gjerman dr. Markus W. E. Peters sot quhet dr. Father
Mark Peter ose Don Peter. Ai vazhdimisht viziton SHBA dhe ndalon edhe
në New York, për t’u takuar me miqët e tij të vjetër: Don Nikolin
Pergjigjin, studiuesin dhe publicistin Tomë Mrijaj dhe autorin e këtij shkrimi
modest Klajd Kapinova.
Vjedhja e të drejtave
të autorit nga diktatura komuniste dhe shpërlarja e trurit me gënjeshtra sot
Ata edhe sot i kanë bërë si pronë shtetërore dhe kurrë nuk iu kthyen
pronarëve të ligjshëm që janë Kuvendi Franceskan dhe Jezuit. me një pjesë të
punimeve dhe hulumtimeve albanologjike të realizuar nga prelatët dhe klerikët e
thjeshtë te Urdhërit te Shën Franceskut ish professor doktorët e albanologjisë
së periudhës së komunizmit mbrojtën temat e tyre shkencore. Ata nuk bënë asgjë
tjetër vecse hoqën autorësinë e klerikëve katolikë dhe vendosën emrat e tyre.
Rasti më klasik është i ashtëquajturi “prof.dr.”Jup Kastrati,
i cili, asokohe ishte Kryetar i Grupit në Luftë Kundër Fesë dhe
Zakoneve Prapanike, krijuar nga dikatori Enver Hoxha. I përkdheluri i
rregjimit komunist Jupi i ri asokohe, ka marrë në shtëpinë e vet në kohën e bastijeve
të dhunshme me gjak dhe terror shumë nga antikuaret, disertacionet,
dorëshkrimet dhe vlerat e tjera kulturore shkrimore, të bërëndër shekuj nga
studiuesit e shquar klerikë katolikë dhe disa katolikë intelektualëlaik të
trevave të Veriut të Shqipërisë.
Dhe për tu mos zgjatur shumë, theksojmë se pseudo albanologut të Dullës,
disa herë pas vitëve ’90, i është bërë thirrje publike dhe private, që të
rikthej pronën e të përsekutuarve politikë anti-komunistë intelektuale të
klerikëve katolikë si e drejtë e tyre (Copyright), por ai me arrogance e
inercisë së (neo)komunizmit, që ende kishte dhe ka pushtetkudo edhe sot, dhe me
paturpsi komuniste nuk ka marrë mundimin që t’i rikthej. Ato monumente
intelektuale të kuturës kualitative albanologjike edhe sot gjenden në shtëpinë
e tij private.
Për më tepër “Prof. dr. ” Jup Kastrati,
shkruan me histerizëm dhe passion
anadollaku Parathanjen e librit me gënjeshtra të
propaganduesit komunist Rakip Beqaj, me titull perves: “Veprimtaria
Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”. Jupi ndër të tjera thotë se:
“Vepra e shokut Rakip Beqja,
“Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik shqiptar”, asht e para e kësaj
fare, që po botohet në vendin tone. Libri ka randësi politike, ideologjike dhe
shkencore… Në disa paragrafë, auktori ban fjalë edhe për fenë, shikue në dritën
e shkencës marksiste-leniniste, për shtetin e Vatikanit, për kishën katolike
dhe kapitalet e saj. Kjo hymje ishte e nevojëshme për të kuptue rranjët e
thella historike të fesë katolike, e cila, në vendin tone, gjithëmonë “ka qenë
ideologji e pushtuesve romakë, italianë dhe austriakë” siç na mëson shoku
Enver. Kisha katolike ka veprue, gjithëherë, si shtypëse e çdo lëvizjeje
përparimtare, demokratike, popullore. Ajo ka qenë vazhdimisht kundër mendimit
të lirë. Ajo ka mbetë gjatë gjithë ekzistencës së saj, në pozita antikombëtare
dhe reaksionare. Auktori, me anë dokumentash dhe faktesh të pamohueshme, ka
arritë të zbulojë degjenerimin dhe korrupsionin e klerit. Në fund të kapitullit
të parë, hartuesi i monografisë ban një përgjithësim me randësi, në lidhje me
kishën katolike shqiptare, tue na tregue se ajo, në çdo kohë ka qenë e
predispozueme dhe e gatëshme të përdorë pozitën e vet politike për qellime të
këqia, tradhëtare në shërbim të të huejvet, kundër interesave të Atdheut
tonë.Në kapitullin e dytë, auktori, mbasi shqyrton gjëndjen e Shqipnisë në
pragun e pushtimit nga Italia fashiste si dhe gjendjen ndërkombëtare në pragun
e shpërthimit të luftës së dytë botnore, ndalohet tek roli i shtetit të
Vatikanit. Në mënyrë të veçantë ai sjell fakte konkrete, që dëshmojnë se si
krenët e klerit katolik shqiptar kanë qenë gjithmonë në shërbim të të huejvet;
kështu p.sh., nga 1870 deri në mbarimin e luftës së parë botnore u shërbyen
austro-hungarezëve; gjatë periudhës 1919-1943 qenë në shërbim të italianëve;
kurse, nga shtatori 1943 deri në çlirimin e Shqipnisë, 29 nandor 1944, qenë të
lidhun kambë e krye me gjermanët nazistë. Këto lidhje me të huejtë siç e
spjegon bukur autori rrjedhin, së pari, nga fakti se këta agjentë të Vatikanit
në Shqipni, gjithëherë, kanë përmbushë detyrat, që u ka ngarkue ai; së dyti,
sepse kleri katolik shqiptar ka pasë kurdoherë, të njejta qellime politike dhe
ideologjike me pushtuesit e huej. Fondet e ndryshme, që u derdhën në vendin
tonë nga Austro-Hungaria dhe Italia fashiste për të mbajtë gjallë institucionet
fetare sollën si rrjedhim, nënshtrimin pa kushte të klerit katolik ndaj
pushtuesve imperialistë. Ma anë dokumentash arkivale, autori i veprës tregon
qartë dhe në mënyrë bindëse se si kleri katolik shqiptar punoi për pregatitjen
e pushtimit të Shqipnisë nga Italia fashiste. Për të parën herë në botimet tona
shkencore i bahet e njohun publikut të gjanë veprimtaria antikombëtare dhe
reaksionare e njanës nga organizatat e klerit katolik shqiptar, pra “Veprimit
Katolik” (Aksionit Katolik). Në kapitullin e tretë auktori flet për pushtimin e
Shqipnisë nga Italia fashiste dhe për bashkëpunimin e klerit katolik shqiptar
me pushtuesit. Krerët e klerit katolik së bashku me tradhëtarët e tjerë të
vendit sanksionuen humbjen e pavarësisë së Shqipnisë…
Në këtë mënyrë mbyllet libri i parë i
kësaj monografie. Për veprimtarinë reaksionare dhe antikombëtare të klerit
katolik mbas çlirimit të Shqipnisë, gjatë pushtetit popullor, auktori do të
hedhë në shtyp, së shpejti, librin e dytë…Karakteristikë e përgjithëshme e
veprës që kemi në dorë, asht çfrytëzimi i një literature të gjanë, tue fillue
nga veprat e klasikëvet të marksizëm – leninizmit, tue vazhdue me materialet
historike të Partisë së Punës së Shqipnisë si dhe raportet dhe fjalimet
programatike të shokut Enver… Tue u mbështetë në këtë bibliografi të gjanë,
auktori ka ditë të interpretojë drejt ngjarjet dhe fenomenet, ka arritë të
zbulojë rranjët e vjetra dhe të reja të veprimtarisë antikombëtare dhe
reaksionare të klerit katolik. Mbi bazën e një dokumentacioni të shumtë ka ba
analizën e faktevet, ka nxjerrë konkluzionet e duhuna logjike, ka sqarue mjaft
çështje të panjohuna nga publiku i gjanë. Në këtë drejtim, ai i ka sjellë një
shërbim të vyer historisë së Shqipnisë… Tue pasë për bazë ’’metodologjinë
marksiste-leniniste, tue u mbështetë në metodën e materializmit dialektik dhe
historik, auktori ka dërmue njëherë e përgjithmonë mitin e “patriotizmit” të
klerit katolik, ka rrëzue tezat e absolutizueme nga disa historianë klerikë, në
lidhje me të ashtuquejturën “veprimtari kombëtare” të klerit katolik. Si
rrjedhim, Rakip Beqja e ka shikue me sy kritik historiografinë klerikale të
Shkodrës dhe asht ngritë me guxim kundër saj. Ka mbajtë qëndrim të patundun, të
premë dhe parimor ndaj disa figurave klerikale, që në historinë e letërsisë
shqipe janë quejtë “kontradiktorë” ose “kompleksë”, si, bie fjala, shkrimtarit
reaksionar Fishta. Ky asht një qëndrim aktiv i studiuesit, i cili nuk asht
vetëm hetues, gjurmues, përshkrues dhe regjistrues i faktit, por edhe interpretues
i drejtë dhe i palëkundun i fenomenit. Një tjetër veçori e veprës asht fakti se
auktori ka vu, në radhë të parë, atë që asht kombëtare mbi atë krahinore. Ai
mban qëndrim kritik ndaj konservatorizmit, partikularizmit, regjonalizmit dhe
ndaj çdo çfaqjeje regresive të së kaluemes. Vepra tingëllon si një thupër e
fortë ndaj auktorëve të historisë kishtare shqiptare, që kishin idealizue dhe
ba “idhuj të paprekshëm” disa krenë të klerit katolik. Vepra, që nga kreu e
deri në fund, shquhet për frymën e thellë klasore. Në vepër ndeshën dy botë: e
reja me të vjetrën, rryma përparimtare me atë që asht reaksionare, fetare,
prapanike, anakronike. Në njenën anë, një vijë e kuqe spikatë në mbarë veprën:
asht rruga e atdhetarëvet të vërtetë, rryma e partisë, e komunistëve, e Luftës
Nacional-Çlirimtare. Kjo ka të ardhëmen përpara, i përket së resë, asaj që asht
përparimtare, progresive, demokratike, popullore; prandaj triumfon mbi të
vjetrën. Nga ana tjetër, një vijë e zezë bie në sy në veprimtarinë e klerit katolik
shqiptar: asht vazhda e tradhëtisë, e falsitetit, e demagogjisë, vija e
reaksionit ma të tërbuem, e antishqiptarizmit, e asaj që asht regresive, e
mykun, e dalun boje; prandaj asht e destinueme të vdesë. Asht siç provohet
mjaft mirë në vepër, baza politike, ekonomike dhe ideologjike e klerit katolik
në Shqipni ka qenë, gjithmonë, e huej për botën shqiptare. Tue iu referue
materialeve të botueme nga vetë kleri, po sjellim këtë të dhanë historike, që
dëshmon qartë se, pothuej, të gjithë misionarët, organizatorët dhe krenët e
klerit katolik në Shqipni në shekujt e kaluar kanë qenë me kombësi të huej.
Mjafton t’u hedhim një sy françeskanëve dhe jezuitëve, tue mos u ndalue tek
benediktinët e domenikanët. Historikisht dëshmohet që në vitin 1248 Urdhëni
françeskan filloi me u vendosë në Shqipni, me zgjedhjen e françeskanit Giovanni
de Plano Carpini arqipeshkëv i Tivarit. (2) Ky prelat bani me ardhë në Shqipni
françeskanët dhe domenikanët, tue zevendsue, kështu, benediktinët, të cilët, që
nga kjo kohë, kishin fillue me braktisë manastirët e tyne. Në veprën “Schizzo
Storico sull’opera dei Franceskani in Albania”, asht dhanë lista e
françeskanëve, që u zgjodhën peshkopë ndër dioqeze të ndryshme. Kështu, p.sh.,
në arkidioqezin e Tivarit dhe të Durrësit, në dioqezin e Shkodrës, Lezhës,
Sapës, Pultit, Krujës, Sh’Shtjefnit (në Mat), Arbërit, Shazit, Bardhecit,
Drishtit, Ulqinit, Shurdhahit, Sapës e Sardës, d.m.th. ndër dy arkidioqezë dhe
trembdhjet dioqezë janë të regjistruem rreth 80 peshkopë të huej. Çdo njeni nga
këta ipeshkvij ka sjellë në vendin tonë frymën e nënshtrimit ndaj politikës
austriake dhe italiane. Me një ideollogji të tillë u rritën dhe u edukuen edhe
klerikët katolikë vendas. Në kete temë historike, janë kapur ato periudha që
për rëndësinë e tyre në saje të një studimi, analize e sinteze të thellë të
ngjarjeve e fakteve mbi klerin katolik shqiptar, jepet qartë figura
reaksionare, antikombëtare e atyre veladonezezëve, që për shekuj duke qenë
përfaqësuesit e pushtetit shpirtëror të njerëzve, kanë luajtur ashtu siç thotë
autori vetëm rol merimangash në vendin tonë, në endjen e atyre fijeve të
njohura të errësirës mesjetare. Vepra duke qenë një sintezë e konfliktit të
ashpër klasor të shkallës kombëtare e ndërkombëtare, lot një rol të rëndësishëm
për studime shkencore në fushën e historisë së vendit tonë dhe ka një vlerë të
madhe për edukimin revolucionar të masave punonjëse…”
Por absurdi i
shqiptarëve trushpërlarë nuk ka të sosur
Shqiptarët fatkeq në vendlindje, kanë menduar gjithnjësi naiv se shumica
e shqiptaro amerikanëve këtu janë anti-komunistë, gjë që nuk ka qenë e vërtetë
në kohën e regjimit komunist dhe as në ditët tona.
Dikur Jupii gjithpushteteshëm në sektorin e albanologjisë deri sa mbylli
sytë, është ftuar paturpërisht nga sociakomunistët shqiptaro amerikanë, që
dikur shisnin në rrugët e New York-ut librat propagandistike të diktatorit
anti-akatolik dhe ateist Enver Hoxha, alias Dulla dhe të benimin të oborrit të
tij “disidentit” Ismail Kadare.
Ata fatkeqsisht kishin marrë peng asokohe dhe sot Federatën Panshqiptare
“Vatra” (1912) dhe gazetën “Dielli” (1909), që të vinte në SHBA dhe të bënte
“hulumtime” selektive të njëanshme për disa nga figurat e shquara të diasporës
sonë këtu, duke e paraqitur vazhdimisht të zezën si të bardhë.
Kjo taktikë komuniste dhe postkomuniste u përsërit disa herë edhe me
ftesat dërguar “profesorëve” të komunizmit prof. dr. Nasho Jorgaqi dhe
prof. dr. Viron Koka, të cilët shkruan libra me përralla apo trillime, për
leninistin e pandreqshëm apo komunist e thekur Fan Stilian Nolin.
Kundër shënimeve historike të shqiptaro amerikanit veteran nga Bostoni
dr. Peter Minnai këtu në SHBA, janë hedhur në sulm mediatik plot fanatizëm
studiuesit e shkollës së realizmit socialkomunist të Shqipërisë së diktatorit
Enver Hoxha, ndihmësit besnik të idedologjisë komuniste të PPSH-së prof.
Nasho Jorgaqi dhe ndihmësi i tij prof. Viron Koka.
I pari, ka shkruar një pamflet në fletushkën Ze(h)ri i
Popullit dhe i dyti në një tribunë “demokratike” si Rilindja Demokratike
(“RD”), por që në vetvete të dy vijnë nga indoktrinimi dhe shërbimi fanatic, që
i kanë bërë sistematikisht për shumë dekada komunizmit të tyre.
Ndërsa i pari, qëndron në pozitat e një socialisti të konvertuar, i dyti
i kthyer në formalisht me kostumin blu “demokrat”, çoroditi edhe atë pjesë
naïve të rinisë shqiptare, që pret realizëm, frymë kritike dhe freski në
analizën e figurave të nacionit.
Gjatë verës së vitit 1994, dr. Minnar kishte planifikuar që sëbashku me
fakte të pakontestueshme të vij në Shqipëri, për të tretën here, duke pranuar
me kënaqsi një bisedë treshe përballë ekranit të televizionit, për të njohur
publikun shqiptar nga afër dhe realisht me faktet origjinale pa retushime mbi
Nolin.
Mirënjohja dhe
respekti del nga zemra e njerëzve të kulturës
Kultura e madhe e Kolecit në zbardhjen e kontributit të klerit dhe
elementit katolik ishte një dhunti dhe talent që u fik shpejt nga kalimi i tij
në amshim. Mons Zef Simoni e kishte Kolecin si një këshilltar të sincertë dhe
shumë të mirë.
Historia, kultura e thellë, letërsia dhe figurat e klerit katolik, ishin
një passion, që i buronte natyrshëm nga thellësia e pastër e shpirtit qytetar
shkodran. Pushoftë në paqe, në lumnin e pasosun!
Publicisti
bashkëkohor dhe prelati i lartëi kishës katolike në Shqipni Shkëlqesia
e Tij Ipeshkvi iRrëshenit (2017) imzot Gjergj Meta (lindur në qytetin
e Durrësit në vitin 1976), do të shkruaj këto fjalë dhimbjeje nga zemra e
plagosur e tij, për kalimin para kohe në amshim të intelektualit të shquar, por
modest: “Kolec Çefa paska vdekë! Paska vdekë një burrë i vyer!Lajmin ma
dha Klaudia Bumçi e Radio Vatikanit. Më erdhi keq, por më shumë turp nga vetja
që Koleci jo vetëm ka vdekë, por tashma edhe qenka varrosur në Shkodër e nuk
kam qenë për me i thanë dy uratë e me ia hedhë një grusht dhe. Për ma shumë
asnjë rresht nekrologji apo një kronikë sado të vogël lajmesh, së paku ne tv
lokale të Shkodrës, për një njeri i cili ia kushtoi jetën e tij arsimit dhe
kulturës, punoi me mons. Frano Illinë (dhe imzot Zef Simonin Ipeshkëv Ndihmës I
Arqipeshkvisë Metropolitane Shkodër, shënimi im K.K.), botoi libra e shkrime
duke lartësu punën dhe rezistencën e klerit në Shqipëri, na dhuroi tekste
kritike dhe dokumenta të panjohur për Fishtën, shkrime të shumta, përmbledhë në
vëllimin: "Kur e vërteta flet ndryshe" botuar në vitin 2010.
Koleci nuk mund të ikte kështu, anonim. Nuk e meritonte. Kolecin e kam njohur
personalisht në Tiranë kur kam qenë prift krejt i ri në Katedralen e Tiranës.
Aty vinte në meshë për çdo ditë diele… Kishte njohur pothuajse të gjithë meshtarët
e vrarë apo të burgosur e mund të fliste për secilin prej tyre. U kushtoi
shkrime e jetshkrime, përderi edhe Marie Tucit të stigmatineve. Koleci me
siguri, me fenë e gjallë që ka pasur, i është përgatitë asaj. Vdekjen ia kemi
hak Zotit, por anonimatin nuk mund t'ia lejojmë vetes, sidomos për njerëz si
Kolec Çefa që i kanë dhënë diçka vendit, shoqërisë, historisë dhe kulturës…”
Kolec Çefa: një
pendë shqiptare katolike më pak (Radio Vatikani, 27 Gusht 2021)
U kthye përgjithmonë nga Tirana, në
Shkodër, studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Kolec Çefa, autor i disa librave e
i një mori studimesh e artikujsh, botuar në mjetet e komunikimit të Kishë
katolike si dhe në shtypin e kohës, posaçërisht në gazetën “Shqiptarja”.R.
SH. – Vatikan
Bashkësia
katolike e Shkodrës përcolli në banesën e fundme Kolec Çefën, që u rikthye
përgjithnjë nga Tirana, në vendlindje. Pranë familjarëve, në Varrezën e
Rrëmajit.
Vëlla
i poetit të mirënjohur Anton Çefa, lindi në Shkodër, më 26 shkurt 1937, në një
familje katolike shkodrane, që banonte në lagjen Arra e Madhe.
Të
dy vëllezërit ishin studentë të shkëlqyer, studiues dhe krijues të talentuar,
por mbi të gjitha, njerëz të vërtetë, që zgjodhën rrugën më të vështirë: atë
të heshtjes e të harresës.
Për
të ruajtur më të kushtueshmen: dinjitetin. Në vitet e para pas '90-ës pati
fatin të jetonte kohët e "ringjalljes", si sekretar e redaktor i
veprave të imzot Zef Simonit, në kryeipeshkvinë katolike të Shkodrës.
Ndërsa Antoni, autor i dy librave me poezi, "Dritarja e një
britme" dhe "Heshtja ka tingull guri" nga shtëpia botuese
Camaj-Pipa 2002 u largua nga Shkodra - në Amerikë e aktualisht (jo sepse e
është dorëhequr para disa viteve, shenimi im K.K.), editor i Federatës
Panshqiptare "VATRA" jeton e punon në Neë York (jeton në Neë Jersey
prej shumë vitesh, shënimi im K.K.) me sytë, mendjen e zemrën nga oqeani e
deti ... Koleci u nis për në Tiranë! Një pendë më pak për Shkodrën e pendave të
arta!
Koleci
u lidh që fëmijë me klerin katolik, lidhje që nuk e shkëputi as në vitet e zeza
të persekutimit. Mësimet e para i kreu në shkollën 7-vjeçare që e kishte fare
pranë shtëpisë, për t’i vijuar në atë pedagogjike. Si e pati kryer me rezultate
shumë të mira, nisi të endet nga katundi në katund, si mësues kryesisht i
lëndëve humanitare. Ishte kalvari i “të prekunve”. E në rrugën e Kalvarit
shtegtonte edhe gjatë studimeve me korrespondencë pranë Institutit Pedagogjik
në Shkodër. Kur u hapën rishtas dyert e kishave katolike, ishte i pari
që, duke dalë nga klandestiniteti, u vu menjëherë në shërbim të Kishës.
Puna
e gjatë përkrah imzot Zef Simonit, si sekretar i tij në argjipeshkvinë e
Shkodrës, i krijoi mundësitë të shfletonte e të studionte dokumente të
panjohura, të shpëtuara prej arkiveve kishtare.
Luajti
një rol të dorës së parë në botimin e librit “Martirizimi i Kishës
Katolike, 1944-1990”, Shkodër, 93, ku përfshihet edhe portreti i dom Ndre
Zadejës, fryt i pendës së tij. Mori në dorë, si redaktor, një pjesë të mirë të
veprave të meshtarëve, botuar gjatë këtyre viteve. Posaçërisht, veprat e atë
Donat Kurtit.
Nuk
e shkëputi kurrë lidhjen me Kishën, nisur që heret në përpjekjen për të
mbledhur iskrat e mbetura pa botuar nga autorët më në zë të saj , duke u lidhur
sidomos me Atë Viktor Volajn, redaktorin e veprave të Fishtës, sepse e
adhuronte Fishtën. Ndaj Atij ia kushtoi edhe librin e titulluar “Nëpër
gjurmët e Fishtës”(Shtëpia Botuese Françeskane, Shkodër, 2003).
Me
botimet e shumta kushtuar kryeveprave të klerit katolik, u bë sakaq penda më e
njohur në lëmin e studimit të autorëve të ndaluar gjatë 50-vjetëve të regjimit
komunist. Nuk ia përtoi të hyjë edhe në polemika, ndërsa vijon sulmi kundër
trashëgimisë së tyre letrare.
Botoi
një vepër edhe për Luigj Gurakuqin, titulluar “Luigj Gurakuqi në një
optikë të re”. Shkrimet e tjera, që mbetën të përhapura në revista e
gazeta, mund të përmblidhen në një libër shumëfaqesh.
Që të mos harrohet kurrë kontributi i
tij dhënë Kishës Katolike e asaj kulture për të cilën krenohet Shkodra, ku
penda të reja të talentuara ecin në gjurmët e pashlyera.”