Faleminderit
Shaban Krasniqi: Raif Mehmeti, profesor e veprimtar shembullor
E merkure, 15.09.2021, 06:10 PM
Biografi e Raif Mehmetit, profesorit e veprimtarit shembullor nder dekada
Shkruan:
Shaban Krasniqi
Profesori
Raif Mehmeti u lind në fshatin Gumnishtë të komunës së Vushtrrisë më 30 tetor
1961.
Katër
klasat e para të fillores i kreu në fshatin e tij të lindjes, ku në fillim
kishte disa mësues të përkohshëm dhe më pastaj mësuesi i tij që i dha mësim
pjesën më të madhe të kohës ishte Riza Zymberi nga fshati Sumë, e i cili
gjithçka që dinte mundohej ta transmetonte tek nxënësit e tij.
Në
shkollën e Skromës vazhdoi klasat tjera të fillores dhe ka kujtime nga ajo
kohë. Mësuesit ishin jo dhe aq të ashpër ndaj nxenësve dhe mundoheshin t’i
mësonin me ato kushte dhe kompetenca që kishin. Thuaja të gjithë ata ishin
vetëm me shkollë normale dhe kompetenca e tyre ishe e kufizuar, andaj dhe
nxenësit nuk mund të krahasoheshin me fëmijët moshatarë që ishin në qytete.
Sidoqë të jetë, nga suksesi shembullor në fillore, vitin e parë në shkollë të
mesme në Mitrovice e kaloi me sukses të shumë mirë, me disa pesa, gjë që ishte
një fillim i mbarë për te. Kështu vazhdoi shkollën e mesme dhe në vitin
shkollor 1979/80 diplomoi në drejtimin kimi-teknologji. Kishte shumë arsimtarë
të mirë që tanimë shumë prej tyre nuk janë më në jetë, por që i kujton me
respekt, për dijen që ka marrë prej tyre.
I
ka ngelur në kujtesë një këshillë e profesor Lavdim Shitës, akoma i pagjetur
nga lufta e fundit, që u thoshte nxenësve të tij: “ Babai i im ma ka lënë
amanet që çfarë do shkolle që të kesh, mos e lërë pa e pas dhe një zanat, se të
bëhet çfarë të bëhet, zanati nuk të lë pa bukë”.
Në
korrik 1980 e regjistroi fakultetin filozofik, dega filozofi - sociologji dhe
në prill 1981, pas shpërthimit të demostratave studentore, e ftuan në sherbim
ushtarak ku nuk kishte asnjë mundësi të bënte diç tjeter pos t’i ndërpresë
studimet. Shkoi ushtar në te ashtuquajturen APJ një situatë të rëndë ku disa
nga shokët e tij ishin burgosur, maltretuar e keqtrajtuar; kishte dhe të vrarë.
Kjo bëri që ta kishte të vështirë jetën
si ushtar. Fal zotit, kapiten të çetes kishte një oficer kroat, i cili e mori
në mbrojtje dhe Raifi e kishte përkrahjen e tij për çdo gjë. Nga familja kërkoi
që t’ia dërgonin librat për t’i pregatitur provimet, dhe posa i mori librat me
postë, u mor në pyetje nga kapiteni i sigurimit, për t’ja shpjeguar përmbajtjen
e librave që lexonte.
Më
1982 Raifi mbaroi ushtrinë dhe vazhdoi studimet në vitin e dytë, ngase kushtin
e kishte fituar falë mbarimit të provimeve në afatin e nëntorit 81, kur ishte
në pushim vjetor si ushtar.
I
erdhi i vështirë transformimi nga jeta ushtarake në ate civile. U vendos në
konvikt ku kishte tre shokë që banonin bashkë e edhe në bibliotekë lexonin
bashkë. Kjo i ndihmoi që të hynte prap në rrjedha të mësimeve. Notat në fillim
s’i kishte aq të larta, porse i mbaronte provimet me kohë. Kur erdhi prilli i
vitit 1985, kishte vetëm dhe dy provime për t’i mbaruar studimet. Po ate vit
edhe u diplomua tek Profesor Gjergj Rrapi me temën: “Koncepti sociologjik i Ferdinand
Tennisit”.
Një
vit kërkoi punë, por nuk gjente. Falë një vendi të ri pune që u shpall në QAMO”
Muharrem Bekteshi” në Vushtrri, u punësua më 1 shtator 1986 dhe aty punoi deri
më 26 prill 1992, kur dhe emigroi për në Suedi. Thot se kishte shumë nxënës të
zgjuar nga të cilët dhe mund të mësoje, sepse ata lexonin shumë dhe sot janë
shembull për rezultatet që kanë arritur. Nuk i përmend me emra, ngase si thot
mund t’ju hyj në hak ndonjerit, por gjithësësi ështe krenar me nxënësit e tij.
Kur
erdhi në Suedi, jeta si mërgimtar iu duk shumë rëndë dhe mendonte që pas 6
muajve do të kthehej sërish në Kosovë...
Priti
dy vjet për leje qëndrimi, dhe ate e mori nga shkolla e parë pa asnjë refuzim!
Si azilkërkues punoi në Hallstahammar me fëmijë refugjatë, dhe pasi mori
qëndrimin u vendos fillimisht për disa muaj në Arboga, dhe më pastaj u
shpërngul në Kalmar. Aty filloi kursin e suedishtës për të huaj, kurs të cilin
e ligjëron edhe sot, dhe pastaj e filloi gjimnazin për të rritur. Kreu disa
kurse, në mesin e të cilëve dhe suedishten 3 në nivel të ciklit të lartë të
fillorës, suedishten A,B në nivel
gjimnazi, një kurs për kompjuterë, filozifi, religjion, psikologji, njohuri
shoqërore, histori A dhe B dhe disa kurse të tjerë. Në ndërkohë ishte dhe
përgjegjës i fondit të 3% për Kalmar. Bashkë me bashkëpunëtorët i tij kanë bërë
një punë të jashtëzakonshme dhe deri vonë kur u krijue fondi i veçantë për
pagesn e shpenzimeve postare, i kanë paguar vetë shpenzimet e postës. Garanton
me jetën e tij se asnjë krunë suedeze s’u keqpërdorë dhe çdo herë kur i ka
dorëzuar të hollat në postë ka qenë vetë i dyti, asnjëherë i vetëm. Gjatë kësaj
kohe punonte në shkollën “Novaskolan” dhe hapi shkollën e së shtunës për nxënës
që donin të mësonin mësim shtesë të
shqipes. Kjo ide i erdhi si inspirim nga shoqata greke e këtij qyteti,
që ofronin mësim të shtunave.
Viti
99, kur mbaroi lufta në Kosovë, Raifin e gjeti në Hallstahammar, ku u punësua
në shkollen “Kometenskolan” dhe ku mbante mësim me klasat 1-4 të gjitha lëndet,
përfshirë dhe suedishten, ndërsa në ciklin e lartë e ligjeronte vetëm gjuhën
shqipe. Dy vjet punoi me fëmijë refugjatë dhe si mësues ishte i prekur thellë
me përjetimet e tyre. Në çdo kohë që i kërkonin ndihmë, Raifi ishte i gatshëm
të ndihmonte.
Shumë
herë kishte shërbyer edhe përkthyes falas për bashkëkombasit, te mjeku,
psikologu etj. Kjo bëri që të gjithë t’a nderonin si mësues. Nga viti 2001 u
punësua në Nybro, pasi arsimtari i deri atëhershëm, Mr.fil Sadulla Zendeli-
Daja, doli në pension. Ky i fundit kishte bërë emër me punën e tij edhe si
hartues i fjalorit suedisht-shqip.
Në
këtë komunë shqiptarët e parë kishin ardhur në vitet e ’60-ta dhe ishin shumë
të organizuar dhe tashmë kishin krijuar një shkollë në baza kombëtare dhe
kishin kontribuar shumë për luftën e Kosovës. Ata e pritën Raifin si është më
së miri dhe në vitin 2001 e festuan 28 Nëntorin bashkarisht, prindër e fëmijë
dhe ish arsimtari Sadulla.
Në
gusht të vitit 2001 Raifi fitoi titullin - arsimtar i kualifikuar nga Enti i
Lartë Shkollor i Suedisë, me vendimin e lëshuar nga Kerstin Liljegren, ndërsa
në vitin shkollor 2003/2004 i filloi studimet në Shkollën e lartë për arsimtar
në Malmë, ku i arriti 30 kredite. Disa nga lëndet i mbaroi me notën më të
lartë, dhe kjo pa u shkëputur nga puna.
Në
vitin 2006 në Departamentin e Filozofisë, te profesor Rusiek Sliwinski, në
Univerzitetin e Upsalës, mori kualifikimin teorik për ta ushtruar profesionin
në lënden e filozofisë në gjimnazet e Suedisë. Pjesën praktike e bëri në
gjimnazin “Åkrahäll” në Nybro te profesor Thomas Lund. Gjatë kohës kur e bënte
praktikën për mësimdhenie në gjimnaz, i kujtohet një rast kur një nxënës i
kishte lënë një pyetje me shkrim arsimtarit suedez dhe priste përgjigjie nga ky
i fundit. Arsimtari i kishte dhënë përgjigjie, por nxënësi kërkonte sqarime
shtesë. Ishte fjala për sqarimin e fjalëve krizë dhe kaos. Raifi i lutet
arsimtarit që ta lejonte ta bënte sqarimin shtesë. Raifi ua shpjegoi: “Në
Greqinë antike kishin qenë dy vëllezer me emrat Khiro dhe Khairos, që kanë pas
lidhje shumë të ngushtë në mes vete. Njëri s’ka bë pa tjetrin dhe këto fjalë
kanë mbetur në kohën tonë: kriza shkakton kaos dhe kur kemi kaos, atëherë
situata na del nga kontrolli. E pyeta nxenesin se a ishte i kënaqur me
përgjigjie? Ma ktheu: Shumë! Këtë Raifi e kishte dëgjuar nga një ligjiruese në
Universitetin e Upsalës. Në shkurt 2013 nga enti i lartë shkollor i Suedisë
“Skolverket” u çertifikua si arsimtar i liçensuar edhe në gjuhën shqipe, prej
parashkollorës deri në klasën e nëntë. Në seminarët për mësues që u mbajtën në gjitha
trevat shqiptare, u prezentua disa herë me tema shkollore që shpeshë dhe janë
vlerësuar edhe nga ekspertët vendas. Nga ata që më së shumti i kanë mbëstetur
ishte Prof.Dr Besnik Rama nga universiteti i Tiranës dhe Nuhi Gashi nga
ministria e arsimit e Kosovës…
Nuk
mund të mos e përmendim dhe 30 vjetorin e shkollës shqipe me shumë mysafirë
vendas e të huaj, ku të ftuar nderi kishin amabsadorin e atëhershëm të
Shqipërisë në Stokholm, z. Shaban Murati.
Shoqata
NUFF u bë shtëpia e tij e tretë, pas familjes dhe shkollës. Sa herë kishte kohë të lirë, ate e kalonte në aktivitetet e
saj. Filluan në vitin 2006 projektin e parë në shumë prej 1000 eurosh, ku e
pajisen komplet një klasë të Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri me
karrika, banka dhe një dërrasë të zezë.
Në vitin 2007 të njejtës vatër arsimore ia dhuruan 3200 euro dhe e paisen me
kompjuterë e sallë të informatikës. Projekti vazhdoi dhe në vitet 2009, 2010,
2011, 2012, 2013, 2017, 2018 dhe 2021. Është bërë një punë tepër e madhe rreth këtyre projekteve. Në vitin 2011 patën dhe
një projekt të përbashkët libri me një arsimtare suedeze, me një studente të
mjeksësisë me origjinë tuniziane dhe dy shqiptarë të posa diplomuar në
fakultetin juridik, njeri në Suedi e tjetri në Kosovë. Parathënien e këtij
libri dhe redaktimin i bëri profesor Bedri Tahiri. Promovimin e bënë në
Vushtrri falë organizimit nga drejtoria për kulturë dhe punës së palodhur të
ish nxënësit të Raifit, përgjegjësit të teatrit, z. Fazli Muharremit. Më 2012
bënë edhe një promovim tjetër të një libri me autorë, prof Fadil Beqiri, i cili
e pat shkruar pjesën e matematikës, Mona Fazzi pjesën e poezisë,
me
përkthim nga miku dhe kolegu i tij, Shaban Krasniqi,profesor, si dhe Raifi, si autor i tretë e punoi pjesën e
sociolinguistikës. Parathënien e këtij libri e shkroi publicisti Baki Ymeri,
doktorant në universitetin e Bukureshtit ,ndërsa redaktimin e librit e beri
Bedri Tahiri, profesor.
Profesor
Fadili u nda nga jeta dy vite më pas, dhe si pasoje e kësaj humbjeje që e preku
thellë në zemër, Raifi nuk krijoi gjë rreth dy vite rresht. Më 2016 ka
përkthyer për herë të parë një vepër me peshë, dramën në tri akte të August
Strindbergut, “Babai”, e cila pasqyron raportin familjar mes Kapitenit, gruas
së tij dhe bijës së tyre Bertes. Një dramë që ka një gjuhë të jashtëzakonshme
dhe që ka qenë sfida e tij më e madhe në fushën e përkthimit. Raifi thot se pa
ndihmën e bashkëpuntorëve të tij ajo punë nuk do të ishte kryer si duhet, andaj
dhe i falënderon shumë të gjithë! Më vonë e përktheu dhe dramen tjetër, “Zonjusha
Julie” nga i njejti autor, që ishte mrekullia e dytë në fushën e përkthimeve.
Një dramaturg i madh tani flet edhe shqip dhe kjo e bën Raifin si perkthyes,
krenar. Sigurisht se është me interes për lexuesit të dinë se këto dy drama në
gjuhën serbe janë përkthyer qysh në vitin e hershëm 1951.Të dyja këto drama
janë botuar në shtëpinë botuese “Gjon Buzuku” në Prishtinë. Botuesi ka arritur
që në shqip të përkthej edhe shumë nobelistë me famë botërore dhe prandaj dhe
aty edhe qëndron vlera e madhe që ka kjo shtëpi botuese.
Më
2017 në shkollën e lartë “ Högskolan väst” profesor Raifi fitoi 7,5 kreditë në
mësimdhënie në gjuhën amtare. Aty kishin punime, referim temash, punë në grupe.
Viti 2018 ishte një vit sfide, pasi që komuna ku punoi vendosi t’i tkurrë, të
mos themi t’i zhduk fare vendet e punës në gjuhët amtare. Raifi me kolegë ishin
në stres e dilemë të madhe - çka tutje, çka do të ndodhë me ta? Raifin e
transferuan në gjimnazin për të rritur ku edhe sot e kesaj dite punon si
ligjerues i lëndes - suedishtja për të huaj. Në këtë vend të ri pune ndihet
shumë mirë dhe ka nxënës nga e gjithë bota dhe edhe pse bukur mirë i njeh
kulturat e tjera, ka qenë në pozitë që t’i njoh më mirë kulturën aziatike,
latinoamerikane dhe ate arabe. Secila nga këto kultura ka diçka të përbashkët
dhe kur ato takohen, marrin dhe i japin njëra-tjetrës. Ka qenë nder dhe
privilegj për te që si i huaj që vinte prej një vendi të vogël, siç është
Kosova, të punonte në mesin e arsimtarëve suedezë dhe të jetë konkurent i
barabartë me ta.
Orën
e mësimit gjithmonë e planifikon paraprakisht dhe sigurisht i referohet
planprogramit dhe në bazë të tij edhe i përdorë tekstet mësimore të nevojshme.
Ora e mësimit gjithmonë duhet të ketë një hyrje ku ke hapësirë për pyetje,
detyra dhe sqarime dhe më pastaj një
zhvillim të njësisë mësimore me sqarime të duhura, të nevojshme dhe të
domosdoshme dhe së fundi një rikapitullim të asaj që ke shpjeguar në formë
përfundimi dhe momenti i fundit vijnë detyrat për ditën në vijim dhe sqarimi se
si duhet të punohet me to. Gjithmonë u thot nxënësve se është në dispozicionin
e tyre edhe pas orëve të mësimit, për çfardo që ata kanë nevojë. Ka raste që
dhe në mbrëmje i kontakton për të parë se si qëndrojnë me punime e me detyra.
Nxënësi gjatë vijimit të kursit duhet të jetë i suksesshëm dhe nëse ai
eventualisht dështon, një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi arsimtarin. Pra
arsimtari gjithmonë duhet ta bëj punën e vet dhe të jetë i aftë të sqaroj, ta
zbërthej materien e lëndes në ate mënyrë që ajo të jetë jo vetëm e kuptueshme
për nxënësin, por edhe e kapshme dhe t’i jap frytet e saj. Pa punë të
gjithëmbarshme nuk ka rezultate, thot Raifi.
Gjuha
është si një oqean që si dihet fundi dhe sa më shumë që di, aq më shumë kërkesa
dalin para mësuesit. Gjithmonë iu thot nxënësve të tij se për ta kuptuar një
gjë mirë në gjuhen e huaj, duhet të dish ta bësh si duhet përshtatjen dhe
krahasimin në gjuhen e tyre. E vëren se ata nxënës që kanë bazë të fortë në
gjuhën e tyre, ose ata nxënës që kanë një gjuhë amtare që ka në njëfarë mënyre
ngjashmëri me suedishten, ia dalin më lehtë, më mirë e më shpejtë se sa të
tjerët. Në kursin e gjuhës - suedishtja për të huaj, është dhe provimi nacional
që përfshin: Leximin A, B, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të folurit. Të
shkruarit dhe të folurit e vlerësojnë gjithmonë dy arsimtarë dhe pastaj
vendosin për notën në bazë të një lloj shablloni që kanë e që quhet “Kriteret
për njohuri”. I ka ndodhur që t’i lexoj hartimet e nxënësve që janë tek
arsimtarët e tjerë dhe të jap mendimin e tij. Ka vërejtur se nxënësit që e kanë
gjuhë amtare gjermanishten, bie fjala, përdorin shpesh fjalë të avancuara që
nuk janë në nivelin e suedishtës për të huaj. Raifi e thot arsyen pse ndodh
kjo: - Ngase ka shumë fjalë që janë të ngjashme me suedishten dhe rregullat gramatikore
dhe drejtshkrimore gjasojnë, nëse nxënësi e njeh mirë gjuhën e parë.
Në
nderkohë që ligjironte kursin e suedishtës për të huaj, ka studiuar dhe në Line
Universitet kursin suedishtja si gjuhë e dytë në mësimnxënie dhe në
mësimdhënie. Ky kurs ka përfshi pjesën e kulturës, të migrimit, të religjionit,
të mësimdhënies në gjuhën e dytë, pjesëne gramatikës dhe të fonetikës. Ka pasur
disa profesorë si: Birgitta Waiters, Lars Hansson, Lena Holmen, Johanna
Salomonnsson, Anna Lundstrëm dhe të tjerë, nga të cilët ka arritur të mësoj
shumë gjëra të reja. Kur mbaroi njërin nga kurset tek profesoreshë Anna
Lundström, i shkroi mes tjerash dhe ketë: “Unë në karrierën time akademike kam
pasur shumë profesorë të mirë, porse ju keni qenë njëra ndër më të mirat!” Ajo
u falënderua shumë dhe i tha Raifit: ”Ju dini ta bëni analizën e teksteve dhe kjo
është përparsi e juaja”.
Ditën
më intenzive gjatë javës e kanë ditën e mërkurë, ku paradite kanë orë mësimi
deri në drekë, më pastaj pauzë dhe pasdite palnifikim për ditën vijuese. Pas
mbarimit të orarit kanë mbledhje me kolegë ku si gjithmonë kryetarja e aktivit
të arsimtarëve e bënë rendin e ditës dhe dikush në modelin sipas radhës e mban
protokollin/proceverbalin e mbledhjes. Kjo e fundit zgjat nga ora 16.00 -17.00.
Mësimdhenësit diskutojnë gjendjen aktuale të nxënësve, përparimin e tyre në
mësim, çështje aktuale pedagogjike, risi nga enti shkollor, tekste mësimore,
planifikimin dhe kohëzgjatjen e kurseve, këmbim prëvojash, zhvillim kompetencë
dhe shumë e shumë çështje të tjera.
Një
sukses tjetër që e bën krenar janë nxënësit e shkollës shqipe në Nybro. Shumë
prej tyre kanë bërë karrierë akademike dhe punojnë anekënd Suedisë si
inxhinierë, ekonomistë, juristë, farmacistë, socionomë, matematicientë
financierë, ekspertë të informatikës, konsulentë e çka jo tjetër. Aso kohe
nxënesit shqiptarë kishin të drejtë mësimi nga foshnjorja deri në gjimnaz. Ai
nuk mund të lë pa i përmend dhe nxënësit e tij tashëm në gjuhën amtare, ku
Raifi punon aktualisht vetëm 20%. Janë reduktuar orët e mësimit dhe nxënësit
kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën amtare vetëm 7 vite, e pastaj e marrin
notën përfundimtare dhe nuk vazhdojnë më. Ajo që i vë në siklet dhe nxënësit
dhe ate është fakti se ora e mësimit zgjatë vetëm 40 minuta, dhe ate në një
grup ku janë bashkë klasa 1-3 një orë dhe klasa 4- 7 një orë, në çdo shkollë.
Por, megjithatë asnjë nxënës i tij nuk ndodh ta mbaroj klasën e parë pa e ditur
alfabetin dhe po e lexuar tekstin e abetares. Ka një alfabet të shkruar me
shkronja të mëdha me ngjyra kuq e zi dhe çdo orë mësimi e fillon me alfabetin
dhe shqiptimin e shkronjave. Nxënësit tanë që krijojnë një theks të mirë në
shqip, flasin bukur dhe në theks nuk dallohen që s’janë suedezë apo anglezë, aq
bukur i shqiptojnë fjalët. Shpreson se ky shkrim dhe këto fjalë ju kanë pëlqyer
juve sado pak, të nderuar lexues, dhe sugjerimet dhe kritikat tuaja i mirëpret me dashamirësi. Ka
shumçka të thot, por shpreson se ndonjëherë tjetër do të flet dhe për projektin
shkollor që patën realizuar më 2018 dhe 2019, vizita në vendet e origjinës dhe
në Suedi ku mysafirë kishin një arsimtare, disa nxënës dhe drejtoreshën e
shkollës 9 vjeçare “Gjon Buzuku” nga Tirana. Sponzor i këtij projekti të madh
shkollor ishte “Tetova Åkeri”, me pronar Resul Murselin.
-
I dashur Raif, me sa jemi në dijeni ju jeni zgjedhur më heret edhe anëtar
kuvendi i një komune në Suedi, apo jo?
-
Falemindrit shumë që ma përkujtoni. Kjo tregon se vërtet mund lirisht të themi
se jeni një gazetar hulumtues. Kam harruar të ju tregoj për kohën si anëtar
kuvendi/ansambelist në komunen e Nybors, ku jam zgjedhur në dy manadate - 2006/2010
dhe 2010/2014. Kam përfaqësuar partinë social-demokrate dhe kam arritur që për
30 vjetorin e shkollës shqipe, më 2006, t’i kemi në manifestim përfaqësuesit e
komunës që aso kohe udhëhiqej nga socialdemokratet dhe aty të mbajnë fjalim dhe
të na përkrahin.
Gjatë
mandatit të fundit kemi pasur shumë diskutime në grupe dhe ky model është i
mirë dhe për komunat tona, ngase grupet ishin të përziera me parti të ndryshme
dhe secili grup zgjidhte një
procesmbajtës dhe një zëdhënes i cili/e cila prezentonte vendimet e
marra në diskutim për secilin grup. Një më kishte rënë të jem në grup me shefin
e komunës dhe me një anëtar të partisë djathtiste ekstremiste, "
Demokratët e Suedisë", i cili nuk mundte fare t’më shikonte, ngase mezi
prisja që ai të thoshte diçka kundër të huajve. Ekstremisti mbeti tepër i
rezervuar dhe nuk foli gjë.
Raifi
kishte menduar përherë edhe për ish kolegët e tij të gjimnazit të Vushtrrisë,
edhe kur këta të fundit punonin në shtepitë shkolla dhe mirreshin në “biseda
informative” dhe rraheshin e maltretoheshin. Ajo situatë e kishte prekur shumë,
andaj edhe vendosi që nga mjetet e tija të dërgonte material për gjimnazin në
vlerë prej 1300 markash gjermane.
Shenim:
Këtë shkrim Raifi ia dedikon motrës së tij të ndjerë, Ganimete Mehmeti Salihu,
e cila para një viti, në moshë të njomë, u nda nga jeta pas një sëmundje e
rëndë!
Raifi
e mbyll kete interviste me fjalet - Qoftë i përjetshëm kujtimi për tëdhe për të
gjithë ata që vdiqën si pasojë e pandemisë!
shtator 2021