Faleminderit
Enver Bytyçi: Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven
E enjte, 20.01.2022, 11:13 PM
Enver Bytyçi:
Pas
nje ore hyjme ne daten 21 janar! Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa
Doktor Rugoven. Me 21 janar te vitit 2006 lideri historik dhe presidenti i Kosoves
nderroi jete. Dhjetra e qindramije shqiptare ne ate dite akullnaje ia dhane
lamtumiren njeriut qe beri histori me shume se kushdo pas Skenderbeut per
kombin shqiptar!
U
derdhen lot, me te cilet u shkrine akujt e janarit te acarte. U vendosen mijera
e mijera njerez ne radhe per t'i dhene lamtumiren e fundit "shenjtit"
te shqiptareve! Pse? Se shqiptaret ne Kosove e ne rajon donin t'i shprehnin
mirenjohjen Imbrahim Rugoves per gjithcka kishte bere per bendin e popullin e
tij!
Dhe
nuk kishte bere pak! Kishte mundur qe me mendjen e tij te urte e te ndritur ta
ndryshonte imazhin e shqiptareve dhe te fitonte zemrat e botes se qyteteruar!
Kishte mundur i vetem jo vetem politiken mizore te Miloshevicit, por edhe
fabrikimet anti-shqiptare te Akademise dhe te Kishes Ortodokse Serbe.
Kishte
hyre ne te gjitha kancelarite e Europes dhe ne SHBA dhe beri te mundur njohjen
e Kosoves si subjekt nderkombetare!
Ajo
date e 21 janarit 2006 ishte jo thjesht shkuarja ne amshim e presidentit
historik te Kosoves, Ibrahim Rugova, por edhe dita e mirenjohjes se popullit
shqiptar per vepren dhe emrin e tij te pavdekshem!
Une
do t'i propozoja presidentes Osmani qe daten 21 janar ta shpalle si Dita e
Mirenjohjes per Kosoven!