Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Dy humanistë nga Malësia
E shtune, 01.01.2022, 08:13 PM
Dy humanistë nga Malësia
Njëri
nga Trieshi e tjetri nga Koja, gjithmonë të gatshëm të
ndihmojnë aty ku është nevoja
Nga
Gjekë Gjonaj
Bamirësia sot nevojitet më shumë se kurrë. Pse?
Sepse jetojmë në kohën e
tranzicionit, e cila për fat të keq ka zvetënuar, për të mos thënë ka zhdukur
shumë vlera të shoqërisë tradicionale
shqiptare, me të cilat kombi ynë ishte i njohur përtej kufijve gjatë gjithë historisë së tij
të trishtë. Edhe pse në ditët e sotme , në pjesën më të
madhe, mungojnë ndjenjat e dikurshme të mirësisë, solidaritetit, bujarisë,
altruizmit, mëshirës , filantropisë e
humanizmit , ka mjaft malësorë ( shqiptarë)
në vendlindje dhe në mërgim të cilët
promovojnë dashurinë ndaj
njerëzimit. Në mesin e këtyre malësorëve ( shqiptarëve) që zemrën e kanë të madhe janë
Mark Gjolaj, me origjinë nga Trieshi, i cili u lind dhe jeton në
Tuz dhe
Pjetër-Pero Kolçaj nga Koja, që
jeton në lagjen Omerbozhaj, afër
Tuzit. Të dy janë sipërmarrës,
afaristë, të cilët që në fillimet e sukseseve të punës së tyre janë udhëhequr nga
postullatet: “ bëje për tjetrin
atë që do të doje të bënin të tjerët për
ty”, “ sillu me tjetrin ashtu siç do të doje ti të silleshin me ty”, apo “duaje
tjetrin si veten tënde”. Edhe njëri edhe
tjetri janë të njohur në Malësi si njerëz humanitarë , që kanë dhënë ndihma në
ditët më të vështira , kundrejt atyre që u ofruan gjithçka vetëm e vetëm
që t’i shohin të lumtura e të
buzëqeshura fytyrat e tyre. Ata nuk
marrin, përkundrazi japin. Nuk flasin, përkundrazi bëjnë vepra të mira.
Pjetër
- Pero Kolçaj është një biznesmen dhe
humanist i njohur. Ai para më shumë se tri dekadash krijoi dhe drejtoi
Kompaninë “ Ave Maria Kolçeviq”. Viteve të fundit hapi firmën e ndërtimit “ Koja - Company” dhe disa biznese tjera më
të vogla. Jashtë punës së tij profesionale Kolçaj ka qenë gjithmonë pranë njerëzve
në nevojë, bashkëvendësve të vet,
për t’i ndihmuar ata në rast nevoje. Një
pjesë të pasurisë së tij e ndau për t’ua dhuruar atyre njerëzve që kanë më së
shumti nevojë. Ndihmoi dhjetëra familje kryesisht nga Malësia, fëmijë jetimë, të
sëmurit me sëmundje të rënda dhe ata që jetojnë në kushte ekstreme të
jetesës. Ndërtoi, riparoi dhe
mobiloi disa shtëpi , madje dhuroi edhe dy banesa. Përveç këtyre
ka kontribuar me të holla ,
material ndërtimor e fuqi punëtore falas
në ndërtimin dhe meremetimin e
rrugëve lokale , pastaj të objekteve fetare ( kisha, xhami dhe Funeralin “
Malësia”) .Kay kontribuar edhe në institucione shëndetësore në Tuz dhe
Podgoricë, institucione arsimore në Malësi
dhe në ngritjen e përmendoreve ( shtatoreve). Gjithashtu ka mbështetur
financiarisht manifestime kulturore dhe sportive. Zemrën e tij
fisnike e dëshmoi edhe
gjatë mbylljes së plotë
të qytetarëve të Malësisë brenda
mureve të shtëpisë për tri javë për shkak
të infektimit të 15 personave
nga kjo trevë me virusin e panjohur më parë C0vid-19 .
Kolçaj, përveçse ishte ditë dhe
natë në shërbim të të gjithë qytetarëve
të Komunës së Tuzit, në kohën e karantinës,
dhuroi sasi të mëdha
produktesh blegtorale organike nga ferma e tij.
Edhe
Mark Gjolaj, pronar i firmës “ Art
Ceramic” nuk po kursen asgjë, për të qenë pjesë aktive e bamirësisë,
duke dëshmuar gjithnjë e kudo fisnikërinë, humanizmin dhe
solidaritetin si stil jete dhe veprimi.
Përveç si biznesmen i gjeneratës së re
njihet si një njeri që ka
mbështetur aktivitete të shumta
humanitare në Malësi, në shumë sfera të jetës, në projekte të infrastrukturës në vendlindje, në objekte
banimi dhe në aktivitete të shumta
fetare, kulturore e arsimore. Ka
ndihmuar familje të varfra, fëmijë jetimë e tjerë. Po ashtu u vu në aksion për t’i ndihmuar
bashkëqytetarët e vet për çdo nevojë që
kishin në ato ditë të vështira të
karantinës. Të gjitha ndihmat i bën me vullnet sepse është i vetëdijshëm se të
ndihmosh dikë është sevap, sidomos të varfrit
dhe ato familje që kanë nevojë, e që për fat të keq në
shoqërinë e sotme ka mjaft. Çdo herë reflekton bujari, besnikëri, përpikshmëri
dhe përkushtim në veprim, duke qenë
nxitës dhe motivues për gjeneratën e re.
Marku është një shëmbëlltyrë e një brezi të ri të një malësori të denjë dhe fisnik që do të mbetet
për shumë kohë frymëzues për brezat që do të vijnë.
Këta biznesmenë vullnetarë e bamirës,
të lindur dhe të rritur në
familje të ndershme fshatare , tradicionale shqiptare, po përpiqen të ndihmojnë të varfrit, duke i bërë thirrje bujarisë së
qytetarëve për të dhënë një copë
nga pasuria apo kursimet e veta. Ata po
përpiqen të gjallërojnë traditat e
hershme të shqiptarëve ( malësorëve) për
fisnikëri dhe bamirësi për të ndihmuar
sadopak familje në varfëri të skajshme (
ekstreme). Këto të dy figura publike vlerësohen në bazë të veprave e jo deklaratave dhe “ rrahjes së gjoksit dhe
vetëlavdërimeve”. Ata kanë përzgjedhur
për të jetuar dhe për të vepruar
me dashuri dhe për dashuri njerëzore.