| E shtune, 01.01.2022, 07:13 PM |
Dy humanistë nga Malësia
Njëri
nga Trieshi  e   tjetri nga Koja, gjithmonë të gatshëm të
ndihmojnë aty ku është nevoja
Nga
Gjekë Gjonaj
Bamirësia  sot nevojitet më shumë se kurrë.  Pse? 
Sepse   jetojmë në kohën e
tranzicionit, e cila për fat të keq ka zvetënuar, për të mos thënë ka zhdukur
shumë vlera të shoqërisë tradicionale 
shqiptare, me të cilat kombi ynë ishte i njohur   përtej kufijve gjatë gjithë historisë së tij
të trishtë.   Edhe pse   në ditët e sotme , në pjesën më të
madhe,  mungojnë ndjenjat e dikurshme  të mirësisë, solidaritetit, bujarisë,
altruizmit, mëshirës , filantropisë  e
humanizmit , ka mjaft malësorë ( shqiptarë) 
në vendlindje dhe në mërgim të cilët 
promovojnë  dashurinë ndaj
njerëzimit.  Në mesin e  këtyre malësorëve  ( shqiptarëve)     që zemrën e kanë të madhe    janë 
Mark Gjolaj, me origjinë nga Trieshi, i cili u lind dhe jeton në
Tuz  dhe 
Pjetër-Pero Kolçaj nga Koja, që 
jeton në lagjen  Omerbozhaj, afër
Tuzit.  Të dy janë sipërmarrës,
afaristë,  të cilët që në fillimet  e sukseseve të  punës së tyre janë udhëhequr  nga 
postullatet:  “ bëje për tjetrin
atë që do të doje të bënin  të tjerët për
ty”, “ sillu me tjetrin ashtu siç do të doje ti të silleshin me ty”, apo “duaje
tjetrin si veten tënde”.  Edhe njëri edhe
tjetri janë të njohur në Malësi  si  njerëz humanitarë , që kanë dhënë ndihma në
ditët më të vështira , kundrejt atyre që u ofruan gjithçka  vetëm e vetëm 
që t’i shohin të  lumtura e të
buzëqeshura fytyrat  e tyre. Ata nuk
marrin, përkundrazi japin. Nuk flasin, përkundrazi bëjnë  vepra të mira.

Pjetër
- Pero Kolçaj është  një biznesmen dhe
humanist i njohur. Ai para më shumë se tri dekadash krijoi  dhe drejtoi 
Kompaninë “ Ave Maria Kolçeviq”. Viteve të fundit  hapi firmën e ndërtimit  “ Koja - Company” dhe disa biznese tjera më
të vogla. Jashtë punës së tij profesionale Kolçaj   ka qenë gjithmonë pranë  njerëzve 
në nevojë, bashkëvendësve të  vet,
për t’i ndihmuar ata  në rast nevoje. Një
pjesë të pasurisë së tij e ndau për t’ua dhuruar atyre njerëzve që kanë më së
shumti  nevojë. Ndihmoi  dhjetëra familje  kryesisht nga Malësia, fëmijë jetimë, të
sëmurit me sëmundje të rënda dhe ata që jetojnë në kushte ekstreme të
jetesës.  Ndërtoi, riparoi dhe
mobiloi  disa  shtëpi , madje dhuroi edhe dy banesa.  Përveç këtyre 
ka  kontribuar me të holla ,
material ndërtimor e fuqi punëtore falas 
në ndërtimin  dhe meremetimin e
rrugëve lokale ,  pastaj të objekteve  fetare ( kisha, xhami dhe Funeralin “
Malësia”) .Kay kontribuar edhe në institucione shëndetësore në Tuz dhe
Podgoricë, institucione arsimore në Malësi 
dhe në ngritjen e përmendoreve ( shtatoreve). Gjithashtu ka mbështetur
financiarisht  manifestime  kulturore dhe sportive.  Zemrën e tij 
fisnike e dëshmoi edhe  
gjatë  mbylljes së  plotë 
të qytetarëve të Malësisë  brenda
mureve të shtëpisë  për tri javë për shkak
të  infektimit të  15 personave 
nga kjo trevë me virusin e panjohur më parë  C0vid-19 .   
Kolçaj,   përveçse ishte ditë dhe
natë në shërbim të të  gjithë qytetarëve
të Komunës së Tuzit, në kohën e karantinës, 
dhuroi     sasi të mëdha
produktesh blegtorale organike nga ferma e tij.

Edhe
Mark Gjolaj, pronar i firmës “ Art 
Ceramic” nuk po kursen asgjë, për të qenë pjesë aktive e bamirësisë,
duke  dëshmuar gjithnjë e kudo   fisnikërinë, humanizmin dhe
solidaritetin  si stil jete dhe veprimi.
Përveç si biznesmen i gjeneratës së re 
njihet si një njeri që  ka
mbështetur  aktivitete të shumta
humanitare në Malësi, në shumë sfera të jetës, në projekte  të infrastrukturës në vendlindje, në objekte
banimi   dhe në aktivitete të shumta
fetare, kulturore e arsimore.   Ka
ndihmuar familje të varfra, fëmijë jetimë e tjerë.  Po ashtu u vu në aksion për t’i ndihmuar
bashkëqytetarët e vet  për çdo nevojë që
kishin në ato ditë të vështira  të
karantinës. Të gjitha ndihmat i bën me vullnet sepse është i vetëdijshëm se të
ndihmosh dikë është sevap, sidomos të varfrit 
dhe ato familje që kanë nevojë, e që për fat të keq  në 
shoqërinë e sotme ka mjaft. Çdo herë reflekton bujari, besnikëri,  përpikshmëri 
dhe përkushtim në veprim, duke qenë 
nxitës dhe motivues për gjeneratën e re. 
Marku është një shëmbëlltyrë e një brezi të ri  të një malësori të denjë dhe fisnik që  do të mbetet  
për shumë  kohë  frymëzues për brezat  që do të vijnë.
Këta  biznesmenë vullnetarë e  bamirës, 
të lindur dhe të rritur  në
familje  të ndershme  fshatare , tradicionale shqiptare,  po përpiqen të ndihmojnë  të varfrit, duke i bërë thirrje bujarisë së
qytetarëve  për të dhënë një copë
nga  pasuria apo kursimet e veta. Ata po
përpiqen  të gjallërojnë traditat e
hershme të shqiptarëve ( malësorëve)  për
fisnikëri dhe bamirësi  për të ndihmuar
sadopak familje në  varfëri të skajshme (
ekstreme). Këto të dy figura publike vlerësohen në bazë të veprave e jo  deklaratave dhe “ rrahjes së gjoksit dhe
vetëlavdërimeve”. Ata kanë përzgjedhur 
për të jetuar  dhe për të vepruar
me dashuri dhe për dashuri  njerëzore.