Faleminderit
Jahja Drançolli: Si sot, të vitit 1997, Madeleine Albright mori detyrën e Sekretares së Shtetit
E diele, 23.01.2022, 03:17 PM
Jahja Drançolli:
Si
sot, të vitit 1997, Madeleine Albright, e cila më parë kishte shërbyer si
ambasadore e SHBA-së në OKB, mori nën Presidentin Bill Clinton detyrën e
Sekretares së Shtetit, duke u bërë gruaja e parë që mban atë post në kabinet.
Më 26 janar 2005, Condoleezza Rice u betua nga Presidenti George W. Bush si
Sekretarja e dytë femër e Shtetit të SHBA-së. Ndërsa, Hillary Clinton u bë e
treta në vitin 2009!
Një
ditë pas konfirmimit të saj unanim nga Senati i SHBA-së, Madeleine Albright bën
betimin si sekretarja e parë femër e SHBA-s nga zëvendëspresidenti Al Gore në
Shtëpinë e Bardhë. Si kreu i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Albright
ishte zyrtarja femër e rangut më të lartë në historinë e këtij shteti, një
dallim që bëri që disa të deklaronin se "glass ceiling” që pengonte gratë të ngriheshin në qeveri u
hoq.
Albright,
Maria Jana Korbelova lindi në Çekosllovaki në vitin 1937 dhe iku në SHBA me
familjen e saj në vitin 1948 pas pushtimit komunist. Ajo studioi drejtësi në
Universitetin e Kolumbias në New York City dhe u diplomua me titutll doktor
shkence (Ph.D). Gjatë viteve 1970-ta, ajo shërbeu si anëtare e stafit në
Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, dhe në vitin 1989 u bë
presidente e Qendrës jofitimprurëse për Politikat Kombëtare. Në janar 1993, ajo
u emërua Përfaqësuese e Përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara nga
Presidenti Bill Clinton, ku fitoi një reputacion si një negociatore e ashpër, e
drejtpërdrejtë në kontakte personale. Në dhjetor 1996, ajo u emërua nga Clinton
për të zëvendësuar Warren Christopher si Sekretare e Shtetit, posti më i
rëndësishëm dhe më i fuqishëm në kabinetin e presidentit!