Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Nikë Micakaj, trieshjani 32-vjeçar, viktimë e regjimit komunist
E diele, 30.01.2022, 07:48 PM

Krimet e komunizmit
Nikë Micakaj, trieshjani
32 – vjeçar, viktimë e regjimit komunist
Nga
Gjekë Gjonaj
Komunistët
shqiptarë nuk kursyen nga pushkatimi as Nikë Marash  Micakaj, nga fshati Bëkaj i malit të
Trieshit. Mëkati i tij i vetëm , për të cilin u vra ,   ishte se e deshi  me gjithë shpirt shtetin amë - Shqipërinë
Etnike.  
Këtë
martir të demokracisë dhe lirisë, e vranë  
forcat ushtarake komuniste shqiptare  
pa  gjyq dhe pa faj në  moshën 32 – vjeçare në  muajin maj të vitit 1946,  diku rrënxë malit të  Deçiqit. Atij paraprakisht    ushtria komuniste i rrethon shtëpinë  dhe në befasi e arreston  në  Bardhaj,  vend 
në brigjet e lumit Cem, në mes të Grabomit dhe Tamarës.   Familja 
u vesh me të zeza  pasi u vra,
para togës së pushkatimit   nga xhelatët
komunistë të udhëhequr nga  famëkeqi  toger Baba, 
ky  luftëtar trim i pamposhtur, i
cili asnjëherë nuk u dorëzua  në rrugën e
tij.  Ajo ditë mizore e 76 vjetëve më
parë ,  ditë e zezë   e 
majit 1946, do të mbetet plagë e rëndë e pashëruar përgjithmonë për
familjarët, farefisin, Trieshin dhe krejt 
Malësinë.
Trieshjani,
Nikë Micakaj, i njohur në Kelmend  si
Nikë Marash Ujka, ndërsa në vende tjera si Nikë dajaku,    i dashuruar     me Shqipërinë, ishte  ndër ata nacionalistë malësorë (shqiptarë)  të angazhuar maksimalisht për bashkimin e
trojeve  etnike.  Ishte  
njëri prej atyre  burrave
malësorë  që ishin betuar për të mos e
lënë komunizmin të instalohej në Shqipëri, i bindur se   përfundimisht  kjo ideologji 
do të ndrydhë  dhe do të
shkatërrojë  personalitetin e
njeriut.   
Ky
djalë i ri, e  patriot, për asnjë çast
dhe asnjëherë nuk iu tremb kërcënimeve as të komunistëve  shqiptarë të 
Enver Hoxhës, as atyre serbo-malazez të Josip Broz Titos, të cilët në
atë kohë bashkëpunonin ngushtë  njëri me
tjetrin  në    ushtrimin e dhunës, torturës   dhe ekzekutimit   pa gjyqe, të nacionalistëve  shqiptarë dhe familjeve të tyre të cilat nuk
mbështesnin  regjimin  (shtetin) 
komunist. 
Historia
e këtij antikomunisti  nuk u mbyll me
vrasjen e tij.  Eshtrat  i janë zhdukur ndoshta përgjithmonë. Varri i
këtij luftëtari trim të  “harruar”  nuk dihet as sot e kësaj dite, sikur i shumë
malësorëve   të tjerë  të cilët derdhën  gjakun e tyre nga kriminelët e kuq, sepse e
donin  Malësinë dhe Shqipërinë
Etnike  të lirë dhe të çliruar  nga pushtuesit  komunist, të cilët interesoheshin vetëm për
interesat dhe pozitat e tyre e jo për lirinë e tokave shqiptare. 
Bazuar
në  fakte dhe në dosjen familjare  Nikë Micakaj u lind në vitin   1914, në fshatin Bëkaj të Trieshit.  Ishte djali i dytë i prindërve,  Marash dhe 
Katrinës (e lindur Bojaj).  U rrit
dhe u edukua  në një familje me ndjenja
te larta kombëtare dhe burrërore.  Që në
fëmijëri u brumos dhe  u formua, duke
dëgjuar  rrëfime nga babai, gjyshi dhe
axhët,  për trimërinë dhe bujarinë e  njohur në trojet shqiptare  të  
vëllazërisë  së   Bëkajve të 
Trieshit.  Qysh në rini  u shqua 
nga  moshatarët  për trimëri 
dhe zgjuarsi, por  edhe për
talentin  që kishte për   qitje me armë zjarri.   Pikësynim kishte të arrijë  suksesin 
e gjyshit, Ujkë Gjonit, i cili 
e  bëri   popin e kishës serbe t’i mallkoj kuçasit pas
disfatës që pësuan ata disa herë   në
sulmet e tyre hakmarrëse  ndaj  fisit Micakaj. Arsyeja e këtij mallkimi
ishte  frika e  secilit kuças që  nisej për t’u hakmarrë ndaj Micakajve se  do  të
vritej.  Këtë  e dëshmon më së miri rapsodi popullor përmes
këtyre vargjeve:  
“...Ujk Gjon Cuku djal i
ri
gjaqe la në shkijeni...”
Nikë
Micakajn  në  vitin 1935 e mobilizojnë në ushtri. Si ushtar
e  çojnë në Kotorr. Atje, gjatë kryerjes
së shërbimit ushtarak,  takohet me një
ushtar jugosllav,  të cilin e kishin
transferuar (larguar)  nga  Kazerma 
Ushtarake në fshatin  Poprat (
Triesh) , ku ai kishte vrarë  kushëririn
e Nikës, Zef Purin Micakaj, në prag të derës së shtëpisë së tij.   Pas 
një kohe ushtari vrasës,  fillon
t’i  lavdërohet Nikës  se e ka vrarë një shqiptar, Zef Purin,  në vendlindjen e tij . Nika  me zemërim 
të  thellë e mllef të madh i
përgjigjet  rrëmbyeshëm: “ O katil  i pashpirt e mizor,   ti 
paske vrarë vëllain tim.” Me shpejtësi nxori armën dhe e la ushtarin
gjakatar të vdekur  në vend.  Me shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë që
kishte  arriti  të ik dhe t’u shpëtoj  breshërive të plumbave të ushtarëve
jugosllavë.  Së pari ndalet në Ulqin,
prej ku shkon në Shkodër. Atje u bashkëngjitet çetave vullnetare  kryengritëse nacionaliste e antikomuniste të
Malësisë së Madhe.  
Ky
pishtar i lirisë merr pjesë aktive me pushkë në dorë  në 
kryengritjet   që u zhvilluan në
Kelmend e  krahina tjera të Malësisë së
Madhe  kundër forcave  të ndjekjes partizane jugosllave - shqiptare.
Luftoi  me trimëri deri në vdekje për çlirimin
e trojeve shqiptare nga kthetra komuniste, bashkë me  prijësin popullor të Kelmendit  dhe mbrojtësin e   kufijve 
të Vermoshit  nga aspiratat
serbo-malazeze, Prekë Calin dhe bashkëluftëtarët e tjerë trima e të
paluhatshëm  në kryengritje,  në të cilën 
u  dënuan me vdekje (pushkatim), u
vranë mizorisht , u burgosën dhe u shpërngulën në kampet e internimit  të Kavajës, të  Tepelenës, të Volçishtit, në burgjet e kampet
e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. 
Ky
trim sypatrembur  dhe viktimë e regjimit
komunist  duhet të mos harrohet kurrë nga
populli  fisnik  i Malësisë së Madhe, e  as nga 
historia e cila  do të duhej ta
njohë si dëshmor e atdhedashës.









