Faleminderit
Tahir Bezhani: Prof. Dr. Salih Ahmeti, hero i ditëve tona
E merkure, 16.02.2022, 08:50 PM
Portret për njeriun e kohës, sfidat dhe mirënjohjet...
PROF. DR. SALIH AHMETI,
HERO I DITËVE TONA
Nga
Tahir Bezhani
Në
çdo kohë kur lindin sfidat e jetës, njerëzit provokohen, dëshmohen para
shoqërisë me vlerat e tyre njerëzore, humane e profesionale. Tani e dy vite
epidemia e quajtur covid 19, e cila përfshiu tërë globin, nuk kurseu as shtetin tonë të rij, por me njerëz
të mëdhenj, të palodhur e profesionist të shkathët, fiks në parimet e
Hipokratit, të gatshëm për çdo sfidë. Në kacafytje të drejtpërdrejt me
epideminë vdekjeprurëse, u përballë e gjithë
mjekësia kosovare, ku në këtë luftë të rrezikshme, shumë sish humbën
jetën, duke luftuar për jetën e
të tjerëve.
Në
këtë përballje heroike, ndër më të dalluarit me epideminë famëkeqe, që nga
fillimi e deri me sot, me punën e tij të palodhshme, Salih Ahmeti, shef i
departamentit në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,
tregoi gjithë potencialin e tij shkencor e njerëzor për ta çrrënjosur këtë të
keqe nga Kosova .
Emri
i Prof. Dr. Salih Ahmetit, tani e dyzet vite, është i njohur në mbarë opinionin
kosovar e jo vetëm, si njeri e mjek i
përkushtuar ndaj profesionit dhe njerëzve të këtij dheu, të kësaj Kosove.
Ka
mbaruar fakultetin e mjekësisë në Prishtinë, ndërsa specializimin për sëmundje
infektive dhe subspecializimin nga lëmi e Gastroenterologjisë me Hepatologji në
Zagreb. Njëherit në Zagreb kreu studimet pasdiplomike, magjistraturën dhe
doktoratën, të cilën, për shkaqe të situatës politike të kohës, në rrethana
lufte, i mbrojti në Prishtinë. Si fushë
hulumtimi ka viruset me patogjinitet të lartë si dhe ato të etheve
hemorragjike dhe sëmundje të mëlçisë. Ka mbi njëzet vite që bashkëpunon ngushtë
me ekspert nga Universiteti i Lubjanës, Instituti Porton Doën (BM),Instituti
Bernhard Noch në Hamburg, dhe Universiteti i Teksasit (SHBA), e shumë vende të
tjera të botës. Ka qenë bartës i disa
pozitave mjekësore në QKUK, edhe dekan i
Fakultetit të Mjekësisë. Shumë kuadro të profileve të ndryshme mjekësore, falë
dijes universale të Prof. Dr. Salih Ahmetit, sot janë kuadro kyçe e me
përgjegjësi në mjekësinë kosovare e jo vetëm. Në Klinikën Infektive punon që
nga viti 1983,ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Për gjitha
ato vite të karrierës, ka arritur që emri i tij të jetë i njohur në mbarë
vendin, si emër “shpëtimtarë i jetëve njerëzore.”
Duke
pasur në konsideratë gamën e gjanë të punës së
Prof. Dr. Salih Ahmetit, me 2o.12.2021 ka marrë çmimin vjetor “ NJERIU I
VITIT”( MAN OF THE YEAR),një vlerësim publik për punën shumëvjeçare, nga një
Organizatë “Geltelmen magazinë”,e cila përzgjedhë njerëzit e sukseseve të
arriturave vjetore. Me gjithë veprimin e drejtë për këtë vlerësim, mendoj se
profesionalizmi dhe përgatitja e lartë shkencore, puna e palodhshme e humane
ndër vite, japin arsye që për këtë kuadër shkencor, mos të mbetët e vetmja
dhuratë ndër vite.
Sytë
e vëmendja drejtohen tek Institucionet e shtetit tonë për vlerësimin e kuadrove
të dëshmuara, si Prof. Dr. Salih Ahmeti.
Përvoja
dhe kontributet në lami shkencore, puna humanitare gjatë një karrierë
shumëvjeçare, duhet të jenë synim i respektit njerëzor, shtetërorë e kombëtarë.
Jo
vetëm se gjendemi në habi, por shpesh shtrohet pyetja si një kërkesë imanente e njerëzore, që ndaj
humanistëve të tregohet humanitet, mirënjohje e respekt meritorë, siç do ishte
rasti me Prof .Dr. Salih Ahmetin.
Nëse
qytetarët dhe pushteti, vlerësojnë njerëzit për vlera të larta intelektuale,
morale e profesionale, atëherë jemi të vlerësuar të gjithë, madje si popull, që
njohim virtytet dhe vlerat e të tjerëve.
Duhet
të ndihemi mirë kur në rrethana të tilla, të vështira që sjellin kohët, lindin
kësi heronj të punës, me vepra konkrete, duke rrezikuar veten për të tjerët. Në
këtë kuptim, nuk qe i vetëm Prof .Dr.
Salih Ahmeti, por të tillë patëm shumë këtë radhë në Kosovë.
Është
në kulturën tonë që të vlerësojmë kuadrot tona. Sikur të bënim vlerësime të
tilla me kohë, nuk do i kishim të “humbur” me qindra penda të shkencave të
ndryshme nëpër botë. Atje gradohen, dekorohen ,falënderohen, ndërsa ne, ne nuk
gjejmë forcë e mirësi për t’i vlerësuar
ata që tregojnë humanizmin me vepër profesionale e jetësore.
Mos
të hezitojmë! Nuk është vonë kurrë për të mirën. Respekt të gjithë atyre
mantelbardhëve që dhanë çdo gjë nga vetja për popullin e vet!