Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Rënia e dëshmorit Dedë Prëlë Nikollaj, frymëzim për brezat e rinj
E shtune, 05.02.2022, 07:45 PM

Luftëtarët e lirisë
Rënia  e dëshmorit 
të  popullit, Dedë Prëlë Nikollaj,
frymëzim për brezat e rinj
Nga
Gjekë Gjonaj
Fshati
Muzheçk  i malit të Trieshit  është 
vendlindja dhe djepi i  disa  patriotëve të shquar, të cilët luftuan, u
ekzekutuan  dhe u përkushtuan
denjësisht  për  çlirimin e trojeve etnike shqiptare  nga armiq 
të ndryshëm, për pavarësinë e Shqipërisë, për gjuhën dhe flamurin tonë
kombëtar.  Njëri nga  trimat atdhetar, luftëtar i  dalluar 
dhe i dashur  nga trieshjanët  dhe 
banorët e  tjerë të Malësisë së
Madhe në fund të shekullit XIX – të  
ishte edhe  Dedë Prëli
Nikollaj.  Familja e tij  është e nderuar dhe e respektuar   ndër breza. Kjo derë atdhetare  ka qenë model për trimëri, bujari e  fisnikëri, për  punëtorë e të dashur për  shokun dhe mikun,  por shumë të rreptë për armikun e atdheut (
vatanit).  Bijtë e kësaj shtëpi  kanë vuajtur gjatë regjimeve antipopullore të
kohës, por kurrë nuk janë gjunjëzuar 
para armiqve shekullorë dhe mbetën shembull frymëzimi  për gjeneratat e reja.   Në këtë frymë  atdhetarie e dinjiteti njerëzor, u lind , u
edukua  dhe u frymëzua   personazhi i këtij shkrimi,   Dedë Nikollaj. Ai  ishte 
fëmija  i parë dhe i vetëm i
prindërve  të tij dinjitarë.   Erdhi në jetë në  gjysmën e dytë shekullit 19-të , në vitin
1864. Ishte kjo  periudha kur   Perandoria Osmane, e udhëhequr nga  sulltani 
Abdyl Hamiti II ( 1848-1918) 
vendosi   një nga regjimet më të
egra ,  i cili zbatoi ndaj shqiptarëve
politikën e mohimit të të drejtave kombëtare dhe  të shkombëtarizimit.
Dedë
Prëli Nikollaj, bashkë me shumë patriotë të tjerë malësorë ( shqiptarë) , nuk u
pajtua  me këtë regjim zaptues e
pushtues.  Ai  vullnetarisht 
u bë pjesëtar i  
kryengritjeve  të armatosura  kundër regjimit  turk ( osman) 
fillimisht në Luftën e  Lemajës në
Triesh , në vitin 1907 dhe pastaj në sulmin për dëbimin ( largimin)  e ushtrisë turke  nga kulla ( karakolli)  në Qafë të Bokrrinës, në afërsi të fshatit
Selisht ( Grudë). Sulmi  i
malësorëve  nga Hoti, Gruda, Trieshi,
Koja , e Kelmendi,  i frymëzuar nga
zjarri i çlirimit nga pushtuesi 
turk,  në Qafë të Bokrrinës,   ishte i përgjakshëm dhe  i suksesshëm. 
Kryengritësit malësorë arritën të çlirojnë  këtë karakoll, kurse Dedë Prëli Nikollaj  nuk u shpëtoi breshërive të plumbave të
ushtarëve turq dhe u vra trimërisht, më 
26 mars 1911, në moshën 47 vjeçare 
bashkë me disa kryengritës të tjerë malësorë.   Bashkëluftëtarët  trieshjanë 
, pas  rënies së tij heroike
,  e 
marrin trupin e   pa jetë dhe e
çojnë   në  shtëpinë e tij në Muzheçk. Ky  dëshmor i popullit u varros  në varrezat 
familjare me nderimet e duhura nga familja dhe  mbarë 
banorët e Trieshit.
Ai  pas vetes la pas  bashkëshorten Luke Gjeken e lindur (Ivanaj )
dhe 3 fëmijë të vegjël, djalin Kolë  dhe
dy vajzat Pashkën dhe Lenën.  Djali i tij
Kola ishte 9-vjeç kur mbeti pa baba.   Ai
bashkë me motrat   rritet jetimë pa
njërin prindër në  kushte shumë të
vështira ekonomike.  Martohet me  Drane Ujkaj, bijë e  dëshmorit 
Gjel Çakut, nga Bëkajt e Trieshit 
i cili   u vra nga turqit  në Përrua të Thatë në vitin 1911.  Ky çift bashkëshortor i ndershëm, i cili
gëzoi autoritet  dhe respekt  në këtë krahinë,   kaluan një jetë të lumtur e në harmoni
bashkë me  pesë fëmijë, tre djem (
Gergji, Marku dhe Gjoni)  dhe dy vajza (
Pashka e Lena) .   Lumturinë  ua 
prishi , siç pohon nipi i tyre  në
Amerikë, Nua Gjergji, pushkatimi i  
vëllait të Dranes, Kolë Gjel Çakut nga UDB-a  e Jugosllavisë në vitin 1948.
Familja
e Dedë Prëlë  Nikollaj   u shqua 
për luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre
kishin çlirimin e tokave shqiptare nga 
pushtuesit e kohës,  lirinë e
popullit të shtypur dhe Shqipërinë.
Këtë
rrugë atdhetarie   po e ndjekin edhe  pasardhësit ( pinjollët) e  kësaj derë të njohur në Malësi , në Shtete të
Bashkuara të Amerikës.  Anton Kolë
Nikollaj, stërnipi  i Dedë Prëlit .
Ai   edhe pse i lindur dhe i rritur në
Detroit,  duke respektuar amanetin e të
parëve  që gjithmonë ia kemi borxh t’i
vijmë në ndihmë  vendit kur është në
rrezik,  rreshtohet vullnetarisht në
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës  në vitin
1999.  Jetën e tij ia kushtoi
Kosovës.  E la Amerikën dhe me nder e
krenari u bashkëngjitet  luftëtarëve
trima  fitimtarë   të UÇK-së, respektivisht Batalonit “
Atlantiku”, të cilët në përballje me 
forcat ushtarake të Sllobodan Millosheviqit  bënë sakrificën më sublime për çlirimin e
Kosovës  dhe dhënien fund të gjenocidit
të spastrimit  etnik në trojet
shqiptare.  Anton Gjoni, para se të nisej
për në Kosovë,  u kishte lënë  prindërve  
një letër, në të cilën ndër të tjera thuhet: “ Të dashur prind. Unë sot
po marr rrugën drejt maleve të Kosovës, 
sepse vendi ka nevojë për luftëtarë. 
Edhe  nëse nuk kthehem ma bëni
hallall.  Dhe, nuk  dua të derdhni asnjë pikë  loti për
mua. Sepse ju  ishit ata që më mësuat se
për atdheun nuk kursehet as gjaku”. Ai për fat u kthye  shëndosh e mirë nga  fronti i parë i luftës , duke e lënë Kosovën
e lirë. Ndërsa në  malin e Koshares   ka mbetur i shënuar  me shkronja ari emri i  këtij luftëtari të lirisë  bashkë me shumë bashkëluftëtarë  dhe bashkëluftëtare të tjerë trima e
trimëresha , të cilët  i dolën  zot Kosovës 
dhe i vendosën  themelet  e pavarësisë së saj.
Po
ashtu duhet përmendur edhe një  figurë
tjetër patriotike që e donte Shqipërinë  
nga kjo familje, Hasan Nikën , për të cilin thuhet se  ka rënë dëshmor në luftë kundër pushtuesve
sllavo-bullgarë  në Prilep të Maqedonisë
së Veriut.
Emri
dhe vepra e tyre i bëjnë  ata të
pavdekshëm nëpër breza që  të
kujtohen  vetëm për të mirë. Veprat e
tyre heroike   forcojnë bindjen dhe
mendimin filozofik se nuk ka gjë më 
humane se të luftosh e të përpiqesh për lirinë e popullit dhe vendit
tënd.  Këtë e vlerëson  mbarë bota 
liridashëse dhe demokratike.

Shtëpia
familjare e Dedë Prelë Nikollaj

Gërmadhat
e Kullës në Qafë të  Bokrrinës  afër fshatit Selisht (Grudë)









