Faleminderit
Sylejman Morina: Prof. Serxho Dokoza gjithherë në shërbim të komunitetit arbnesh
E premte, 11.03.2022, 11:21 PM
PROF. SERXHO DOKOZA GJITHHERË NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT ARBNESH
Nga
Sylejman Morina
Arbneshi
i Zarës (Arbanasi) është fidanishte
e intelektualëve, këngëtarëve,
sportistëve e tregtarëve, famullitarëve të njohur, jo vetëm në Zarë, por edhe
jashtë saj. Mirëpo, tërë ajo energji e
madhe kreative, për shkak të rrethanave
nuk ka mundur të
shfrytëzohet në shërbim të
komunitetit arbnesh. Ndonëse, edhe
rrethanat shoqërore e historike në Arbanas asnjëherë nuk ishin të favorshme për
ta. Vetëm pas pavarësimit të Kroacisë krijohen kushtet e favorshme për komunitetin
arbnesh . Natyrisht, se
aktivitetet e intelektualëve
arbneshë filluan me vrull, duke
shënuan një ringjallje që ishte me vonesë pa fajin e tyre. Por tani mjerisht,
proceset asimiluese kanë shkuar shumë larg, megjithatë vlen thënia
popullore: “Ma mirë vonë se kurrë”.
Një
personalitet, i cili është i çmuar
shumë nga komuniteti arbnesh, për
kontributin që jep për ta është Profesori i Universitetit të Zarës,
Serxho Dokoza, i cili nuk është
emër i panjohur në qarqet
shkencore, në saje të
publikimeve të shumta shkencore në vijimësi.Kontributin i tij për çështjen
arbneshe e kuptojmë edhe përmes fjalës së tij:”Meqë ra fjala, unë ligjëroj
Mesjetën e kroatëve, dhe të gjitha përpjekjet e mia profesionale në fakultet
janë të orientuara në atë drejtim. Kjo me Arbneshët është vetëm
dashuria dhe borxhi im ndaj atdheut”, u shpreh profi. Mirëpo, veprimtaria e
tij është më e gjerë; pos
aktiviteteve edukativo- arsimore,
hulumtuese e shkencore, ai zhvillon edhe
aktivitete të shumta kulturore e
vullnetare për të mirën e komunitetit.
Ajo që pa dyshim duhet të
përmendet është edhe
kontributi e tij intelektual edhe në forma të tjera, për komunitetin e arbneshëve të Zarës duke afirmuar të veçantën e tyre, duke
kontribuar për të ardhmen e tyre. Në klimën e favorshme të krijuar për
arbneshët, ka ndikuar shembja e ideologjisë komuniste, e cila
kishte krijuar paragjykime
për arbneshët (si bashkëpunëtorë të fashizmit italian) e goditjen më të
madhe të paragjykimeve ia kishte dhënë pjesëmarrja e arbneshëve në
mbrojtjen e Republikës së Kroacisë, duke u treguar lojalitetin
e besnikërinë tyre ndaj
këtij shteti.
Hapi
i parë i
cili shënoi një lëvizje
kulturore, për të shpëtuar identitetin e arbneshëve nga zhdukja, ajo që mund të shpëtohet, duke e
krijuar shoqatën kulturore të arbneshëve, ku roli i prof. dr. Serxhos është i theksuar. Ajo shoqatë u formua më
1993, në objektin e Bashkësisë Lokale të
Arbneshit,derisa disa pjesë të Kroacisë
ishin të pushtuara nga serbët.Pra, kur Zara përjetonte ditët më të
vështira në histori. Ajo ishte e
rrethuar nga forcat serbe në tri anët. Në këtë ngjarje historike për
arbneshët, rol të rëndësishëm kishte
luajtur Prof. Serxho Dokoza. Me këtë
vetorganizim të arbneshëve të
Zarës, për të vepruar haptazi e pa
frikë, për të ruajtur identitetin e tyre:
traditat, gjuhën e kulturën e
tyre.Poashtu i çmueshëm kishte qenë roli i prof. Serxhos
për zgjidhjen e problemit të një objekti të kësaj shoqërie për zhvillimin e aktiviteteve, si dhe
për themelimin e degës së bibliotekës së qytetit të Zarës në Arbanas , dhe e pjesës që i kushtohet arbneshëve , e quajtur “Zaviqajna
zbirka zadarskih arbanasa “,(Kolekcioni i vendlindjes së arbneshëve të Zarës ).Kjo bibliotekë më vonë
është pagëzuar me emrin e
ilirologut më të njohur me origjinë
arbneshe “ Aleksander Stipçeviq”,
natyrisht duke i falënderuar edhe
ish kryebashkiakut të Zarës-
Bozhidar Kallmeta.Aktivitetet e
shumta kulturore të cilat në vazhdimësi po zhvillohen gjithherë
janë mirëpritur nga arbneshët. Po ashtu i rëndësishëm ishte
roli i prof. Dokozës, në themelimin edhe të një shoqate tjetër kulturore arbneshe. Kjo u bë më 11 maj
2014.dhe mori emrin e ish kryepeshkopit
”Vicko Zmajeviq”, me emrin e të cilit ishte i lidhur fati i arbneshëve të
shpërngulur në Zarë (1726).
Në
manifestimet e ndryshme të organizuara
nga arbneshët, Serxho,
vazhdimisht është paraqitur me
kumtesa shkencore, apo me fjalë
rasti në promovimin e veprave të autorëve arbneshë,ku në shumicën e tyre ai
ishte redaktor .
Sukseset
e intelektualëve arbneshë, janë në saje
të bashkëpunimit të mirë mes
tyre dhe ndihmave reciproke që i
kishin .Si shembull i mirë ishte grupi
entuziast i përberë nga: Prof.Dr. Serxho
Dokoza, mr. Ivica Mateshiq-
Jeremija, ing. Bernard Kotlar,prof.Dr. Maksimilijana Baranqiq, prof. Lucija
Peroviq etj. Mjerisht vdekja e Jeremisë
e ka lënë një boshllëk të madh,një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin arbnesh.
Intelektualët
entuziast, kanë zhvilluar aktivitete
kulturore e publikime në të mirë
të komunitetit arbnesh,me gjithë
mungesën e mjeteve financiare
janë gjendur ashtu si kanë
mundur, edhe me
mjete të tyre.
Me
e vdekjen e Prof. Aleksandër
Stipçeviqit, ilirologjia pësoi shumë .Poashtu,
ishte një humbje e madhe për
arbneshët e Zarës, por ishte fat për ta
që e kanë prof. Serxho Dokozen. Në simpoziumin shkencor ndërkombëtar
të mbajtur në Zagrebi,me rastin e 290 vjetorit të
shpërnguljes së arbneshëve, kumtesa e
prof. Dokozes ishte punuar me përkushtim të madh,e cila kishte një
qasje interesante dhe analizë
të thellë shumëdimensionale të
trajtimit të çështjes, ku rëndësi të madhe i kishte kushtuar çështjes së identitetit të arbneshëve .
Dokoza
e ka botuar një vepër më 2021, i quajtur,“Priftëritë arbneshë”,e cila nuk
është promovuar për shkak të pandemisë. Edhe kjo vepër, sikurse
disa vepra tjera të botuara
kohëve të fundit është e
financuar nga dy vëllezër arbneshë:
Kërsto
dhe Tomislav Peroviq. Ata janë nipat e
prof. Dr. Bonafacije Peroviqit,
teolog.filozof dhe sociolog,i cili konsiderohet themelues i
sociologjisë në Kroaci. Falë financimit
të tyre, shumë vepra të botuara kohëve
të fundit e panë dritën e botimit
-
Aktualisht jam duke përfunduar “Bunarët e Arbanasit”-, si dhe tashmë kam një
punim të përgatitur për të gjithë ata
arbëneshë që u vranë nga partizanët, kur
hynë në Zarë në vitin 1944-pohonte Dokoza. Më parë e kishte botuar biografinë e
Prof. Aleksandër Stipçeviqit.
Kjo temë ka ekzistuar në ndjenjat
dhe thellësinë e shpirtrave të vuajtur të arbneshëve, për 78 vite, por
vuajtja e trishtimi ishin të mbuluara
dhe të heshtura dhe kishte mbetur
si kujtim i tmerrshëm. Vetëm
tani, në demokraci, profi mundi
t’i shfletojë dokumentet e pluhurosura të komunizmit e ta
ndriçoj rastin tragjik të shkaktuar nga partizanët komunist.Sikur të kishte
gatishmëri nga institucionet kulturore,
të Shqipërisë e Kosovës, që të ndihmohej
kjo diasporë e vjetër, shoqatat e tyre kulturore, autorët e
ndryshëm,hulumtues, aktivistët
kulturor, sigurisht do të kishte vepra edhe aktivitete më tepër, kjo do të
ndihmonte që së paku të ngadalësohej
asimilimi i tyre.Prof. Serxho Dokoza jeton dhe vepron në qytetin e Zarës.