| E premte, 11.03.2022, 10:21 PM |
PROF. SERXHO DOKOZA GJITHHERË NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT ARBNESH
Nga
Sylejman Morina
Arbneshi
i Zarës (Arbanasi)  është  fidanishte 
e  intelektualëve, këngëtarëve,
sportistëve e tregtarëve, famullitarëve të njohur, jo vetëm në Zarë, por edhe
jashtë saj. Mirëpo,  tërë ajo energji e
madhe kreative,  për shkak  të rrethanave 
nuk   ka  mundur të 
shfrytëzohet  në shërbim të
komunitetit  arbnesh. Ndonëse, edhe
rrethanat shoqërore e historike në Arbanas asnjëherë nuk ishin të favorshme për
ta. Vetëm pas pavarësimit të Kroacisë krijohen kushtet e favorshme për  komunitetin 
arbnesh . Natyrisht,  se
aktivitetet e intelektualëve 
arbneshë  filluan me vrull, duke
shënuan një ringjallje që ishte me vonesë pa fajin e tyre. Por tani mjerisht,
proceset asimiluese  kanë  shkuar shumë larg, megjithatë vlen  thënia 
popullore: “Ma  mirë vonë se  kurrë”.
Një
personalitet,  i cili është i çmuar
shumë  nga komuniteti  arbnesh, për 
kontributin që jep për ta është Profesori  i Universitetit  të Zarës, 
Serxho Dokoza, i cili nuk është 
emër  i panjohur  në qarqet 
shkencore, në saje të 
publikimeve  të shumta shkencore  në vijimësi.Kontributin i tij për çështjen
arbneshe e kuptojmë edhe përmes fjalës së tij:”Meqë ra fjala, unë ligjëroj
Mesjetën e kroatëve, dhe të gjitha përpjekjet e mia profesionale në fakultet
janë të orientuara  në  atë drejtim. Kjo me Arbneshët është vetëm
dashuria dhe borxhi im ndaj atdheut”, u shpreh profi. Mirëpo, veprimtaria e
tij  është më e gjerë; pos
aktiviteteve  edukativo- arsimore,
hulumtuese  e  shkencore, ai zhvillon  edhe 
aktivitete  të shumta kulturore e
vullnetare për të mirën e komunitetit. 
Ajo që pa dyshim  duhet të
përmendet  është  edhe 
kontributi e tij  intelektual  edhe në forma të tjera, për  komunitetin e arbneshëve të  Zarës duke afirmuar të veçantën e tyre, duke
kontribuar për të ardhmen e tyre. Në klimën e favorshme të krijuar për
arbneshët,  ka ndikuar shembja e  ideologjisë komuniste,  e cila 
kishte  krijuar  paragjykime 
për arbneshët (si bashkëpunëtorë të fashizmit italian) e goditjen më të
madhe të paragjykimeve ia kishte dhënë pjesëmarrja e arbneshëve  në 
mbrojtjen e Republikës së Kroacisë, duke u treguar  lojalitetin 
e besnikërinë  tyre ndaj
këtij   shteti.
Hapi
i parë  i 
cili shënoi një lëvizje 
kulturore, për të shpëtuar identitetin e arbneshëve nga  zhdukja, ajo që mund të shpëtohet, duke e
krijuar shoqatën kulturore të arbneshëve, ku roli  i prof. dr. Serxhos  është i theksuar. Ajo shoqatë u formua më
1993, në objektin e Bashkësisë Lokale të 
Arbneshit,derisa disa pjesë të Kroacisë 
ishin të pushtuara nga serbët.Pra, kur Zara përjetonte ditët  më  të
vështira në histori. Ajo ishte  e
rrethuar nga forcat  serbe  në tri anët. Në këtë ngjarje historike për
arbneshët, rol të rëndësishëm  kishte
luajtur  Prof. Serxho Dokoza. Me  këtë 
vetorganizim të arbneshëve  të
Zarës, për të vepruar  haptazi e pa
frikë, për të ruajtur identitetin e tyre: 
traditat, gjuhën  e kulturën e
tyre.Poashtu  i  çmueshëm kishte  qenë roli i prof.  Serxhos 
për zgjidhjen e  problemit   të një objekti të  kësaj shoqërie  për zhvillimin e aktiviteteve, si dhe
për  themelimin e degës  së bibliotekës së qytetit të Zarës  në Arbanas , dhe e pjesës që i kushtohet  arbneshëve , e quajtur  “Zaviqajna 
zbirka  zadarskih  arbanasa “,(Kolekcioni  i vendlindjes   së arbneshëve të Zarës ).Kjo bibliotekë  më vonë 
është pagëzuar  me emrin e
ilirologut  më të njohur me origjinë
arbneshe  “ Aleksander Stipçeviq”,
natyrisht duke i falënderuar edhe 
ish  kryebashkiakut  të Zarës- 
Bozhidar  Kallmeta.Aktivitetet e
shumta  kulturore të  cilat në vazhdimësi po zhvillohen gjithherë
janë  mirëpritur  nga arbneshët. Po ashtu i rëndësishëm  ishte 
roli i prof.  Dokozës,  në themelimin edhe  të një shoqate tjetër  kulturore arbneshe. Kjo u bë më 11 maj
2014.dhe mori emrin e  ish kryepeshkopit
”Vicko  Zmajeviq”, me emrin  e të cilit ishte i lidhur fati i arbneshëve të
shpërngulur  në Zarë (1726).
Në
manifestimet e ndryshme të organizuara 
nga  arbneshët, Serxho,
vazhdimisht  është paraqitur  me 
kumtesa  shkencore, apo me fjalë
rasti  në promovimin e veprave  të autorëve arbneshë,ku në shumicën e tyre ai
ishte  redaktor .
Sukseset
e intelektualëve arbneshë, janë  në saje
të bashkëpunimit  të  mirë mes 
tyre dhe ndihmave  reciproke që i
kishin .Si shembull i mirë ishte  grupi
entuziast i përberë nga: Prof.Dr. Serxho 
Dokoza, mr. Ivica  Mateshiq-
Jeremija, ing. Bernard Kotlar,prof.Dr. Maksimilijana Baranqiq, prof. Lucija
Peroviq etj. Mjerisht vdekja e  Jeremisë
e ka lënë një boshllëk të madh,një humbje e madhe për familjen dhe  komunitetin arbnesh.
Intelektualët
entuziast, kanë zhvilluar aktivitete 
kulturore e publikime  në të mirë
të komunitetit arbnesh,me gjithë 
mungesën e mjeteve financiare 
janë  gjendur ashtu si kanë
mundur,  edhe  me 
mjete të tyre.
Me
e vdekjen e  Prof. Aleksandër
Stipçeviqit, ilirologjia pësoi shumë .Poashtu, 
ishte një humbje e madhe  për
arbneshët e Zarës, por ishte  fat për ta
që e kanë  prof. Serxho  Dokozen. Në simpoziumin shkencor  ndërkombëtar 
të mbajtur  në  Zagrebi,me rastin e 290 vjetorit të
shpërnguljes së arbneshëve,  kumtesa  e 
prof. Dokozes ishte  punuar  me përkushtim të madh,e cila kishte një
qasje  interesante  dhe analizë 
të  thellë shumëdimensionale të
trajtimit të çështjes, ku rëndësi të madhe i kishte  kushtuar çështjes së identitetit  të arbneshëve .
Dokoza
e ka botuar një vepër më 2021, i quajtur,“Priftëritë arbneshë”,e cila  nuk 
është promovuar për shkak të pandemisë. Edhe kjo vepër, sikurse
disa  vepra tjera  të botuara 
kohëve të fundit  është  e 
financuar  nga  dy vëllezër arbneshë:
Kërsto
dhe Tomislav Peroviq. Ata janë  nipat e
prof. Dr.  Bonafacije  Peroviqit, 
teolog.filozof dhe sociolog,i cili konsiderohet themelues i
sociologjisë  në Kroaci. Falë financimit
të tyre, shumë vepra  të botuara kohëve
të fundit e panë dritën e botimit
-
Aktualisht jam duke përfunduar “Bunarët e Arbanasit”-, si dhe tashmë kam një
punim  të përgatitur për të gjithë ata
arbëneshë  që u vranë nga partizanët, kur
hynë në Zarë në vitin 1944-pohonte Dokoza. Më parë e kishte botuar  biografinë e 
Prof. Aleksandër  Stipçeviqit.
Kjo  temë ka ekzistuar  në ndjenjat 
dhe thellësinë e shpirtrave të  vuajtur të arbneshëve, për 78 vite, por
vuajtja e trishtimi  ishin të  mbuluara 
dhe të heshtura dhe kishte mbetur 
si kujtim i tmerrshëm. Vetëm 
tani, në demokraci, profi  mundi
t’i  shfletojë  dokumentet e pluhurosura të komunizmit e ta
ndriçoj rastin tragjik të shkaktuar nga partizanët komunist.Sikur të kishte
gatishmëri  nga institucionet kulturore,
të Shqipërisë e Kosovës, që të ndihmohej 
kjo diasporë e vjetër, shoqatat e tyre kulturore, autorët e
ndryshëm,hulumtues, aktivistët 
kulturor,  sigurisht  do të kishte vepra  edhe aktivitete më tepër, kjo do të
ndihmonte  që së paku të ngadalësohej
asimilimi i tyre.Prof. Serxho Dokoza jeton dhe vepron në qytetin e Zarës.