Faleminderit
Ibrahim Kabili: Hasan Prishtina, atdhetari që shkriu jetën dhe pasurinë e tij për çështjen kombëtare
E shtune, 26.03.2022, 09:15 PM
Hasan Prishtina,
atdhetari që shkriu jetën dhe pasurinë e tij për çështjen kombëtare
Nga
Ibrahim Kabili
E
bukur është historia! A të e bëjnë njerëzit dhe e shkruajnë historianët. Shpesh
herë këto të fundit e deformojnë atë. Kjo ndodh shpesh kur në mes futet
politika...Për ironi të fatit kjo ka ndodhur disi edhe me vlerësimin e figurës
së patriotit Hasan Prishtina.
Mua
më ka tërhequr shumë kjo figurë me jetën dhe veprimtarinë patriotike të tij.
Duke lexuar me vite të tëra për të, figura e tij sa vinte dhe merrte një
shkëlqim më të plotë. Meqenëse Ai, dhe shokët e tij të "llogoreve, - si
": Ismail Qemali, Fan Noli, Bajram Curri, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi,
Avni Rustemi, Idrez Seferi, etj. më kanë
motivuar në trajtimin e historisë mendova që si "kompensim" të vogël
ndaj tyre, të shkruaj diçka. Këto rreshta që po shruaj janë akumuluar në vite
tek unë... Radhët simbolike që unë po shkruaj, dhe shkrimet e shumta të
autorëve të tjerë, le të vijnë më shpejtë tek mësuesit e rinj të historisë dhe
lexuesit e tjerë... Koha dhe mjetet e sotme na e kanë mundësuar shumë mirë
këtë.
Hasan
Prishtina lindi më 27.04.1873 në Vushtri. Me origjinë familja e tij ishte nga
Polaci i Drenicës. Lindi në një familje me tradita pariotike dhe atdhetare.
Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin
francez të Selanikut. Arsimin e lartë e mbaroi për drejtësi në Stamboll me
rezultate të shkëlqyera. Mbas mbarimit të shkollës kthehet në Shkup ku u
angazhua me Klubin "Bashkimi" dhe qe tepër aktiv. Gjendja ekonomike
dhe shoqërore e vendit qe e rëndë. Nga njëra anë sundimi turk ishte në grahmat
e fundit dhe xhonturqit shtuan raprazaljet ndaj shqiptarëve. Fqinjët u turrën
si tigra ndaj territoreve shqiptare. Figurat e shquara të kombit tonë nuk bënë
sehir por e kundërshtuan këtë.
Në
forma të ndryshme ato filluan të organizojnë qëndresën dhe përgatitjet për
fillimin e kryengritjes së përgjithshme. Kjo u bë në disa faza duke shfrytëzuar
maksimalisht rrethanat e kohës. Hasan Prishtina luajti një rol të madh në këtë
drejtim. Ai e filloi këtë veprimtari që në parlamentin osman. U zgjodh dy herë
deputet në këtë parlament si përfaqësues i Prishtinës. Ai si deputet ishte zëri më i fuqishëm në mbrojte të çështjes
shqiptare, në shtrimin e problemeve të tyre, në mbrojtjen e të drejtave të
nëpërkëmbura nga turqit, duke e treguar veten si një politikan i madh. Ai i
doli zot vendit dhe kombit të tij në momentet të vështira historike. Hapi,
botoi dhe ka qenë drejtor i gazetës së
përditshmes "Afërdita", e cila luajti një rol të madh në
ndërgjegjësimin shqiptarët në shtypin e atyre viteve. Koha më pas vërtetoi se
misioni i tij qe i lartë dhe shumë fisnik. Misioni i lëvizjes kombërare, qe
çlirimi përfundimtar nga osmanët, dhe më pas nga serbo-sllavët. Këtij ideali ai
i qëndroi deri në momentet e fundit të jetës së tjj...
Në
vitin 1912 Prishtina nuk zgjidhet më deputet në parlamentin turk. Fillon punën
ikegale në Stamboll së bashku me patriotët e tjerë për shpëtimin e Shqipërisë.
Këtu u mor vendimi i madh për fillimin e kryengritjes së përgjithëshme në
Shqipëri. U ndanë detyrat, ai kthehet në Kosovë, ndërsa Ismail Qemali ndërmori
udhëtimin e famshëm diplomatik në kancelaritë e qarqet diplomatike të Evropës.
Nën drejtimin e H.Prishtinës, B.Currit, I.Boletinit, I.Seferit, etj. lëvizja
kryengritëse mori përmasa të mëdha. Gjatë periudhës 5 maj deri më 18 gusht
kryengritësit shqiptar me Hasan Prishtinën në krye çliruan Vilajetin e Kosovës
dhe zunë Shkupin. U pranuan 12 nga 14 kërkesat e Hasan Prishtinës. Kryengritja
mori përmasa gjithëkombëtare dhe çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo përbën ngjarjen më të madhe për shqiptarët pas 500 vjet robërie. Në këtë
kohë u bë padrejtësia më e madhe. Fuqitë
e Mëdha u dhanë fqinjëve më shumë se gjysmën e territoreve tona. Kjo shkaktoi
indinjatë dhe reagim te patriotët dhe populli shqiptar. Ato kishin luftuar dhe
vazhdonin të vepronin për bashkimin kombëtar. Një nga patriotët qe edhe Hasan
Prishtina. Ai qe diplomat, politikan, atdhetar dhe një nga mendjet më të
ndritura të kombit tonë. I doli zot vendit në momentet më kritike dhe krahas
rrugës diplomatike luftoi edhe me armë në dorë kundër pushtuesve. Veprimtaria
politike e Hasan Prishtinës është gjërë dhe e madhe. Për këtë ai është admiruar
nga shqiptarët por edhe urryer nga armiqtë dhe tradhëtarët e kombit. Eshtë
burgosur disa herë dhe i janë bërë disa atentate...
Disa
nga kontributet dhe veprimtaritë e Hasan Prishtinës:
?Ka
qenë udhëheqës dhe ideolog i shquar i Kryengritjes së Përgjithshme të vitit
1912.
?Në
vitin 1913 emërohet Ministër i Bujqësisë dhe i Punëve të Brendëshme në qeverinë
e Ismail Qemalit.
?
Emërohet Ministër i Punëve Botore në Qeverinë e Turhan Pashë Përmetit.
?Merr
pjesë aktive për shumë kohë në organizimin e rezistencë popullore dhe lëvizjes
kundra armikut serb në Kosovë.
?Më
1918 kur Kosova pushtohet nga forcat serbe largohet për në Vjenë. Atje tregohet
shumë aktiv. Shkëmben letërkëmbime me udhëheqësit e vendeve të mëdha duke
kërkuar të viheshin në vend të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës. I dërgon
letër edhe presidentit Willson.
?Më
1918 së bashku me Kadri Prishtinën, Bajram Currin etj. formuan Komitetin
"Mbrojtja Kombëtare e Kosovës".
?Më
1919 u emërua kryetar i delegacionit të Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës" ku do të kërkonte bashkimin e territoreve shqiptare të ish
Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar.
?Mori
pjesë aktive për organizimin dhe mbajtjen e Kongresit të Lushnjës në vitin
1920.
?Në
vitin 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Parlamentin Shqiptar.
?Në
vitin 1921 zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Paqëndrueshmëria politike dhe
lufta e egër për pushtet bëri që ai të rrinte në këtë detyrë vetëm 6 ditë dhe
të tërhiqej.
?Në
janar 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshje me Beogradin që ushtria serbe,
ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe patriotët e tjerë edhe në territorin e shtetit
shqiptar... Sa keq për qeverinë. Sa turp për firmëtarët..
?Në
vitin 1923 Hasan Prshtina, Bajram Curri dhe të tjerë organizuan një kryengritje
të armatosur kundra serbëve në Kosovë. Pas dështimit të saj, 3500 kosovar u
përzunë për në Turqi. Në vitet 1921, 1922, 1923 ai shquhet si një opozitar i
flaktë.
?Përkrah
Nolit dhe opozitës luajti një rol të madh në Revolucionin e Qershorit të vitit
1924. Pas dështimit të tij, largohet dhe vendoset me banim në Austri. Gjatë
periudhës së emigracionit në vitet 1925-33, Hasan Prishtina qëndron në krahun
përparimtar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
?Pas
dëbimin nga austriakët më 22.06.1933 shkon dhe vendoset me banim në Selanik.
?Vritet
pabesisht pas shpine më 13 gusht 1933 në Selanik, nga Ibrahim Çela. E natyrisht
vrasësi e bëri atentatin me porosi të Zogut...
?Hasan
Prishtina deri në fund të jetës së tij qe idhtar i bashkimit kombëtar dhe
politikani që shkriu jetën dhe pasurinë e tij për kombin.
Ky
është modeli i politikanit dhe udhëheqësit ideal që duhet të ndiqet nga
politikanët e sotëm në mbarë trojet shqiptare. Në të kundërt këto politikanë do
ikin pa lënë asnjë gjurmë...
Vrasja
që u bë qe një krim shumë i rëndë. Kjo bëri bujë dhe u prit me indinjatë të
madhe nga rrethet patioike dhe shqiptarët. Gazeta greke "Maqedonia e
Re" ndër të tjera shkruante:
"Vrasësi
pohonte se vrasjen e kishte kryer për qëllime politike. Ai pretendonte se ish
kryeministri i atdheut të tij ishte komit, dhe bashkëpunonte me bullgarët e
maqedonasit, dhe donin të vritnin Mbretin e Shqiptarëve Ahmet Zogun. Unë thotë,
isha pro regjimit të mbretit dhe nuk dëshiroja të bëhesha vegël e Hasan
Prishtinës. Sipas dëshmive të tij, ai ishte thirrur nga Hasan Prishtina dhe ky
i fundit i kishte kërkuar që të vriste
Zogun".
Pas
vrasjes së Hasan Prishtinës, Gazeta "Ora e Shqipnisë" që botohej nga
emigrantët dhqiotar të Vjenës nën titullin: "Koburja e tiranvet dhe gjoksi
i patriotëve", do shkruante: "...Bisha nuk është nginjun më... Nuk
mjaftoi gjaku i Elez Isufit, Luigj
Gurakuqit, Zija Dibrës, Bajram Currit dhe i sa e sa të tjerëve...". Zogu
qe armiku kryesor i Prishtinës, pati shumë përplasje me të, dhe sipas shumë
fakteve, duket se qe ideatori dhe urdhëruesi i vrasjes së Hasan Prishtinës.
Kështu
merr fund në mënyrë të trishtë dhe absolutisht të pamerituar jeta e patriotit
të madh Hasan Bej Prishtina. "Shqiptari", vret shqiptarin! Urdhëruesi dhe vrasësi urrehen gjithë jetën
për krimin e kryer. Ndërsa të rënët për atdhe si, H. Prishtina dhe të tjerë
nderohen në breza. Nderohen nga populli, nderohen nga vegjëlia e çmohen për
veprën e tyre. Ata vlerësohen lart pavarësisht ndryshimeve politike e politikanëve
në etapa të caktuara. Emrin e Hasan
Prishtinës sot e mbajnë shkolla, institucione, rrugë, shoqata, shoqëri
kulturore, etj. Ai shtë vlerësuar me urdhëra e medalje nga krerët e shtetit.
Për të janë bërë shkrime, monografi, janë thurur këngë, etj. Ka shumë autorë
dhe këngëtarë që e kanë përjetësojnë veprën e Hasan Prishtinës, si: Sali Mani,
Ilir Shaqiri, Shaqir Çervadiku, Haki Krasniqi, Shaban Baksi, Rifat Draga, Hysni
Klinaku, Qazim Beka, Viktor Mehana, Bexhet Korpuzi, Ansambli "Hasan Prishtina",
Vëllezërit; Gashi, Imeraj, Qetaj, Liti etj. Bukur përjetësohet vepra e Hasan
Prishtinës në vargjet e të gjithë këngëve. Në dy prej tyre thuhet:
?Mos
ma prek Hasan Prishtinën.
Kënduar
nga rapsodi legjendë, Sali Mani.
...Tan
Kosova çon ushtimën,
Kush
e prek Hasan Prishtinën,
Si
gjithmonë në pabesi,
Dora
e zezë e korbit të zi...
Sa
aktual tingëllojnë vargjet e mësipërme...
?Hasan
Prishtinës.
Kënduar
nga këngëtari i madh Ilir Shaqiri.
...Rrofsh
Drenicë oj nanë kreshnike,
Për
Hasanin që e rrite,
Dhe
Kosovës heroike,
Me
këtë trim ftyrën i'a ndrite...
Shumë
krenare ndihet Drenica me birin e saj!
Hasan
Prishtina me veprën e tij i kaloi kufijtë e origjinës dhe mori përmasat e
shqiptarisë!
Ibrahim
Kabili
Tiranë
më 24.03.2022