Faleminderit
Shefqet Dibrani: Shndrinë hija mbi lirinë
E premte, 27.05.2022, 10:03 PM
Përvjetor
SHNDRINË HIJA MBI LIRINË
Kushtuar
shokut të klasës, ing. Isa Sh. Istagu,(15.02.1961 - 24.05.1999) me rastin e
përvjetorit të vrasjes në luftën e UÇK-së. Ai me heroizmin e tij, ka mbetur
gjallë në kujtesën e shokëve dhe të gjeneratës!
Nga
Shefqet Dibrani
Isa
Sh. Istogu, sot ka
përvjetorin e flijimit dhe të ngjitjes tek yjet. U bënë kaq e kaq vjet që kur
po na vështron nga lart, nga Zotat, për bëmat tona, për veprimet tona. Heroi
im e përgjon lirinë tonë për të cilën ai vet u flijua?! E kjo sintagmë më
mundon, bashkë me pranverat që më molisin tejmase. E unë jam i lodhur nga
malli, dhe në këtë natë nuk guxoj t’i shikoj as yjet?! Kam frigë se Ai me syrin
e tij na përgjon nga lart e unë nuk mund ta shoh?! Dhe nëse nuk do ta shohë
është mëkat. Andaj vazhdimisht rri zgjuar duke pritur shikimin, por edhe
ardhjen e tij. Vetëm në ëndërrat e mia, shoh zbritjen e tij nga lartë. Me ato
flatra të bardha engjëllore e përjetoj përqafimin e tij, dhe i trishtët zgjohem
në mëngjesin e nesërm, prandaj edhe Liria e Kosovës tërësisht e ëndërrt mu ka
bërë!
Nuk e di, në
atë qiellin e kaltërt se cili është Ylli im, cili nga ato Yje që shndritë
thekshëm është shoku im i klasës, është Heroi im dhe i gjeneratës sime.
Isaja, është emër i shenjtë, me të cilin kemi jetuar e banuar në një dhomë,
kemi ngrënë e pirë bashkë. Kemi treguar ëndrra për ardhmërinë tonë, për jetën
tonë që dikur përpara e kishim...
Më pas, Ai
ka punuar inxhinier në Kombinatin "FERONIKEL" dhe ishte
profesor në Gjimnazin e DRENASIT. I lindur në Polluzhë të Drenicës,
në fshatin me emër e nam për rezistencën antikomuniste gjatë Luftës së Dytë
Botërore. Edhe Heroi im, luftoi e rezistoi, dhe tash krejtësisht i
qetë po prehet në varrezat e fshatit, ndanë rrugës magjistrale Drenas –
Skënderaj, i rreshtuar aty afër Heroit të Kosovës, legjendës antikomuniste Shaban
Polluzha. Natyrisht, bashkë me heronjtë tjerë të UÇK-së, shndrijnë
Hijet mbi Lirinë, të cilën ne po e gëzojmë!... Ndërsa rrëfimi im ka të bëjë me Heroin
tim, i cili ishte edhe shoku im i klasës në Shkollën e Mesme Teknike
– drejtimi Kimiko – Teknoligjik në Kastriot. Ishte edhe shok i bankës me
mua dhe i brengave të mia gjithsesi. Së këndejmi ky Hero, për mua ishte
edhe shoku i dhomës, (siç thoshim atëherë, ishte Zimeri im), me të cilin
i kemi bashkëjetuar ato dy vite të bukura, në një dhomë të vogël me dritare në
rrugë, në qytetin e vogël përplot pluhur industrial. Vijonim mësimet në
shkollën e mesme, fytyrës pa i ra brisk, se të rinjë ishim, por kishim ideale
të mëdha për ardhmërinë tonë dhe të Atdheut!
Pastaj ne u
ndamë, ai në Fakultetin e Teknologjisë në Mitrovicë, ndërsa unë në Shkollën
e Lartë Pedagogjike, për mësues në lëndet kimi dhe biologji, profesion
të cilin nuk arrita ta ushtrojë kurrë. S’ka asnjë dyshim, Isa Sh. Istogu
mbetet Heroi im, legjenda ime dhe krenaria jonë. Me te kam ndarë ditët
dhe netët e gëzueshme, por edhe brengat për gjendjen sociale, ndonëse ne ishim
gjeneratë e idealeve të mëdha, në vitet shkollore, 1977-78 dhe 1978-79,
pastaj erdhi edhe Pranvera e Madhe e Vitit 1981.
***
Mbaj mend se
më datën 10 qershor 1978, me rastin e 100 Vjetorit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, vendbanime të caktuara nëpër Kosovë janë mbuluar me
Pamflete, në të cilat bëhej thirrje për Zgjim nga robëria shekullore, ku
ftohej populli ynë të zgjohej nga letargjia e sundimit shekullor. E di sa shumë
është folur kjo ngjarje, edhe pse arritën ta heshtin strukturat udhëheqëse të
Krahinës Socialiste të Kosovës, përseri ngjarja ka mbetur e freskët në mendjen
time, dhe ishte fitili i një zjarri që po ndizej, edhe në qenien time. Dhe nuk
gabojë nëse them se po atë vit dhe më pastaj, ndërgegjja kombëtare sikur u
zgjua, ose ishte koha e pubertetit që më bënte të tillë?!... Pavarësisht
rrethanave, përgjimeve dhe frigës për arrestime dhe burgosje, jeta patriotike
vazhdonte. Eh, për mua ishte hera e parë që shihja pamflete e lexoja thirrje
publike, për t’u zgjuar nga letargjia, nga robëria dhe nga sundimi i mbretërisë
komuniste Jugosllave, e cila nën parullën e vëllazërim – bashkimit kishte
shtrirë sundimin e vet në tërë hapësirën e Kosovës.
Heroi im, i Shenjëti
ISAI ka qenë shumë i urtë, racional, dhe tepër gjykues, sa më bëhej sikur të
ishte babaxhani im. Veçmas në bisedat tona të gjata për gjendjen politike në
Kosovë, për shkaktarin e asaj varfërie, e cila karshi republikave të tjera, në
Kosovën tonë gjendja ishte e zymtë dhe e pa perspektivë. Edhe kur nuk më
fliste, edhe kur nuk më përgjigjej, ai më dëgjonte me vëmendje, dhe jo rrallë
me shkata e tij tallej duke më thënë "hajt të paqa ty, e të mos
mbeteshim pa përrallat tua?!"... Kur lodhej, jo aq nga mësimi sa nga
përrallat e mia(?!), më lutej të bënim një sy gjumë, dhe më thoshte: Nëse
dëshiron për t’i realizuar ëndrrat tuaja flij, se aty mund t'i realizosh. Të
nesërmen, vet Ai më fliste për “idealet tona!”...
SHNDRINË HIJA
MBI LIRINË
Heroit Tim, shokut të
klasës ing. Isa Sh. Istogu
(15.02.1961 - 24.05.1999)
Kujtimi për ty po më rëndon zemrën
e gjoksin tim
po e molisë pranvera jote
përherë ndjej
zërin tënd
shohë flokët
tuaja të kaçurrelta
dhe përjetoj
atë idealin që predikoje
në atë
agsholin e lirisë
për të cilin
më flisje çdo ditë
Isë... dhe vetëm
Isë...
Sytë tu
shkëlqejnë
edhe në
portretin e vjetruar
që më ngjall
kujtimin e rinuar
me dhembje që
rëndojnë
dhe mallin që
po shtohet
Heroi im me
sy të bukur
me shpresa të
mëdha për jetën
për
ardhmërinë
dashuria Yte
ishte pa mbarim
dhe shkonte
deri në skaj
deri në
infinit
Ti shkove
drejt qiellit
e nga lart
përgjon lirinë tonë
dhe ëndrrën
që përgjysmë ke lënë
dhe dënesjen
që nuk e bëre tamam
dhe nuk e
prite as gëzimin pranveror
të penguan
Heroi im
të vrau
barbari i zi
Thanë se
Zoti atje
lart të paska kërkuar
se ti ishe
kënga jonë e pa kënduar
ishe melodia
për ardhmërinë
shtegu ynë i
lavdisë
që preku
dashuritë tona
dhe
ardhmërinë që nuk e prite
Ti ishe deti
i tallazeve
vet valët që
tundin anijet
Heroi
im:
Ti ishe
dallgë e
trazuar
dhe jeta jonë
e pa jetuar
dhe ishe
ëndrra ime
e pa
ëndërruar...
Tash Hero
im u bëre Ti
dhe LIRIA
JONË
që shndritë mbi
Kosovë!...
Zvicër, 24 maj 2022.
Shefqet Dibrani