E diele, 06.10.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Zholi: 19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II

E premte, 21.10.2022, 07:39 PM


19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Plot 19 vite më parë (19 tetor 2003), Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Papa Xhilaga Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, shprehu atëhere dëshirën për ta shenjtëruar, por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht, kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe viti 2010 që përkon me 100 vjetorin e lindjes e bamirëses me famë botërore ishte shpallur si “Viti i Nënë Terezës”. Ndërsa më 21 qershor 2014, profesori i Universitetit të Birmingham në Angli Dr. Gëzim Alpion nisi një fushatë, nëpërmjet së cilës i kërkohet Vatikanit të përshpejtojë procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës. E cila thuhet megjithëse është akoma në fillim të rrugës së saj, mirëpo, është përkrahur nga një numër gazetash, revistash dhe portalesh në Indi, Amerikë, Angli, Kanada, Shqipëri dhe Kosovë. Dy Gazeta - 'Çështjet Indisë' ne Neë Delhi, Full Neni 'Iliria' në Neë York e bënë njoftimin për nënshkrimin e peticionit për shenjtërimin e Nënë Terezës permanent në ëebpage-et e tyre, për t’i inkurajuar lexuesit të nënshkruajnë.

Jetëshkrimi

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (sot zyrtarisht Mary Theresa Bojaxhi; Shkup, 26 gusht 1910 – Kalkutë, 5 shtator 1997) e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës (dhe e nderuar në kishën katolike si Shën Tereza e Kalkutës), ishte një murgeshë dhe misionare katolike indiane me prejardhje shqiptare. U lind në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi jetoi në vendlindje për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit, që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahen betimit të "dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes", si dhe një kusht të katërt, për të dhënë "shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve". Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës. Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsionin. Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes. Biografia e saj e autorizuar u shkrua nga Navin Chaëla dhe u botua në 1992, ajo ka qenë subjekt i filmave dhe librave të tjerë. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Saver u emëruan bashkë-mbrojtës të Arqipeshkvisë Katolike Romake të Kalkutës

Nënë Tereza shqiptare – Nënë e mbarë njerëzimit

Nënë Tereza, kjo nënë e përvuajtur e njerëzimit, e cila doli nga gjiri i një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare. Gonxhe Bojaxhiu u bë nënë e njeriut të pambrojtur, nënë e njeriut të pashpresë, nënë e nevojtarit, e jetimit, e të sëmurit, e të pafuqishmit, nënë e të braktisurit: nënë e tërë njerëzimit. Lartësia e qëllimit të Nënës Terezë ishte e pakrahasueshme më këdo në botë e Nënë Tereza vetë, simbol i vlerave të larta njerëzore, i bujarisë, mëshirës, shpirtmadhësisë, flijimit për të tjerët, bashkëvuajtjes dhe vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal.

Bamirësia ndërkombëtare

Tereza tha: "Me anë të gjakut, unë jam Shqiptare. Nga nënshtetësia, një indiane. Me anë të besimit, unë jam një murgeshë katolike. Sa i përket thirrjes sime, unë i përkas botës. Sa i përket zemrës time, unë i përkas plotësisht zemrës së Jezusit. Ajo fliste rrjedhshëm pesë gjuhë - Bengalisht, Shqip, Serbisht, Anglisht dhe Hindi- ajo bëri udhëtime të rastit jashtë Indisë për arsye humanitare. Në kulmin e Rrethimit të Beirutit në 1982, Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital të linjës së përparme duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm midis ushtrisë izraelite dhe guerileve palestinezë. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi nëpër zonën e luftës për në spital për të evakuar pacientët e rinj. Kur Evropa Lindore përjetoi rritje të hapjes në fund të viteve 1980, Tereza i zgjeroi përpjekjet e saj drejt vendeve komuniste që kishin refuzuar Misionarët e Bamirësisë. Ajo filloi dhjetëra projekte, e pavendosur nga kritikat për qëndrimet e saj kundër abortit dhe divorcit: "Pavarësisht se kush thotë çfarë, duhet ta pranosh me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde". Ajo vizitoi Armeninë pas tërmetit të vitit 1988 dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetar i Këshillit të Ministrave. Tereza udhëtoi për të ndihmuar të uriturit në Etiopi, viktima të rrezatimit në hernernobil dhe viktimat e tërmetit në Armeni. Në vitin 1991 ajo u kthye në Shqipëri për herë të parë, duke hapur një shtëpi të Misionarëve të Bamirësisë në Tiranë. Deri në vitin 1996, Tereza ka operuar 517 misione në mbi 100 vende. Misionarët Bamirësisë së saj u rritën nga dymbëdhjetë në mijëra, duke u shërbyer "më të varfërve të varfërve" në 450 qendra në të gjithë botën. Misionarët e parë të shtëpisë së bamirësisë në Shtetet e Bashkuara u krijuan në rajonin e South Bronx të Neu York City dhe me 1984 kongregacioni operoi 19 institucione në të gjithë vendin.

Thënie nga Nënë Tereza

-Nëse i gjykoni njerëzit, nuk do keni kohë t’i doni ata.

-Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri.

-Paqja fillon me një buzëqeshje…

-Sa herë që i buzëqesh dikujt, është një veprim dashurie, një dhuratë për atë person, një gjë e bukur.

-Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet e pafundme.

-Nëse nuk kemi paqe, kjo është për shkak se kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.

-Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj.

-Zoti nuk kërkon që ne të kemi sukses, Ai kërkon vetëm që ju të përpiqeni.

-Unë jam një laps i vogël në dorën e një Zoti që shkruan, i cili po i dërgon botës një letër dashurie.

-Një jetë që nuk jetohet për të tjerët nuk është jetë.

-Puna pa dashuri është skllavëri.

-Nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një.

-Unë do të preferoja të bëja gabime në mirësi dhe dhembshuri sesa të bëja mrekulli në ligësi dhe fortësi.

-Le të takohemi gjithmonë me buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë.

-Mos u shqetësoni kurrë për numrat. Ndihmoni çdo person me radhë dhe gjithmonë filloni me personin më të afërt.

-Dashuria për të qenë reale, duhet të kushtojë – duhet të dhembë – duhet të na zbrazë nga vetja.

-Kur nuk keni asgjë, pikërisht atëherë keni gjithçka.

-Unë nuk lutem për sukses, unë kërkoj besnikëri.

-Gëzimi i thellë i zemrës është si një magnet që tregon rrugën e jetës.

-Shkenca më e madhe në botë; në qiell dhe në tokë; është dashuria.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora