E premte, 26.04.2024, 06:56 PM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Habazaj: Ali Asllani, sa lirik i shquar, aq diplomat i zoti

E premte, 28.10.2022, 07:58 PM


ALI ASLLANI, SA LIRIK I SHQUAR, AQ DIPLOMAT I ZOTI

Nga Msc. Albert HABAZAJ

Për Ali Asllanin (28.11.1984-20.12.1966) shumë është folur, por pak është thënë. I lindur në Vajzë të Lumit të Vlorës, i rritur në dajor në Meminaj të Trevllazrit, i arsimuar në Janinë e Stamboll, Ai, sa qe një lirik i shquar, ishte një diplomat i zoti. Si duket, qe dërguar në Tokë për t’u bërë një Tempull i Marrëdhënieve Vertikale me ato Horizontale të Shqipërisë së kohës kur jetoi e bëri emër të lartë. Një mjeshtër i madh i komunikimit njerëzor, sa me botën e brendshme, po aq në marrëdhëniet me botën e jashtme. Sa e kemi shijuar ëmbëlsinë mjaltore të lirikave të tij me “Gugu- gugu, guguftu”, “Vidi-vidi pëllumbeshë”, me zonjën Lu, apo satirave me Hanko Hallën, po aq e kemi ndjerë zemërimin e tij të rëndë, dhimbjen e thellë të revoltës shpirtërore dhe protestës hidhërake ndaj padrejtësive sociale që pillnin ata, që “të pabrekë i gjeti dreka/ milionerë i gjeti darka”, nëpërmjet vargjeve pelin të “Hakërrimit” (1942). Xha Aliu ka më shumë se një gjysmë shekulli, pothuaj 60 vjet, që ka ikur tek yjet të na bëjë dritë andej, por ai më duket sikur është sipër nesh e na shikon, na fshikullon e na ndëshkon me hidhërimin e shpirtit të tij që janë Akuza e Drejtësisë shqiptare në Vargje ndaj botës së maskarenjve në kohën e çakejve me aksione, monopole ... “Hakërrimi” i xha Aliut është Droni i shpirtit sa poetik, aq njerëzor i Mirësisë ndaj Ligësisë, i Virtytit ndaj Vesit, i cili kontrollon dhe qëllon nëpërmjet vargjeve bërthamore, do të thoja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi, Itali e Bullgari apo dhe në vende të tjera, deri në Francën e Volterit (autorit të tij më të dashur).

Ali Asllani më kujton autorët e Antikitetit, që ishin të plotësuar me dije nga shumë fusha, si letërsia, artet, matematika, fizika, astronomia, drejtësia, diplomacia, lufta etj.

Gjykoj se, fakti që në vitet 1930, ai përfaqësoi Shqipërinë në misionet diplomatike jashtë, si konsull në Trieste, apo si ambasador në Sofje e Athinë, e ka ndihmuar poetin atdhetar e diplomat, që, pasi e ka vëzhguar e njohur mirë botën e atjeshme, ndoshta deri në imtësitë e jetës së përditshme po aq sa vendin e tij dhe pasi ka hequr paralele midis mikrobotëve të shteteve ku shërbente me shtetin e tij, i ka krahasuar këto marrëdhënie në laboratorin autorial deri sa na dha Veprën Humane Universale “Hakërrimi” shpatë e mprehtë sa të ketë padrejtësi mbi këtë dhè. Se Ai ishte poliglot, erudit, që zotëronte frëngjishten, italishten, greqishten dhe turqishten, po aq sa shqipen, se qe  lartësi intelektuale, qytetare dhe atdhetare, se qe mik i të gjithëve, që nga Gjergj Fishta ynë e Lasgushi, që e donte aq shumë, deri tek novelisti indian Rabindanat Tagora apo klasiku i poezisë greke Kostis Pallamas i himnit olimpik,  na duket mbushmendës se pikërisht vizioni i tij tutje, si një diplomat klasi i kthjellët, është një pikë kyçe që “Hakërrimi” ka sa vlera kombëtare, aq ndërkombëtare në luftën e përjetshme dhe të përbotshme të Drejtësisë me Padrejtësinë.

Jo vetëm për faktin se qe i ditur e poet, shtetar e pushtetar, atdhetar, sa romantik e iluminist, aq realist, luftëtar e diplomat, arkitet e quajnë në Vlorë, se ideoi Kullën e Sahatit përballë Postës Qendrore dhe Kullën e Flamurit te Sheshi i Flamurit, në kujtesën sociale ai do të jetë imazh i  Dishepullit të Aristokracisë së Lirikës shqiptare dhe diplomacisë sonë të çdokohëshme. Ky është për ne Ali Asllani, poet aristokrat dhe diplomat klasi.

Ali Asllani në këngën e popullit. 10 Shqiponjat e Tërbaçit



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

LDK: Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit! Ndue Dedaj: Prend Buzhala, në odeonin e letërsisë shqipe Albert Zholi: 19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II Vlash Prendi: Vlerat universale të veprës së Prof. Mark Krasniqit Vlash Prendi: Atdhetari që u shkri për kombin Albert Vataj: Robert Elsie, njeriu ndaj të cilit nuk na mjafton mirënjohja Lekë Mrijaj: Mirënjohja, respekti, vlerësimi pedagogjik dhe intelektual për prof. Tush Dedaj asnjëherë nuk do të shuhet Sinan Gashi: Personalitete të huaja adhurues të shqiptarëve Albert Vataj: Azem Hajdari, vrasja që tronditi politikën shqiptare Ndue Dedaj: At Ambroz Marlaskaj, një korife i diturisë Fran Gjoka: Mark Tirta, emër i njohur i shkencës shqiptare dhe më gjerë Hasan Hasanramaj: Legjenda ma madhështore e këtij shekulli Aleks Kapllaj: Luiza, ti fitove për tana vajzat shqiptare Nexhmije Mehmetaj: Ndahet nga jeta Erica Bauhofer – Schader, mikja zvicerane e përkushtuar ndaj arsimit shqiptar Sali Berisha: 34 vjetori i martirizimit te poetit Havzi Nela! Edvin, kerko ndjese! Ardian Ndreca: Dom Ndoc Nikaj Ndue Dedaj: Historia unike e një malësori fisnik Ibrahim Kabili: Për mjekun hero të zonës Besnik Lamçe, dhe kolegë të tjerë Gjekë Gjonaj: Prof. Dr. Nikollë Ujkaj, pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella profesionale Gjekë Gjonaj: Presidenti Meta nderon Patër Andrea Gjekaj - 'Kalorës i Urdhrit të Flamurit'

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora