E premte, 08.11.2024, 03:19 PM (GMT)

Faleminderit

LDK: Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit!

E enjte, 27.10.2022, 06:22 PM


Lidhja Demokratike e Kosovës:

Në 20 vjetorin e vrasjes, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përkujton atdhetarin Ukë Bytyçi dhe shoqëruesit e tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami.

Ukë Bytyçi ishte njëri ndër veprimtarët më të hershëm në rrugëtimin për liri e pavarësi. Ai ishte patriot i shquar e veprimtar i devotshëm; trimufues i përhershëm e bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ukë Bytyçi është simbol i luftës së paepur për liri, e simbol i paqes në demokraci.

Si student, Ukë Bytyçi, ishte në krye të të gjitha demonstratave. Me krijimin e LDK-së ai me bashkëpatriot të tjerë e themelon degën e LDK-së në Suharekë me ç’rast dallohet në udhëheqjen e tij shumëvjeçare. Si rezultat i aktivitetit të tij për çështjen kombëtare burgoset nga okupatori. Në momente kritike për vendin, ai merr pjesë edhe në organizimin dhe luftën tonë çlirimtare, duke u bërë kështu udhëheqës - luftëtar shembullor për lirinë e atdheut.

Në zgjedhjet lokale të pasluftës, Ukë Bytyçi, zgjedhet dy herë radhazi kryetar i komunës së Suharekës. Besimi i madh i qytetarëve të Suharekës ndaj udhëheqësit të tyre historik, Ukë Bytyçit, ishte i përhershëm, ndaj dhe veprat e tij mbesin të përhershme në historinë tonë.

Ukë Bytyçin çdoherë e kujtojmë si triumfues; ai është udhërrëfyes i fitoreve të Suharekës e të mbarë Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit!

facebook.com/LDKzyrtare



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ndue Dedaj: Prend Buzhala, në odeonin e letërsisë shqipe Albert Zholi: 19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II Vlash Prendi: Vlerat universale të veprës së Prof. Mark Krasniqit Vlash Prendi: Atdhetari që u shkri për kombin Albert Vataj: Robert Elsie, njeriu ndaj të cilit nuk na mjafton mirënjohja Lekë Mrijaj: Mirënjohja, respekti, vlerësimi pedagogjik dhe intelektual për prof. Tush Dedaj asnjëherë nuk do të shuhet Sinan Gashi: Personalitete të huaja adhurues të shqiptarëve Albert Vataj: Azem Hajdari, vrasja që tronditi politikën shqiptare Ndue Dedaj: At Ambroz Marlaskaj, një korife i diturisë Fran Gjoka: Mark Tirta, emër i njohur i shkencës shqiptare dhe më gjerë Hasan Hasanramaj: Legjenda ma madhështore e këtij shekulli Aleks Kapllaj: Luiza, ti fitove për tana vajzat shqiptare Nexhmije Mehmetaj: Ndahet nga jeta Erica Bauhofer – Schader, mikja zvicerane e përkushtuar ndaj arsimit shqiptar Sali Berisha: 34 vjetori i martirizimit te poetit Havzi Nela! Edvin, kerko ndjese! Ardian Ndreca: Dom Ndoc Nikaj Ndue Dedaj: Historia unike e një malësori fisnik Ibrahim Kabili: Për mjekun hero të zonës Besnik Lamçe, dhe kolegë të tjerë Gjekë Gjonaj: Prof. Dr. Nikollë Ujkaj, pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella profesionale Gjekë Gjonaj: Presidenti Meta nderon Patër Andrea Gjekaj - 'Kalorës i Urdhrit të Flamurit' Ndue Dedaj: Mësuesi nga Kosova i Gjimnazit të Rrëshenit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora