E shtune, 20.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Faleminderit

Vilhelme Vrana Haxhiraj: U nda nga jeta në moshën 58 vjeçare, botuesi i gazetës “Minerva”, gazetari Nebil Çika

E merkure, 19.04.2023, 07:58 PM


U nda nga jeta në moshën 58 vjeçare,  botuesi i gazetës “Minerva”, gazetari Nebil Çika

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Me dhembje dhe hidhërim të thellë lajmëroj, se sot (13.4.2023) pak pas mesanate si rezultat i infartit  të miokardit, Kryetar i Shoqatës të të Persekutuarëve dhe të Burgosurve Politikë, gazetari Nebil Çika u nda nga jeta. Humbja e jetës së tij ka lënë në trishtim të thellë familjen, gruan, fëmijët, motrën, vëllanë dhe gjithë të dashurit e tij, miq dhe shokë.

Nebil Çika bir i Borshit, lindi më, 19 shkurt, 1965. Ai ishte nip i Nebil Çikës ( së parë), gazetarit të famshëm,  themeluesit dhe drejtuesit të revistës “Minerva” në vitin, 1922. Nuk thonë kot, “Dardha bije nën dardhë”.

Nebil Çika (i riu), edhe pse  të gjyshin Nebilin e parë e vrau në mënyrë monstruoze Enver Hoxha në vitin 1944, jo vetëm mori emrin e atij gjyshi të mençur, të nderuar, intelektuali të mirfilltë, por edhe eci në gjurmët e tij. Rrugën që kishte nisur Nebil Çika i parë, të cilit ia prenë ëndrrat në mes për të mos thënë dhe shkruar të vërtetën  historike si elitar që e kishte nxjerrë koha e mbrapsht, rrugën e tij  e vazhdoi nipi i tij , Nebil Çika  (i riu). Nebili në kujtim të gjyshit dhe hallës së tij, Ikbale Çika, e para gazetare shqiptare dhe grua e emancipuar, riçeli, bëri të jetojë dhe të flasë gazetën “Minerva” e ndaluar qysh në vitin 1944.

Nebili, bir dhe nip i dy familjeve fisnike Çika nga Borshi dhe Merkaj (Durmishi) nga Mavrova, nuk kishte si të formohej ndryshe. Ai me trashëgimi, apo me rrënjë lindi e u rrit, u edukua si nacionalist dhe vdiq si i tillë. Nuk ka si merr një karakter tjetër një fëmijë, të cilit ia kishin vrarë të dy gjyshërit si nga nëna dhe nga babai. Ai nuk i njohu fizikisht, por dëgjoi bëmat e tyre atdhetare në dobi të kombit. Madje ai e ka quajtur veten të privilegjuar që kishte një trasshëgimi të tillë.

Nebil Çika e donte Atdheun e tij pa kushte. E donte të pacugnuar, të patjetërsuar gjeokrafikisht e historikisht dhe të bashkuar nga pikëopmja kombëtare dhe etnike.     Si demokrat i orëve të para, ai mori përsipër barrën e rëndë të një gazetari nacionalist për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e nëpërkëmbur të të gjithë shqiptarëve.  Të luftosh me penë për integrimin e vendit tënd është trimëri, është moral dhe shqiptarì.

Për të nxjerrë në dritë të vërtetën e një periudhe të errët burgjesh, kënetash dhe  bodrumesh, Nebil Çika (i riu) botoi librin Zëra të mbijetesësduke u kujtuar lexuesve se publicistët e njohur nuk i kanë munguar kurrë,lexuesit shqiptar. Libri, botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, është përmbledhje e dhjetëra intervistave që autori ka zhvilluar gjatë emisionit të tij të njohur “Rrno për me tregue” në Shijak TV , një pjesë e tyre janë botuar në mënyrë periodike edhe nga gazeta “Metropol”.
Të vrasësh frikën, është sa trimëri dhe po aq vetmohim.  I tillë ishte Nebil Çika. Ai me profesion ishte gazetar, por asnjëherë nuk harronte se nuk duhej të anashkalonte çastet kritike të vendit apo individëve.  Një rast i tillë ishte ardhja e Prof.dr Sali Berishës në Vlorë pas vitit të zi, 1997. Nebili ndodhej në Urën e Mifolit dhe ndihmoi që ish presidenti të hynte në Vlorë. Gjatë këtyre tri dekadave pas viteve ’90, ai u ndesh mendërisht dhe moralisht, me ithtarët e ideve marksiste leniniste, përmes forcës së fjalës dhe mendimit të lirë, përmes arsyes deh logjikës. Ai kurrë nuk u pajtua me diktaturën, me luftën e klasave që në vendin tonë ishte më e egra në rruzullin tokësor. Ai punoi dhe luftoi për një demokraci të pastër, për ndërtimin e shtetit të së drejtës ligjore dhe pa iu trembur syri është kacafytur me kundërshtarët politikë. Ishte i zoti i fjalës, me një gojtari prej oratori, Nebili e bënte bashkëbiseduesin, jo vetëm të heshtte por dhe ta dëgjonte.

Pse?-mund të pyesë cilido.

Sepse ai e dinte dhe e kishte të qartë se e drejta ishte me të. Po cili ka qenë ai që shprehu të vërtetën, apo luftoi për drejtësi dhe fitoi?! Kjo gjë e mundonte Nebilin, pasi kishte frikën e rikthimit të atij sistemi të urryer që i ndau shqiptarët në armiq të betuar të njëri-tjetrit. Njerëz të tillë vital, ndahen nga jeta me marazin për  mos realizimin e ëndrrave dhe dëshirave. Një ankth i tillë i politikave të mbrapshta në Shqipërinë e tranzicionit të pafund,  i mori jetën njeriut të mirë, Nebil Çika!

Lamtumir, Nebil!

I lehtë qoftë dheu i vendit që ti e deshe aq shumë!

Me kët rast Familjes Çika, i shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes Haxhiraj!

T’i rrojnë Gruaja, Fëmijët dhe gjithë të dashurit e zemrës!

Qoftë i paharruar puna dhe kujtimi i Nebil Çikës!

Vilhelme, Fitim dhe familja Haxhiraj
Vlorë, 13.4. 2023



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, urtësia dhe largëpamësia që pasuroi botën me dije Idriz Zeqiraj: Një vit pa luftëtarin dhe kryetarin Isuf Qetaj Selman Etemi: Monsinjor Dr. Zef Oroshi intelektual i përmasave gjithëpërfshirëse kombëtare Shënime për autorin Prend Buzhala, fitues i çmimit ''Beqir Musliu'' Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za Ndue Dedaj: Gjon Krasniqi dhe 'Stema e Artë' e Bamirësisë Ndue Dedaj: Fran Çukaj, profesori emeritus i mirditorëve Fran Gjoka: Sejdo Harka, një jetë plot vrull, që pulson tek shkolla, gazetaria dhe arti e letërsia Dorian Koçi: Themistokli Gërmenji - Martiri i lirisë së shqiptarëve Albert Vataj: Marie Curie, e shenjta Mari e shkencës, e para grua e lauruar me çmimin Nobel Albert Habazaj: Ali Asllani, sa lirik i shquar, aq diplomat i zoti LDK: Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit! Ndue Dedaj: Prend Buzhala, në odeonin e letërsisë shqipe Albert Zholi: 19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II Vlash Prendi: Vlerat universale të veprës së Prof. Mark Krasniqit Vlash Prendi: Atdhetari që u shkri për kombin Albert Vataj: Robert Elsie, njeriu ndaj të cilit nuk na mjafton mirënjohja Lekë Mrijaj: Mirënjohja, respekti, vlerësimi pedagogjik dhe intelektual për prof. Tush Dedaj asnjëherë nuk do të shuhet Sinan Gashi: Personalitete të huaja adhurues të shqiptarëve Albert Vataj: Azem Hajdari, vrasja që tronditi politikën shqiptare

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora