Faleminderit
Selman Etemi: Monsinjor Dr. Zef Oroshi intelektual i përmasave gjithëpërfshirëse kombëtare
E shtune, 26.11.2022, 07:58 PM
MONSINJOR DR. ZEF OROSHI INTELEKTUAL I PËRMASAVE GJITHËPËRFSHIRËSE KOMBËTARE
NGA
SELMAN ETEMI
Figurat e ndritshme të kombit
na janë dhe i kemi përgjithmonë vlerë të pamohueshme themeltare dhe
identifikuese kombëtare, e sidomos të tillët që me intelektin dhe përgatitjen e
tyre edhe shpirtërore i dhanë shoqërisë mundësinë e prosperimit dhe të të
qëndruarit vertikal dhe besnik ndaj mostjetërsimit ideologjik dhe kombëtar. Pa
të tillët intelektualë e idealistë të përbetuar kombi do përjetonte vështirësi
rrethanore edhe më të vështira, nëpër të cilat kaluam më shekuj si etni
kastriotike. Mirëpo, kjo shtresë intelektualësh, e që
kombi i kishte pararojë më besnike, ishte më e përndjekura dhe e përsëkutuara,
që fatkeqësisht pos armiqëve shekullorë krah së keqës ishte edhe sistemi
komunist, i cili përndiqte, burgoste por dhe likuidojke bijtë më të çmuar të
kombit. Dhe, me plot të drejtë mund të thuhet se, ruajtja e identitetit tonë
pashkëputshëm nga trungu arbëror është vlera e pamohueshme e intelektualëve
nacionalistë siç na ishtë edhe Monsinjor Zef Oroshi, i cili prej një
intelektuali të pathyeshëm dhe shërbëtori shpirtëror, mbeti në përjetësinë e
kombit.
Mirdita si burim i
shumë vlerave për komb dhe atdhe, lindi, rriti dhe e krijoi nacionalist Mons.
Zef Oroshin, që, përkundër përsëkutimeve dhe përndjekjeve, vetemsa e bënë edhe
më këmbëngulës në përballje të drejtpërdrejt me armikun por dhe ndaj
ideologjive imponuese.
Trimëria dhe besa
shqiptare si virtyt i pandashëm mirditor, te Mons. Zef Oroshi që në fëmijëri
kishin ndikuar në formimësinë e tij prej një nacionalisti të përbetuar, që në
vijimësinë e të cilit u realizuan në përpikshmëri. Ai përgjatë gjithë jetës së
vet u dëshmua mirditori thuaja më i spikatur dhe kundërshtues i pathyeshëm ndaj
sistemeve dhe qarqeve antikombëtare, e gjithsesi, edhe atyre që qëllim kishin
zhbërjen ideologjike e konfesionale rrënjësore shqiptare.
Në vitet e
pjekurisë në moshë, u dëshmua edhe për luftë të drejtpërdrejt për çlirimin e
vendit nga hordhitë sunduese qofshin ato okupuese apo ideologjike të sistemeve
të kohës, por këtu Zef Oroshin e kishim të veçantin që, edhe me pushkë në dorë
i doli në mbrojtje kombit dhe atdheut të vet.
Ky atdhetar i skalitur
me flakën e pushkësh dhe kurrë i gjunjëzuar, ishte simboli edhe i përbashkimit
ndërshqiptarë. Me edukatën e vet, por edhe me gatishmërinë dhe aftësinë
ndikuese që kishte, mblodhi rreth vetes shumë nacionalistë shqiptarë më të
spikatur.
Eruditi Mons. Zef
Oroshi edhe pse i përndjekur dhe i larguar me dhunë nga vendi i gjenezës,
reflektoi atdhetarizëm të pashoq për kombin e shumëvuajtur me shekuj.
Në vitin 1951,
regjimi komunist i asaj kohe, pasiqë e survejonte dhe e përndjekte, e detyroi
që me padashjen e tij, ta lë vendlindjen dhe të migrojë jashtë atdheut, për të
cilin dha shumë. Kjo ndodhi pas pushtimit komunist të vendit, sepse Mons. Zef
Oroshi çmohej nga Sigurimi i shtetit si njeriu me rrezikshmëri të madhe, dhe
doemos përpiqeshin që ta arrestonin e mëpastaj edhe ta likuidonin.
Kohën përsa ishte
i vendosur në teritorin jugosllav, por edhe në disa qytete të Daradnisë, e
shfrytëzoi për ngritjen e tij studimore ideologjike dhe profesionale, të cilat
mëpastaj për disa kohë i vazhdoi edhe në Itali, derisa edhe e përfundoi
Doktoraturën si teolog, titull ky i dëshmuar me plot sukses në përiudhat e
mëpastajme si meshtar i komunitetit shqiptar gjithandej.
Më vonë (1962)
koha e sjell me vendosje në SHBA, dhe
menjëherë me autoritetin e tij prej një intelektuali nacionalist i përbashkoi
shqiptarët, që me angazhimin e përbashkët t’i kontribuojnë të mirës kombëtare
edhe në këtë tokë të largët.
Mons. Zef Oroshin
e ndeshim si themeluesin e parë të Kishës së parë shqiptare katolike “Zoja e
Shkodrës” në SHBA, faktikisht në New York, të cilës i shërbei me plot përpikëri
dhe duke i përfshi rreth saj pjesë të madhe mërgimtarësh shqipterë. Edhe këtu
na u dëshmu teologu dhe nacionalisti më i përbetuar i së mirës rrënjësore
kombëtare, se krijoi dhe thelloi unifikimin e shqiptarëve nga të gjitha viset
etnike, e që jetonin dhe vepronin në këtë mes. Një bashkëpunim shumë të vaçantë
kishte me emrat më eminentë shqiptarë, që aktivitetin kombëtar e kishin ngritur
në qarqet më të larta edhe në SHBA, për të cilët u bë krah i pashkëputshëm
gjatë gjithë veprimtarisë së tij.
Në shumë faqe
shkrimesh por dhe dëshmi gojore, ndeshim të dhëna bashkëpunimi të këtij
poligloti me shumë dijetarë e prijës kishtarë dhe të tjerë, që për qëllim
kishin edhe senzibilizimin e çështjes shqiptare, por gjithsesi edhe çlirimin
dhe bashkimin e trojeve etnike.
Po veçojmë pakë
emra nga shumë të tjerë, që kishin bashkëveprim dhe shkëmbim ideshë dhe
korrespodenca: Halim Begenë, Xhevat Kallajxhiun, Rrok Malokin, Marash Ndoc
Shkrelin, iman Isa Hoxhën, episkop Stefan Laskon, prof. Rexhep Krasniqin, Baba
Rexhepin* e shumë të tjerë, emra këta që zënë vend në faqet e novelës së Mons.
Zef Oroshit “Çohaja”.
Dhe, mund të themi
se, të rrallë na janë këta trima të dëvotshëm, që përkrah shërbimeve edhe
fetare të shquhen për veprat madhore shumëdimensionale në të mirën kombëtare.
Këtë e bëri në mënyrën më të përsosur dhe shumë shembullore, por edhe jo
pa sakrifica dhe vështirësi që e
përcillnin Mons. Dr. Zef Oroshin në çdo etapë kohore dhe vepruese.
Emri i këtij
intelektuali me plot vlera kombëtare na është figura në mesin e më të shquarve
dhe të dalluarve në historiografinë kombëtare, për të cilin u shkruan studime e
monografi gjithëpërfshirëse për jetën dhe veprën e tij. Gjithashtu, mediumet më
prestigjioze në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë kanë shkruar më mijëra
faqe studimi e prezantimi. Po t’i numërojmë na është e pa mundur, por po
veçojmë disa emra që figurën dhe veprën e Mons. Zef Oroshit e bënë të
shndritëshme dhe, sot e kemi në historiografine kombëtare si pjesë që i shton
krenarinë Mirditës dhe mbarë trojeve shqiptare, si: Tomë Mrija, Leonora Laçi,
Klajd Kapinova e shumë studiues e historianë të tjerë. Këta studiues
reflektojnë dëshmi mbështetëse faktografike për figurën e Mons. Zef Oroshit;
për vuajtjet, sakrificën, por edhe nga ana tjetër me një kujdes dhe mbeshtetje
analitike na e prezantojnë si analitik, teolog të epur, filozof të përmasave
shumëdimensionale, podagog i të gjitha shtresave, humanist e përbashkues i të
gjithë faktorëve për kohën dhe rrethanën e çmuar për veprim, letrar e përkrahes
i emrave më eminentë të asaj kohe, të cilët bënin gjithë të mundurën që kombi
të prosperojë, dhe, njëherë e përgjithmonë të dilet nga zgjedha sundimtare, e
cila përmbyste dhe kishte ngulfatur çdo burim që çonte kah prosperimi dhe e
drejta shërbëtare ideologjike e konfesionale.
Studiuesi Tomë
Mrijaj, i dalluar nga shumë të tjerë, emrin dhe veprën e Mons. Zef Oroshit na e
ofron për lexuesin dhe gjithë të tjerët, me një konkretizim shumë real dhe tej
mase bindës e bazik, në mbështetje faktografike. Publicisti, studiuesi dhe
botuesi i shumë shkrimeve dhe dëshmive për kontaktet e drejtpërdrejta me këtë
perlat tejet të ngritur intelektualisht, na e prezanton në mënyrën më
origjinale dhe komplete, duke përfshi: luftën me armë në dorë bashkë me
bashkëluftëtarët e vet, si shërbëtor shpirtëror i Kishës dhe prijës i
besimtarëve; psikolog i përmasave të thella, me një publicistikë
gjithëprfshirëse për figurat më me peshë kombëtare dhe konfesionale krishtere
dhe më gjerë, letrar e përkthyes i dëshmuar me plot vepra shkrimore e letrare,
si korespodent me vendin e origjinës, përbashkues të mërgatës aty ku jetonte
dhe vepronte, shpirtmirë e shumë human, mendjemprehtë e i kompletuar me një
diapazon diturishë shkencore, e gjithsesi kooperues e integrues i mergarës
shqiptare në SHBA, por gjithsesi duke e ruajtur lidhshmërinë e tyre me gjenezën
dhe vendlindjen. Veprimtaria e këtij eruditi ishte një ekspoze e shumë figurave
më brilante të kombit, duke i prezantu ata bashkë me veprat e tyre në mënyrën
më konkrete, bindëse dhe reale.
Pra, për të gjitha këto, studiuesi Mrijaj na del
referuesi dhe përshkruesi më origjinal i kësaj figure emblematike fetare e
kombëtare, se besueshmërinë e kësaj na bën pandashmëria e tij me Mons. Zef
Oroshin, me të cilin një pjesë të aktivitetit dhe të përditshmërisë e kaloi me
këtë elitar të pathyeshëm përgjatë gjithë kohës sa jetoi e veproi (në SHBA).
Këto të dhëna për shërbëtarin e grigjës shqiptare, të
cilat po i paraqes në këtë referim të shkurtër, do ta bëjnë edhe më bindës pakë
të dhëna, të shkëputura nga fryti letrar i studiuesit Tomë Mrijaj:
“Bariu nacionalist e dijetari i
ndritur i shqiptarëve dr. Oroshi, la një emër shumë të mirë në fushën e
publiçistikës e botimeve në gjuhën shqipe...
Në vitin 1960, përkthei dhe botoi
“Visarthin Shpirtnuer”, ... doracak me
lutje shpirtërore në gjuhën (shqipe)...
Ishte ai, që shqipëroi librin: “Katër
Ungjijt dhe Punët e Apostujve”...
Ishte një ndër njohësit dhe
propaganduesi më i shkëlqyer i jetës dhe veprës së poetit të dashtur Mjeda...
Ai, kishte bërë shpesh takime me
Kryepeshkopin Hirësinë e Tij imzot dr. Fan Stilian Nolin në Boston.
Kishte raste, që nga misionet e
pambarim imzot Oroshi gjente pak kohë të lirë ... e cila vazhdimisht i pushtonte
mallin dhe i rizgjonte nostaligjinë e madhe për atdhelindjen...
Ai shpesh i mbushte sytë me lot
dhimbjeje e malli të pashuar për atdhelindjen Oroshin, familjen e persekutuar
dhe shpërndarë në kampet e vështira të internimeve komuniste”.
Punime monografike e studiuese që shëndrisin veprën dhe
figurën e Mons. Zef Oroshit na janë të shumta, por po veçoj ato të cilat në
mënyrëm më origjinale dhe shumë konkrete dhe bindëse e me plot faktografi
reflektojnë për këtë prelat e intelektual të rrallë:
“Monsinjor dr. Zef Oroshi - Një jetë
e shkrirë për fe e atdhe”, Tomë Mrijaj
“Ngjarje Historike, të ndime, të pame
e të jetueme”, Nikollë Melyshi
“Abati i
Mirditës Imzot Frano
Gjini”, Tomë Mrijaj dhe Leonora Laçi.
Edhe studiuesi vlerëmadh Klajd Kapinova, në mënyrën shumë
brilante reflekton për madhështinë, veprën dhe
gjenezën e këtij mirditori.
Më ishtë nder të i përbashkoj këto fjalë për njeriun
intelektual të përmasave shumëdimensionale kombëtare; me parime që i ka
burimzemre për çdo bashkëkombës, elitarin e shumë veprave dhe shkrimeve,
klerikun zemërbardhë e përbashkues i të gjithë shqiptarëve pa dallime as
krahinore e as konfesionale, për luftëtarin e paepur për çlirim nga sunduesi
shekullor, humanistin e bëmirësin e pamatshëm gjatë gjithë jetës së vet,
shërbestarin e Kishës dhe Kombit, mërgimtarin e stërvuajtur e me plot sakrifica
përgjatë veprimtarise dhe jetës së vet.
Të tillët intelektialë na e ruajtën gjenezën dhe, na e
bënë të mundur të identifikohemi shqiptarë autoktonë në trojet tona ilirike.
Monsinjor dr. Zef Oroshi na ishte dhe e kemi vlerën më
brilante të shënuar në historiografinë kombëtare.