Faleminderit
Hasan Hasanramaj: Kontributet e legjendës historike Prof. Dr. Idriz Ajetit
E hene, 12.06.2023, 07:08 PM
Nje kujtim nga kremtimi i 90-vjetorit
Qytetarët e Kosovës Lindore dhe trojeve tjera stërgjyshore nuk do të harrojnë kurrë
Kontributet
e legjendës historike Prof. Dr. Idriz Ajetit...
Deri
në vitin 1953 prof. dr. Idriz Ajeti punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë
shqipe në gjimnazin e Prishtinës, degën e albanologjisë në Fakultetin Filozofik
në Universitetin e Beogradit, në vitin 1958 doktoroi. Prej vitit 1960 deri 1968
ushtroi detyrën e docentit, të profesorit ordinar dhe ligjërues në Degën e
Gjuhës dhe të Letërsisë shqiptare në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Në
periudhën e viteve 1971-1973 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, kryetar i
Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Kryetar parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe
pjesëmarrës i Konferencës së Rambujes dhe shumë pozita tjera ...
Shkruan:
Hasan Hasanramaj
Prof.
i nderuari prof .dr Idriz Ajet i takon familjes se njohur të këtyre trojeve të
cilat gjatë shekullit të fundit përjetuan dhe u përballen me shumë barbar të
pushtuesve shekullor që nga Paqja e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit të vitit 1876 - 1878.
Kjo oazë shqiptare, e mbetur në një skutë të ish kazasë së Leskovcit njëqind e
dyzet e pesë vjet me suksese u bëne
ballë të gjitha furtunave shfarosëse dhe
zhvendosjeve të mëdha të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Familja Ajeti ishte
dhe mbeti shembull i përpjekjeve për arsimimin e popullatës shqiptare, rrugë
kjo që në momentet më të vështira e ndoqën shumë bashkëvendës tanë.
Akademiku
prof. dr. Idriz Ajeti nga fshatrat
Tupallë, Gjylikare, Siarrinë, Bojë dhe lokalitete të tjera në komunën e
Medvegjesë që nga fëmijëria e hershme e deri më sot ka kujtime të ëmbla, por
edhe të hidhura për bashkëvendësit e paktë që kishin mbetur në trojet e tyre
stërgjyshore pas zhvendosjes së dhunshme të katërmijë e pesëqind qytetarëve të
pafajshëm shqiptarë të cilët gjatë viteve 1999 dhe 2000 për t’i shpejtuar më të
keqes u detyruan si shumë herë më parë të zhvendosën nga trojet e tyre
stërgjyshore dhe të vendosën në Kosovë dhe botën e jashtme.
Këto ishin momentet më të vështira qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t’i
harrojnë kurrë - e sidomos zhvendosjet e dhunshme nga trojet e tyre
stërgjyshore, ku kishte lindur dhe kaluar ditët më të mira të fëmijërisë dhe të
rinisë së hershme. Akademiku të ndjerët prof. dr Idriz Ajetiti deri sa ishte në
jetë mirë i kujtoheshin gumëzhimet e fëmijëve dhe të rinjve barinj, punët e
gravurës, verës dhe vjeshtës të bujqve të vyeshëm në grumbullimin e fryteve të
djersë, që më mund, qëndrueshmëri, sakrifica të shumta, ku u rritën dhe
qëndruan shumë brezni. Gjatë njëqind e dyzet e pesë vjetëve të fundit popullata
e pafajshme shqiptare e këtyre trojeve stërgjyshore pësuan barbarive të para të
cilat historia njerëzore e Kosovës Lindore dhe trojeve tjera stërgjyshore nuk
di t’i harrojnë kurrë.
Këto
ishin vitet 1876 dhe 1878 të shekullit XIX të vendimeve tragjike për shqiptarë
të Paqes së Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha çështjen
e shqiptarëve dhe të Shqipërisë thjesht e konsideronin si një “ shprehje
gjeografike” dhe më te bëfshin pazarllëqe të llojllojshme?!
Kështu
Shqipërinë e konsideronin si një tokë
rezervë për të kënaqur apetitet e shteteve ballkanike për të siguruar ndikimet e tyre
mbi to në zhvendosjen dhe shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre
stërgjyshore.
Prof.
dr. Idriz Ajeti- me përfundimin e Luftës
së Dytë Botërore pas Zagrebit dhe Padovës studimet i vazhdoi në Fakultetin
Filozofik të Beogradit, të cilin e përfundoi në vitin 1949. Pas kësaj periudhe
deri në vitin 1953 punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin
e Prishtinës, e më vonë detyrën e lektorit e ushtroi në degën e albanologjisë
të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Beogradit, ku në vitin 1958 doktoroi
në temën: “Zhvillimi historik i të folmes gege të shqiptarëve të Zarës së
Dalmacisë. Prej vitit 1960 deri 1968 ushtroi detyrën e docentit, të profesorit
ordinar dhe të ligjëruesit në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqiptare në
Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Në periudhën 1971-1973 ishte dekan i
Fakultetit Filozofik, kurse më vonë rektor i Universiteti. prof. dr. Ajeti
ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e tjera.
“
Rezultatet shkencore në lëmin e albanologjisë janë të lidhura ngushtë me emrin
e prof.
Dr.
Idriz Ajetiti. Ai jo vetëm që qeli
hullinë e parë të shkencës albanologjike në këtë trevë, por rezultatet e tij
shkencore përfaqësojnë pjesën boshtore të arritura të shkencës albanologjike në Kosovë. Prof.
dr. Idriz Ajeti i ndjere ishte edhe njohës i shumë gjuhëve të huaja të cilat në
karrierën e tij si akademi ia mundësuan thellimin e studimeve nga burimet
origjinale.
Ky
akademik është edhe pjesëmarrës aktiv me punimet e veta shkencore në shumë
tubime e kongrese në vend dhe botë.
Prof.
dr. Idriz Ajeti- krahas punës shkencore
në fushën e albanologjisë në dekadat e kaluara ka qenë mjaftë aktiv edhe në
jetën shoqërore- politike, ku me punë profesionale, shkencore dhe kombëtare me
suksese në momentet më të duhura iu kundërvu tendencave antishqiptare dhe
pseudoshkencore ku i demaskoi qëndrimet
e akademikëve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë
hegjemoniste. Prof. dr. Idriz Ajeti
ishte kryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe pjesëmarrës në
Konferencën e Rambujës në vitin 1999.
Pra prof. dr. Idriz Ajeti gjatë vjetëve të kaluara ishte i pathyeshmëria e tij shpirtërore në prezantimin shkencor dhe mbrojtjen e interesave kombëtar. Profesori Idriz në pleqëri të thellë, më një vullnet të pathyeshëm e vitalitet e freski shpirtërore e fizike ishte aktiv në jetë dhe në punë. Për të gjithë atë që bëri qytetaret e Kosovës dhe bashkëkobasit e tij në komunën e Medvegjës dhe më larg i janë mirënjohës për kontributin qe ka dhen gjate jetës se tij.
Urime per 90- vjetorin e lindjes
Pamje nga solemniteti kushtua 90-vjetorit te lindjes
Prof. dr. Idriz Ajeti duke i pershendet te pranishmit
Tortja me fotografi kushtu pervjetorit