Faleminderit
Hasan Hasanramaj: Legjenda ma madhështore e këtij shekulli...
E shtune, 26.08.2023, 08:00 PM
Shkrim kushtuar kremtimit të ditëlindjes së Nenës Terezë
Legjendës
ma madhështore e këtij shekulli...
Nga
Hasan Hasanramaj
Në
kuadrin e përvjetorit të lindjes dhe
organizimit të shumë manjfestimeve në Kosovë dhe vende të tjera po ia kushtojmë këtë shënim bijës së Kombit,
modelistes, humanistes, bamirëses të Madhes të kombit shqiptar - Nënës Terezë.
Këto data që këto ditë po kremtohen në Kosovë e vende të tjera janë një ndër
ngjarjet me të rëndësishme kulturore për popullin shqiptarë dhe botën mbarë -
kryesisht kushtua kësaj figure të vepres të mëdha humanitare që ka bë për
skamnoret në botë të cilët vdisnin nga uria. Andaj, për ta njohur identitetin e saj, si njeri i kësaj bote për
të cilën, as filozofët antikë nuk do të mund të jepnin përgjigjen për arsyen që
këtë personalitet e ngriti aq lart, arsyeja
e cila do ta linte të qetë ose do t'ua shuante kureshtjen e amshueshme, sikur
që ishte problemi i njohurisë së sendeve. Kjo bijë e kombit shqiptar të arbrit,
modelistja, humanistja dhe bamirësja Nëna Terezë u ngrit shpirti i saj deri te
metafizika e Shën Tomës. Sikur të jetonin edhe sot mendimtarët e shquar të
mendimit filozofik me botëkuptime të
ngjashme: a thua a do të mendonin se jeta
për njeriun është tragjedi,
utopi, fshehtësi ose do të shpallnin edhe sot Zotin e vdekur?! Nëna Terezë gjithsesi me jetën e saj e
dëshmoi të kundërtën. Kjo Nënë mbështetet në këtë botë që ta inkurajojë
dashurinë e Zotit, ta zbusë vargun e dhimbjeve të ndryshme, që hyjnë
thellësisht në trupin-mishin e njeriut. Sigurisht, ata që e kanë njohur
këtë Nënë dhe ne që po i shkruajmë këto
fjalë modestie do të pajtohen gjithsesi se kjo figurë kombëtare qe dhe mbetet e
përjetshme si person që është zhytur thellësisht në tiparet e përbashkëta të
humanizmit, deri te identifikimi me vuajtjet njerëzore e më varfërinë e të
gjithëve. Dashuria e Nënës Terezë ndaj njeriut, sidomos ndaj atij që është më
pak i vlefshëm në sytë e botës së sotme, qe e madhe
Nëna Terezë arriti ta
bëjë revolucionin me të madh të dashurisë
krishterë ndaj të varfereve në fund të
shekullit XX
Prandaj
në sytë e në zemrën e saj janë të denjë për çdo afekt, nderim e dashuri. Nëse
nga mbretëria e Hyjit s'mund të përjashtohet askush, nga marrim ne guxim t'i
përjashtojmë varfanjakët nga të mirat
tokësore dhe nga nderimi njerëzor; t'u thuhet se kjo jetë është kotësi, e
pakuptimtë e tragjedi; ose do të ishte edhe më mirë t'ia merrnin jetën vetvetes
- të mos kishin lindur fare? Dashuria e saj për ta, në përngjasim të asaj
hyjnore, i bën të gjithë të barabartë, si vëllezër e motra të një gjiri
familjar, edhe pse këta dalloheshin
dukshëm nga aftësia intelektuale ose kulturore, për nga bukuria fizike e
tjera.
Kjo
është, ndoshta e vetmja barazi që solli Nëna Terezë në këtë dhe, që nuk mund të
mishërohet me ligj, të shtrëngohet me detyrime, të promovohet me protesta e
revolucione, sepse kjo dashuri vjen thjesht nga Zoti. Për Nënën Terezë identifikimi
me të varfër, në mesin e të cilëve jetonte, nuk është një çështje retorike, por
njëmendësi. Asgjë nuk i dallonte duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe Motrat e
saja nga të varfëritë: as ushqimi, as veshmbathja e as paraja. Më këtë nuk
dëshirojmë të themi se vetëm Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për
njeriun skamnor. Atë që Nëna Terezë iu ofroi këtyre "varfanjakëve"
është diçka tjetër: Dashuria krishtere. Sigurisht, Nëna Terezë, duke iu dhënë
këtë dashuri të krishterë njerëzve të lënë pas dore nga shoqëria e verbuar,
kishte edhe kritika, që janë absolutisht të paqëndrueshme për shumë arsye.
Madje ndihmat e limituara shëndetësore dhe metodat që i zbatonin Motrat e
Dashurisë viheshin në pah - me qëllim që
të diskreditohet dobishmëria e tyre. Është më se e vërtetë, nëse merret
parasysh çështja statistikore, se veprimtaria e Nënës Terezë ishte e vogël dhe
jo aq e rëndësishme në krahasim me nevojat e mëdha të popullatës në fjalë, e të
mos themi të botës në përgjithësi, mirëpo secili që njeh mësimin e Krishtit do
të pajtohet se krishterimi nuk është vizion statistikor i jetës, siç është
pohimi kundër statistikor, kjo për të
cilën në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar që kthehet, sesa për
shumicën e të drejtëve. Këtu shihet shembulli i Nënës Terezë, i klithjes së saj
për një botë më të drejtë, më humane e më civilizuese. Nëna Terezë arriti ta
bëjë revolucionin e madh të dashurisë së krishterë në fund të shekullit XX,
sepse kishte fe të gjallë në Zotin dhe feja
e cila për të ishte një lidhje personale me Krishtin e mishëruar.
Klithjet e e Nenës
Terezë ishin dhe mbeten më humania dhe
më civilizuesja ...
Feja,
besnikëria, dashuria, flijimet e Nënës Terezë kurrë nuk do të veniten, por
gjithnjë do të sjellin dritë për njeriun e nesërm. Preferenca e saj është aq e
qartë saqë secili pati mundësi t'i shohë përparësitë që sjell Zoti. E pra, ajo
doli t'i bindë zonjat e zotërinjtë e vendit të merrnin pjesë në misionin e saj.
Vërtet, Nëna Terezë mishëroi dashurinë e Krishtit që nuk mund të refuzohet! Kur analizohet jeta Nënës Terezë, atëherë
vetvetiu shtrohet një pyetje: Nga e mori tërë atë fuqi shpirtërore, atë
dinamizëm dhe atë energji? Ndoshta, e
tërë ajo që mund të thuhet për Nënën Terezë qëndron në faktin se ajo ishte
besimtare e thellë e lutjes, e kurrë nuk prante që të mos lutej ose të mos
meditojë e të mos besonte në fuqinë e saj. Jeta e Nënës Terezë ishte një
sintezë e filozofisë skolastike, sepse bëri të shohim se qenia e njeriut ka
zanafillën dhe kuptimin e vet te Qenia absolute-te Zoti, që mishërohet për
njeriun. Edhe këto fjalë po me duken të zbehta për ta paraqitur me këtë rast
një Nënë me plot mirësi hyjnore për njerëzimin e kohës së sotme, një Nënë me plot dashuri të Zotit për të afërmin,
një Nënë me shpresë për të ardhmen e pasigurt të njeriut, që ka mbyllur zemrën
dhe sytë për vlera shpirtërore e, më në fund, për një Nënë që u flijua
krejtësisht për njeriun, si vlerë më e madhe e dashurisë së Zotit nga të gjitha
krijesat e veta.
Nëna
Terezë për krishterimin, por edhe për mbarë njerëzimin në botën u flijua e, sidomos, për popullin shqiptar
nga e mori gjakun, gjuhën dhe fenë. Për këtë shqiptarët dhe mbarë bota janë falënderues për për këtë figura të mirënjohur kombëtare dhe
ndërkombëtare sa i peket të mirat që i ka sjell të varfurëve.