Faleminderit
Bajram Canameti: Kalvari i Zenel Limajës pas një firme të diktatorit Enver Hoxha
E shtune, 22.07.2023, 07:55 PM
KALVARI I ZENEL BEJ LIMAJËS PAS NJË FIRME TË ENVER HOXHËS
Nga
Bajram CANAMETI
Zenel
beg Limaja është njëri nga ata patriotët që u bë theror prej ideve të tij
liridashëse dhe veprimtarisë patriotike që shoqëron këto ide.Është kjo një
arsye e errët dhe e ndërtuar djallëzisht nga organet e pushtetit të asaj kohe
kur shohim se në krye të dosjes hetimore gjendet një firmë e diktatorit, i cili
pasi ka marrë të dhënat, lehtësisht dhe me shpejtësi firmos dhe firmën e
shoqëron me fjalët:Të pushkatohet!
Për
të mbërritur te kjo fjalë tmerruese që të ngjeth mishtë, gjithçka ishte
kurdisur që herët, kur Allaman Selmani, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Matit,
mblodhi fshatarët e Burgajetit te xhamia e fshatit dhe u kërkoi që të firmosnin
për pushkatimin e Zenel Limajës.Një nga banorët, Sali Barçi, iu drejtua
popullit dhe kryetarit:”Zenel beg Limaja është nga ata burra të rrallë që i
duhet fshatit dhe vendit.Ai ka vënë veten në rrezik, që të mos vriteshim dhe të
mos digjeshim nga fashizmi.Shpërndahuni dhe mos firmosni!Nuk kemi burra për të
pushkatuar!”
Mbledhja
dështoi.Fshatarët u shpërndanw dhe kryetari mbeti vetëm dhe ata që e shoqëronin
po ashtu…
Në
fakt, kjo mbledhje ishte sa për të testuar popullin, edhepse, sa herë
arrestoheshin apo dënoheshin njerëzit, flitej në emër të tij.Kjo ishte një nga
hipokrizitë vrastare dhe monstruozitetet e pështira të diktaturës.Diktatura do
të vazhdonte me planet e saj në eleminimin e figurave të tilla, që shiheshin si
rrezik potencial për të ardhmen e saj.
Papritur,
më 12.08.1946, Zenel Limaja arrestohet dhe katër ditë më vonë familje e merr
vesh.Ai arrestohet në Durrës me akuzën si pjesëmarrës në Lëvizjen e
Legalitetit, duke u cilësuar si “armik i popullit” dhe si element i rrezikshëm
që synonte rrëzimin e pushtetit popullor.
Pas
16 ditësh, Gjykata Ushtarake në Tiranë, me datë 28 .08.1946, e dënon me
pushkatim.
Pa
kaluar dy muaj, më datë 8.10.1946, në dhomën numër dy të burgut të Durrësit,
hapet dera dhe merren për t`u ekzekutuar Zenel Beg Limaja, Musa Ruçi, Ndue Marashi dhe Sabri Hoxha.Të gjithë
ishtin të rinj, përveç Zenelit që ishte më i moshuar, 43 vjeç.
Për
këtë ngjarje, Hysen Hoxha, ish-i burgosur politik, që ndodhej prezent, shkruan
në gazetën “Liria” më 19 prill 1995:”Mishtë na u rrëqeth.E morëm me mend se
çfarë po ndodhte.Bisha komuniste donte gjak.Ata, sapo dolën në korridorin e
burgut, thërritën:Rroftë Shqipëria!Rroftë Flamuri!e kështu u nisën sypatrembur
për t`u flijuar”.
I
rrëmbyen dhe i pushkatuan diku në Bishtin e Pallës.Eshtrat e tyre akoma nuk
janë gjetur.Shpirti i tyre thërret edhe sot për drejtësi.
Pas
29 vitesh prej kësaj ngjarje makabre, revista “Në shërbim të popullit”, në
numrin e saj dt.6.06.1975, f.33, shkruan:”Gjykata ushtarake zhvilloi në Durrës
gjyqin kundër dhjetë të pandehurve, pjesëtarw të Legalitetit të rrethit të
Matit, të kryesuar nga Zenel beg Limaja, Musa Ruçi, Sabri Dunga etj.Këta
tradhtarë, pronarë e nëpunës të regjimeve të kaluara, anëtarë me përgjegjësi të
Legaliteti, gjatë LNÇ ishin kundër partisë.Pas çlirimit, kanë bërë agjitacion e
propagandë kundër partisë, mbanin lidhje me të arratisur dhe siguronin baza
strehimi për ta.Një punë armiqësore të theksuar zhvilluan në zgjedhjet e 2
dhjetorit 1945.Qëllimi I tyre ishte të sillnin në pushtet Zogun”.
Gjatë
viteve 1945-46, reparte të caktuara ushtarake dhe që quheshin F”orca të
Mbrojtjes”, me komandantët e tyre gjakpirës, lëviznin fshat më fshat duke
rrëmbyer patriotw, intelektualë, duke u sekuestruar pasuritë e tyre dhe duke i
vrarë gjyq e pa gjyq, të cilët, megjithëse nuk kishin kryer asnjë vepër kundër
popullit dhe lirisë, prapë cilësoheshin të rrezikshëm dhe armiq potencialë për
të ardhmen kundër sistemit ushtarako-policor komunist që po instalohej me
shpejtësi.
Për
grackat e tyre, këto forca ndëshkuese përdorën lloj -lloj marifetesh, si:spiunllëkun,
mashtrimin, grabitje, dhunën, kërcënimin, hipokrizinë, intrigat, mbledhjet e
hapura me popullin, premtimet e çfarë nuk përdori, duke sajuar edhe prova false
që i inskenonte në mënyrë të fshehtë për t`i përdorur provat e tij false në
gjyqe të sajuara e të montuara me kujdes, që ato të dilnin gjasme sa më”të
drejta”.
Vetëm
në rrethin e Matit janë pushkatuar me
gjyq e pa gjyq 167 patriotë e intelektualë, dhe vdiqën në burgjet e diktaturës
68 intelektualë.Gjatë këtij sistemi barbar u burgosën 272 intelektualë, u shpallën kulakë 61 familje të kamura, u cilësuan “armiq të
popullit” 252 familje dhe u internuan 147 familje.Një bilanc dramatik që rrëfen
për përmasat dhe thellësinë e errët e munduese të këtij regjimi monstruoz.
PO
KUSH ISHTE ZENEL BEG LIMAJA
Zeneli
u lind në Burgajet në vitin 1903 në një familje fisnike me lidhje gjenealogjike me familjen Zogu.I
ati, Hasan beu, ishte një burrë i mençur dhe me tipare fisnike e me autoritet
në krahinë.Zeneli bashkë me të vëllanë,
Aliun, pasi mbaruan shkollën fillore në
Lis, dhe Internatin në Burrel, vazhduan Normalen në Elbasan.
Që
në moshë të re, Zeneli dallohej nga intelekti, sakrifica, patriotizmi;punoi në
administratën e Zogut në Mat, Dibër e Mirditë i mbrujtur me cilësi të tilla
si:I ditur, i komunikueshëm, i ndershëm dhe i sinqertë.Edhe pse nuk kishte
mbaruar shkollën ushtarake, ai ishte i dhënë pas artit ushtarak.Fashizmin e
priti me pushkë.Në bashkëpunim me Krerët e Matit mori pjesë në të gjitha
takimet për organizimin e kryengritjes
së armatosur kundër garnizionit fashist.
Pas
kryengritjes së 31 korrikut 1943, Zeneli, në bashkëpunim me Ali e Enver Lufin,
Sali Barçin, Hazis Kasemin e Ferit Stafasanin, Xhep Gazën e shumë të tjerë,
mori masat për të mbrojtur me armë në dorë fshatin Burgajet.I ngriti prita
autokolonës fashiste duke i shkaktuar dëme të mëdha në ushtarë dhe në
armatim.Në bashkëpunim me çetën nacionaliste të Sali Llanit, u inkuadrua në
vendosjen e qetësisë e rregullit në Mat.
Në
kohën e pushtimit nazist, shtëpia e tij dhe e Xhep Gasës u bë bazë për
komandantin e Çetës së Dibrës, Haxhi Lleshin, se ai priste e përcillte me
bujari të gjithë ata që luftonin pushtuesin e huaj.Për këtë, edhe vetë u
inkuadrua në radhët e forcave nacionaliste.
Sikurse
dihet, pas Mbledhjes së Mukjes, nën ndikimin e emisarëve jugosllavë u fut
fitili i përçarjes, se nacionalistët donin Kosovën, Perëndimin, ndërsa
komunistëtt internacionalistë donin sllavët.
Në
dhjetor 1943, kryetari i legalitetit dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të LNÇL, Abaz Kupi, thirri
në fshatin Lis të Matit, Krerët e Selitës, të Kthellës e të Matit, dhe të Katër
Grykëve, ku u bë e ditur tradhtia komuniste-sllaviste dhe u përcaktuan masat
për të mos rënë në këtë kurth.
Në
këtë takim, Zenel beg Limaja pranoi që shtëpia e tij kthehej në zyrat e
xhandarmërisë për sigurimin e popullsisë dhe ruajtjen e rendit dhe të qetësisë.
Tashmë,
Mati ishte çliruar dhe vazhdonte
qeverisjen pa pushtues.Nënprefekt u zgjodh Ismail Çupi, i shkolluar në
Perëndim, që vinte nga një familje me emër në krahinë, kapiten Kurt Kurti u
caktua rrethkomandant i Matit dhe koomandant i xhandarmërisë u caktua Enver
Lufi, të dy kishin mbaruar Akademinë në
Itali.
Në
shtëpinë e Ali Lufit u vendos nënprefektura.
Si
zogist që shpresonte për rikthimin e Zogutr, Zeneli ishte zgjedhur sekretar i
Legalitetit.
Pas
çlirimit, Forcat e Mbrojtjes i vrasin vëllanë, Aliun, që ishte intelektual
antikomunist.
Zenelit
i sekuestrohet pasuria:I konfiskohen 128 kokë dele, 2 qe pune, 12lopë e viça, 1
kalë shale dhe 2 mushka, si dhe të gjitha orenditë shtëpiake.Zeneli kalon në
ilegalitet.Një pjesë të shokëve i dënuan me gjyqe dhe pa gjyqe, ca u burgosën
dhe vdiqën burgjeve.
Gruaja
e tij, një zonjë e vërtetë, me djalin, Qemalin 6 vjeç, do të vuante cilësimin e
padrejtë si “armike e popullit” dhe përveç vrasjes së Zenelit, arrestohen edhe
dy vëllezërit e tij, Fetah e Isuf Limaja, të cilët dënohen.Edhe Xhep Gasa, që
kishte strehuar Haxhi Lleshin, shpallet kulak.
Vritet
Halil Branica, Enver Lufi e burgoset
hafiz Musa Stafasani, një intelekt i rrallë që kishte mbaruar për teologji në
Stamboll, i lidhur me Frashëllinjtw e me kontribut për gjuhën shqipe.
Qemali
i vogël, djali i zenelit, që i ati e la 6 vjeç, rritet me luftën e klasave në
shpinë.Por nuk mjaftonte ky etiketim, ai shpejt akuzohet për agjitacion e
propagandë dhe dërgohet në burgun e Spaçit për të vuajtur dënimin e
pamerituar.Dhe sa vuajti e ëma e tij heroike, gruaja qëndresëtare e fëmijtë?Një kalvar i pafund…
Tashmë,
Qemali është 84 vjeç dhe nuk i ka humbur shpresat të gjejë eshtrat e babait të
tij, që ai të ketëtë një varr pranë të afërmve dhe farefisit.Shpresa e tij
vazhdon…