| E diele, 21.01.2024, 09:00 PM |
GJURMË TË KAÇAKËVE KËRÇOVËS
SEFER
HYSË ZAJAZI (1865 - 1903)
NGA
BAJRAM ÇELIKU – BALI
Kërçova
pati shumë burra trima e djem azganë të cilët rrallë i lind Nëna. Këto fjalë m’i
thoshte shpesh gjyshi im Emin Çeliku, përderisa i lutesha të më rrëfejë për
trimat kërçovarë. Një ndër ato trima na ishte edhe trimi nga Zajazi Sefer
Zajazi, apo Sefer Kaçaku, si që e emërtonte jo vetëm gjyshi im por edhe e
gjithë Kërçova. Trim mbi trima më rrëfente gjyshi im na ishte Sefer Zajazi,
trim që rrallë lind më Nëna. Sypatrembur, e burrë azgan. Për të kuptuar se
çfarë trimi ishte ai, më mirë mund të kuptojmë në vargjet në vijim të këngës së
thurur nga rapsodi popullorë, ku thuhet: Bajro Lila, more trim, bjerma këtu
atin tim, sa t’i hyp unë atij xhokut zi, në t’i bojë bullgarët -o, shkrum e hi!...
Sefer
Hysë Zajazi, lindi në fshatin Zajaz të Kërçovës, në një familje trime e bujare.
Që, në moshë të re, ishte i frymëzuar, me ndjenja atdhetare, dhe dashuri për të
mbrojtur trojet tona Etnike, si shumë trima tjerë nga Zajazi, para tij, si
Selim Braja, Fazli Dan Çeliku etj.
Banorët
e Zajazit duke parë aftësitë e tija, për të udhëhequr, e ngarkojnë me detyrën:
Mbledhës i tatimeve, ,, detyrë” e kushtëzuar nga pushteti turk nga të gjitha
viset e banuara ku sundonin ato si pushtuesë. Ishin këto vitet e fundit të Perandorisë
osmane në Trojet tona Etnike. E, Sefer Aga si që e kishin pagëzuar në popull,
këte detyrë e ushtronte me shumë sukses, duke u munduar pa konflikte ta
realizonte këte detyrë mjaftë të komplikuar perandorake. Erdhën edhe ditë e vështira
për popullatën e Kërçovës. Sepse: pas
sundimit turk, edhe pse pa mbaruar ai në ikje, pra bëhet fjalë, aty nga viti
1903, banda të mëdha bullgare në krye të të cilave ndodheshin edhe disa Vojvodë
vendas të ashtuquajtur ,,Vojvodë maqedonas,”, bënin kërdi mbi fshatrat e banuara me
shqiptarë, duke i trajtuar ato si fshatra turke. Nga vojvodët më të dalluar të
asaj kohe dalloheshin: Goce Dellçevi, Dame Gruevi, Nikolla Karevi, Pitu Guli, apo
Pjetër Guri një shqiptarë ortodoks, Jordan Piperka nga fshati Kozicë i Kërçovës
e shumë të tjerë. Të gjithë këto të lartëpërmendur, ishin pjesë e pandarë e
organizatës së posa formuar bullgare me emrin V.M.R.O. që në gjuhën shqipe mund
ta emërojmë: si ,,Organizata e mbrendëshme,
revolucionare , maqedonase,”. Kjo organizatë bullgare vepronte më së shumti në
pjesën jugore të Maqedonisë së sotme e banuar me popullësi shqiptare por të
besimit islam. Terrore të pa para bandat bullgare, të ndihmuara edhe nga banorët
vendas ortodoks, edhe pse në mesin e tyre kishte edhe banorë shqiptarë ose
vllehë, ushtruan dhunë ndaj fshatrave me popullatë shqiptare, të cilat
bullgarët i trajtonin si turke. Duke e ndjerë rrezikun fshatrat shqiptare ishin
të detyruar që të organizoheshin për mbrojtje, sepse bandat bullgare jo vetëm
që digjnin shtëpitë e banuara, por edhe vrisnin, burra, gra, pleq e fëmijë.
Qëllimi i tyre shihej shumë qartë, ato me preteksin se: çohen në Kryengritje
kundër rexhimit turk, për ta dëbuar atë, nga trojet e Maqedonisë të sotshme. Dëmtonin
rëndë, trojet e banuara me shqiptarë. Gjatë vitit 1903, u zhvilluan disa beteja
të ashpra në mes të komitave bullgarë dhe forcave mbrojtëse shqiptare. Kohë,
kur komitat bullgarë, në ditën e Ilindenit, ditë kjo: kur, ato shpallën
Kryengritjen e Krushevës, apo me fjalë tjera Kryengritja e Ilindenit, në krye
të së cilës qëndronte Nikolla Karevi. Kjo kryengritje nuk zgjati shumë, zgjati
vetëm tre ditë, sepse çetat mbrojtëse shqiptare, të ndihmuara edhe nga ushtria
e rregullt turke, shkatrruan çetat rrebele bullgare të ndihmuara edhe nga
vullnetarë vendas maqedonas. Gjatë këtij viti, pra bëhet fjalë për vitin 1903,
edhe trimat e Zajazit në krye me trimin sypatrembur po nga ky fshat, Sefer Hysë
Zajazi, në afërsi të fshatit Karbunicë të Kërçovës në fushën e Gjurqejcës,
zhvilluan një betejë të ashpër, ku mbetën të vrarë nga të dy palët. Më keq në
këte betejë pësuan forcat bullgare, të cilat nën udhëheqjen e vojvodës Jordan
Piperka nga fshati Kozicë i Kërçovës u shkatërruan në tërsi, nga çeta e
mbrojtëse e Zajazit në krye nga Sefer Zajazi. Edhe pse kjo luftë mbaroi me
fitore të plotë, nga ana e shqiptarëve, në këte fushë betejë ranë dëshmorë edhe
disa trima të Zajazit si zëvendësi i Sefer Zajazit, Dan Çeliku, Kadriu dhe disa
të tjerë po nga fshati Zajaz. Gjatë kësajë beteje, edhe trimi Sefer Zajazi
kishte marrë pesë plagë nga pushkët e komitave bullgarë por ai nuk rrëzohej nga
plagët e marra, sepse: udhëheqësi i komitave bullgarë me disa shokë të tij
kishte vendosur të iki në drejtim të fshatit të tij Kozicë, e për t’i shpëtuar
vdekjes. Këtë, e kishte vërejtur Sefer Zajazi dhe me disa trima tjerë nga
Zajazi i ishte vurë pas duke u thënë shokëve: ,,Bajro Lila more trim, bjerma këtu, atin tim, sa ti hyp unë atij gjokut
zi, në t’i bojë bullgarët- shkrum e hi...”
Sefer
Zajazi, thuhet se i vihet pas Jordan Piperkës, duke e ndjekur atë këmba - këmbës
deri në fshatin Cer, në afërsi të fshatit Klladnik. Pasi i ofrohet pak më afër
e qëllon me pushkën e tij duke e hedhur poshtë nga kali. Komiti dinak bëhet
sikur është i vdekur, e trimi nga Zajazi duke menduar se mbaroi punë me
Jordanin, ia këthen shpinën e të këthehet si fitimtarë i vërtetë, por kishte
gabuar më rrëfente mua gjyshi: ,,Shkaut, or nip, se: nuk duhet besuar armikut,
edhe me e parë të varur në litarë, mos i beso! Ai është dinak, po sikur dhelpëra,,...
Jordan
Piperka, duke vërejtur se Sefer Zajazi ia ka këthyer shpinën e godet me pushkën
e tij duke e rrëzuar nga kali, e jeta e trimit të Zajazit mbaron aty në mes të
maleve të Cerit, për pak më tutje mbaron së rrahuri edhe zemra e komitës Jordan
Piperka nga Kozica e Kërçovës.
Thuhet
se Sefer Zajazi u varros aty nga shokët e luftës, pra në afërsi të fshatit
Klladnik, e trupi i vojvodës Jordan Piperka jo shumë larg tij në afërsi të
fshatit Cer. E, përmendorja të cilën ia mbaruan vojvodës ndodhet në fshatin e
tij të lindjes, në fshatin Kozicë. Në kohë të sodit mbetet enigma: ,,Ku
ndodhet varri i trimit i cili dha jetën në mbrojtje të trojeve tona Etnike, e
në radhë të parë, të fshatrave shqiptare nga bandat bullgare? Për vdekjen e
Sefer Zajazit, sipas një kënge popullore: thuhet, se ai u vra kokë më kokë, pra
ballë për ballë me Jordan Piperkën. Por, tani bie pyetja: sesi mundet ai të
vritet ballë për ballë me Jordan Piperkën në luftën e Karbunicës, e varri i tij
të ndodhet në afërsi të fshatit Klladnik, nja dy orë e gjysëm në këmbë nga
Karbunica?... Kjo enigmë kërkon gjurmime historike, e unë besoj se do të ketë
interes që kjo enigmë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur nga historinët
shqiptarë.
Për betejën e Karbunicës, rapsodët kërçovarë thurën shumë këngë,
por unë do t’ ju prezentoj dy versione. Versoni i parë:
KËNGA E SEFER ZAJAZIT :
Hajë, vjen Valija - o,
prej Manastiri,
Jalla Zajazas -o, ju ku jini,
Hajë në Karbunicë thotë -ju
pusejë kini,
Sefer Zajazin -o, çaushë
e kini,
Kadri Dënkën thotë more
–yzbash -o, e kini,
Hajë në Karbunicë - besa
more u bo nomi,
Ke luftojnëb -o, Seferi -
Kadriu e Doni,
O more Sefero - bre,
musteqe verdhë,
Shkruje një letër -o, ta
çojmë në sherë,
Të na çojnë xhephëne -o,
të na çojnë -o, fishekë,
Se me komitat -o, ne do
të luftojmë vetë!
O more komita -o, komita
të rejë,
S’keni pa -o, Zajazli -o,
me sy,
Shtejnë me hutat -o, ju
bijnë nër sy.
Hajë sy më sy -o, besa
more, veshë më veshë,
Hajë Kapido more, tej a
morre veshtë?
Hajë në zallë të
Dërgovës -o, tej tu hëngër peshkë,
O, kapidë bre tejv-
kapidë i bullgarit,
A, i njofte more tej -
trejmat e Zajazit,
O, ti lishojnë plumbat
-o, për mes të ballit...
Përveç kësajë kënge që është kënduar nëpër konakë të dasmave, në
Kërçovë nga rapsodë të ndryshëm, eksiston edhe një këngë tjetër po me të
njejtin titull, por me një tekst tjetër. Në vazhdim po e prezentojmë edhe
tekstin tjetër po të kësaj kënge kushtur trimit Sefer Zajazit:
KËNGA E SEFER ZAJAZIT
( Verzioni dytë )
Sefer Zajazi një trim
dahi,
Në mes të bullgarëve kur
ka hy,
Vret me pushkë, me thikë
tuj gri,
Me Jordanin-o, kry për
kry,
Thërret ku je-o, Dën
Çeliku,
Prite Jordanin more se
na hiku,
O, ku je ti, more Kadri
Danga,
Nuk bohet lufta, more
allafranga,
Bajro Lila more trim,
Bjerma këtu atë, atin
tim,
Sa ti hyp, atij gjokut
zi,
N’ti bojë bugarët-o,
shkrum e hi,
Met Latifi-o, një burrë
i vërtetë,
Po ku mbete-o, more i
shkretë,
Bjeri trup, e hec ma shpejtë,
Se kemi mbet more, hiç
pa fishekë,
Sefer Zajazi more arushë
mali,
Në mes të bugarëve, nuk
din të ndalesh,
Me pesë plagë, nuk po
rrëxohesh,
Pa e vra Jordanin nuk
ndalohesh!...
( E përcolli për publikim Kalosh Çeliku, shkrimtar).