E enjte, 01.05.2025, 10:09 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ndue Dedaj: I paharruari Dr. Ndue Zef Toma

E diele, 21.01.2024, 08:50 PM


I PAHARRUARI DR. NDUE ZEF TOMA

NGA NDUE DEDAJ

Gjithmonë në shenimet dhe postimet e mia do të ketë vend për kujtesën njerëzore të miqve, dashamirëve, të njohurve, atyre që kanë lënë një gjurmë tek ti në kohë. Njëri nga këta është dhe profesor Ndue Zef Toma, studiues i njohur i letërsisë, ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare në vitin 2017. Edhe pse rronte në mes të kryeqytetit dhe punonte në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, emrin e kishte mbajtur të “gjatë” si të parët e tij që kishin rënë nga malet e epra në bregun e detit, diku kah Velipoja.

Ishte viti 1987, kur shefi i Katedrës së Letërsisë të UT, profesor Nasho Jorgaqi më thotë: për temën tënde pasuniversitare, oponent do të jem unë, kurse udhëheqësin mund ta zgjedhësh vetë, mes (përmendi emrin e një studiuesi të njohur të letërsisë) dhe Ndue Zef Tomës. Do të zgjedh këtë të dytin, thashë, meqë kemi të dy një emër dhe ashtu u bë.

U takuam me profesor Nduen, folëm rreth strukturës së temës (vështrim mbi prozën e shkurtër të Zija Çelës), i urtë, i sjellshëm, i fisëm, që i kishte hije ndeja dhe fjala. Përherë i qeshur e shpirtbardhë. Nga mesi i viteve ‘70, kur qe pak kohë sekretar i kolegjumit të gazetës “Drita” i pati botuar një cikël me poezi (për më tepër, me ilustrim grafik) bashkëstudentit të tij, poetit mirditor P. C. Lleshi, që nuk i botonin, jo se poezitë e tij nuk kishin vlera artistike.

Nuk jam i sigurtë, nëse më kishte thënë se origjina e tij ishte nga Spaçi apo ndonjë vend tjetër.

U takuam në Rrëshen me profesor Nduen, nga fillimi i viteve ’90, ku kishte ardhur për të mbajtur një kumtesë mbi poezinë e Prend Doçit në një sesion jubilar. Vazhdonte të mbetej “udhëheqësi” im, me këshillat e tij të vyera sa i përket letërsisë dhe shkrimeve kritike rreth saj.

Ndjeva kënaqësi kur e pashë të përfshirë në grupin e studiuesve për përgatitjen për botim të veprës së Gjergj Fishtës nga shtëpia botuese me emrin e poetit kombëtar në Lezhë.

Nuk kisha dëgjuar për të prej do kohësh. Profesori paskësh ndërruar jetë 7 vite më parë, siç mora vesh nga një shkrim i Fritz Radovanit. Ishte shuar një njeri i pabujë, që në vitet ’60 qe marrë me poezinë shqiptare bashkëkohore, vështrimin “midis traditës dhe novatorizmit”.

I paharruar profesori adash.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pal Ndrecaj: Odisejada e luftëtarit Mark Sokol Pnishi Lekë Mrijaj: Tetëmbëdhjetë vjet më parë kaloi në amshim Imzot Mark Sopi Olimbi Dafa: Pierre-Pandeli Simsia, promovuesi i vlerave të larta mbarshqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Dorian Koçi: Apostulli i shkrimtarisë shqiptare Gëzim Loka: 80 vjetori i rënies së Heroit të Popullit Gjok Doçi të mos mbetet në kalendat e harrimit Ramazan Bekteshi: Lista e hebrejve amerikanë që e ndihmuan Kosovën Hasan Hasanramaj: Akademik Mark Krasniqi ishte dhe mbetet simbol kombëtar për shqiptaret kudo që janë Nue Oroshi: Profesor Ernest Koliqi dritëdhënesi i kombit shqiptar Mevlud Buci: Fran Gjoka, figurë e njohur e arsimit dhe gazetar i mirënjohur Nue Oroshi: Halil Alija, Zv. Komandant i Forcave të Armatosura Kombëtare që u flijua për Shqipërinë Etnike Gjekë Gjonaj: Në nderim të vlerave bamirëse të shenjtores së të varfërve dhe misionares shqiptare, Nënë Terezës Dorian Koçi: Si duhet ta vlerësojmë Nënë Terezën? Gjekë Gjonaj: Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha Sami Islami: Dy fjalë për luftëtarin, rapsodin dhe humanistin Arif Islamin Vlash Prendi: Shkelqimi dhe vrasja në tradhëti e një miti Dorian Koçi: In memoriam për Robert Elsie Gjekë Gjonaj: Krijues e studiues serioz e i palodhur Dorian Koçi: Edhe 100 elektriçistit Lech Walessa që i ndrroi siguresat regjimit polak Hasan Hasanramaj: Legjenda ma madhështore e këtij shekulli... Gjekë Gjonaj: Trieshjani që u flijua për lirinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx