Faleminderit
Dorian Koçi: Si duhet ta vlerësojmë Nënë Terezën?
E enjte, 19.10.2023, 07:59 PM
Si duhet ta vlerësojmë Nënë Terezën?
Kur ju buzëqeshni...
Kur
ju buzëqeshni
Dëgjoj
muzikën e buzëqeshjes suaj
Mësoni
të jëni të shenjtë
Shenjtëria
qendron në një buzëqeshje
Doni
ta ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj
i
buzëqeshni njëri-tjetrit.
Nënë Tereza
Nga
Dorian Koçi
“Jepi
Çezarit atë që përket Çezarit dhe Zotit atë që i përket Zotit” - kjo shprehje e
njohur nga Bibla ka marrë konotacione të ndryshme gjatë shekujve. Në sensin
historikografik, shprehja i referohet vlerësimit dhe kontributit të figurave të
ndryshme historiko-shoqërore në kohë. Në historinë tonë të turbullt, ne shpesh
herë e kemi shkelur këtë parim duke dashur që figurat historike t’iu shërbejnë
qëllimeve dhe ideologjive tona, pa u kujdesur aspak se kështu dëmtojmë
integritetin shoqëror të tyre. Në fakt kjo shprehje duhet parë ngushtë me
kuptimin moralo-filozofik të saj. Në sensin filozofik të Krishtërimit ajo
përfaqëson një dallim të qartë midis pushtetit civil dhe atij hyjnor, midis
pushtetit të përkohëshëm dhe atij të përjetshëm. Duke respektuar këtë kuptim të
qartë të shprehjes, ne duhet ta bëjmë tonën atë, kur gjykojmë apo shprehemi për
Nënë Terezën, pasi figura e saj është figura më ideale ku hyjnorja dhe misioni
civil është i ndërthurur. Shprehja në vetvete pasqyron një nga tiparet bazë të
Universalizmit-konceptit të rendit botëror që përfaqëson një përzierje të
traditave të Perandorisë Romake dhe të Kishës Katolike. Sipas këtij koncepti,bota
është një pasqyrim i qiejve.Ashtu si në qiell sundon një Zot ashtu dhe në këtë
botë shekullare do të sundoj një perandor dhe një papë në Kishën Universale.
Edhe pse Universalizmi, mori goditje të forta nga Raison d’Etat i Rishelejese
(ironikisht pasi Rishilieja ishte Kardinal) dhe ideja e shtetit-komb i
Revolucionit Francez, prapësëprapë ai nuk është zbehur nga doktrinat e Kishës
Katolike si mjet dhe predikim për të arritur paqen botërore. Madje i reformuar
si koncept, ai ka kontribuar dhe në prirjet e tanishme moderne për një Evropë
të bashkuar. Një vështrim i shpejtë në atë që mund të konsiderohet ngrehina e
Shteteve të Bashkuara të Europës- në Bashkimin Evropian e sotëm mund të vësh re
shumë lehtë se në bazat filozofike të tij ka një mbështetje të fortë në parimet
e Universalizmit.
Kështu
p.sh. kur ish-Presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delor përshkruan
kriteret bazë të filozofisë së sotme të Bashkimit të Evropës, nënvizon tre si
të tilla.Filozofinë antike si bazë e racionalizmit të sotëm evropian, të
drejtën romake si ndërtimin e shtetit modern të së drejtës dhe vlerat e
kristianizmit si vlera humane dhe universale të njeriut. Këtij universalizmi
modern i përket dhe Nënë Tereza. Ajo nuk mund të shikohet dhe vlerësohet jashtë
këtij prizmi.Është e vërtetë që për edukimin tonë nacionalist centrik, shumica
do të dëshironte një Nënë Terezë aktive në çështjet tona kombëtare, por asaj
nuk mund ti shkojë roli i Shote Galicës sepse në filozofinë që ajo besonte dhe
praktikonte, predikohet “se kush përdor shpatën prej saj do të vdesë”, por as
roli i aktivistes së thjeshtë të çështjes kombëtare sepse ajo besonte në paqen
universale dhe vëllazërimin e popujve larg demonëve shkatërrues të
nacionalizmave.Parimi i paqes universale është një nga vlerat humaniste të
Katolicizmit, dhe qysh nga Koncili i vitit 1963, Vatikani kurrë nuk ka
përkrahur më ndonjë luftë. Prandaj tingëllojnë të nxituara disa vlerësime që
hasen nëpër faqet e shtypit të përditshëm dhe që fatkeqësisht influencojnë dhe
në opinionin e përgjithshëm se “Nënë Tereza nuk ka sjellë ndonjë kontribut të
veçantë për Shqipërinë,dhe se ka një himnizim të panevojshëm përsa i përket
figurës së saj”. Vazhdohet dhe më tej kur përcaktohet identiteti fetar i saj,si
kundërpeshë ndaj identitetit fetar të shqiptarve të tjerë duke harruar se Nënë
Tereza veproi dhe ndihmoi pa dallim të gjithë të varfërit e botës. Në asnjë
fjalim të saj nuk mund të dallosh ndarjet artificiale që mundohen ti veshin
ligjërimit të saj,por gjithmonë aty do të gjesh një burim të pashtershëm
dashurie,paqeje dhe përkushtimi ndaj njerëzve në nevojë. Ndryshimet e
identitetit kolektiv të shqiptarëve nga periudha e fundit e sovranitetit osman mbi Shqipërinë, në atë të mbretërisë
shqiptare dhe në periudhën e komunizmit janë të trajtuar sipërfaqshëm duke i
dhënë rëndësi një faktori social ose një tjetri dhe jo duke i trajtuar si një
tërësi faktorësh të rëndësishëm socialë që krijuan sinergjinë e nevojshme për
të gdhëndur identitetin kulturor e kombëtar shqiptar. Mjafton të përmendim
faktin se identitetit fetar të shqiptarëve i është dhënë një rëndësi më e madhe
duke analizuar detaje të ndryshme kulturore të lidhur me të dhe duke vendosur
Shqipërinë e shqiptarët në harta imagjinare të ndarjeve sipas diskursit
orientalist. Sëbashku me me analizat e identitetit fetar janë marrë apriori dhe
karakteristikat e përshkrimit të qytetërimit oriental për Shqipërinë dhe
shqiptarët nga tekste klasike të lëtërsisë së udhëtimit të prodhuara nga
udhëtarë e diplomatë të huaj aktivë në rajon. Këto tekste janë analizuar qartë
nga Edward Said në veprën e tij “Orientalizmi”(1978), Maria Todorova në
“Imagining the Balkans” (1998) dhe Vesna Goldsworth në “Imaging Ruritania.The
Imperialism of the Imagination”(1998) si
tekste që kanë prodhur imazh dhe
perceptime të gabuara përsa i përket realititetit dhe situatës kulturore e
etnike në terren.
Gjithsesi
për informacion të atyre që kritikojnë Nënë Terezën apo nuk pajtohen me
nderimet që i bën shteti i sotëm shqiptar,ajo kurrë nuk e mohoi origjinën e vet
shqiptare dhe me pohimin e saj se ishte shqiptare i solli një shërbim të
paçmueshëm kombit të vet, të harruar e të izoluar në mjegullnajat e
stalinizmit.Në shërbimin e vet civil, Nënë Tereza krijoi një precedent dhe
eksperiencë të pashembullt në historinë moderne të njerëzimit. Ajo u bë simboli
i gjallë i humanizmit,që bëri të mundur ndryshimin e politikave botërore për
njerzit në nevojë e pa përkrahje sociale. Është ky shërbim social e misionar që
ringjalli sërish vlerat humane të solidaritetit, mëshirës dhe përkushtimit ndaj
të tjerëve,vlera të cilat prisnin ëngjëllin e tyre për ti përhapur në një botë
që flinte në hipnozën e individualizmit dhe egoizmit vetjak të post
modernizmit. Ne këtë kontekst, ne shqiptarët duhet të jemi krenarë për
shënjtoren tonë dhe vlerat humaniste që ajo mbart pasi duke ia dhuruar atë
njerëzimit , sërish ndihemi aktivë në kontributin moral-filozofik në mendimin
filozofik botëror.Është një kënaqësi e veçantë që shenjtërimi i Nënë Terezës
tashmë është një festë zyrtare në Shqipëri dhe nga viti në vit ajo duhet të
kthehet në një festë të vërtetë popullore. Këtu nuk është fjala për të krijuar
apo imponuar ceremonira të veçanta por duke u përpjekur për të njohur misionin
fisnik të saj,shqiptarët nuk kanë sesi mos ta nderojnë dhe duan shenjtoren e
tyre. Duke nderuar Nënë Terezën dhe nënvizuar kontributin e saj të paçmuar në
qytetërimin modern nuk rrezikojmë aspak të biem në tautologji moderne, sepse të
nderosh vlera të tilla si humanizmi,solidariteti dhe sakrifica njerëzore, vlera
të mishëruara më së miri tek Nënë Tereza do të thotë ti bësh një monument vetë
njerëzimit. Stadet dhe etapat e ndryshme historike që kanë karakterizuar
historinë e katolicizmit në Shqipëri ngjasojnë rrathëve të drurëve që në fakt
së bashku me përhapjen e tij, rrëfejnë edhe përpjekjet kulturore dhe identitare
të shqiptarëve. Është fat që letërsia e hershme shqipe ishte dygjuhëshe,
latinisht dhe shqip, pasi në mënyrë të tillë, shqetësimi intelektual arbër u bë
pjesë e qytetërimit europian. E lëvruar nga meshtarë të Kishës Katolike Shqiptare,
ajo është sa e krishterë po aq dhe universale, dhe në vetvete edhe arbëreshe.
Ky trinom ka reflektuar në materien shpirtërore të shqiptarëve, çka ka sjellë
në mënyrë të pavetëdijshme shënjimin e identitetit arbër dhe europian të kësaj
popullsie. Ky identitet me prirje të pastra europiane ka shërbyer si mburojë e
shqiptarizmit, siç është rasti i popullsisë katolike në Mal të Zi, apo raportet
denoncuese të meshtarëve shqiptarë ndaj represionit serb në Maqedoni në vitet
30’. Ky raport nuk ndalej vetëm te
përshkrimi i ndaj persekutimit të popullsisë katolike shqiptare por edhe ndaj
popullsive shqiptare të besimeve të tjera. Sipas të dhënave burimore që na
servirin famullitarët e kishës katolike të Kosovës Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti
dhe Luigj Gashi, në Promemorien që i kanë dërguar më 5 maj të vitit 1930,
Sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, zotit Erik
Dramondit, duke u ndalur në dhunën e xhandarmërisë serbe ndaj ortodoksëve
shqiptarë theksojnë: “Në disa vende, si në Rekë ku bashkërisht jetojnë
shqiptarë të besimit ortodoksë me sllavët e të njëjtit besim dhe shqiptarët
myslimanë, kjo diferencë qëndron në mbajtjen e kësulës në forma të ndryshme.
Shqiptarët mbajnë “çeçe”, ndërsa serbët “kaçketë”. Për të mënjanuar këtë
diferencë të dukshme, nënprefekti z. Sokolloviç ka nxjerrë një urdhëresë, me
anën e së cilës ua ndalon shqiptarëve të mbajnë çeçe. Po kështu në prememorie
nënvizohej se ishte e ndaluar edhe mësimi i fesë në gjuhën shqipe, duke
përmendur faktin se shqiptarët ortodoksë të Rekës, që përbënin shumicën
dërrmuese të popullsisë së asaj krahine ishin të ndaluar të përdornin gjuhën
amtare në kisha.
Identiteti
fetar dhe bashkimi fetar ka qenë një nga qelizat më të forta të shoqërive, që
kanë aspiruar dhe janë krijuar si kombe. Në vende të ndryshme këto tipare
vazhdojnë ende të jenë përcaktuese për zgjedhje të ndryshme apo hartimin e
politikave të ndryshme. Në Shqipëri për shkak të ekzistencës së tre besimeve
fetare, identiteti fetar u mënjanua nga zgjimi nacionalist i tyre, duke ia lënë
rrugën kulturës dhe gjuhës kombëtare. Figura e Nwnw Terezws wshtw njw figurw
pwrbashkuese qw ndihmon nw përbashkimin në një identitet kombëtar duke ndjekur
prirjet e zgjimit të tyre nacionalist, duke u munduar për të nxjerrë vlerat më
të mira të tyre.